Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, në një njoftim të shpërndarë për mediat ka njoftuar masat që do të hyjnë në fuqi nga data 6 Shtator, për të gjithë qytetarët që duan të hyjnë dhe të dalin nga vendi.
Të gjithë personat që hyjnë në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, një test negativ të bërë në 72 orët e fundit, ose një provë që e kanë kaluar Covid në 6 muajt e fundit.
Një njoftimin e TIA-s thuhet se në ndërtesen e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurise së shëndetit.
Njoftimi i plotë :
Në vëmendje të pasagjerëve që fluturojnë drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës
Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Në ndërtesen e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurise së shëndetit.
N dahet nga jeta një zonjë nga tragjasi, një grua e fortë, një nënë e mirë ,një gjyshe e dashur Lajmin e tr ishtë e kanë dhënë të afërmit e saj nëpërmjet faqes se facebookut.
Miq dhe dashamires. Ju njoftojme se nena (gjyshja) jone gojembel Aishe Laba , nd erroi jete. Va rrimi behet sot , diten e shtune date 28 Gusht ora 12:00 ne fshatin Tragjas! Stafi i orikuminews ju shpreh ngu shëllime familjarëve! U pr ehtë në paqe!
Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen para kohe nga jeta te Rudi Zyhdi Harizaj ne moshen 42 vjecare. Rudi ishte banor i lagjes 15 Tetori te qytetit te Vlores.
Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be diten e Diele ne daten 22 Gusht 2021 ora 12:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.
I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!
NJOFTIM PËR NDARJE TË PARAKOHSHME NGA JETA TË MBARIME ZIHNI KARABOLLIT.
Me hidhërim të madh familja Karabolli njofton se u nda nga jeta Mbarime Karabolli, motra e Kastriot Karabollit. Sëmundja e pamëshirshme e COVID-19, pas dy ditësh të ndarjes nga jeta të nënës së tyre Gëzimes, nuk kurseu as Mbarimen.në moshën 65 vjeçare.
Varrimi bëhet sot në Vlorë, por për arsye të masave të COVID-19 ceremonia e përcjelljes do të bëhet vetëm nga familjarët.
Kryesia e Shoqatës Kallarati, u shpreh motrave e vëllezërve të saj ngushëllimet më të thella e të sinqerta për ndarjen para kohe të motrës së tyre të dashur!
Qoftë i paharruar kujtimi i saj! U prehtë në Paqe!
Shoqata Kallarati
Shtyhet nisja e vitit të ri shkollor.
Viti i ri shkollor do të startojë më 27 shtator 2021! Ky ishte njoftimi më i fundit që u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ajo zbuloi se shkolla do të jetë e hapur që me datën 1 shtator, mirëpo nuk do të jetë me detyrim për nxënësit që të jenë të pranishëm.
Gjatë datës 1 deri më 17 shtator, mësimi do të jetë plotësues. Mirëpo, mësuesit janë të detyruar që gjatë këtyre ditëve të jenë në shkollë me kohë të plotë për të ofruar mësim plotësues si dhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.
Njoftimi i Ministrisë:
Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqe tësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.
Vendosëm që viti i ri shkollor të mos fillojë më 13 por në datën 27 shtator. Këtë shtyrje ne e kemi reflektuar edhe në strukturën e viti shkollor për të gjitha nivelet. Kësisoj mbyllja shtuhet nga data 8 në 17 qershor.Për arsimin e mesëm dhe të lartë, nga data 15 në 24 qershor. Për maturantët shtyhet nga data 1 në 8 qershor. Shkolla hapet që me 1 shtator, do të zhvillohet mësimi plotësues por do kërkojmë nga shkollat të hartojnë një program të detajuar veprimtarish“, tha Kushi.