Moti

Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Sinoptikania Lajda Porja ka zbuluar se si do të paraqitet situata meteorologjike në vend gjatë ditëve në vijim.

Porja zbuloi se dita e sotme dhe deri në mëngjesin e së dielës do të ketë reshje shiu kryesisht në zonat qendrore ku pritet të ketë edhe përmbytje në zona të caktuara të mbyllura.

Nga dita e martë pritet të vijë i ftohti polar, që do të vazhdojë deri në fundjavë.

“Janari ka nisur me temperatura të larta edhe dita e sotme ka temperatura të larta për stinën që arrijnë 18-19 gradë. Gjithashtu ka pasur rritje edhe në vlerat minimale, por nga ora në orë presim grumbullim të vranësirave duke sjellë reshje. Pjesa e dytë e ditës së sotme dhe deri në orët e para të ditës së nesërme do të ketë reshje shiu ku më të shumta do të jenë në zonat qendrore dhe jugore. Në disa zona qendrore si në Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Lushnja do të ketë probleme pasi do të ketë reshje herë pas here intensive, të cilat mund të sjellin dhe përmbytje në zona dhe lagje të caktuara.

Ndërsa nga e hëna e në vijim të kemi përmirësim të kushteve atmosferike dhe do të kemi një javë të qëndrueshme dhe pa reshje. Ajo që do të ndryshojë do të jenë temperaturat ku prej ditës së nesërme do të ketë rënie me 5 ose 6 gradë dhe priten reshje dëbore në veri dhe më të konsiderueshme në pjesën juglindore në kryesisht në fshatra.

I ftohti polar pritet të vijë të martën dhe pritet të qëndrojë deri në fund të javës”-raporton sinoptikania Lajda Porja.

Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim Read More »

Parashikimi i motit 3 Janar 2024

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të jetë me reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, të shoqëruara me shtrëngata.

Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Lezhë.

Temperaturat

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 15 °C

në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

në vendet malore: 2 / 9 °C

Era

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

Parashikimi i motit 3 Janar 2024 Read More »

‘Çmendet’ moti, temperaturat arrijnë në minus 40 gradë

Finlanda dhe Suedia regjistruan temperaturat e tyre më të ftohta të dimrit ditën e sotme, pasi termometri shënoi në minus 40 gradë Celsius.

I ftohti dhe bora ndërprenë transportin në të gjithë rajonin, përfshirë Norvegjinë ku një autostradë kryesore në jug u mbyll për shkak të motit dhe linjat e trageteve pezulluan funksionimin. Operatorët suedezë të trenave thanë se të ftohtit shkaktoi probleme thelbësore për trafikun hekurudhor në veriun e Arktikut.

Nikkaluokta, një fshat i vogël i banuar nga banorët indigjenë Sami në Suedinë veriore, regjistroi një temperaturë prej minus 41.6 gradë, njoftoi transmetuesi publik suedez SVT.“Është temperatura më e ftohtë që kemi pasur deri më tani këtë dimër dhe do të vazhdojë të jetë mot mjaft i ftohtë në veri,” tha meteorologu i SVT, Nils Holmqvist.Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik Suedez raportoi temperatura deri në minus 30 gradë në disa vende në veri të Suedisë dhe lëshoi një paralajmërim për borë dhe erë në Suedinë qendrore dhe jugore. Paralajmërimi i tij i dytë më i lartë zbatohet nga mesnata deri të mërkurën.

Në Finlandën fqinje, rekordi i ftohtë i këtij dimri u regjistrua në qytetin veriperëndimor të Ylivieska, ku temperaturat ranë në minus 37.8 C dhe parashikuesit thanë se temperaturat do të ishin më të ulëta se minus 40 C në pjesë të vendit gjatë javës.
Temperaturat në kryeqytetin finlandez, Helsinki, pritej të lëviznin midis minus 15 dhe minus 20 C.

Në qytetin jugor të Norvegjisë, Arendal, zyrtarët thanë se shkollat do të mbylleshin të mërkurën sepse nuk ishte e mundur të pastroheshin trotuaret në kohë që fëmijët të shkonin në shkollë. Disa kompani tragetesh në të gjithë rajonin anulluan udhëtimet, duke përfshirë ato nga Norvegjia jugore në Danimarkë, ku një urë kyçe u mbyll për automjetet me rimorkio të lehta për shkak të erërave të forta, thanë zyrtarët danezë.

‘Çmendet’ moti, temperaturat arrijnë në minus 40 gradë Read More »

Çfarë ndodh me temperaturat? Parashikimi i motit për sot

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta gjatë orëve të para të ditës.

Prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit.

Era do të jetë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi deri 10-12m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -3 deri 14°C
në zonat e ulëta 0 deri 16 °C
në zonat bregdetare 1 deri 16 °C

Çfarë ndodh me temperaturat? Parashikimi i motit për sot Read More »

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët për pjesën më të madhe të ditëve dhe orë të plota me diell, edhe pse s’do të mungojnë vranësirat, të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.

Vlen për t’u theksuar se për shkak të masave ajrore më të ngrohta dhe orëve me diell, temperaturat në orët e mesditës do të jenë disa gradë më të larta se ato të zakonshme për periudhën që ndodhemi.

Gjithashtu, në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore dhe jo vetëm parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.

Parashikimi i motit për sot Read More »

Parashikimi i motit

Moti në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit, do të paraqitet me vranësira të dendura në të gjithë vendin, duke gjeneruar reshje të pakta shiu dhe dëbore në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Parashikohet që nga orët e pasdites dhe në vijim të ketë shtim të vranësirave, duke rrezikuar momente me pika shiu në të gjithë territorin e vendit, por orët e vona të natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike, duke larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.

Parashikimi i motit Read More »

Ja si do të jetë moti për muajin dhjetor

Temperaturat e ajrit pritet që të jenë të larta deri në datën 25 dhjetor, duke mos shënuar rënie drastike.

Meteorologu Akil Osmani ka konfirmuar se në ditët në vijim të javës së ardhshme do të kemi reshje shiu dhe dëbore, që pritet të kulmojnë në datat 9 dhe 10 dhjetor.

Ndër të tjera meterologu u shpreh se temperaturat e ajrit pritet që të jenë të larta deri në datën 25 dhjetor, duke mos shënuar rënie drastike.

Fundjava më problematike kanë qenë parametrat e erës, e cila ka qenë shumë e fortë në det të hapur, duke bërë që edhe dallgëzimi të jetë mbi 6 ballë. Kushtet e motit janë nën ndikimin e vranësirave, duke bërë që të ketë reshje shiu të pakta në ultësirën perëndimore gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesin e ditës së diel.

Temperaturat e ajrit sot kanë qenë shumë të larta, që janë ngjitur edhe në vlerat 21-22 gradë. Ka qenë një erë jugore që ka bërë që të kemi një rritje të temperaturave dhe ato t’i ndiejmë akoma më të larta. Pasditja do të sjellë një rënie të temperaturave, që do të ndihen edhe gjatë javës së ardhshme.

Kjo javë që vjen parashikohet që të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta. Në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Datat 9 dhe 10 dhjetor pritet që të ketë reshje në të gjithë territorin shqiptar, me intensitet të lartë. Temperaturat priten të jenë të larta deri në datën 25 dhjetor. Edhe në ultësirën perëndimore pritet të kemi temperatura të larta, nga 8-18 gradë”, është shprehur Osmani.

Ja si do të jetë moti për muajin dhjetor Read More »

Keni plane për fundjavën? Ja çfarë pritet të ndodhë me motin

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me alternime të herëpashershme kthjellimesh e vranësirash.

Në veri dhe në jug do të jenë prezente reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa vijon të mbetet relativisht intensive era me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9 m/s, në bregdet arrin 13-20 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë. Temperaturat do të pësojnë rritje të lehte në të dyja vlerat.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e diel depërtimi i masave ajrore të lagështa do të bëjë që të kemi paqëndueshmëri, mot të vranët dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar që nisin që në orët e para të 24-orëshit deri orët e mëngjesit.

Më pas, reshjet lokalizohen në veri dhe në juglindje të vendit me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale.

Temperaturat pësojnë rënie dhe era do të ulë intensitetin, 1-7 m/s në brendësi të territorit dhe 10-14 m/s në bregdet me drejtim jugperëndim-veriperëndim. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Keni plane për fundjavën? Ja çfarë pritet të ndodhë me motin Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com