Moti

Meteorologia: Moti bën kthesën e fortë, ja deri kur zgjat dimri

Muaji shkurt parashikohet që të mbizotërohet kryesisht nga moti i thatë dhe me temperatura relativisht të ngrohta.

Sipas meteorologes Lajda Porja e cila ishte e ftuar në “Aldo Morning Show”, 10 ditët e para nuk do të ketë reshje.

“Shkurti ka startuar me mot të qëndrueshëm, do të jetë me mot të qëndrueshëm të paktën për 10-ditëshin e parë nuk ka sinjale për reshje. Këto retë dhe vranësirat që shikojmë tani do të largohen gradualisht, në mesditë do jetë diell, do ketë vranësira në pjesën e dytë të ditës. Nuk ka reshje sot, 18 gradë është, le të themi 3-4 gradë mbi. Edhe nesër, të paktën fundjava se dhe sot ka një rritje të lehtë, do të ndryshojnë edhe mëngjeset.

Pra kemi rritje në vlerat minimale në zonat malore, më e ulëta është 0 apo -1 ekstremi, le të themi Bajram Curri më pas kalon në pozitive gjithë zona malore, Kukësi, Peshkopia, të gjitha zonat do jenë 2-3 gradë.

Një nga faktorët që ndikon në ndjesinë se është më ftohtë apo më ngrohtë nga sa janë temperaturat reale, është lagështira. Tirana është një nga qytetet me më shumë lagështi ndaj dhe mëngjesi ndihet më i ftohtë. Sa i përket reshjeve të dëborës, priten në pjesën e dytë të muajit dhe kryesisht në zonat malore. Fundjava e parë e muajit do të jetë në temperatura të larta përgjatë vijës bregdetare.

Ka sinjale në pjesën e dytë të shkurtit për reshje dëbore në zonat malore, në sasi të pakta le të themi, por presim që shkurti edhe nga ana klimatike le të themi do jetë i ngjashëm me shkurtin tipik, që nuk ka shumë reshje, nëse e krahasojmë me dhjetorin dhe janarin është shumë më i thatë. Sa i përket temperaturave, ka nisur me temperatura më të larta, pritet që pjesa e parë të jetë, ditën e diel do jetë 20 gradë.

Porja tha se fundjava do të jetë e ngrohtë

“20 gradë këtë të diel në vijat bregdetare të ulëta, Vlora, Saranda, 19 Fieri, Lushnja, 18 Tirana, Durrësi, 18-19 gradë pra temperatura shumë të larta përgjatë kësaj fundjave”

Për ata që duan të shijojnë dëborën, mund ta gjejnë në malin e Korabit, Tomorrit dhe në Razmë. Java e ardhshme nis sërish me temperatura të larta dhe reshje kalimtare në fund të saj. Porja shton se do të ketë edhe një episod me të ftohtin polar.

“Edhe java tjetër kështu do të nisë, me temperatura të larta. Në datën 10-11 ka reshje shumë të pakta dhe kalimtare, janë jo më shumë se dy ditë. Një episod të ftohtë do ta përjetojmë në pjesën e dytë të shkurtit i cili do të zgjasë jo më shumë se tre apo katër ditë, ku temperaturat mund të shkojnë sërish, në zonat malore e theksoj, -5 gradë apo -6. Pra një të ftohtë polar do ta përjetojmë edhe në shkurt.

Dimri do të marrë disa ditë prej pranverës ndaj marsi nuk do të jetë muaji kur mund të hiqni xhupat nga dollapi.

“Dimri do të zgjasë, edhe kjo është interesante, do marrë ‘borxh’ nga pranvera deri nga data 20 mars. Pra nuk është çudi që ne të shikojmë edhe në mars dëborë. Duke qenë se në dhjetor kemi patur mot shumë të ngrohtë, pra do t’i plotësojë pa diskutim ditët e veta. Parashikohet që tiparet për nuancat e dimrit t’i kemi edhe në pranverë dhe kryesisht është marsi ai që do jetë të paktën deri nga data 20, mund të ketë një tjetër episod, por mund të ketë pa diskutim edhe dëborë në zonat malore kështu që deri në datën 20 mars nuk është se do jemi zyrtarisht në pranverë. Do futemi pak më vonë por do qëndrojmë më gjatë”.

Meteorologia: Moti bën kthesën e fortë, ja deri kur zgjat dimri Read More »

Motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente në veri të vendit dhe në zonat bregdetare.

Në zonat malore në veri të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ultë. Era do të fryjë nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës nga 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat bregdetare 3 deri 13°C

në zonat malore -2 deri 6°C

Motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat Read More »

Reshjet dhe stuhitë e borës ‘paralizuan’ vendin! Emergjencat Civile përditësojnë situatën: Zonat problematike…

Vijon monitorimi i situatës në Qarkun Shkodër dhe shkembimi i informacionit me strukturat vendore MC. Po ju dërgojmë informacionin e perditesuar te orës 18:30.

1. Bashkia Shkodër:
– Aksi rrugor Bogë-Theth është i kalueshem, mjetet vijojne punën ne ketë aks rrugor.
– Njësitë Administrative Shalë dhe Shosh për momentin nuk kanë energji elektrike.

2. Bashkia Malësi e Madhe:
– Në këtë bashki situata paraqitet e stabilizuar.
– Nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara, furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.

3. Bashkia Vau Dejës:
– Ne kete bashki po fryen era me shpejtesi të lartë.
– Nuk ka energji elektrike në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë.

4. Bashkia Pukë:
– Situata për Bashkinë Pukë po shkon drejt normalizimit. Reshjet e dëborës kanë pushuar. Vazhdon puna për pastrimin e rrugëve urbane dhe rurale.

5. Bashkia Fushë Arrëz:
– Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, situata vijon vështirë per shkak te reshjeve te deborës.
– Ne aksin rrugor të Iballes janë bllokuar edhe 5 automjete të tjera. Një fadromë dhe foristradë janë nisur për ndihmë.
– Rruget që lidhin fshatrat me qendrat administrative janë të bllokuara.
– Vazhdon mungesa me furnizim të energjisë elektrike në disa fshatra. – Momentalisht reshjet e dëbores kanë pushuar.

6. DRV Shkodër:
– Referuar informacioneve të marra nga kontraktorët nuk raportohen probleme në akset rrugore që mbulon Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit (DRV) në Shkodër.
– Të gjitha akset rrugore janë pastruar dhe eshte hedhur sasi kripe.
– Nga kjo drejtori apelohet që perdoruesit e automjeteve të përdorin goma dimrore dhe zinxhire në akset rrugore me prezencë te debores, të respektojnë sinjalistikën rrugore duke ulur shpejtësinë.
– Firmat mirembajtese janë në terren, të organizuar me mjete dhe personel për të perballuar ç’do situatë te mundshme.

Reshjet dhe stuhitë e borës ‘paralizuan’ vendin! Emergjencat Civile përditësojnë situatën: Zonat problematike… Read More »

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ndryshe nga ditët e fundit e fundit ku për shkak të masave ajrore me origjinë polare patëm temperature të ulta (si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës), për javën para masat ajrore janë më të ngrohta me origjinë perëndimore. Kjo gjë do të përkthehet në rritje të temperaturave madje përgjatë ultësirës perëndimore në disa gradë mbi mesataren klimatike të vendit.

Në këtë mënyrë për ditët e Hënë ditën e Enjte dhe atë të Premte moti parashikohet me vranësira të dendura (përjashto intervalet afatshkurtra me diell në zonën e jugut). Vranësirat do të shoqërohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar. Por në zonën e veriperëndimit dhe qendër (pjesërisht jug) këto reshje në periudha afatshkurtra do të jenë me intensitet deri dhe të lartë të vrrullshme në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Për ditën e Premte në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet mesatar dhe lokalisht reshjet e dëborës me intensitet të lartë në formën e stuhive të dëborës.

Mot relativisht më i qëndrueshëm pritet për ditët e Mërtë dhe ditën e Mërkurë ku do të mbizotërojë moti i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime. Vranësirat për këto ditë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri lokalisht mesatar në veri dhe qendër si dhe intensitet të ulët në zonën e jugut.

Parashikimi i motit për javën e ardhshme Read More »

E shtuna do të jetë dita më e ftohtë e janarit, ja sa do të jetë temperatura

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe të ftohta. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, sidomos në vlerat minimale gjatë ditës së Shtunë ku zonat malore në veri parashikohen me temperaturë -7 °C, ndërsa vlerat maksimale nuk pritet të kalojnë 11 °C, kryesisht në zonat bregdetare.

Era do të jetë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-7m/s, ndërsa bregdet dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi 10-13m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë.

Ditën e Diel temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë si rezultat i ndryshimit të erës nga kuadrati i jugut, me shpejtësi 1-7m/s.

Vlen për tu theksuar prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore, po ashtu mjegulla e mjegullina në zonat luginore.

E shtuna do të jetë dita më e ftohtë e janarit, ja sa do të jetë temperatura Read More »

Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin për këtë javë

Meteorologu Hakil Osmani nga metoalb tregoi se si do të jetë parashikimi i motit për këtë javë.

Ai theksoi se java ka nisur në zotërimin e vranësirave të shumta.

“Në zonat malore kemi parë reshje të dëborës. Presim përmirësim të kushteve të motit duke filluar nga pjesa e dytë e ditës. Ditën e sotëm kemi dhe rënie të temperaturave të ajrit”-tha ai.

Vlerat minimale në qytetet e zonave malore, mëngjesin e sotëm janë regjistruar dhe në -2 apo -3 gradë celsius.

Temperaturat më të ulëta sipas Osmanit janë regjistruar në Bajram Curr dhe në Kukës.

Duke filluar nga dita e martë, do kemi rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat minimale të zbresin deri në -5 apo -6 gradë celsius, kurse në kryeqytet temperaturat do të jenë -1 gradë celsius.

“Kemi një rritje temperaturash gjatë ditës së enjte dhe të premte. Dita më e ftohtë e kësaj jave do të jetë e mërkura”-përfundoi ai.

Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin për këtë javë Read More »

Ja çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Pas disa ditëve me mot të qëndrueshëm gjatë kësaj jave vendi ynë do të përfshihet nga një mot i ftohtë, si pasojë e depërtimit të masave të ftohta polare që kanë përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës.
Si shkak i këtij depërtimi problematik do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore.

Temperaturat pritet të zbresin deri në -7 gradë Celsius në disa zona dhe nuk do të mungojë edhe reshjet e dëborës.

Përjashtim bën dita e sotme ku moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug.

Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër reshje bore me intensitet të ulët lokalisht mesatare. Era me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/sek. Valëzimi në do të jetë dete 1-3 ballë

Ndërkohë, gjatë ditës së martë moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash. Nuk do të mungojë prania e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore dhe mjegulla në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era do të jetë me drejtim verilindje – juglindje shpejtesi mesatare 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare sidomos në bregun verior dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive shpejtësi deri në 9-17m/sek. Valëzimi në detet do të jetë 1-3 ballë.

Gjatë ditës së mërkurë, të enjten dhe të premten moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore do të jenë të pranishme dhe nuk do të mungojë mjegulla në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era do të jetë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi 1-7m/sek dhe valëzimi në detet 1-3 ballë.

Ja çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com