Lajmi i fundit

Rrëfehet familjarja e fisit Lestakaj: Nikulaj më kërkoi takim, çfarë më thanë te Kullat Binjake

Pista e h akmarrjes është një nga pistat që është në duart e hetuesve që po hetojnë vra sjen e biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj.

Nertila Haxhia, vajza e dajës së Elton Lestakaj, personit që akuzonte Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vra sjen e familjarëve të tyre, ka rrëfyer ofertën që i ndjeri ikulaj i ka bërë për t’u ulur në tavolinë.
Ajo tha se pasi e bëri publik 7-vite më parë rastin në media, një mik i përbashkët, i kërkoi që të ulej në takim me zotin Ardian Nikulaj.

Ajo tha se nuk e pranoi takimin dhe shtoi se do të ulej në takim vetëm përballë institucioneve në prokurori.
“Nëse do të ketë nevojë prokuroria po e deklaroj këtu, jam e gatshme të vete t’ia jap emrat. Unë jam kontaktuar nga një mik i zotit Nikulaj që unë dhe zoti Nikulaj të uleshim në një tryezë bisedimi. Ky takim mes meje dhe mikut të zotit Nikulaj, ka ndodhur diku tek Kullat Binjake aty në kat të dytë, mbaj mend dhe tavolinën, janë dhe kamerat e lokalit. Mbaj mend që më ka thënë që zoti Nikulaj do të ulet me ty në tavolinë pas emsionit që dola në media.

Unë isha 25-vjeçe atëherë dhe i thashë shprehimisht me cilën cilësi do të më takojë zoti Nikulaj, pasi unë nuk jam pjesë e familjes Lestakaj, jam mbesa. Ia thashë këtë që të isha e informuar që çfarë t’u thosha familjarëve.

I thashë mikut që unë komunikojë me të vetëm përballë prokurorisë. Unë isha i vetmi person që kisha të gjitha dosjet dhe ia referoja avokatëve në Britani që të bindeshin për gja kmarrjen, pasi djemtë mund të ktheheshin në Shqipëri”, tha ajo.

Ajo shtoi se dosja është manipuluar dhe dëshmia e familjarëve të Lestakaj, ku akuzonin Ardian dhe Arben Nikulaj për v rasjen e dyfishtë nuk është hetuar siç duhet.

Rrëfehet familjarja e fisit Lestakaj: Nikulaj më kërkoi takim, çfarë më thanë te Kullat Binjake Read More »

Ndahet nga jeta ish-ministri dhe deputeti i PD

Sot është nd arë nga jeta Hasan Halili, një nga ekspertët më të mirë të bujqësisë, i cili ka qenë edhe ministër i Partisë Demokratike, madje edhe deputet i saj.Hasan Halili ka qenë një prej funksionarëve të hershëm të PD, deputet, ish ministër Bujqësie në vitet 92-97.

Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme në politikën shqiptare por nuk ka qenë politikan aktiv pas vitit 1997. Përcjellja për në banesën e fundit bëhet në Dukat, Vlorë ditën e sotme ora 16:00.

Mirëpo asnë nga kolegët e tij në qeveritë dhe parlament nga PD nuk e ka kujtuar kolegun e tyre. I vetmi që ka bër një dedikim për zotin Hasan Halili është gazetari Ilir Kadia. I cili në faqen e tij në rrjetet sociale shkruan:

Nderim për Hasan Halilin!

Dajë Arifi më merrte me vete si ogiç, kur mbaroja shkollën e isha në pushimet e verës, dhe unë bëja jetën e studentit me shokët e tij!Flija në konvikt,shkoja në aksion,prashisja, ngrija flamurin në sheshin ku shpërndaheshin sulmueset, kërceja valle në mbrëmjet e vallëzimit,shihja filma rusë e çekë,haja bukë me marmalatë në mëngjes e çaj me një risk djathë në darkë e … gëzoja!Oh sa shumë gëzoja!Se shokët e dajës më thoshin “Biri i Regjimentit” dhe më deshën shumë!Dhe njëri prej tyre ishte Hasan Halili që edhe kur u bë Ministër i Bujqësisë 92′-96′, kur shkoja për intervistë, ashtu më priste me dashuri sikur nipit:”Biri regjimentit!”

Sot Hasan Halili shkoi të takohet në qiell me dajë Arifin!

Regjimenti im në tokë po bëhet sa një togë!Por në qiell Regjiment ëngjëjsh!

Lamtumirë Njeriu i Mirë Hasan Halili!

22 prill 2021

Ndahet nga jeta ish-ministri dhe deputeti i PD Read More »

Çobanë, muratorë dhe bujq nga India, ekspertja e punësimit: Do t’i sjellim si familje që të mos arratisen!

Ekspertja e punësimit, Kumrie Zika ka treguar se për shkak të mungesës së punëtorëve në tregun e punës në Shqipëri, po punësohen çobanë, muratorë dhe bujq nga Nepali, Sri Lanka dhe India.

E ftuar në “Panorama e Mëngjesit”, ajo u shpreh se synojnë që punonjësit nga jashtë t’i sjellin familjarisht që të mos arratisen nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.
Punëtorë nga Nepali në Shqipëri

Eksperte punësimi, Kumrie Zika: “Ka mungesa në bujqësi, kryesisht në bujqësi po bashkëpunoj për t’i sjellë nga Nepali, Sri Lanka, në fushën e ndërtimit nga India. Jemi në hapat e parë, do e finalizojmë pas dy muajsh, do të jenë në Shqipëri.

Fusha e bujqësisë është e paprekur, kërkohen punonjës, nuk arrijmë që ta mbulojmë me shqiptarë ndaj domosdoshmërisht duhet të marrim të huaj. Njerëzit nga Sri Lanka janë njerëz që punojnë dhe e njohin mirë bimën, çështjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Nuk do i marrim nga qyteti atje për t’i sjellë në fshat këtu.

Do marrim edhe çobanë nga jashtë, por jo si individ, si familje. Kur një fermë këtu kërkon që t’i mbahet ferma nga një familje e huaj, i sjellim një familje dhe të qëndrojnë në fshat.

I bën më të qëndrueshëm në Shqipëri. Kur i sjellim tek e tek arratisen në vende të Evropës, kështu që më mirë t’i sjellim si familje që mbas 2 vitesh i dërgojmë ne në Evropë, por jo të arratisen.”

Çobanë, muratorë dhe bujq nga India, ekspertja e punësimit: Do t’i sjellim si familje që të mos arratisen! Read More »

Lajm i hi dhur për bluzat e bardha/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, nd ërron jetë infermierja 33-vjeçare

Lajm i hi dhur për bluzat e bardha, pasi ka ndë rruar jetë në moshë 33-vjeçare infermierja Valdete Gjon Dodaj.

Lajmin e hi dhur e ka bërë me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, ku shkruan se Dodaj vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk ka arritur të fitojë.

Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Infermierisë, Shkodër dhe ushtroi profesionin e saj si Infermiere pranë ZKM, Tiranë.

“U shkëput nga zinxhiri infemieror kolegia jonë e dashur Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Infermierisë, Shkodër dhe ushtroi profesionin e saj si Infermiere pranë ZKM, Tiranë.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!🙏🙏🕊🕊” shkruan Urdhri i Infermierit të Shqipërisë.

Lajm i hi dhur për bluzat e bardha/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, nd ërron jetë infermierja 33-vjeçare Read More »

Ak sident i rë ndë në vend

Tre persona kanë mbetur të pl agosur gjatë një aksidenti të ndidhur pasditen e sotme te mbikalimi në Vorë.

Po lici bën me dije se shtetasi L. B., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dë mtuar drejtuesi i automjetit, dhe dy vëllezërit, M. Gj., 22 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi he timor po punon për sqarimin e rrethanave të aksi dentit.

Ak sident i rë ndë në vend Read More »

2 të zhd ukurit në Sarandë kanë qenë me një person tjeter. Dy shohet se jane rrë mbyer dhe vr arë

Në datën 6 Prill 2023 në qytetin e Sarandës u zhdukën dy persona, të cilët janë den oncuar në komisariat si persona të hu mbur.

Bëhet fjalë për Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori. Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, deklaroi se këta dy persona dy shohet të jenë rrëmbyer dhe vrarë.

Hoxha ka zbuluar edhe kontaktin e fundit të këtyre dy personave, të cilët atë natë kanë qenë së bashku dhe në shoqërinë e një personi të tretë.

Gazetari Artan Hoxha: Deri tani dy shimet janë që ata janë rrë mbyer dhe janë eli minuar fizikisht. Pas 13 ditësh nuk ka ende asnjë lloj informacioni.

Nga data 6, në mesnatën e datës 6, dy persona njëri nga ata është ai që u dha në foto ai është Fatmir Sulovari apo Fatmir Krasniqi 46 vjeç nga periferia e Fierit, baba i dy fëmijëve, i cili për shumë vite ka qenë pronari i diskos së famshme El Dorado në Ksamil. Është një disko që është shembur para 2 muajsh nga INUK. Në datën 6, ky ka shkuar nga Fieri, banon në Fier, ka shkuar në Ksamil bashkë me babain për të marrë objektet e fundit që vlenin nga she mbja e atij objekti. Ka qenë deri në mesditën e datës 6 me babain e vetë deri në orën 14:30, babai ka ndenjur aty dhe ka fjetur aty me idenë që të mos i gra bisnin ato materialet që kishin aty dhe të nesërmen do vinte një makinë nga Fieri një kamion që të merrni gjithë mb etjet. Gjatë orëve të pasdites, ai është takuar me një shokun e vetë nga kanali i Çukës, bëhet fjalë për të zhdu kurin tjetër Leonard Theodhori 46 vjeç.

Të dy bashkë kanë qëndruar për disa orë. Leonard Theodhori, 6 ditë para ngjarjes, ka marrë një makinë me qira, e ka marrë në Sarandë. E çuditshme është që kjo makinë nuk ka GPS. Afër mbrëmjes të datës 6, ata janë ulur në një lokal në kanalin e Çukës, kanë qenë dhe në shoqërinë e një personi të tretë i cili është larguar një moment. Ata e kanë marrë dhe nga ora 2 e natës dhe që nga ai moment, pra nga ora 2, telefonat janë fikur. Thuhet që ata i kanë kërkuar atij t’u sjelli ndonjë dozë ko kaine. Personi i parë që është pronari i El Dorados, nuk është një personazh që mund ta rrë mbesh kollaj. Dys hohet, nuk e dimë ende, që mund të ketë qenë edhe i ar matosur. Po licia ka dhënë një deklaratë në lidhje me këtë ngjarje 5 ditë mbrapa. Dhe në atë ngjarje ka thënë që nëna e Leonardit, nëna 75-vjeçare ka shkuar në po lici dhe ka de noncuar zhd ukjen e të birit.

Ndërkohë, vëllai i Fatmirit, ka shkuar dhe ai në Po licinë e Sarandës dhe ka deklaruar zhdu kjen e vëllait. Të nesërmen në mëngjes, 100 metra larg banesës së Leonardit, nëna e tij ka dalluar makinën. Makina ka qenë e mbyllur dhe e parkuar në anë të rrugës. Makina duhet të ishte marrë dhe ekspertuar që ka gjurmë. Të nesërmen makinën shkon e merr me karroatrec kompania që e ka dhënë me qira, e ka hapur, e kanë çuar në lavazh, e kanë pastruar, e kanë kthyer në gjendjen e mëparshme dhe aty s’ka mbetur më asnjë lloj gjurme. Telefonat rezultojnë të fikur.

Dy shimi i deritanishëm është që ata persona janë rr ëmbyer dhe janë el iminuar fizikisht. Dhe një nga gjërat që kërkojnë familjarët sot është që së paku të kthehen ku fomat se mos jemi si në rastin e Vlorës. Kush e ka kapacitetin në qytet të vogël si Saranda që të bëjë në rr ëmbim të tillë? Ky nuk ishte njeri dosido. Edhe fizikisht ishte njeri i fortë. TV KLAN

2 të zhd ukurit në Sarandë kanë qenë me një person tjeter. Dy shohet se jane rrë mbyer dhe vr arë Read More »