Lajmi i fundit

Kër cënoi me ar më zj arri një person, këngëtari i njohur shqiptar përfundon në polici

Reperi i njohur, Mozzik, duket se po përballet me disa telashe së fundmi, teksa mediat raportojnë se ai ka përfunduar në Polici dy ditë më parë, pasi akuzohet se ka kërcë nuar një person tjetër me ar më zja rri.

Sipas gazetës “Sinjali”, Gramoz Aliu, të cilin të gjithë e njohim si Mozzik, është paraqitur në komisariatin e Policisë në Ferizaj më 16 maj dhe është marrë në pyetje nga autoritetet.

Ai dyshohet se ka kërcënuar me armë një person, në të njëjtën lagje të qytetit, aty ku edhe banon.

Sipas informacioneve të para, Mozzik ka debatuar dhe ka kryer kanosjen me ar më zja rri në afërsi të shtëpisë së vi ktimës, si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur me njëri – tjetrin.

Në deklaratën e tij para hetuesve, lidhur me denoncimin që është bërë kundër tij, artisti ka mohuar se e ka kërcënuar me armë personin në fjalë, duke shtuar se armën nuk e ka ekspozuar fare.

Megjithatë, raportohet se për shkak të dyshimeve të ngritura, është urdhëruar sekuestrimi i ar mës që ai posedon, të cilën Mozzik e ka me leje.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar hetimin e rastit ndaj reperit në drejtim të dy veprave penale “Kan osje” dhe “Përdorim i ar mës”.

Gjithsesi pritet një reagim nga reperi në lidhje me këtë rast ose nga avokati i tij, për të sqaruar më tej situatën.

Kër cënoi me ar më zj arri një person, këngëtari i njohur shqiptar përfundon në polici Read More »

Benet Beci ‘shpërblen’ Luiz Ejllin me post të rëndësishëm në Bashkinë e Shkodrës?

Benet Beci i PS fitoi bashkinë Shkodër. Mjaft mendojnë se mbështetja që i dha Luizi, ia bëri fitoren më të sigurtë.

Siç ka treguar Luizi, Beneti e ndihmoi atë në momentet më të vështira në jetë.
Por mesa duket edhe Beci do ta shpërblejë Luizin për ndihmën që i dha. Gazeta “Sot” raporton se ai e ka projektuar Luizin si bashkëpuntor në katër vitet e ardhshme.

Madje flitet se Luizit do i propozohet pozicioni i nënkryetarit të Bashkisë.

Kjo mbetet për t’u parë ditët në vijim nëse do të jetë ky momenti i përfshirjes së Luiz Ejllit në politikë, duke u bërë numri dy i Bashkisë së Shkodrës, apo do ta shohim të angazhuar diku tjetër.

Benet Beci ‘shpërblen’ Luiz Ejllin me post të rëndësishëm në Bashkinë e Shkodrës? Read More »

10-vjeçari që nuk rritet, klinika Kohav ofron analizat falas për vogëlushin

Në 17 Mars emisioni Stop në Tv Klan transmetoi një rast të trishtë në familjen Ruqja në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Bukurie Ruqja me 5 fëmijë tregoi se djali i vogël ka një sëmundje që nuk rritet. Ai është 10 vjeç, por zhvillimi ka mbetur në moshën 6-vjeçare.

Analizat dhe vizitat kushtojnë shumë dhe 400 mijë Lekë bëjnë vetëm gjilpërat për të.

Emisioni Stop dhe “Fundjave Ndryshe” e ndihmuan me ndihma ushqimore, batanije dhe veshje familjen me mundësi të kufizuara.

Pas këtij transmetimi, klinika Kohav ka ndihmuar me analiza djalin që nuk zhvillohet. Doktor Ardi Prushi shprehet se pasi pa rastin, klinika është e gatshme të ofrojë për djalin kryerjen e analizave në mënyrë periodike dhe falas.

“Pasi u njoha me rastin e djalit i cili ka probleme me zhvillimin dhe në rritjen e tij, dhe duke parë që e ëma shprehej për pamundësinë për të kryer këto analiza sepse janë relativisht të kushtueshme, ne si klinika Kohav vendosëm që këto analiza të mund t’i ofrojmë falas për djalin në mënyrë periodike dhe sa herë ata do e kenë të nevojshme dhe kur të kërkohen nga mjeku kurues i djalit”, u shpreh mjeku Ardi Prushi. /tvklan.al

10-vjeçari që nuk rritet, klinika Kohav ofron analizat falas për vogëlushin Read More »

Tentohet të vr itet ish-deputeti i partisë socialiste, detaje

Qël lohet me ar më ish-deputeti socialist Armando Prenga.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme.

Siç edhe u raportua, Prenga ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin, kur drejt makinës së tij është që lluar me ar më zja rri.

Po licia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, të riun 29 vjeç, me inicialet F.I.. 29-vjeçari është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij tip ‘Benz’.

Nuk dihet ende shkaku i përpl asjes mes tyre.

Tentohet të vr itet ish-deputeti i partisë socialiste, detaje Read More »

Çfarë po ndodh? Forcat speciale amerikane zbresin në brigjet e Shqipërisë

Ditën e sotme ka nisur në Shqipëri stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka postuar imazhe nga stërvitja e përbashkët që e cilëson thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme.

Krenarë për këtë rol, duke treguar mbështetjen dhe angazhimin tonë maksimal për të gjithë ushtarakët dhe personelin që janë pjesë e këtij misioni të rëndësishëm. Bashkëpunimi dhe mbështetja jonë, thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon” shkruan ai. Në stërvitjen që vazhdon deri në 23 Qershor marrin pjesë mijëra ushtarë.

Çfarë po ndodh? Forcat speciale amerikane zbresin në brigjet e Shqipërisë Read More »

Kërcet ar ma në vend, ka të pla gosur

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në qytetin e Peqinit paraditen e kësaj të mërkure. Policia bën me dije se një 55-vjeçar është paraqitur në spitalin e Peqinit i pla gosur me ar më zja rri.

Nga hetimet paraprake konstatohet se 55-vjeçari dyshohet se është dëmtuar me ar më zj arri pas një konflikti me një 52-vjeçar.

Njoftimi i policissë:

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rre zikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me ar më zjar ri, gjatë një ko nflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.

Shërbimet e Polcisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Kërcet ar ma në vend, ka të pla gosur Read More »

Kush janë kandidatët që morën më shumë vota më 14 maj (Lista e plotë)

14 maji, përveçse vulosi kryebashkiakët për 4-vjeçarin e ardhshëm, tregoi hapur dhe mbështetjen që gjetën kandidatët në çdo qark.

Eshte bërë një renditje të të gjithë kandidatëve, listë që e kryeson kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në total janë 7 socialistë dhe 3 demokratë. Këta të fundit janë Belind Këlliçi, i cili renditet i dyti, Igli Cara që është i katërti në radhë dhe Luçiano Boçi, i fundit.

Lista me kandidatët më të votuar:

Erion Luan Veliaj

158743

Belind Zamir Këlliçi

100376

Emiriana Hiqmet Sako

48492

Igli Latif Cara

38768

Gledian Iljaz Llatja

35831

Armando Nikolla Subashi

35309

Benet Bahri Beci

34531

Ermal Neki Dredha

28271

Rakip Bajram Suli

27926

Luçiano Dhimitër Boçi

27812

Kush janë kandidatët që morën më shumë vota më 14 maj (Lista e plotë) Read More »