Lajmi i fundit

E bujshme : Kush është ministri i fuqishëm i Ramës që pritet të përfundojë në prokurori

Ministri aktual i Transporteve Damian Gjiknuri pritet që ditën e hënë të paraqitet në prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar lidhur me abuzimet financiare që janë bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan.
Burime pranë kësaj prokurorie thanë Gjiknurit i është dërguar një fletë-thirrje dhe se është caktuar që prezenca e tij për të dëshmuar në prokurori, të jetën ditën e hënë.

Kujtojmë që Gjiknuri pritet të pyetet në prokurori në cilësinë e personit kallëzues, pasi në fillim të muajit Janar 2018 ministri ju drejtua me një kallëzim kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Pas një muaj nga ky kallëzim, prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj ka urdhëruar arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ish-drejtori Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Të tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe se asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

Verifikim me ekspertë në terren

Mësohet se për llogari të hetimit prokuroria e Krimeve të Rënda do caktojë inxhinierë ndërtimi në teren, për të kryer një ekspertizë lidhur me punimet e rrugës Tiranë-Elbasan, e cila nuk ka përfunduar ende, pavarësisht se punimet e saj kanë nisur që në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, dhe ministër Transporti i ndjeri Sokol Olldashi. Për këtë rrugë janë arrestuar dhe po gjykohen dy ish-drejtorët e Përgjithshme të Rrugëve.

Pas nisjes së hetimeve për këtë rrugë, Prokuroria ka vendosur që të ngrejë një grup pune të përbërë nga ekspertë ndërtimi, me qëllim monitorimin në teren të rrugës. Ekspertet që do të caktojë Prokuroria do të bëjnë një vlerësim nëse mendimet e bëra në tenderin për këtë rrugë kanë qenë apo jo të nevojshme. Grupi i ekspertëve do të vlerësojë gjithashtu dëmin ekonomik të shkaktuar dhe se do të kontrollojë dokumentacionin e punimeve reale.

Në prokurori dëshmoi dhe Qëndro

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka dëshmuar ditën e premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet që po zhvillohen për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Qendro u fut në Prokurori rreth orës 11:00 dhe doli një orë më pas, ndërsa u shpreh për mediat se dëshmoi për atë që kishte dijeni për çështjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

“Dhashë shpjegime për rrugën Tiranë-Elbasan në cilësinë e detyrës që kam. Jam gati që të dëshmoj përsëri nëse do të thirrem nga prokuroria”-deklaroi ai. Afrim Qendro nuk shoqërohej nga avokat, ndërsa u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit që po zhvillohen për abuzimet në ndërtimin e rrugës. Afrim Qendro ka qenë ish-zv/ drejtor i ARRSH në kohën që drejtues ishte Dashamir Xhika i arrestuar për dy dosje, të Gjinarit dhe Tiranë-Elbasan.

Afrim Qendro dëshmoi pas dy ish-ministrave të LSI, Haxhinasto dhe Dervishaj. Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, por edhe Albens Alite e Aksel Qurduka, drejtori dhe ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, të cilët janë pyetur më parë në lidhje me hetimet. Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dytë të ministrit Gjiknuri në 2017.

E bujshme : Kush është ministri i fuqishëm i Ramës që pritet të përfundojë në prokurori Read More »

Rezultatet e zgjedhjeve të Bashkisë Orikum! Përballja Çapoj-Laba-Suloj! Si doli fitues Gëzim Çapoj?

Ne vitin 2011 u zhvilluan zgjedhjet vendore ku ne gare per te marre drejtimin e Bashkise Orikum u futen tre kandidate. Kandidati i propozuar nga e djathta Arben Suloj, kandidati i propozuar nga e majta Gezim Capoj dhe nje kandiat i pavarur Hasan Laba.

Zgjedhes me te drejte vote ne total per Bashkine Orikum ishin 8305 veta nga te cilet moren pjese ne votime vetem 3930 votuess.

Keto jane rezultatet zyrtare te votave dhe perqindjeve te fituara nga cdo kandidat ne perfundim te votimit.

Emri / Atesia/ Mbiemri/ Kualicioni/ Numri i votave/ Votat ne perqindje

1 ARBEN ALUSH SULOJ ALEANCA PER QYTETARIN 805 21.29 %
2 GËZIM ELMAS ÇAPOJ ALEANCA PER TE ARDHMEN 1,899 50.21 %
3 HASAN LULO LABA I PAVARUR 1,078   28.50

Subjekti

1 PARTIA DEMOKRACIA SOCIALE 191 4.90 % 1
2 PARTIA DEMOKRISTIANE E SHQIPERISË 127 3.26 % 1
3 PARTIA E UNITETIT KOMBËTAR 48 1.23 %
4 PARTIA G 99 26 0.67 %
5 PARTIA RRUGA E LIRISË 4 0.10 %
6 PARTIA SOCIALDEMOKRATE 54 1.39 %
7 PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË 1,148  29.47 % 6
8 PARTIA SOCIALISTE E VERTETE 91 237 6.08 % 1

 

9 ALEANCA DEMOKRATIKE 115 2.95 % 1
10 ALEANCA EUROPIANE EKOLOGJIKE 161 4.13 % 1
11 BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT 49 1.26 %
12 LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM 116 2.98 % 1
13 LIDHJA DEMOKRISTIANE SHQIPTARE 69 1.77 %
14 PARTIA AGRARE AMBJENTALISTE E SHQIPËRISË 64 1.64 %
15 PARTIA BALLI KOMBËTAR 120 3.08 % 1
16 PARTIA DEMOKRATIKE 847 21.75 % 4
17 PARTIA DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET 37 0.95 %
18 PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT 1 0.03 %
19 PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE 106 2.72 %
Shuma Aleanca per Qytetarin: 1,685 43.26 %

 

20 LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR 172 4.42 %
Shuma Jashte Koalicionit: 172 4.42 %

Kanditate te propozuar nga zgjedhes
22 GËZIM SERRI HAMZOJ 123 3.16 %
21 LABË RUSTEM XHAKAJ 80 2.05 %

Lsita e keshilletareve te zgjedhur:

1ARIANZAMIRLIMAJMAleanca Demokratike
2BERDOJAHOBERDOMAleanca Europiane Ekologjike
3SHKËLQIMÇELOGJOKAMLëvizja Socialiste për Integrim
4SHKËLQIMSEZAIÇELOALIAJMPartia Balli Kombëtar
5PETRITSALIGJONAJMPartia Demokracia Sociale
6ARSENTAREBELAJMPartia Demokratike
7HAMZAISUFKUTELIMPartia Demokratike
8MUHEDINMALIQBEGOMPartia Demokratike
9SELAUDINQAZIMNELOJMPartia Demokratike
10NAKOSHABANMJALTAJMPartia Demokristiane e Shqiperisë
11AGIMOSMENALIÇKAJMPartia Socialiste e Shqipërisë
12AGIMSELAMBEGOTARAJMPartia Socialiste e Shqipërisë
13MEZINDINORAMOHITAJMPartia Socialiste e Shqipërisë
14MUHAREMALIJAZAJMPartia Socialiste e Shqipërisë
15NAJADAHAJDARHASANIFPartia Socialiste e Shqipërisë
16TEKISADIKXHEMALIMPartia Socialiste e Shqipërisë
17HYRJETSKENDOHAVARAJMPartia Socialiste e Vertete 91

 

Rezultatet e zgjedhjeve të Bashkisë Orikum! Përballja Çapoj-Laba-Suloj! Si doli fitues Gëzim Çapoj? Read More »

Njoftim-Krahina e Dukatit gdhihet e pikelluar! U prehsh në paqe profesor Elmaz Rodakaj.

 

Ndahet nga jeta në moshën 78 vjecare ish gazetari i gazetës DRITA,”heroi i penës”dhe profesori i njohur i të gjithë krahinës zoti ELMAZ PRËNJO RODAKAJ.

Profesor Elmazi ishte njeriu që i përkushtoi gjithë jetën,jo vetëm familjes së tij të madhe por edhe pikturës që kaq shumë e admironte.

 

Ai ishte nga njerzit e paket që ruajti dhe u kujdes me fanatizëm për vlerat e muzeut të Dervishaliut në Dukat të vjetër.

Përcjellja për në banesën e fundit bëhet sot në orën 11.00 ne Dukat-Fshat

Orikuminews i percjell ngushellimet me te sinqerta familjes dhe te afermve.

 

 

Njoftim-Krahina e Dukatit gdhihet e pikelluar! U prehsh në paqe profesor Elmaz Rodakaj. Read More »

Ditë të acarta po vijnë, Siberia sjell të ftohtin drejt nesh

Muajin e fundit na ka pushtuar një mot mjaft i lëkunduar .

Kemi pasur ditë të ngrohta, më pas shi dhe tashmë sërish po shijojmë rrezet e ngrohta të diellit.

Por mesa këtë fundjavë, ditëve të bukura u erdhi fundi.

Sipas Meteoalb një valë e ftohtë do të godasë pjesën më të madhe të Europës, dhe kjo masë ajri shumë e ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës.

Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik.

“Kjo pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete Europiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.

Kurse këtë të premte moti do të vijojë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, teksa zonat lindore rrezikohen nga reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit rriten të premten duke variuar nga 3 në 18°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë mbrëmjes.

Por të shtunën temperaturat do të ulen mesatarisht me 2 gradë Celcius në të dy ekstremumet ditore ,”- shkruan Meteoalb.

Ditë të acarta po vijnë, Siberia sjell të ftohtin drejt nesh Read More »

Skandali me tokat, kush është gruaja që “fundosi” zyrtarët e Hipotekës dhe tregoi skemën

Ka qenë një grua, me funksion protokolliste pranë Hipotekës në Kavajë, njeriu që “fundosi” zyrtarët që abuzuan me pronat  në Kavajë.

Aida Gjoci, ka treguar skemën e plotë se si shkelej ligji nga punëtorët e ZVRPP-së, që regjistronin pyjet si toka are.

Gjoci është gjithashtu nën hetim për këtë skandal në Hipotekën e Kavajës. Skema korruptive e Kavajës ka vënë nën hetim 6 punonjës të hipotekës në Kavajë, përfshirë ish-kryeregjistruesin Seid Cikalleshi dhe pasuesin e tij në detyrë. Të dy zyrtarët janë të arrestuar për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Kavajës pretendon se sipas të dhënave të grumbulluara, rezulton se të gjithë punonjësit e Hipotekës, kanë qenë pjesë e të njëjtës skemë korruptive duke administruar akte pronësie të falsifikuara.

Skandali me tokat, kush është gruaja që “fundosi” zyrtarët e Hipotekës dhe tregoi skemën Read More »

Po braktisin vendin, s’do ta besoni sa shqiptarë kanë ikur gjatë muajit janar

Jetesa në Shqipëri është vështirësuar tej mase, por edhe puna në të zezë jashtë vendit nuk është bërë më e lehtë. Megjithatë, të shumtë janë shqiptarët që e shikojnë të ardhmen e tyre në një vend tjetër, me shpresën për një jetë më të mirë.
Tepër i lartë ka qenë numri i shqiptarëve që janë larguar nga veni gjatë muajit janar të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në muajin janar të 2018, nga Shqipëria janë larguar 74997 qytetarë.

Numri i qytetarëve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2018, është 448.103. Krahasuar me Janar 2017, ky numër është rritur 20.8 %.

Po braktisin vendin, s’do ta besoni sa shqiptarë kanë ikur gjatë muajit janar Read More »

Shqipëria po plaket, këto janë dy qytetet ku ka më shumë vdekje se sa lindje

Popullsia në Shqipëri ka filluar të tkurret me ritme të shpejta në vitet e fundit. Për shkak të ndryshimeve demografike, shtimi natyror i popullsisë ka pësuar rënie të vazhdueshme.

 

“Monitor” ka përllogaritur numrin e vdekjeve dhe të lindjeve për 1000 banorë sipas qarqeve, bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT.

Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë të vdekjeve për 1000 banorë në vend. Sipas të dhënave të përpunuara, për vitin 2017 numri i vdekjeve për 1000 banorë në Gjirokastër ishte 13, ndërsa lindjet vetëm 9. Qarku i Gjirokastrës ka hendekun më të gjerë për sa u përket lindjeve dhe vdekjeve natyre për 1000 banorë. Treguesi i shtesës natyrore të popullsisë për këtë qark është negativ.

Qarku i Gjirokastrës përfshin këto bashki: Bashkia e Dropullit; Bashkia e Gjirokastrës; Bashkia e Këlcyrës; Bashkia e Libohovës; Bashkia e Memaliajt; Bashkia e Përmetit; Bashkia e Tepelenës.
Qarku i dytë me shtesë natyrore negative është Korça, ku gjatë vitit 2017, vdekjet për 1000 banorë ishin 10, ndërsa lindjet 9.

Në Qarkun e Korçës përfshihen këto bashki: Bashkia e Devollit; Bashkia e Kolonjës; Bashkia e Korçës; Bashkia e Maliqit; Bashkia e Pogradecit; Bashkia e Pustecit.
Me diferencë negative të shtesës natyrore ishte dhe Qarku i Vlorës, ku për çdo 9 vdekje për 1000 banorë, kanë lindur vetëm 8 foshnje.

Qarku i Beratit renditet i treti për numër më të lartë të vdekjeve për 1000 banorë. Gjatë 2017-s vdekjet për 1000 banorë ishin 10, po aq sa dhe lindjet.
Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve për 1000 banorë është Tirana. Gjatë 2017-s për çdo 1000 banorë ndërruan jetë 6, ndërsa lindjet ishin 11.

Qarqet me lindjet më të larta për banorë

Kukësi dhe Dibra janë qarqet të cilat kanë shënuar numrin më të lartë të lindjeve për 1000 banorë. Gjatë 2017-s, ky tregues për të dy këto qarqe ishte 14, ndërsa vdekjet për 1000 banorë ishin 8. Shtesa natyrore e këtyre qarqeve është më e larta.
Lezha është një tjetër qark ku lindjet për 1000 banorë kanë qenë relativisht të larta, krahasuar me qarqet e tjera. Për 1000 banorë gjatë 2017-s janë regjistruar 12 lindje dhe 8 vdekje.
Qarqet e tjera me normë të lartë lindshmërie janë: Tirana, Durrësi dhe Elbasani, ku ky tregues ishte 11 lindje për 100 banorë.

Si po tretet popullsia e Shqipërisë

Në vitin 1990, në Shqipëri u regjistruan 82 mijë lindje dhe 18 mijë vdekje. Shtesa natyrore e popullsisë ishte rreth 64 mijë persona, sipas statistikave të INSTAT. Vdekjet arritën në 22 mijë, me një rritje prej 22% në raport me 1990. Si rrjedhojë e rënies së lindjeve dhe rritjes së vdekjeve, shtesa natyrore e popullsisë ra në mënyrë dramatike në vetëm 8,637, që është niveli më i ulët historik, të paktën 100 vitet e fundit, që nga viti 1920, kur është kryer censusi i parë në Shqipëri. Në krahasim me vitin 1990, shtesa natyrore e popullsisë ka rënë me 86.5%.

 

Shqipëria po plaket, këto janë dy qytetet ku ka më shumë vdekje se sa lindje Read More »

Muaj i zi, 14 të vdekur nga aksidentet për 21 ditë

Në vetëm 21 ditët e para të muajit Shkurt kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore 14 persona. Ky numër është më i lartë se ai i viktimave nga aksidentet gjatë gjithë muajit Janar në vendin tonë.

14 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në të gjithë vendin deri më datë 21 Shkurt.

Burime nga Drejtori e Policisë Rrugore thonë se numri më i madh i viktimave u shkaktuan nga 10 aksidente të rënda, vetëm në një ndër to që ndodhi të dielën e kaluar në aksin Shkodër – Velipojë, humbën jetën katër pjesëtarë të familjes Preka.

Shifrat e viktimave nga aksidentet në këtë fillim të 2018-s kanë pasur tendencë rritjeje.

Muaji Shkurt nuk është mbyllur ende, por në 21 ditë të tij kanë humbur jetë nga aksidentet automobistike 14 persona, ose 1 më shumë se viktimat e gjithë muajit Janar.

Në 21 ditët e para të Shkurtit, sipas Policisë Rrugore në gjithë territorin e Shqipërisë kanë ndodhur 140 aksidente rrugore. Numri i të plagosurve ishte 144 persona, 84 prej tyre në gjendje të rëndë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake, sipas specialistëve të policisë rrugore ka rezultuar se shkaktar I aksidenteve kanë qenë dy faktor kryesor. E para lidhet me shpejtësinë tej normave të lëvizjes së drejtuesve të automjeteve në rrugë, ndërsa faktori i dytë që ka rritur numrin e viktimave në rrugë është mungesa e infrastrukturës rrugore si edhe prania e akullit në rrugë.

Muaj i zi, 14 të vdekur nga aksidentet për 21 ditë Read More »