Lajmi i fundit

Vdekja e gruas shtatzënë, drejtori i spitalit: Ka dashur ta vrasë fëmijën

Ngjarja e rëndë në maternitetin e Kukësit, aty ku mëngjesin e sotëm ndërroi jetë nëna së bashku me fëmijën e saj të palindur ende, ka një histori të trishtë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa sot ka reaguar drejtori i spitalit të Kukësit, Ismet Nika. Ai është shprehur se Nurije Poçi kishte tentuar të dëmtonte vetë disa herë barrën në shtëpi dhe ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë, për këtë arsye ka qenë i pamundur shpëtimi i saj.

“40-vjeçarja u paraqit në urgjencën e maternitetit Kukës, në datë 11.3.2018, në gjendje të rëndë shëndetësore, me diagnozën fetus morti me laceracion dhe rupturë të shprehur të uterusit.

U reanimua dhe u ndërhy menjëherë në sallën e reanimacionit nga ekipi i mjekëve gjinekologë, kirurgë dhe anestezistë reanimatorë, ku bënte pjesë edhe mjeku kirurg nga Tirana, i cili po jep shërbim në spitalin e Kukësit përmes programit të bonusit.

Pacientja ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të rënduar me hemoragji të shprehur.

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës. Pavarsisht përpjekjeve të medha të ekipit mjekësor e sëmura ndërroi jetë në orën 01:30”,-është shprehur drejtori i spitalit.

Familjarët kanë kërkuar hetimin e vdekjes së Poçit dhe foshnjes së saj, ndërsa mjekësia ligjore ka shkuar për të bërë hetimet. Gruaja do të sillte në jetë fëmijën e 7-të, por e ka lindur të vdekur, ndërsa ka humbur jetën edhe ajo vetë.

Vdekja e gruas shtatzënë, drejtori i spitalit: Ka dashur ta vrasë fëmijën Read More »

Me kullë? Zbuloni të vërtetën, ja si do ketë Teatri i ri Kombëtar

Shtëpia e re e aktrimit është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art. Projekti i prezantuar nga një studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën. Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve që udhëtojnë nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralelë me të.
Hyrja kryesore në teatër është e mundur përmes shëtitores “Murat Toptani”, ndërsa hapësira e sheshit publik në nivelin përdhes, siguron hyrje të mbuluar në teatër, së bashku me hapësirën publike për mbledhje, ose argëtim. Godina është organizuar me dy pjesë, ku njëra i është dedikuar tërësisht administratës dhe aktorëve dhe pjesa tjetër publikut. Të dyja pjesët duket se ndërveprojnë mes tyre nëpërmjet sallës së madhe të teatrit si dhe dy sallave Black Box që janë kushtuar shfaqjeve. Duke krijuar një tryptikë të vendtakimeve, bëhet e mundur që mekanizmi përpara godinës të jetë shumë i thjeshtuar. Godina është parashikuar si një makinë efikase, por poetike e teatrit. Të gjitha programet janë vendosur në mënyrë optimale në aspektin e funksionalitetit, ndërsa krijojnë një përvojë spektakolare për spektatorët në teatër.
Një hyrje e madhe ndahet midis tre sallave të performancës dhe nëse është e nevojshme, hapësirat mund të ndahen për shfaqje të shumta që ndodhin në të njëjtën kohë. Qarkullimi është gjithmonë i ndarë nga publiku. Punonjësit kanë akses nëpërmjet ashensorëve të tyre primarë dhe të mallrave, si edhe korridoreve private.
Personeli administrativ futet në godinë nëpërmjet parkingut ose nën harkun. Pasi të futen brenda, ata kanë bërthamat e tyre të qarkullimit. Zyrat administrative ndodhen në katet e sipërme pjesën veriore me pamje nga qyteti. Furnizimi dhe shërbimet mbështetëse ndodhin nëpërmjet ashensorit të mallrave dhe kanë rrugë të dedikuara për punëtorët, si dhe Black Box në verilindje.
Aktorët qëndrojnë në një ndërtesë të ngjashme me atë të personelit administrativ. Sapo të hyjnë brenda, ata kanë dhoma zhveshjeje dhe zona të tjera mbështetëse pranë auditorit. Rrugët e dedikuara sigurojnë që ata kurrë nuk kalojnë në zonat ku kalon publiku, kur udhëtojnë ndërmjet reparteve të ndryshme dhe hapësirave të teatrit.

Publiku hyn në ndërtesë nga niveli i tokës, ose nga fasada në anën jugore, ose nën hark. Biletaritë janë të rrethuara nga dy shkallët e mëdha, që të pranishmit t’i tërheqin në pjesën e hollit. Në atë nivel, vizitorët mund të vazhdojnë deri në shkallët në ulëset e ballkonit dhe në çati, ose të marrin shkallët alternative deri në ambientet e shërbimit.

Ndërkohë që hapësira në nivelin zero (kati përdhes) krijon një vend për argëtim joformal, ose për performancë të planifikuar publike. Hapësira në pjesën ballore të Shtëpisë i shërben drejtpërdrejtë hapësirës kryesore të auditorit, me akses në të dy sallat Black Box. Çatia gjithashtu ofron hapësira publike për shfaqje informale ose specifike dhe me pamje mbi Parkun e Besimit.

Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon.

Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.

Me kullë? Zbuloni të vërtetën, ja si do ketë Teatri i ri Kombëtar Read More »

Edi Rama fsheh burimin e 360 milionë lekëve të shtëpisë në Surrel, rrezikohet nga Byroja e Hetimit

Si ndryshoi pasuria e Ramës pasi u bë kryeministër, fsheh edhe sipërfaqen e shtëpisë-bunker, kur hyri në politikë për herë të parë kishte vetëm një apartament tip parafabrikat. Jo vetëm bimbashi i madh i korrupsionit Ilir Meta, por edhe Edi Rama, mund të rrezikohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Edi Rama, kur u fut në stanin e politikës për herë të parë, para 20 vitesh, deklaronte një apartament banimi, tip parafabrikat, me sipërfaqe 59 m2 , fituar me privatizim pas rënies së regjimit komunist. Apartamenti është rivlerësuar në vitin 2012 me vlerë 5 422 100 lekë. Ku u fut për herë të parë në politikë, Rama kishte në pronësi edhe një studio, me sipërfaqe 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 lekë. Këto ishin dy pasuritë e vetme të Edi Ramës. Përgjatë rrugëtimit të tij në politikë, si Ministër Kulture dhe 12 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka deklaruar në dokumente se është zhytur në borxhe.

Pavarësisht akuzave të kundërshtarëve politikë, në letra Rama e vizatonte veten si të varfër. Situata ka ndryshuar kur Edi Rama u bë kryeministër. Befas ai deklaron një shtëpi të çuditshme në Surrel, ku banon aktualisht, me vlerë 360 milionë lekë. Në dokumentet e pasurisë nuk thuhet asgjë për burimin e këtyre parave. Në dokumente nuk thuhet as sa është sipërfaqja e shtëpisë-bunker. Kjo është arsyeja se pse kryeministri duhet të ketë frikë nga drejtësia.

Gjatë këtij viti, Rama ka marrë një kredi me vlerë 80 000 euro, por kjo shumë nuk e justifikon vlerën. Rama ka deklaruar vetëm një të dhënë për shtëpinë-bunker, duke thënë shtëpi një kat. Ndërsa sipërfaqja e tokës në Surrel është 4 483.5 m2. Tokën e ka blerë bashkëshortja në vitet 2005 dhe 2009, por nuk jepet vlera e blerjes. Bashkëshortja Lindita Rama është pronare e një apartamenti me sipërfaqe 146.15 m2, plus verandë 68 m2 dhe garazh 17 m2. Ajo thotë se ke blerë këtë pasuri nga viti 2009 deri në vitin 2015, por nuk thuhet vlera.

Nëse Byroja e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme do të nisin një ditë hetimin e pasurive të politikanëve në Shqipëri, hetimi duhet të nisë fillimisht për të sqaruar burimin e pasurisë së kryeministrit të vendit. Që pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, me dhjetëra familje kanë mbetur në qiell të hapur, pasi fadromat e qeverisë u kanë prishur shtëpitë. Banesat janë kanë qenë të palegalizuara apo në proces legalizimi. Por shembulli i parë i kësaj paligjshmërie, por që ligji nuk vepron, është vetë Edi Rama. Sipas dokumenteve, Rama e ka ndërtuar shtëpinë pa leje. Ai thotë se nuk ka titull pronësie për shtëpinë-bunker.

Edi Rama fsheh burimin e 360 milionë lekëve të shtëpisë në Surrel, rrezikohet nga Byroja e Hetimit Read More »

Tmerr!!! Nëna dhe foshnja vdesin në maternitet. Ja çfarë dyshohet …

Një grua 40-vjecare qe kishte shkuar ne maternitetin e Kukesit per te sjelle ne jete nje foshnje, ka nderruar jete. Te njejtin fat te keq ka pasur dhe vete foshnja.

Policia e Kukësit nuk ka dalë edhe me një njoftim zyrtar, pas interesimit të familjarëve, deklarohet se vdekjet kanë ardhur për shkaqe natyrale.

Familjarët kanë dyshime për ç’ka ka ndodhur dhe presin me padurim kryerjen e ekspertizës mjeko ligjore. Ata nuk kanë tërhequr ende trupin e Nurije Poçit nga morgu i spitalit.

Sakaq, policia sqaron se gruaja sillte në jetë fëmijën e saj të shtatë, një foshnjë e seksit mashkull që ka lindur i vdekur. Pas kësaj ka ndërruar jetë edhe nëna.

Familjarët thonë se ngjarja është e dyshimtë, ndaj edhe kërkojnë hetime të mëtejshme për rastin.

Sipas tyre, nëna nga Kukësi ka lënë jetim 6 fëmijë të tjerë.

Tmerr!!! Nëna dhe foshnja vdesin në maternitet. Ja çfarë dyshohet … Read More »

Të apasionuar pas majave, kush janë 4 alpinistët e bllokuar në malin e Sotirës

 

Një grup alpinistësh është bllokuar në malin e Sotirës në Gjirokastër, aty ku 4 djem të apasionuar pas ngjitjes së majave ndodhen në shpatin e malit, në vendin e quajtur “ Gështenjat e djegura”,

humbën kontaktet me familjarët pasditen e djeshme.

Joan Dhandili, Enea Aloçi, Florentino Muho, dhe një tjetër alpinist ende i paidentifikuar ndodhen në këtë zonë në pritje të evakuuimit nëpërmjet helikopterit.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat të shumta policore nga drejtoria e Policisë në Gjirokastër dhe reparti PMNSHZ-së.

2 prej tyre, Joan Dhandili dhe Florentino Muho janë pjesë e Forcave të Armatosura.

Të apasionuar pas majave, kush janë 4 alpinistët e bllokuar në malin e Sotirës Read More »

Gjyqtarëve dhe prokurorëve, kredi të buta për shtëpi financuar nga shteti

Gjyqtarët dhe prokurorët do mund të përfitojnë kredi të buta për shtëpi të financuara nga shteti. Brenda vitit 2018, Qeveria do të ketë gati përcaktimet ligjore të cilat do të rregullojnë procedurat e financimit të kredive me kushte lehtësuese, si dhe marrëveshjet që duhet të bëjë shteti me bankat private për sigurimin e tyre.

TV Scan ka zbardhur Projektvendimin e Qeverisë për procedurën e detajuar për kredinë për shtëpi për magjistratët dhe marrëveshjet me bankat. Projektvendimi është parashikuar të miratohet brenda harkut kohor shtator-dhjetor 2018 dhe la synim përcaktimin e kritereve, kushteve dhe procedurave për dhënien e kredisë për shtëpi për magjistratët.

Legjislacioni i ri i jep të drejtë çdo gjyqtari e prokurori.  pasi të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet të detyrës, të përfitojë kredi për shtëpinë të financuar nga shteti, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti prej 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrati ushtron detyrën. Për çdo anëtar të familjes, i cili jeton në të njëjtën banesë me magjistratin, masa referuese e sipërfaqes së banesës shtohet me 10 m2 për person.

Ndërkaq, gjyqtarët detyrohen t’i rimbursojnë shtetit shumën e marrë dhe interesat e kredisë, në rast se ndaj tyre jepet masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.

Gjyqtarëve dhe prokurorëve, kredi të buta për shtëpi financuar nga shteti Read More »

Nikolla viziton nxënësen e aksidentuar, kërkon nga mjekët angazhim maksimal

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla vizitoi në spitalin e Traumës gjimnazisten e aksidentuar në Skrapar, e cila ishte një prej 10 nxënësve të plagosur.

Nikolla komunikoi me vajzën e plagosur ne sallën e Reanimacionit, ndërsa mësohet se mjekët informuan ministren për gjendjen e vajzës, e cila është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën.

Ministrja kërkoi nga mjekët angazhim maksimal dhe i uroi vajzës shërim të shpejtë.

Ministrja e Arsimit prej mëngjesit të sotëm është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Drejtorisë Arsimore Berat dhe zyrën Arsimore Skrapar për rrethanat e aksidentin dhe gjendjen e nxënësve të plagosur.

“Uroj shërim të shpejtë për nxënësit dhe rikthim sa më shpejt në bankat e shkollës”, tha ministrja Nikolla.

Nikolla viziton nxënësen e aksidentuar, kërkon nga mjekët angazhim maksimal Read More »

Produkti që pa të nuk rrinë dot shqiptarët shënon ulje importi, ç’po ndodh me zakonin e përditshëm

Importet e kafesë shënuan ulje për herë të parë gjatë vitit 2017, pas një rritje të qëndrueshme vit pas viti që kur Shqipëria u përfshi në ekonominë e tregut.
Produkti aq popullor në tryezat e shqiptarëve, gjithashtu është lënda e parë për mbi 18 mijë biznese që shërbejnë kafe.

Ministria e Financave raportoi zyrtarisht se importet e kafesë ishin 4.6 për qind më të ulta në vitin 2017 se një vit më parë. Vitin e kaluar janë importuar 8485 tonë kafe ose 409 tonë më pak se në vitin 2016. Kjo ishte hera e parë të paktën që nga viti 2007 që importet e produktit vijnë më rënie.

Ekspertët e tregut pohojnë se importet po reflektojnë konsumin në rënie të këtij produkti. Kjo po reflektohet edhe në tranzicionin që po kalojnë bar-kafetë, disa prej të cilave në zonat më popullore të Tiranës po zhvendosen ne aktivitet te tjera.
Gjithashtu ulja e numrit të konsumatorëve prej emigrimit të lartë ka ndikuar konsumin e kafesë.

Disa lokale në zonën ish bllokut në Tiranë kanë pohuar rënie të frekuentimit nga klientët.

Teksa importet janë ulur, çmimi më pakicë i kafesë është rritur. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2017, çmimi i kafesë pësoi një rritje vjetore me 1.2%, niveli më i lartë që nga viti 2013.

Ka disa paradokse në biznesin qe kafesë. Shqiperia megjithëse ke numrin më të lartë të bizneseve të bar kafesë në Europë, konsumin e kafesë për frymë e kemi ende të ulët.

Nga të dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar në importin e publikuar nga Doganat dhe shifrat e popullsisë së INSTAT, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në një vit, më e ulëta në rajon.

Të parët në rajon për konsumin më të lartë të kafesë janë serbët. Një serb konsumon mesatarisht 5.4 kilogramë kafe për frymë. Të dytët renditën boshnjakët me 4.3 kilogramë për frymë.

Ndër vendet me konsumin më të lartë për frymë të kafesë janë Vendet Skandinave. Vendi i parë në botë për konsumin e kafesë është Finlanda me 9.1 kilogramë kafe për frymë në vit. Të dytët me konsum të lartë renditen norvegjezët, të cilët sipas të dhënave, konsumojnë rreth 7.2 kilogramë për person gjatë një viti.

Sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT-2016, në Shqipëri numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar restorante), me një rritje prej 6.3% në raport me vitin e mëparshëm (janë hapur rreth 1200 bar-kafe të reja në një vit dhe janë mbyllur 96 bar-restorante)

Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 152 banorë.

Shqipëria ia kaloi në 2016-n edhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.

Produkti që pa të nuk rrinë dot shqiptarët shënon ulje importi, ç’po ndodh me zakonin e përditshëm Read More »