Lajmi i fundit

Kuvendi Kombëtar i PD – Vlora kundër Bashës, dështon për të tretën herë mbledhja

Partia Demokratike do të mbledhë muajin e ardhshëm Kuvendin Kombëtar, ku do të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet në statutin e kësaj partie.

Kuvendi do të mblidhet në datat 28-29 Prill, ndërsa brenda datës 22 mars pritej që grupi i punës të mblidhte të gjitha propozimet për ndryshimet statutore dhe më pas të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar.

Por ky proces duket i pamundur në qytetin e Vlorës, ku mbledhja e kryesisë ka dështuar për të treten herë.

Sot është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike të Vlorës për të dhënë udhëzimet për Kuvendin Kombëtar të PD, ashtu siç e ka porositur kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, por takimi ka dështuar për të tretën herë, raporton CNA.al.

Në mbledhjen e kryesisë së PD në Vlorë kanë qënë të pranishëm vetëm 11 pjesëmarrës, gjë që tregon një refuzim të hapur nga anëtarët e kryesisë, si një sinjal kundër Lulzim Bashës dhe Kuvendit të tij.

Mesa duket demokratët e Vlorës refuzojnë Kuvendin që vulos përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike.

Për të treten herë nuk zhvillohet dot mbledhja e kryesisë që do të jepte porositë e Bashës për Kuvendin dhe deputetja Mecorapja është detyruar ta pranojë në mbledhje se ky është një refuzim nga demokratët e Vlorës.

Deputetja e PD, Nada Mecorapja ka pranuar dështimin dhe PD-ja në Vlorë duket në ditët e saj më të këqija, ashtu siç nuk ka qënë as në vitin ’97.

Kuvendi Kombëtar i PD – Vlora kundër Bashës, dështon për të tretën herë mbledhja Read More »

Banoret e fshatit Babice vuajne prej vitesh mungesen e ujit te pijshem!Kjo situat kerkon zgjidhje emergjente …

Fshati Babicë në Vlorë pa ujë të pijshëm . Banorë të fshatit ,vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre,një situatë e cila zgjat prej shumë vitesh. Edhe kur mbërrin në banesat e tyre një herë në disa ditë,uji është krejtësisht i ndotur.

Banorët ankohen për mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre,ndërsa fshati Babicë mbetet një nga zonat më të peresekutuara sa i përket furnizimit me ujë. Banorët kanë reaguar këtë të shtunë duke kërkuar një zgjidhje,ndërsa konfirmojnë se faturat i kanë paguar rregulisht dhe nuk janë debitore,por uji në banesat e tyre mungon.

Edhe nëse ndonjëherë uji i pijshëm mbërrin në cezmat e tyre,ai nuk mund të konsumohet,pasi është krejtësisht i ndotur . Janë të detyruar ta blejnë apo të gjejnë zgjidhje të tjera iternativa për të patur ujë në shtëpi,por duke e siguruar me bidona,pasi zgjidhje tjetër nuk ka.

Vetëm një tubacion është ai që furnizon fshatin me ujë. Dëmtimi i tubacionit është i bashkuar me ujrat e zeza,cka sjell edhe situatën që krijohet në kohën kur mbërrin uji,kur është totalisht i ndotur.

Banorët kanë reaguar këtë të shtunë, por kërkojne zgjidhje emergjente,në një situatë që vijon prej disa vitesh në këtë fshat,jo shumë larg qytetit dhe pjesë e bashkisë së madhe të Vlorës

Banoret e fshatit Babice vuajne prej vitesh mungesen e ujit te pijshem!Kjo situat kerkon zgjidhje emergjente … Read More »

Gjykata Kushtetuese në krizë, ja apeli që ka kryetari i saj Bashkim Dedja për …

Gjykata Kushtetuese tashmë ka hyrë në krizën më të paprecedentë që prej krijimit të saj pas vitit 1990.

Tashmë rrezikon që roja e ligjit më të lartë në vend të bjerë. Pas shkarkimit të Fatos Lulos dhe dorëheqjes më herët të Besnik Ymerajt, Gjykata Kushtetuese ka mbetur vetëm me pesë anëtarë.

I kontaktuar me telefon nga Top Channel kryetari i kësaj gjykate, Bashkim Dedja pyetjes nëse ka rënë apo jo Gjykata Kushtetuese iu përgjigj:

“Jo , unë nuk mund të them që Gjykata Kushtetuese ka rënë, por mund të them që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon më në disa aspekte të saj që janë vendimet e seancës plenare dhe vendimet e mbledhjes së gjyqtarëve”, tha Dedja.

Por mos funksionim në seancë plenare do të thotë se gjyqtarët kushtetues nuk mund të dalin më në seancë për të zhvilluar këto procese sipas këtij kalendari të paralajmëruar.

Bashkim Dedja përsëriti sërish të njëjtin apel për zëvendësimin e vendeve vakante.

“Tashmë Gjykata Kushtetuese nuk formon më dot kuorumin me gjashtë anëtarë, e vetmja gjë që mund të them është të përshpejtohen procedurat për zëvendësimin e vendeve vakante”, tha ai.

Edhe më herët Bashkim Dedja ka deklaruar se “Gjykata Kushtetuese në këto kushte nuk po ju hyn çështjeve që në thelb rrezikojmë të na çojnë në Strasubrg”.

Në lidhje me vettingun Bashkim Dedja theksoi se shpresoj ta kalojnë të gjithë, por uroj që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt me qëllim që jo vetëm Gjykata Kushtetuese, po tërë sistemi gjyqtarë e prokurorë, të ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri.

“Elementi që na bashkon të tërëve është ana profesionale, vendimmarrja është kolegjiale dhe secili ka mendimin e tij, që mund të jetë shumicë, apo pakicë.

Kushdo që ka ardhur në Gjykatën Kushetuese është i vlerësuar në këtë aspekt, kurse anët e tjera, pasuria dhe personaliteti janë probleme individuale për secilin”.

Gjykata Kushtetuese në krizë, ja apeli që ka kryetari i saj Bashkim Dedja për … Read More »

Mendohuni mire nese do te kaloni ne rrugen e Kombit!Te tuneli paguhet.Ja sa …

Kompania që ka marrë me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit do të vendosë që nga nesër tarifa për kalimin e mjeteve.  Sipas kontratës, për çdo kalim të automjeteve do të ketë një taksë fikse për hyrjen dhe daljen nga autostrada.

Taksa do të paguar në hyrje të tunelit të Kalimashit. Konkretisht, në bazë të kontratës për çdo autoveturë taksa e hyrjes do të jetë 5 euro. Po ashtu dhe taksa e daljes 5 euro. Thënë ndryshe, për të përdorur Rrugën e Kombit çdo drejtues autoveture do të paguajë 10 euro.

Ndërkohë për kamionët tarifa është dhjetë euro hyrje dhe 10 euro dalje.

Lidhur me këtë procedurë, zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thanë për “Koha Jonë” se pagesa e tarifave është parashikuar në kontratën e firmosur me koncesionarin. Sipas kësaj pike, “koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës. Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të Tunelit të Thirrës”.

Koha e vendosjes së taksës mund të ishte aplikuar nga kompania që në momentin kur është firmosur kontrata, në vitin 2016. Por kompania ka vendosur që pasi të bëjë disa riksiontruksione dhe vendosje sinjalistike të nis testimin e vjeljes së taksës. Kontrata është firmosur në dhjetor të vitit 2017 nga qeveria shqiptare me konsorciumin e kompanive “CATALYST VIVA DAS GENERAL CONTRACTING, LLC – SALILLARI, SH.P.K – BEE TECH – VIOLIAP ATEVE – KASTRATI, SH.A”. Marrëveshja është e vlefshme për 30 vitet e ardhshme.

Sipas parashikimeve të tenderit, kompania koncesionare premton të investojë për përfundimin e disa segmenteve të rrugës si dhe për mirëmbajtjen e saj në këmbim të një pagese vjetore për rreth 13 vjet prej 5 milionë eurosh në vit. Gjithashtu, trafiku aktual i rrugës prej 4,200 mjetesh në ditë pritet t’i japë kompanisë koncesionare prej mbi 6 milionë euro në vit, ndërkohë që rritja e trafikut përgjatë dekadave të ardhshme pritet të japë të ardhura shtesë për kompaninë.

Pika e kontratës që parashikon vendosjen e taksës në vitin 2016 është pritur me kritika dhe protesta në vitin 2016 nga banorët e zonës. Firmat që vjelin taksën thonë se do të ketë lehtësira për banorët dhe mjetet që udhëtojnë më shpesh në këtë rrugë.

Nga nesër fillon taksa e Rrugës së Kombit.

Mendohuni mire nese do te kaloni ne rrugen e Kombit!Te tuneli paguhet.Ja sa … Read More »

Llogaraja mbulohet nga dëbora!

Llogaraja mbulohet nga dëbora. Prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, rreshjet e dëborës kanë krijuar vështirësi në aksin rrugor pranë qafës së Llogarsë, ndërsa trashësia e dëbores ka arritur deri në 30 cm.

Eshtë kërkuar kujdes nga drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhir, për shkak të pranisë së ngricave në rrugë, cka vështirëson edhe më shumë lëvizjen e automjeteve.

Problematike situata mbetet kryesisht në orët e para të mëngjesit, por edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes, pasi ulja e temperaturave në zonë, krijon ngrica në zonë.

Llogaraja mbulohet nga dëbora! Read More »

Kërcënimi, në Torovicë sërish shkëputje gurësh dhe asnjë masë

Nuk është shuar ende tragjedia e Torovicës, ku humbën jetën 3 persona si pasojë e shkëputjes së një shkëmbi, është ende e freskët në rrethin e Lezhës.

Ditë më parë, rruga e Kalasë pësoi sërish rrëshqitje në pjesën e murit mbrojtës. Por, përveç masave paralajmëruese e vendosjes së shiritave dhe tabelave, nga bashkia nuk ka asnjë ndërhyrje.

Aleksandër Prenga, që banon në pjesën e sipërme, apelon ndaj organeve lokale dhe qendrore. Ai ka frikë se, duke qenë se banesa e tij është e palegalizuar, nuk merren masa.

Të rrezikuar janë edhe kalimtarët dhe mjetet që lëvizin në këtë rrugë. Ndërkohë që për specialistin e Monumenteve, Ded Margjoni, ndërhyrja kërkon specialist.

Përfaqësuesit e bashkisë dhe prefekturës, shprehen se janë nisur shkresat në Drejtorinë e Emergjencave, ku kërkohet asistencë dhe ndihmë. Deri në një përgjigje të kësaj drejtorie, banorëve u duhet të jetojnë me frikë.

Kërcënimi, në Torovicë sërish shkëputje gurësh dhe asnjë masë Read More »

Vendimi i Qeverisë – Sa do rritet pagesa e papunësisë, kush përfiton

Rritet pagesa e papunësisë, shkon 12 mijë lekë në muaj nga 11 mijë lekë që përfitonin të papunët. Qeveria miratoi dje vendimin me programin e pagesës së papunësisë, ku masa e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia për çdo përfitues është 50% e pagës minimale në shkallë vendi.

Sipas vendimit të qeverisë, pagesa e papunësisë do të jetë 50 për qind e pagës minimale, pra, në vlerën e 12 mijë lekëve. Pagesa e papunësisë është mbështetja financiare për të gjithë të papunët, që mbesin të tillë për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës, falimentimit të ndërmarrjes etj.

Periudha gjatë së cilës përfituesi merr pagesën e së ardhurës nga papunësia njihet si vjetërsi pune, e siguruar për efekt pensioni pleqërie, familjar dhe invaliditeti. Qeveria miratoi dje vendimin edhe pagesën prej 5,500 lekësh për ato familje, që dalin nga skema e ndihmës ekonomike dhe pranojnë të ndjekin një kurs të formimit profesional.

KONTRIBUTET
Për të përfituar nga kjo pagesë, duhet që individët të kenë qenë të siguruar dhe kjo do të bëhet në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet shoqërore. Sipas vendimit të qeverisë, ata që kanë vetëm një vit të siguruar, u lind e drejta të marrin vetëm tri paga në masën 12 mijë lekë secila.
Ata që kanë 3 vjet të siguruar do të përfitojnë 6 pagesa papunësia, ata që kanë kontribuar pesë vite, do të marrin 9 paga dhe ata që kanë mbi 10 vite sigurime, do të marrin për 1 vit rresht pagesën e papunësisë. Personat gra mbi 55 vjeç dhe burra mbi 60 vjeç përfitojnë pagesë papunësie 12 muaj, me kusht që të kenë kontribuar 1 vit në sigurimet shoqërore, për çdo rast përfitimi.

Vendimi përcakton se do të kenë shtesë në masën 5 për qind për çdo fëmijë në ngarkim, deri në moshën 18 vjeç, si dhe për personat që janë duke vazhduar studimet ose janë të paaftë (KMCAP), deri në moshën 25 vjeç. Shtesa familjare për çdo fëmijë, në masën 5% të nivelit bazë, nuk duhet të jetë më shumë se 30%.
Sa u takon rasteve kur prindërit janë të divorcuar me vendim gjykate, shtesën familjare e merr prindi që ka në ngarkim fëmijën. Përfituesi i pagesës të së ardhurës nga papunësia është i detyruar të paraqitet në zyrën e punësimit një herë në muaj për të konfirmuar prezencën e tij ose sa herë thirret nga kjo zyrë, me qëllim punësimin e tij.

Vendimi i Qeverisë – Sa do rritet pagesa e papunësisë, kush përfiton Read More »

Orkestra e RTSH dhe këngëtarja shqiptare i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve

Pas lajmit se aksioni i mbjelljes së pemëve u shty deri në 22 Prill, nismës së Bashkisë së Tiranës iu bashkua edhe Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dhe këngëtarja Eni Koçi. Ata mbollën disa pemë rreth Amfiteatrit të Liqenit Artificial, i cili po rikonstruktohet për t’u shndërruar në Teatrin e Hapur të Tiranës, që gjatë pranverës dhe verës do të mirëpresë shumë aktivitete artistike. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se punimet për rikonstruksionin e Teatrit të Hapur janë shumë afër fundit. “Ky është një investim në natyrë, ku shpresoj që edhe ju do të sillni shfaqjet tuaja. Ndaj, jam shumë i lumtur që miqtë tanë të Orkestrës së RTSH na u bashkuan dhe për një çast lanë instrumentet e tyre, për të marrë një instrument tjetër, po aq të rëndësishëm për qytetin: lopatën, e për të na u bashkuar si një kor në këtë ‘muzikë të gjelbërimit’ që kemi ‘kënduar’ ditët e fundit. Ju falenderoj shumë!”, tha ai.

Veliaj tha se janë të shumtë qytetarët që e frekuentojnë këtë mjedis gjatë gjithë vitit, ndaj rikthimi në identitet do t’i kthejë qytetarëve që kalojnë orët e tyre në këtë pjesë të liqenit, i cili do të jetë jo thjesht një ambient modern edukimi e argëtimi, por edhe një skenë teatrore. Dirigjenti Oleg Arapi, u shpreh i entuziazmuar për atmosferën e re që po merr e gjithë kjo zonë, duke i dhënë të rinjve një teatër të ri në natyrë e plot gjelbërim. “Zgjodhëm lopatën pikërisht për t’u krijuar një atmosferë sa më të këndshme brezave në vazhdim, fëmijëve tanë në radhë të parë, dhe për të krijuar një mjedis sa më të këndshëm, që të kemi mundësi të japim koncerte të bukura në këtë skenë të bukur që keni krijuar. Shpresoj që do e kënaqim publikun në çdo stinë”, tha Arapi.

Kryebashkiaku vlerësoi edhe kontributin e këngëtares Eni Koçi, që iu bashkua fushatës, si përfaqësuese e gjeneratës së re të artistëve të talentuar. “Dua të falenderoj shumë Enin që përfaqëson një gjeneratë të re artistësh. Ky është mesazhi që duam të japim për shumë të rinj që mendojnë që ky vend s’bëhet”, u shpreh ai. Ndërsa, Eni Koçi i kërkoi të gjithë të rinjve që të bashkohen në këtë nismë për të lënë një gjurmë në krijimin e një mjedisi të pastër. Veliaj e cilësoi fushatën e mbjelljeve në Tiranë si një nga më mbresëlënëset, e cila tashmë ka krijuar edhe një model të ri në sjelljen qytetare. “Ka qenë një ndër fushatat më mbresëlënëse në kujtesën time të qytetit, ku përveç atyre që e kanë për detyrë, siç Bashkia e ka për detyrë të mbjellë, të gjelbërojë, të ujisë, të krasisë, e ka për detyrë të bëjë këtë infrastrukturë, për herë të parë edhe njerëzit u ndjenë se i përkasin këtij qyteti dhe kush përket në një familje, kontribuon tek ajo familje”, tha Veliaj.

thumbnail_Veliaj gjate mbjelljes se pemeve ne zonen e Amfiteatrit te Parku i Liqenit Artificial 2 (1)thumbnail_Veliaj gjate mbjelljes se pemeve ne zonen e Amfiteatrit te Parku i Liqenit Artificial 3thumbnail_Veliaj gjate mbjelljes se pemeve ne zonen e Amfiteatrit te Parku i Liqenit Artificial 4thumbnail_Veliaj gjate mbjelljes se pemeve ne zonen e Amfiteatrit te Parku i Liqenit Artificial 5

Orkestra e RTSH dhe këngëtarja shqiptare i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve Read More »