Lajmi i fundit

Majollarin e ”vrau” vonesa, avokati zbulon se…

28-vjeçari Mario Majollari, u vra nga gjakëmarrja mbrëmjen e 10 e prillit në Tiranë. Majollari nga frika kishte kërkuar azil në Suedi, por shteti atje nuk e besoi. Nga Suedia, avokati i 28-vjeçarit, Maravgi Staifo, rrëfen arsyet përse iu refuzua azili. “Ai i shpjegoi mirë arsyet e tij për azil, por Bordi suedez i Emigrimit nuk e pranoi aplikimin e tij pasi ishte me vonesë. Vrasja ka ndodhur në vitin 2000 dhe kërkesa për azil u bë shumë vite më vonë”, u shpreh avokati.

Në maj të 2014 Mario kishte aplikuar për leje qëndrimi në Suedi, por nuk iu pranua, pavarësisht se ai kishte rrëfyer historinë e familjes së tij dhe frikën e hakmarrjes.

Në gusht 2015, Bordi i Migracionit në Suedi nuk e kishte pranuar kërkesën. Media suedeze shkruan se 28-vjeçari apeloi dhe mori refuzimin e mëtejshëm të së drejtës administrative në Gothenburg, dy ditë para prag të Krishtlindjeve në të njëjtin vit. 28-vjeçari kërkoi një gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por nuk e mori atë dhe u kthye në Shqipëri në pranverën e vitit 2016.

Gjatë kohës së tij në Suedi, 28-vjeçari jetonte në strehimin e azilkërkuesve Hotell Mälarblick në Strängnäs. Anders Hedqvist, menaxher i vendstrehimit e ndihmoi me punë të ndryshme gjatë viteve që ai kishte kaluar atje.

“Ai më ka shpjeguar me detaje historinë e tij, çfarë ka ndodhur dhe pse ndihej i kërcënuar. Por, Bordi i Emigrimit tha se edhe nëse ka ndonjë rrezik nga individë në Shqipëri, mund të gjente mbrojtje nga autoritetet shqiptare”,-tha avokati për emisionin ”Pasdite” në Top Channel”.

Majollarin e ”vrau” vonesa, avokati zbulon se… Read More »

Çanta me drogë drejt Greqisë, kush është 37-vjeçari shqiptar i arrestuar

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap teksa transportonte drogë. Mediat greke bëjnë me dije se Erion Topit nga Durrësi iu sekuestruan 121 kg marijuanë.

Shqiptari u kap sot në Parapotamo të Igumenicës, ndërkohë që në kërkim është shpallur një tjetër shqiptar.

Mësohet se policia greke ka zbuluar 5 çanta me 108 pako që përmbanin 121 kg 492 gram marijuanë.

Çanta me drogë drejt Greqisë, kush është 37-vjeçari shqiptar i arrestuar Read More »

Deklarata surprize e Rames ne mbledhjen e grupit te Partise Socialiste

Kryetari i PS dhe kryeministri, Edi Rama, ka bërë një deklaratë suprizuese në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste. Duke komentuar zhvillimet politike dhe punën e deputetëve socialistë, Rama deklaroi se PS duhet të punojë me qytetarët dhe bazën e partisë, “njëlloj sikur zgjedhjet të ishin në muajin qershor, tani”.

“Të punohet më shumë me bazën. Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor”, – ka deklaruar ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Ndërsa vëmendja duhet të ishte te qeveria dhe reformat ligjore në parlament, kryeministri u kërkon deputetëve të mendojnë për vota dhe mandate, pra për zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme. Zgjedhjet e ardhshme vendore janë një vit larg, ndërkohë që deklaratat e Edi Ramës në PS ngjajnë sikur të jetë fillimi i një fushate elektorale. Qëndrime të tilla, ngjajnë si sinjale që kryeministri u jep deputetëve dhe strukturave të partisë. Më shumë se apel për deputetët, kryeministri jep mesazhin publik se PS dhe qeveria e tij është në gatishmëri për zgjedhje të parakohshme. Kriza politike, protestat dhe gjithë reagimi në bllok i opozitës, pavarësisht se nuk i ka numrat në Kuvend, krijojnë një situatë të pakëndshme për qeverinë.

Edhe pse klima politike në Tiranë nuk është e favorshme për qeverinë, sinjalet nga Brukseli si rrallë herë, janë pro qeverisë. Sado që kritikat në Shqipëri janë në nivelet më të larta, me rekomandimin e BE në ‘xhep’ kreu i qeverisë do të sillet sikur ka arritur suksesin më të madh. Dhe këtë lojë ai, pra Rama, e luan mjeshtërisht bukur.

Nuk është çudi që për të shtensionuar situatën kryeministri të bëjë manovra elektorale duke përmbysur gjithë situatën politike. Këtë kontradiktë ku BE i hap negociatat dhe opozita në Tiranë i bllokon rrugët, Edi Rama mund ta zgjidh me një variant radikal, por jo dhe aq të panjohur.  Skema është dërgimi i vendit në fushatë elektorale. Me që PD dhe LSI duan ta rrëzojë, edhe me dhunë në sheshe, kryeministri Rama u hedh sfidën: Ejani më rrëzoni me vota në zgjedhje të parakohshme! Dhe koha kur e bën këtë është e favorshme për qeverinë, pasi nëse BE i jep statusin Shqipërisë, atëhere Rama dhe PS do ta rrotullojnë si shans fatlum për të rifituar prapë një mandat të ri qeverisës. Rama shfrytëzon faktin se Kodi Zgjedhor ende nuk ka nisur të diskutohet, kështu që zgjedhjet e reja do të jenë identike me ato të kaluarat, ku si rregull makineria qeverisë elektorale ka në dorë çdo gjë që lidhet me votat. BE dhe SHBA e shohin qeverinë e PS me probleme, por jo shqetësuese për stabilitetin në Rajon. Me sa duket me shumë po shikojnë stabilitetin se sa demokracinë! Nga ana tjetër opozita është e ashpër dhe luftarake, por pa organizuar dhe e pa testuar sesi do të funksionojë koalicioni në terren. LSI ka gati motorat për çdo sfidë elektorale, kurse PD ndodhet në një sherr akoma të pazgjidhur brenda vetes.

Fakti që Edi Rama, duke e ditur se qeverisja do shkojë më keq dhe situata do vrapojë drejt rrëmujës politike, duke e bllokuar qeverisjen, po lëshon sinjale për të tijtë se përgatituni si për zgjedhje parlamentare. Dhe shfrytëzon marrjen e Statusit nga BE, gjithnjë nëse e merr në maj. Për të shkuar në zgjedhje të parakohshme nuk e pengon Kushtetuta, pasi Rama bën Mocion Besimi dhe vetrrëzohet, ndaj pas kësaj për 45 ditë shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare me këtë qeveri dhe kryeministër.

Opozita ka nevojë të jetë vigjilente, kryeministri diçka po thur.

Gjithkça mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!

Deklarata surprize e Rames ne mbledhjen e grupit te Partise Socialiste Read More »

Adriatik Llalla arrestohet këto ditë, në radhë Ilir Meta, Sali e Shkelzen Berisha, Genc Ruli, Ilir Beqja, Sokol Dervishaj dhe “peshqit” e tjerë të mëdhenj

Ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të arrestohet këto ditë. Lajmin e ka paralajmëruar 1 muaj më parë “Pamfleti”, dhe tashmë me gjysmë zëri po e pranojnë dhe institucionet shqiptare.

Zullumet e kryera nga Llalla që nga mbyllja e dosjeve të mëdha në ngarkim të kriminelëve më të rrezikshëm e deri tek politikanët më të lartë në vend, janë dhe provat e para që do të dërgojnë në qeli ish kryeprokurorin. I cili me mosveprimin por dhe me veprimet e tij të mbrapshta ka destabilizuar situatën e luftës kundër krimit dhe kriminelëve me dhe pa pushtet në Shqipëri.

Duke sjellë dhe shpëtimin e tyre nga prangat dhe duke mbajtur në liri krimin, që i ka sjellë mjaft dëme qytetarëve shqiptarë, por dhe vetë Shqipërisë.

Dëme që kanë vështirësuar rrugën e vendit tonë drejt integrimit në BE, por dhe kanë acaruar së tepërmi marrëdhëniet e klasës politike shqiptare që nuk do reformën në drejtësi me partnerët tanë ndërkombëtarë, kryesisht SHBA e BE.

Njëherësh Adriatik Llalla do të dënohet dhe për pasuritë marramendëse, të patundshme dhe të tundshme të vëna përmes pushimit të dosjeve të rënda të krimit dhe kriminelëve në Shqipëri, blerjes lirë të këtyre pronave nga këta kriminelë.

Më pas shitja deri pas një javë nga blerja, me çmime deri në 20 fish. Duke pasur dorë të lirë dhe nga politika, kryesisht opozita e sotme, krerëve të të cilës i ka mbyllur të gjitha dosjet e abuzimeve e trafiqeve të mëdha, Adriatik Llalla fshatari nga Gramshi ngriti perandorinë e tij të pasurive dhe të mbështetjes politike për mbrojtjen e këtyre pasurive.

Goditjen e parë e dha SHBA që e shpalli të padëshirueshëm. Bashkë me të, të padëshirueshëm shpalli dhe familjen e tij të ngushtë, bashkëshorten e dy fëmijët si dhe bashkëpunëtoren Rovena Gashi.

Kjo e fundit praktikisht ish numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme dhe pjesë e familjes së ngushtë të Llallës.

SHBA e shpalli “non grata” nën argumentimin se Llalla ishte i përfshirë në korrupsion të cilësuar dhe se kishte mbrojtur të gjithë politikanët dhe zyrtarët e korruptuar.

Ndërkohë që sa ishte në detyrë Adriatik Llalla, ka qënë vetëm “Pamfleti” ai që nisi të zbërthejë i pari pasurinë e paligjshme dhe abuzive të vëna nga ish kryeprokurori.

Kur “Pamfleti” botoi faktin se Adriatik Lllalla kishte blerë shtëpi në Këln të Gjermanisë dhe dërguar familjen atje paraprakisht, shumë nga mediat nisën ironitë.

Madje “zara” në media sulmuan dhe editorin e “Pamfletit”.

Por pikërisht ky lajm shërbeu për thellimin e hetimit nga SHBA, pasi nga Gjermania Llalla bashkë me familjen dhe dashnoren deshi të hidhej në SHBA për të fituar shtetësinë. Dhe u shpall person “non grata”.

Tashmë këto media kanë ardhur në pozicionin që ka shkruajtur “Pamfleti” muaj më parë se për shkak të abuzimeve Adriatik Llalla jo vetëm u largua nga detyra, por do t’i vihen prangat.

Gjë që nga këto media u kundërshtua në atë kohë.

Tashmë prangat për Llallën janë çështje ditësh. Dosja hetimore e tij është transferuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërkohë që Krimet e Rënda do të nxjerrin në ditët në vijim,

urdhër-arrestin për ish-kryeprokurorin Llalla.

Arsyeja e transferimit të dosjes nga prokuroria e Durrësit te ajo e Krimeve të Rënda lidhet me një vendim të Gjykatës së Lartë. E cila udhëzon prokuroritë e rretheve që çështjet penale të regjistruara për zyrtarë të lartë nga 1 gushti 2017, duhet t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pasi kjo e fundit ka kompetencat ligjore për të hetuar këtë kategori.

Dhe 4 vepra penale zyrtare që janë në ngarkim të Llallës dhe që do ta çojnë këto ditë në burg janë:

1.Refuzim për deklarim të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë të pasurisë; 2.Mosdeklarim i të të hollave ne kufi;

3.Pastrim të produkteve të veprës penale;

4.Shpërdorim detyrë’ të parashikuar nga nenet 257/a,  179/a,  287 he 248 të Kodit Penal.

Në bazë të këtyre veprave penale dhe të tjerave që do dalin hap pas hapi Adriatik Llallën e pret një burgim i gjatë. Por nuk do të jetë vetëm.

Llalla do të hapë vetëm siparin e arrestimit të “Peshqve të mëdhenj”. Ashtu sikurse ka paralajmëruar muaj me radhë “Pamfleti” në burg për t’i bërë “shoqëri” Llallës do të përfundojë ish kreu i LSI dhe presidenti aktual Ilir Meta.

Presidenti do të arrestohet për abuzimet e mëdha me detyrën, vjedhje në përmasa të pallogaritshme, arin e Kërrabës dhe çfarë i ka dalë përpara.

Do të paguajë me burg për përzierjen në aferën e CEZ e DIA ku shteti ka humbur mbi 500 milionjë euro, eleminimin fizik të ish ambasadorit shqiptar në Pragë Qazim Tepshi, ish drejtorin e zyrës Jurdike në METE Zamir Stefani.

Por Meta do jetë në burg dhe për mosdeklarim pasurie të tundshme dhe të patundshme, lidhje me krimin, abuzim me pushtetin dhe ryshfetet e publikuara me zë e figurë prej 700 mijë eurosh për koncesione dhe tenderime.

Por është nën akuzë dhe për nxjerrje droge dhe parash në rrugë tokësore dhe pa i deklaruar në kufi. Këto i ka nxjerrë përmes gruas së tij Monika Kryemadhi, aktualisht kryetare e LSI.

Pas Metës në burg do të jetë dhe Sali Berisha, me një sërë akuzash në shpinë, “Gërdecin” ku mbeten të vrarë 26 persona të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Berisha do paguajë me burg dhe për “Rrugën e Kombit” ku u vodhën gati 450 milionë euro, 230 milionë të evidentuara nga KLSH dhe pjesa tjetër nga shembjet e herë pas hershme të tunelit të Kalimashit, si dhe para të tjera të hedhura kot në erë ndërkohë që rruga nuk ka përfunduar ende.

Berisha do të paguajë me burg dhe për vrasjen e 4 demonstruesve të opozitës më 21 janar, për aferën e CEZ me vlerë 414 milionë euro bashkë me të birin Shkelzen Berisha.

Por dhe për një sërë vrasjesh politike që nga Tropoja e deri tek vrasjen e trafikantëve të drogës, bashkëpunues me të birin Shkelzen dhe ish badigardin e tij, njëherësh ish zv.drejtor i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj.

Në burg do të përfundojë dhe ish ministri i METE Genc Ruli, njeriu që ka kopsitur aferën e CEZ dhe që mban përgjegjësi direkte për humbjen e 414 milionë eurove nga ana e arkës së shtetit shqiptar.

Bashkë me të në pranga do të jetë dhe ish ministri socialist i Shëndetësisë Ilir Beqja, për të gjithë abuzimet e e bëra përmes koncensioneve në këtë dikaster për katër vite me radhë. Duke i sjellë shtetit një humbje prej miliona dollarë.

“Shoqëri” në burg do t’u bëjë dhe ish ministri i Transporteve dhe kamikaz i Ilir Metës, Sokol Dervishaj.

Abuzimet e tij nuk kanë të sosur që nga 85 milionë eurot e humbura nga privatizimi i dështuar i Alpetrol e deri tek miliona eurot e rrugëve, më specifike ato të rrugës Tiranë-Elbasan.

Bashkë me ta do të jenë dhe “peshq” të tjerë të mëdhenj.

Por po ndalemi për momentin në këto emra që do të përfujndojnë së shpejti në pranga duke i dhënë dhe kuptim reformëss në drejtësi.

Publikuam këto emra për t’u dhënë mundësi e ndonjë ironie të mediave që as do ta publikojnë lajmin tonë.

Këtë gjë do ta bëjnë pas arrestit, për t’i dhënë kënaqësinë “Pamfleti” më pas të ironizojë me kapjen e medias nga kokat korrupsionit dhe krimit në Shqipëri dhe humbjen e integritetit profesional dhe moral kundrejt disa “dorovitjeve” në euro të përmuajshme për pronarët.

Reforma në drejtësi tashmë ka nisur rëndë. SHBA e BE janë në mbështetje të plotë duke dhënë siguri për shkuarjen në fund të këtij procesi dhe arrestimit të “Peshqve të mëdhenj”.Pamfleti.com

Adriatik Llalla arrestohet këto ditë, në radhë Ilir Meta, Sali e Shkelzen Berisha, Genc Ruli, Ilir Beqja, Sokol Dervishaj dhe “peshqit” e tjerë të mëdhenj Read More »

Deutche Welle jep lajmin e madh për shqiptarët

KE do të aprovojë “Paketën e zgjerimit”, raporte për përparimin drejt BE. Shqipëria e Maqedonia pritet të marrin rekomandim për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, Kosova pret kritika për ngadalësimin e reformave.
Në prag të publikimit më 17 prill të raportit të përparimit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Brukseli bëri të ditur se mbështetja dhe fokusi i Brukselit për procesin e zgjerimit nuk do të ndikojë në asnjë formë vlerësimin për gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit, të të drejtave të njeriut, ekonomisë dhe përputhshmërinë me standardet e BE në secilin nga gjashtë shtetet partnere në rajon. Sipas informacioneve që ka DW për raportin e këtij viti për paketën e zgjerimit, sundimi i ligjit, krimi i organizuar dhe korrupsioni, liria e shprehjes dhe konfliktet bilaterale janë vlerësuar sërish si “çështjet më të dhimbshme” për të gjithë rajonin.Shqipëria dhe Maqedonia të gatshme për një hap të mëtejshëm drejt BE

Shqipëria dhe Maqedonia, sipas informacioneve të para nga raporti vjetor i Komisionit Evropian, do të marrin rekomandime për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Eduard Kukan, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe kryetar shumëvjeçar i Komitetit për Bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor i tha DW se ai beson se të dyja vendet kanë bërë përparim të qenësishëm në rrugën drejt BE.

“Shqipëria ka bërë një reformë të thellë juridike, e cila, pasi të zbatohet do të jetë reforma më e rëndësishme e zbatuar midis shteteve në procesin e zgjerimit, dhe do të thosha edhe më serioze se në rastin e disa shteteve anëtare të BE.”

Në vlerësimet e tij Komisioni Evropian nënvizon se Shqipëria po ecën përpara në të pesë prioritetet kyçe që janë thelbësore për integrimin në BE – nga reforma e administratës publike, reforma juridike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Në krye të këtij viti, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se nëse Shqipëria vazhdon në këtë mënyrë në rrugën e reformave, Komisioni do t’i japë një rekomandim për të nisur negociatat e anëtarësimit brenda gjashtë muajve të parë të 2018-ës. Dhe kjo me sa duket do të ndodhë.

A do ta “zhbllokojnë” shtetet anëtare Maqedoninë?Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ka pritur për një kohë të gjatë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE. Në 2005 Maqedonia mori statusin e kandidatit për anëtarësimin në BE. KE e rekomandoi dy herë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë, në 2009 dhe në 2012. Të dyja herët Maqedonia nuk mori mbështetjen e nevojshme nga shtetet anëtare, në radhë të parë për shkak të konfliktit për emrin me Greqinë. Pas zgjedhjeve të fundit, në Maqedoni ndodhën ndryshime dramatike me ndërrimin e qeverisë. Vlerësimi i Brukselit është se Maqedonia e ka “kapërcyer krizën politike” dhe ka treguar “një vullnet të qartë politik për progres”.

Eduard Kukan thotë se Maqedonia ka bërë një progres të konsiderueshëm në vitin e fundit. Ai shton se kryeministri aktual Zoran Zaev po drejton një politikë të jashtme dinamike dhe po përpiqet t’i zgjidhë çështjet e hapura.

“Ndodh shpesh që shtetet anëtare nuk i bazojnë pozicionet e tyre në rezultatet që arrin një shtet në procesin e integrimit evropian, por në çështje politike dhe bilaterale. Unë do t’i bëja thirrje Këshillit që t’i vlerësojnë në mënyrë objektive rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe Maqedonia në rrugën e tyre drejt BE,” tha Kukan.

Jozyrtarisht, DW mësoi nga burime diplomatike të Brukselit se zyrtarë të lartë të BE kanë zhvilluar diskutime me shtetet anëtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën praktikisht deri në momentin e miratimit të raporteve. Në Kosovë gjërat nuk ecin si duhet

Sipas Eduard Kukanit, Kosova, ashtu si Bosnjë-Hercegovina nuk duhet të presin raporte pozitive nga Komisioni Evropian këtë vit. Sundimi i ligjit dhe aspekte ekonomike të vendit janë ende nën një pikëpyetje të madhe, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është në stanjacion, me shkallëzime të herhershme dhe tensione në të dyja palët. Komisioni Evropian beson se reformat në Kosovë janë ngadalësuar në sajë të periudhës së zgjedhjeve vitin e fundit në Kosovë. Autoriteteve të Prishtinës do t’u kërkohet që të punojnë në mënyrë me efikase për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, por edhe që të angazhohen më fort në dialogun me Beogradin. Në këtë kuadër përfshihet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani në radhë të parë ngritja e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.

“Besoj se ky raport nuk do t’i sjellë shumë inkurajim Kosovës, sepse mund të kishin bërë shumë më tepër. Sa kohë iu desh Parlamentit të Kosovës që të aprovojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi? Kjo është një provë se gjërat në Kosovë nuk ecin si duhet të ecnin. Unë pres një sërë rekomandimesh të ashpra në raport për atë si duhet ecur dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen në rrugën evropiane,” tha Kukan.

Përsa i përket liberalizimit të vizave, ai nuk do të jetë pjesë e raportit për Kosovën. Pas një kohe të gjatë, Prishtina plotësoi njërën nga dy kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave dhe aprovoi një marrëveshje demarkacioni me Malin e Zi. Në Bruksel dëgjon të thonë se në mënyrë që të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën, së cilës ende i duhen viza për të hyrë në Shengen, Komisioni Evropian mund të paraqesë disa aspekte pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë, i cili është kushti i fundit që ka mbetur. Në anën tjetër, për shkak të imigrimit të madh nga Kosova, shtetet anëtare janë më shumë se të kujdesshme kur vjen puna për ta përfshirë Kosovën në listën e bardhë të Shengenit.

Serbia dhe Mali i Zi – kryesojnë, por me probleme të dukshme në sundimin e ligjit
Vitin e kaluar, Serbia dhe Mali i Zi morën nga Komisioni Evropian titullin e “pararojës” në rrugën drejt BE.

“Është e qartë se këto vende do të marrin mbështetje nga KE për të hapur dhe për të mbyllur me shpejt kapitujt e anëtarësimit, shoqëruar me këmbënguljen për plotësimin e të gjitha kritereve pa lëshime,” thotë Eduard Kukan.

Ajo që është e qartë është se një nga pjesët më të rëndësishme, nëse jo më e rëndësishmja e raportit të Komisionit Evropian për Serbinë, do të jetë procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Ka një vonesë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe në normalizimin e marrëdhënieve midis të dyja vendeve.

Në këtë raport, KE do t’i kujtojë Serbisë se përparimi i saj në rrugën drejt BE do të varet nga reformat e brendshme po kaq sa nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani në dialog, në radhë të parë në fushën e energjisë.

Megjithë vlerësimet e mira që merr për reformat e saj ekonomike dhe për rolin pozitiv në marrëdhëniet rajonale Serbia po përballet sërish me kritika për reformën juridike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe lirinë e shprehjes. Këto janë elementë të dhimbshëm në të gjithë rajonin, të cilat vazhdojnë të ekzistojnë që prej nisjes së procesit të integrimit e´në BE.

Deutche Welle jep lajmin e madh për shqiptarët Read More »

Plas sherri mes të burgosurve në Itali, shqiptarët përleshen për vdekje

Pesë të dënuar mbetën të plagosur nga një përleshje në burg mes shqiptarëve dhe italianëve në Avellino.  Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, por ende nuk dihet nëse është shqiptar apo italian.

Ndërhyrja e gardianëve shmangu një përleshje më të madhe që mund të kishte bilanc më të madh të plagosurish. Ndërkohë që ka nisur një hetim nga autoritetet italiane për ngjarjen.

Plas sherri mes të burgosurve në Itali, shqiptarët përleshen për vdekje Read More »

Detaje të reja “bombë”/ Shqiptari i vrarë nga mafia në Kolumbi, ja çfarë thotë ministria shqiptare

Një tjetër shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë në një atentat tipik mafioz, pak ditë më parë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.

Po flasim për sarandjotin Adriatik Lagji, i cili prej vitesh jetonte në këtë shtet, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me motivet e vrasjes së tij, edhe pse dyshimet e para bien mbi lidhjet e mundshme me trafikun e drogës.

Ndër vite, shtetet e Amerikës Latine, veçse kanë eksportuar kokaine drejt Europës, kanë importuar dhe persona me të dhëna të forta kriminale.

Së paku 6 atentate janë regjistruar vitet e fundit në Kolumbi e Ekuador, ku objektiva kanë qenë shtetas shqiptar.

Por pavarësisht këtyre shifrave, të cilat për një vend si Shqipëria nuk janë të vogla, nga informacionet që disponon Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, situata është mëse normale. Shqipëria ka përfaqësi diplomatike vetëm në Brazil, përfaqësi e cila mbulon dhe shtetet e tjera të Amerikës Latine.

Në një përgjigje për Vizion Plus, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka bërë një pasqyrë të situatës në këto vende dhe të shtetasve shqiptarë që kanë probleme me drejtësinë.

Sipas informacioneve që kemi deri në fund të vitit 2017, në Brazil ndodheshin 3 të burgosur, në San Paolo për çështje narkotikësh, por Ambasada nga viti 2016 e në vijim nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet e Brazilit.

Ambasada ka një bashkëpunim të përhershëm me të gjitha vendet e Amerikës Latine që kanë Selitë e tyre në Brazilia lidhur me numrin e shqiptarëve, situatën e tyre me drejtësinë, etj. Nga përgjigjet e marra nga disa vende duke përfshirë Kolumbinë, Republikën Dominikane, Paraguai, etj nuk rezulton të ketë shqiptarë të ndaluar apo me probleme me drejtësinë.

Atentati i fundit në Bogota vjen pas bllokimit të 613 kg kokainë në Durrës, e që ishte nisur pikërisht nga Amerika Latine, ndonëse nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.

Detaje të reja “bombë”/ Shqiptari i vrarë nga mafia në Kolumbi, ja çfarë thotë ministria shqiptare Read More »

Akuzohet se përdhunoi të bijën, analiza e ADN-së shokon babain

Ligor Biba nga Velçani i Pogradecit është akuzuar nga e bija e tij, 15-vjeçare se është përdhunuar nga babai duke e lënë edhe shtatzënë. 55-vjeçari ka mbajtur qëndrim mohues ndaj përdhunimit si gjatë hetimit ashtu edhe në gjykim. Por ADN-ja që i është bërë foshnjes ka zbuluar një detaj mjaft tronditës.

Analiza ka vërtetuar që Ligor Biba është babai i foshnjes që vajza e tij pret të lindë, pasi ajo është në muajin e 8 të shtatzënisë.

Ai u denoncua nga vajza e tij në tetor të vitit rë kaluar. Procesi gjyqësor ndaj Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk ka seksion për të miturit.

Akuzohet se përdhunoi të bijën, analiza e ADN-së shokon babain Read More »