Lajmi i fundit

Zbulohen detaje të frikshme mbi atentatin, 38-vjeçari ishte mbajtur në përgjim pasi makina …

Ervin Memo duket se është mbajtur në përgjim prej kohësh nga autorët e atentatit. Këtë gjë e tregon fakti se, makina ku iu vendos eksploziv nuk përdoretj nga 38-vjeçari por e kishte nxjerr në shitje. Memo e ndizte automjetin për disa minuta çdo mbrëmje që të mos i binte bateria, dhe këtë gjë kanë shfrytëzuar autorët.

Si shkak dyshohet të jenë çështjet e pronësisë pasi familja e 38-vjeçarit Ervin Memo, i cili mbeti i plagosur, ka qenë pale në disa procese gjyqësore për prona të trashëguara në qytetin e Fierit.

shpërthimi mendohet se ka qene i telekomanduar, pasi makina tip ‘Benz’ me targa AA270IV nuk lëvizte prej kohësh nga vendi ku ishte parkuar, për faktin se ishte në shitje. 38-vjeçari ndonëse nuk e përdorte makinën, e ndizte atë për të evituar defektet.

Mendohet se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme Ervin Memo ka bërë po të njëjtën gjë, por mjeti ka shpërthyer bashkë me të brenda, duke e lënë këtë të fundit të plagosur. 38-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ka dëmtime në nofullën e djathtë dhe copa xhami në pjesën më të madhe të trupit. Ndërkohë, policia po vijon me mbledhjen e provave dhe zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.

Zbulohen detaje të frikshme mbi atentatin, 38-vjeçari ishte mbajtur në përgjim pasi makina … Read More »

Vrasja e Majollarit, dëshmon Gjuzi: Nuk e vrava unë, në vendin e ngjarjes isha se…

I arrestuar në kufi me Kosovën pak ditë më parë, Kastrio Gjuzi i dyshuar për vrasjene  Marjo Majollarit në Tiranë ka dalë sot para gjykatës.

Kastriot Gjuzi nuk ka pranuar vrasjen, ndërsa ka deklaruar se ka qenë afër vendit të ngjarjes kur u vra Majollari, pasi 50 metra më larg ka shtëpinë e vjehrrës.

Nuk kam lidhje me vrasjen. Kam qenë afër vendit ku u vra Majollari, pasi 50 metër më larg kam vjehrrës. “Po kthehesha nga Kosova në Shqipëri me dëshirën time, nuk po tentoja të arratisesha”, ka thënë Gjuzi,.

Vrasja e Majollarit, dëshmon Gjuzi: Nuk e vrava unë, në vendin e ngjarjes isha se… Read More »

5 milionë euro mashtrim i kompanisë ”Gulf”, shpallet në kërkim Alban Aliko

Alban Aliko është shpallur në kërkim, pasi ka krijuar një skemë mashtrimi me tollonat e Gulf nga ku u ka marrë 1.5 milionë euro konsumatorëve, ndërsa dëmi në total kap shifrën e 5 milionë eurove. Pas kësaj skeme mashtrimi Aliko është shpallur në kërkim.

Disa muaj më parë kompania “Gulf Oil” ka shitur tollona 120 lekë për litër, një çmim ky mjaft i favorshëm në krahasim me tregun.

Prokuroria e Tiranës dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë bërë një veprim të tillë, teksa me shumicë çmimi i një litër karburant është edhe më i lartë.

Por po ashtu në skemën e detyrimeve mësohet se janë dhe 5 milionë euro detyrime tatimore të papaguara.

Nga këto, 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira. “Gulf” filloi aktivitetin në vitin 2013, kur krijoi shoqërinë “Sun Petroleum”.

Shkurtin e vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group” dhe më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye personale.

5 milionë euro mashtrim i kompanisë ”Gulf”, shpallet në kërkim Alban Aliko Read More »

Kashar, zjarr në një fabrikë riciklimi. Dëme të mëdha materiale

Një zjarr i madh ka përfshirë para pak minutash një magazinë riciklimi në Kashar. Deri tani nuk dihen detajet rreth ngjarjes.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 22.04.2018,  rreth orës 10:00, në Kashar, në një magazinë ka rënë zjarr.

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Kashar, zjarr në një fabrikë riciklimi. Dëme të mëdha materiale Read More »

Elbasan – Pse u hodh gruaja nga makina? Policia jep detajet

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje, lidhur me aksidentin e ndodhur një ditë më parë ku u aksidentua një grua 55-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan – Bradashesh, ku u ndalua drejtuesi i mjetit Julian Hida, 43 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprën penale “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur” dhe “largimi nga vendi i aksidentit”.

Arrestimi i tij u bë pasi, rreth orës 15:15, aksin rrugor Elbasan – Bradashesh, ai ishte duke drejtuar makinën tip Volkswagen Passat me targa AA 087 CD me drejtim lëvizjeje nga Bradasheshi në drejtim të Elbasanit .

Nga mjeti në lëvizje është hapur dera prapme e pasagjerit dhe nga mjeti është hedhur 55-vjeçarja me inicialet Sh. T., banuese në Bradashesh.

Kjo gjë është faktuar nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në afërsi të vendit të ngjarjes.

Po ashtu është zbuluar, drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurës, por është larguar nga vend i ngjarjes me shpejtësi, dhe rreth orës 17:50 është konstatuar dhe kapur nga patrulla e policisë.

Drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit me aparat Drager, ku rezultoi në provën e parë në masën 0.92 mg/l dhe në provën e dytë 1.07 mg/l.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje gruaja është dëmtuar rëndë, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Spitalin e Elbasanit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt, në gjendje të dehur” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Elbasan – Pse u hodh gruaja nga makina? Policia jep detajet Read More »

Hajdarmataj jep llogari para Arta Markut: Vettingu po ndikon për keq te prokurorët

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur pranë Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare raportin 1 vjetor të punës, ku ndër të tjera flitet edhe për afatet e hetimeve për çështje të caktuara.

Kreu i prokurorisë Hajdarmataj thotë se:  Megjithëse e pajustifikuar tek secili prokuror dhe oficer i policisë gjyqësore, mund të them se janë evidentuar luhajtje të angazhimit dhe vullnetit në punë si rezultat i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve paketë e reformës në drejtësi, ku parashikohet dhe ndryshimi i funksionimit të Prokurorisë Për Krime të Rënda.

NJË PJESË E RAPORTIT:

Shpejtësia në përfundimin e hetimeve nuk ka qënë një tregues i mirë, referuar ngarkesës dhe rezultatit të çështjeve të përfunduara dhe hetuara nga secili prokuror dhe oficer i policisë gjyqësore i seksioneve në prokurori dhe i shërbimeve të policisë gjyqësore.

Pothuajse pjesa më e madhe e procedimeve në hetim ka përfunduar pas një zgjatje afati të hetimeve dhe disa të tjera janë zgjatur deri në afatet maksimale të hetimit duke pasur dhe raste të zgjatjes së afateve të paraburgimit.

Disa nga arsyet e tjera që ndikojnë në zvarritjen e hetimeve, janë levizjet në detyrë të oficerëve të shërbimeve të policisë gjyqësore, në policinë e shtetit, ku gjatë vitit 2017 disa sektor në DPP Shtetit dhe në policitë vendore kanë ndryshuar tërësisht, duke i lënë procedimet në fazat më delikate të hetimeve të ndjekura për periudha të gjata kohe dhe me hetime proaktive.

Në shumë raste levizjet e tyre nuk janë plotësuar me oficerë të tjerë dhe ka sjellë për pasojë zvarritje në kohë të veprimeve dhe hetimeve. Ka një problematike të theksuar me transkriptimin e përgjimeve të zgjatura në kohë, duke mos i dhënë mundësinë prokurorit të operojë me verifikimin e fakteve që kanë dale nga përgjimet dhe të mos ketë mundësi të vendosë për zgjidhjen e çështjes në kohë të arësyeshme.

Megjithëse e pajustifikuar tek secili prokuror dhe oficer i policisë gjyqësore, mund të them se janë evidentuar luhajtje të angazhimit dhe vullnetit në punë si rezultat i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve paketë e reformës në drejtësi, ku parashikohet dhe ndryshimi i funksionimit të Prokurorisë Për Krime të Rënda.

Pritja për implementimin përfundimtar ka ndikuar në lidhje me pasigurinë e përfshirjes në të ardhmen në struktura të prokurorëve dhe policisë gjyqësore një ndikim i cili ka ulur vullnetin dhe efiçensën në shpejtësinë e hetimeve.

Po ashtu kam bindje se edhe ndryshimet që ka pësuar K.Pr.Penale, ku dispozita kalimtare për kompetencën e Gjykatës së Krimeve të Rënda ka pasur diskutime, ka ndikuAr paksa në shpejtësinë e hetimit, pasi nëse Gjykata e Lartë vendos ndryshe nga dispozita kalimtarë një numër i madh i procedimeve aktualisht në hetim në këtë prokurori, transferohet prokurorive të rretheve të tjera.

Imazhi i përfolur gjatë gjithë kohës nga faktori politik, duke e cilësuar sistemin si të korruptuar dhe mosfunksional në tërësi ka dhënë efektet e veta negative në demotivimin në punë të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore.

Hajdarmataj jep llogari para Arta Markut: Vettingu po ndikon për keq te prokurorët Read More »

5 persona bllokohen në piknik, niset me urgjencë helikopteri i ushtrisë. Ja çfarë po ndodh

5 persona kanë mbetur te bllokuar në Malin e Tomorrit.

Mësohet se një helikopter i Forcave te Armatosura është nisur për t’u ardhur në ndihme atyre, sipas informacioneve nga Ministria e Mbrojtjes.

Pesë personat kërkuan ndihme për ndërhyrje nga ajri.

Raportohet se ata kane qene duke udhëtuar me makine dhe dyshohet se mund të kenë humbur orientimin ndërkohe që në majën e Malit të Tomorrit ka borë.

5 persona bllokohen në piknik, niset me urgjencë helikopteri i ushtrisë. Ja çfarë po ndodh Read More »

Gulf që mashtroi shqiptarët, del denoncimi bombë: Kompaninë e ka vëllai i Ramës

Prokuroria nisi sot hetimet pas falimentimit për kompaninë Gulf Oil dhe u shpall në kërkim menaxheri kryesor i kompanisë.

Në kërkim është shpallur Albano Aliko, si “koka” e skemës së mashtrimit me tollonat. Pak para se të shpallte falimentin, kompania e tregtimit të karburantit nisi të shesë tollona.

Ama në inbox-in e ish-kryeministrit Rama kanë ardhur disa denoncime të rënda, ku sipas tyre kjo kompani i përket vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës.

Sakaq mëposhtë janë denoncimet e publikuara nga ish-kryeministri Berisha:

Qytetaret dixhital denoncojne si kompani te Olsi Rames kompanine e naftes
Gulf! sb

“Feb 28,22:27 po te jap nje shqetesim per nje korupsion galopand te rilindjes komuniste mjafton te behet nje kontroll ne te gjitha karburantet e olsi rames gulf dhe atje tregetohet i gjithi karburanti pa dogane mund te takosh cfardo lloj manaxheri te ketyre karburantit gulf ne shqiperi dhe te afrojne tollona ti blesh me 125 leke 130 leke litri i naftes kur vlera doganore e nje litri nafte eshte 105 leke lind pyetja ku e gjejne keta bashibozuke komuniste rilindas kete nafte me 125 lek literi normalisht e fusin pa dogane kush i kontrollon keta asnje lloj kontrolli nuk i behet pse ate e komandon edi rama sikur nje prokuror i thjeshte te veje te verifikoje te pakten nje karburant te vetem se a raportohet online sasia e shitur e karburantit gjendet ne moment por sistemi nuk punon per gulfin punon vetem per ne hallexhinjte qe na ropen me gjoba dhe penalitete je i nderuar komandanti i pergjitshem i shqipetarve vetem me ty shpetohet atdheu yne i raskapitur me respekt nje qytetar i nderuar tepelene”

“Pershendetje Doktor !!
Eshte nje lajme bombe ne ke raste ka te bej me kompanin e “GULF” karburante ne te gjithe Shqiperin jane shperndare tollona pa funde me dhjetra litra nafte por ne shkembim asgje nuk kane mar qytetaret per kete raste se kan mbledhur lek kesh neper duar dhe neve si qytetare na pelqeu si cmim se ishte 140/litri !!
Asnje pergjigje jan bllokuar te gjitha shitjet sistemi per tollona dhe nuk e kan dhene as ne tv as lajme asgje.”

“April 21,07:19Te Doli fjala prape zoti Berisha e keqja e kesaj qeverie tani do heqin flalen galf do vene x y se eshte shoqeria e olsit”

“April 19,12:05Tani qe Galf falimentoj ca do behet me ne qe kemi bler tollona?”

“April 19,11:18Vjellje diten per dill
Skandal me tollonat e naftes me firmen gulf
Jan shperndar mga pikat e kompanis gulf
Ne shkoder me mijra ton
Naft me tollona duke i konvertu ne lek
Ka shofera kamionash
Dhe autobuzash qe kan
3 .4 milion tollona letret ne dor
Pa numuru makinat private
Pa prit pa mendu sot thot ka falimentu
Dhe sjapin shpjegime
Nuk dina kuj me ju drejtu
Jan grabit miliona euro
Tu i llan letra po shteti ça ban kjo asht repuplik bananesh
Po flas per ne shkoder
Kushedin ça asht ba ne rrethet tjera”

Gulf që mashtroi shqiptarët, del denoncimi bombë: Kompaninë e ka vëllai i Ramës Read More »