Lajmi i fundit

Ndotja e Pyllit të Sodës në Vlorë, reagon Bashkia Vlorë (Foto)

Ndotja e Pyllit të Sodës në Vlorë, reagon Bashkia Vlorë, ndërsa është cilesuar një ngjarje e turpshme, ajo cfarë ka ndodhur në ate që quhet mushkria e qytetit bregdetar.

Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, nga Pylli i Sodës, aty ku situata ishte me të vërtetë shqetësuese, e ka quajtur një turp gjendjen dhe ndotjen në këtë zonë.

Nuk duhet të lëmë abuzuesit që të ndotin pjesë të territorit të Bashkisë së Vlorës dhe gjithkush nga qytetarët duhet të denoncoje raste të tilla.

Rasti në zonën e Pyllit të Sodës nuk e nderon sipas Lelit qytetin e Vlorës, ndërsa së bashku me inspektorë dhe punonjës të Bashkisë ka nisur pastrimi i zonës.

Referuar problematikës së krijuar, policia e rendit ka nisur hetimet, ndërsa një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga Leli, për të vënë para përgjegjësisë personat që ndotin zona të caktuara të qytetit të Vlorës, si edhe është rasti në Pyllin e Sodes.

Ndotja e Pyllit të Sodës në Vlorë, reagon Bashkia Vlorë (Foto) Read More »

Zhvillime në dosjen ‘Tahiri’

Burime nga prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur sot se në lidhje me dosjen ‘Tahiri’, so është marrë në pyetje truproja i ish-ministrit të Brendshëm.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me trafikun e drogës dhe përfshirjen e tij në organizatën kriminale të ‘Habilajve’.

Truproja është thirrur me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi.

Po ashtu në pyetje janë marrë dhe dy efektivë të Policisë së Vlorës.

Zhvillime në dosjen ‘Tahiri’ Read More »

Vlorë – Skandal në Pyllin e Sodës . Ja cfarë ka ndodhur … (Foto)

Skandal në Pyllin e Sodës në Vlorë. Mbetje peshku depozitohen në këtë zonë, duke krijuar një situatë me të vërtetë shqetësuese. Nuk dihet se nga kush arkat me peshk dhe produkte të tjera të detit janë lënë në këtë zonë,duke krijuar një situatë me të vërtetë shqetësuese dhe nuk është hera e parë që Pylli i Sodës në Vlorë, përdoret për të depozituar mbetje peshku, pasi edhe në vite të tjera, pikërisht Pylli i Sodes është përdorur nga persona të caktuar për të depozituar mbeturina apo mbetje peshku.

Arkat me peshk dhe produkte deti janë lënë në afërsi të rrugës në zonën e Pyllit të Sodes, ndërsa nuk ka dihet se cilët janë personat përgjegjës që kanë shkaktuar këtë ndotje dhe gjendje të jashtëzakonshme Bëhet fjalë për peshk importi dhe jo produkte të vendit, ndërsa në qershor të vitit 2014, por edhe në periudha të tjera, në Pyllin e sodës janë rregjistruar sërish raste të tilla problematike, të cilat gjithësesi kanë mbetur pa autor. Ripërsëritet në prag të sezonit turistik, një tjetër ndotje ekologjike në Pyllin e Sodës.

Një zonë e lenë totalisht në harresë, që tashmë shërben vetëm për depozitimin e mbetjeve të ndryshme, rasti më i fundit hedhja pa kriter e mbetjeve të peshkut dhe produkteve të tjera të detit. Nga një zonë që është cilësuar mushkria e qytetit të Vlorës, Pylli i Sodës po degradon nga dita në ditë. Kontrollet mungojnë, ndërsa edhe pse është përcaktuar që policia bashkiake duhet të kontrolloje zonën, dicka e tillë ndodh rrallë, ose thuajse asnjëherë.

Vlorë – Skandal në Pyllin e Sodës . Ja cfarë ka ndodhur … (Foto) Read More »

Vlorë – Emërohet kreu i ri i kapitenerisë !

Pas emërimit të kreut të ri të kapitenerisë,duke qënë se është institucioni më i rëndësishëm i kontrollit detar,është zbuluar e kaluara e tij.

Mësohet se Lorenc Rexhepaj e ka prejardhjen e arsimit të lartë nga Universiteti i Vlorës nga vitet 2000-2004 .Pas mbarimit të studimeve prej 2004 deri në 2008 ka punuar si officer në anije tregetare .Anija kishte si intinerar shtete të ndryshme

.Nga viti 2008 deri në vitin 2016 ai ka punuar si kapiten në anije me tonazh pa limit.Ndërkohë që në strukturat shtetrore është angazhuar dy vite më parë.Prej vitit 2016 dhe deri ditën e sotme ai ka qën në në sektorin e kontrollit shteteror portual në Kapitenerinë e Vlorës.

Ndërkohë që ka realizuar një sërë trajnimesh të ndryshme si Stcw 2010, EMSA, etj. Sipas burimeve nga kapiteneria e përgjithshme,mësohet se një prej arsyeve e përzgjedhjes së tij është profesionalizmi i treguar në këto dy vite në kapiteneri

Vlorë – Emërohet kreu i ri i kapitenerisë ! Read More »

Certifikohet i pari në Europë si Antibiotik Free, Peshku i Orikumit !

Shqipëria ka marrë pjesë për të katertin vit radhazi në panairin ndërkombëtar Global Expo Seafood. Eventi u zhvillua në Bruksel nga datat 23 deri në 25 prill ku morën pjesë shumë vende të botës me shumëllojshmëri produktesh deti. Kjo është një risi për tregun Europian dhe jam i lumtur që Shqipëria mori një çertifikatë të tillë”, u shpreh Rossi. Përdorimi i ushqimit të duhur dhe kontrolli direkt në të gjitha fazat e prodhimit ka sjellë rezultate të shkëlqyera.
Almarina meriton me të drejtë të jetë krenaria e detit shqiptar. Vlerësimi kësaj here për një kompani nga Orikumi i Vlorës, vjen nga zemra e Europës, Brukseli. Dhe jo pak, por shpallet peshku i vetëm i kultivuar në kontinentin Europian si Antibiotik Free.

E thënë ndryshe, prodhimi që vjen nga gjiri i Vlorës u çertifikua në Expo Seafoodsi i vetmi që përmbush të gjitha kushtet për t’u konsideruar i pa trajtuar me asnjë lloj medikamenti apo substancë tjetër kimike. I gjithë zinxhiri i realizimit të këtij produkti elitë të detit shqiptar nën monitorim e rreptë të enteve çertifikuese si dhe nga gjithë supermarketet më në zë të Europës, furnitor i të cilëve është prej afro një viti. Duke i vënë theksin në rritjen e peshkut të cilësisë dhe sigurisë ushqimore në respekt të plotë të ruajtjes së ambientit kompania është e çertifikuar me Standartet ndërkombëtare të cilësisë IFS,GLOBALG.A.P(The Global Partnership for Good Agricultural Practice) Vlerësimet e klientit europian, auditimet e laboratoreve prestigjioze si dhe kërkimet shkencore të Universitetit të Camerinos në Marche e radhisin kocen dhe levrekun e Orikumit shumë më përpara në vlera se prodhimi i fermave italiane, greke e kroate që kane dhjetra vite në tregun europian.

Shqipëria ka marrë pjesë për të katertin vit radhazi në panairin ndërkombëtar Global Expo Seafood. Eventi u zhvillua në Bruksel nga datat 23 deri në 25 prill ku morën pjesë shumë vende të botës me shumëllojshmëri produktesh deti. Shqipëria u përfaqësua në Expo Food me produktet e Almarina, kompanisë shqiptare të mbështetur fuqishëm nga gjiganti Italian EREDE ROSSI SILVIO. Por risia e këtij viti është çertifikata Antibiotik Free (Mungesë e plotë e antibiotikeve në të gjthë ciklin e plotë të rritjes së kocës dhe levrekut) që iu dorëzua peshkut të Almarinës dhe produktit cilësor që sjell në tregun Europian. Peshku i Orikumit është i pari në Europë që çertifikohet si i tillë.

Niçola Rossi, Presidenti i gjigandit EREDE ROSSI SILVIO ,akuakulturisti më i madh i troftës të salmonuar jo vetëm në Itali por edhe në Europë, është shprehur shumë i kënaqur me vlerësimin që ka marrë Almarina. “Ujërat e gjirit të Vlorës janë vendi ideal për prodhimin pa antibiotik të koceve dhe levrekut. Kjo është një risi për tregun Europian dhe jam i lumtur që Shqipëria mori një çertifikatë të tillë”, u shpreh Rossi. Përdorimi i ushqimit të duhur dhe kontrolli direkt në të gjitha fazat e prodhimit ka sjellë rezultate të shkëlqyera.

Sheme Kondi, administratori shqiptar i Almarina i pranishëm në Expo, theksoi se ky çertifikim është një rezultat që i atribuohet edhe gjigantit Rossi me mbështetjen dhe bashkëpunimin në cdo moment të mbarështimit. “Kjo çertifikatë europiane e nderon Shqipërinë duke bërë që edhe investitorë të tjerë të kthejnë sytë drejt vendit tonë. Kompania me shpejtësi të madhe krijoi të gjitha strukturat e saj dhe sot ne jemi një eksportues shumë i rëndësishëm në supermarketet e Italisë dhe Europës. Kjo në sajë të një pune pasionante te nje stafi profesionistesh te zote që fillon nga Shqipëria e mbaron në kryeqendrën e Europës, në Bruksel”, tha Kondi menjëherë pasi autoritetet organizuese të panairit i dorëzuan çertifikatën vlerësuese. Sipas tij suksesi i kësaj kompanie, relativisht te re bën që vendi ynë të prezantohet disi ndryshe, duke bërë që kompani të shumta të lidhin kontrata të leverdishme me të.

Një tjetër risi e peshkut të Orikumit është sasia e Omega 3, ndërkohë që në vende si Greqia , Kroacia apo Turqia, ky përbërës i rëndësishëm i filetos së peshkut që ndikon direkt tek shëndeti i konsumatorit, Omega 3 nuk e kalon shifrën 9,70, ndërsa peshku i Orikumit arrin maksimalisht në 17,88. Njazi Mustafa, bashkëortak në Almarina, ritheksoi se ky rezultat është një sukses jo vetëm për Almarinën dhe zonën e Orikumit, por është një vlerësim që hap dyert prodhimeve shqiptare për të ndjekur të njëjtën rrugë.

Në Global Expo Seafood u prezantua edhe ferma e peshkut Alb Adriatiko përfaqesuar nga Hysen Jazaj, i cili theksoi se në sajë të bashkëpunimit me Almarina Or dhe Grupo Rossi u bë e mundur hapja e dyerve nga supermarketet evropiane për produktet shqiptare dhe ritheksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë event që konsiderohet si panairi më masiv dhe kualitativ i peshkut në rang ndërkombëtar./ZgjohuShqiptar.al

Certifikohet i pari në Europë si Antibiotik Free, Peshku i Orikumit ! Read More »

Panik, panik, mos kaloni aty. Tmerrohen njerëzit se…

Panik ne Tirane, pasi dy persona nga lartesia kercenojne me vetevrasje.

Një burrë dhe një grua kanë hipur në një vinç në Tiranë dhe kërcënojnë me vetëvrasje.

Policia e Tiranës bën me dije se: rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se

Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen.

Ata dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim.

Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.

Panik, panik, mos kaloni aty. Tmerrohen njerëzit se… Read More »

Ç’po ndodh në Tiranë? Masa të forta sigurie, polici në çdo cep, mbërrijnë dhe njësi speciale ruse

Ka mbërritur pak pas mesdrekës këtë të shtunë në Shqipëri Patriarku i Kishës Ortodokse ruse, Kiril.

Masa të forta sigurie janë marrë në kryeqytet nga Policia e Shtetit.

Mësohet se së bashku me të nga Rusia, udhëtojnë dhe njësi special Ruse, që do garantojnë sigurinë e tij. Njësitë speciale Ruse, janë pjesë e stafit të sigurisë së Kirill në çdo vend të botës që ai viziton.

Duhet theksuar se Kirill për nga rëndësia konsiderohet në rang të barabartë me krerët botërorë të feve si Papa i Romës, apo Patriarku i Stambollit, dhe nisur nga kjo situatë dhe shërbimet e sigurisë në Shqipëri kanë marrë një sërë masash për të parandaluar çdo ngjarje të pakëndshme, gjatë vizitës tre ditore të Kirill në Shqipëri.

Struktura të antiterrorist pranë Policisë së Shtetit, Garda e Republikës dhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror, gjatë kësaj jave janë angazhuar në një sërë detyra operative, për të lokalizuar dhe mbajtur në vëzhgim elementë kriminale, dhe me prirje radikale.

Kirill do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, por edhe zyrtarë të tjerë, të lartë shtetërorë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë përgjegjësi i zyrës për shtyp të Patriarkatit të Moskës, Aleksander Volkov.

“Këtë herë ai do të vizitojë kishën martirike të Shqipërisë, e cila vuajti shumë në shekullin e 20 dhe praktikisht u shkatërrua”, thuhet në deklaratën për shtyp të Kishës Orthodokse Ruse.

Gjithashtu, theksohet se Patriarku rus Kirill dhe ai shqiptar, Janullatos, kanë një miqësi gati 50-vjeçare, të cilën e kanë ruajtur dhe forcuar gjithnjë e më shumë.

Kjo nuk është hera e parë që Janullatos dhe Kirill takohen së bashku, por është vizita e parë zyrtare e Patriarkut rus në Shqipëri.

Axhenda e plotë e Patriarkut rus:

Nga data 28-30 prill, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të presë Fortlumturinë dhe Shenjtërinë e Tij, Patriarkun e Moskës dhe të Gjithë Rusive, Kirillin.

Kjo vizitë e parë paqësore dhe historike ka një rëndësi të veçantë, pasi të dyja Kishat kanë përjetuar një persekutim të egër komunisto-ateist.

Të shtunën, më 28 prill 2018, ora 16:00, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë, do të presë Patriarkun Kirill në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’. Më pas do të vijojë Dhoksologjia zyrtare në Katedralen e Hirshme ‘Ngjallja e Krishtit’, në Tiranë.

Ditën e diel, më 29 prill, në mëngjes, të dy Primatët e Kishave do të bashkëmeshojnë në Katedralen e Hirshme ‘Ngjallja e Krishtit’, në Tiranë, me pjesëmarrjen e klerikëve të të dyja Kishave.

Më pas, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të shtrojë drekën zyrtare.

Pasdite, ora 18:00, do të jepet shfaqja festive në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale. Në fillim do të kryhet prezantimi i botimit në rusisht të librit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, ‘Deri në skajet e dheut’. Në Liturgjinë Hyjnore dhe në shfaqjen festive do të marrë pjesë edhe Kori Sinodal i Patriarkanës së Moskës.

Në mbrëmjen e së dielës, Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, do të shtrojë një darkë në Pallatin e Brigadave.

Të hënën, më 30 prill, Patriarku Kirill do të ketë takime zyrtare, në Selinë e Presidencës, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe në Selinë e Kryeministrisë Edi Ramën. Në fund do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit, Durrës dhe Akademinë Orthodhokse Theologjike ‘Ngjallja e Krishtit’. Largimi i vizitorit të lartë parashikohet në orën 14.00, nga aeroporti ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.

Ç’po ndodh në Tiranë? Masa të forta sigurie, polici në çdo cep, mbërrijnë dhe njësi speciale ruse Read More »

Rama paralajmëron “prerje kokash”, bën “për një lek” deputeten socialiste: S’ke punuar si duhet!

Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë teksa ka deklaruar sot se duhet folur me emra, kush janë ata kryetarët të PS që duhen shkarkuar që sot.

“Prisja nga Elisa Spiropali të thoshte sot atë që është ngarkuar të bëjë, të thoshte sot se cilët kryetarë të PS duhen shkarkuar që sot, që platformën e bashkëqeverisjes ta vënë në dispozicion të njerëzve që rirnë rrugëve për të kapur miq e shokë për të nxjerrë një hipoteke.

Deputet nuk janë zyra pune, as në mundësinë dhe përgjegjësinë të marrin përdore cdo njeri që ka problem me administratë dhe t’ja zgjidhin se është e pamundur, ashtu si deputetëve u duhet dhënë mudnësia të kenë pikën e referimit ku duhet t’i drejtojnë njerëzit.

Krytarët ku janë, nuk u kanë dhënë detyrën të merren me punësime, ka që e bëjnë, duhen hequr, nuk u ka dhënë njeri detyrën të bëjnë ndërmjetësime, për të rregulluar tërë farefisin, duhen shkarkuar se njerëzit nuk janë qorra e shurdhe dhe nuk u duhet se ca thotë Rama në televizor. Elisa nuk e beri këtë, nuk ka bërë detyrën si duhet.

Kjo eshte e verteta. Dhe une shpresoj ta beje”, tha Rama duke paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë edhe “prerje kokash”

Rama paralajmëron “prerje kokash”, bën “për një lek” deputeten socialiste: S’ke punuar si duhet! Read More »