Lajmi i fundit

Shpërthimet në Vlorë, dalin detajet e para

Dy shpërthime të fuqishme tronditën mëngjesin e sotëm qytetin e Vlorës. Në shpërthimin e parë, mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në shesh-pushimin e katit të pestë të pallatit pranë policisë dhe për pasojë janë dëmtuar dyert, ndërsa një person ka përfunduar në spital 45 minuta me vonë, i traumatizuar nga zhurma e plasjes.

Ngjarja është shënuar në lagjen Kushtrimi përballë Drejtorisë së Policisë vendore. Në katin e 5-të të një pallati, në shëshpushimin përpara banesës së shtetasit Fatjon Bata 28 vjeç, i dyshuar edhe si objektiv i ngjarjes kriminale.

28 vjeçari jetonte në këtë apartament prej dy vitesh sëbashku me nënën. E moshuara Nadire Bata, si pasojë e shpërthimit, është trasportuar në spitalin rajonal të Vlorës, për shkak të tronditjes dhe shokut të përjetuar. Fatjon Bata rezulton i paskeduar më parë nga policia.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur në një banesë pranë bashkisë. Fatmirësisht në të dyja rastet nuk ka patur të lënduar.

Ngjarja ndodhi në lagjen Karabash, pranë bashkisë së qytetit bregdetar. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit E. Ç nga Vlora.

Kamerat e sigurisë kanë kapur sekuencën e dy personave teksa hidhnin lëndën shpërthyese nga jashtë murit rrethues. Aktualisht uniformat blu të Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjarje, pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, “objekivat” nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person.

Shpërthimet në Vlorë, dalin detajet e para Read More »

Kamerat kapin dy autorët e shpërthimeve në Vlorë, banorët: Na ra dera në tokë dhe na u ndërpre energjia

Dy shpërthime të forta me lëndë eksplozive kanë ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Në të dyja rastet nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në harkun kohor të 45 minutave, qyteti u trondit nga një shpërthim i dytë. Ngjarja ndodhi në lagjen Karabash, pranë bashkisë së qytetit bregdetar. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit E. Ç, 69-vjeç nga Vlora.

Kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona që hidhnin lëndën plasësë jashtë murit rrethues.Aktualisht uniformat blu të Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjarje, pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, “objekivat” nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person.

Report Tv ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes në Vlorë ku ka ndodhur njëri prej shpërthimeve të fuqishme me eksploziv. Banorët e njërës banesë, burrë e grua janë dukur të terrorizuar nga plasja e fortë e eksplozivit. Atyre u ka rënë dera në tokë dhe iu ëhstë ndërprerë energjia elektrike. Në pamje duken dëmet e shumta materiale në pallata, si rënia e sivash dhe shkaktimi i disa gropave.

Kamerat kapin dy autorët e shpërthimeve në Vlorë, banorët: Na ra dera në tokë dhe na u ndërpre energjia Read More »

1 ton kokainë në Spanjë, ja marifeti që përdornin dy shqiptarët për të pastruar paratë

1 ton drogë e kapur në Spanjë nga DEA dyshohet se është dërguar nga i njëjti klan me atë që dërgoi drogën e kapur në Maminas.

Dyshimet janë hedhur nga gazetari Artan Hoxha në një intervistë në Neës 24, i cili thotë se droga e Spanjës, dyshohet se i përket Klanit të Gjirit. Po ashtu ai deklaroi se të arrestuarit janë sërish nga veriu i Shqipërisë.

“Trafikantët kishin themeluar dhe disa kompani sigurimi në Spanjë, dhe me këto kompani ata pastronin paratë. Ata në pako kishin logon CR7, për të treguar që kanë qenë të vendosur dhe në Madrid, pasi logo CR7 i përket sulmuesit të Realit të Madridit.

Transportimi është bërë me avion mallrash, jo me avion charter siç është thënë deri tani. Droga dyshohet se është e Klanit të Gjirit në Kolumbi. Me rastin në Mamimnas dhe me rastin në Kolumbi shqiptarët lidhen nga vendi i origjinës së tyre, pasi janë nga veriu të gjithë të arrestuarit”, deklaroi Hoxha.

1 ton kokainë në Spanjë, ja marifeti që përdornin dy shqiptarët për të pastruar paratë Read More »

Hetimet nga Tirana zhvendosen në Vlorë, për ‘dosjen Tahiri’

Hetimet e Krimeve të Rënda për ish – ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, janë përqëndruar në Vlorë.

Grupi i prokurorëve mori një ditë më parë dëshmitë e disa banorëve të fshatit Gjorm, mes të cilëve edhe të një të afërmi të Nezar Seitit, personit të konsideruar si financieri i grupit të Habilajve.

Të tjerë persona nga kjo zonë pritet të pyeten ditët në vijim, pasi dyshohet se kanë lidhje me grupin e Habilajve dhe kanë informacione të vlefshme për çështjen në të cilën, sipas Krimeve të Rënda, është përshirë edhe ish –ministri Tahiri.

“Tv Klan” raporton se emrat e disave prej tyre kanë dalë gjatë shqyrtimit të të dhënave që Prokuroria disponon për Habilajt.

Bëhet fjalë për kultivues të kanabisit dhe persona që dyshohet se kanë vendosur lidhje me Habilajt për të mundësuar trafikimin e sasive të mëdha të drogës, duke paguar shuma të konsiderueshme te ky grup apo mbështetës të tyre në polici.

Po të henën, në Prokurori u pyet truproja i ish-ministrit të Brendshëm Elvis Rexha. Ai ka dhënë sqarime nëse ka njohje me disa persona të cilët janë nën hetim në këtë dosje.

Gjithashtu është pyetur në lidhje me disa lëvizje që Tahiri ka kryer jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali vende nga ku Prokuroria ka kërkuar informacione me anë të letër-porosive dhe ku sipas Prokurorisë Habilajt kanë lëvizur me makinën e Saimir Tahirit, Audin me targa AA 003 GB.

Informacioni që pritet të vijë nga letërporositë, do të krahasohet me prova të tjera, përgjimet e kryera nga Prokuroria e Katanias ndaj Habiljave, ku ata flasin për dhurata për Tahirin dhe familjarët e tij.Tv Klan

Hetimet nga Tirana zhvendosen në Vlorë, për ‘dosjen Tahiri’ Read More »

U dënua se vrau një person, ish polici telefonon në emision live dhe lëshon akuza bombë: Tahiri…

Ish polici Ajet Rexhepi i cili eshte denuar me burg pasi akuzohet se ka vrarë bashkëfshatarin, pasi ky i fundit ra pre e grabitjes në 13 shkurt të 2016-ës në fshatin Shkalle të Konispol,  është bërë protagonist i emisionin ‘Me zemër të hapur’.

Viktimë mbeti 44-vjeçari Pajtim Shehu, ndërsa Rexhepi u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me 24 vite burg.

Rexhepi në një lidhje telefonike nga paraburgimi i Vlorës mohoi kategorikisht ngjarjen në fjalë, ndërsa theksoi se nuk e kishte vrarë ai bashkëfshatarin. Ai tha se ndaj tij nuk kishte asnjë provë, madje edhe përshkrimi që u bë për hajdutin, nuk kishte lidhje me të. Ajet Rexhepi, ish-punonjës policie, tha se në kohën kur ndodhi ngjarja, ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri u kishte bërë thirrje drejtuesve të policisë së Vlorës dhe Sarandës që të zbardhnin ngjarjen. Po ashtu ai vijoi me akuzat për drejtuesit e policisë, ndërsa shtoi se ai u bë kokë turku për të mbajtur ata vendet e punës, që sipas tij të merreshin me trafikun e drogës, akuzë për të cilën janë shpallur edhe në kërkim.

“Ministri Tahiri tha; ‘Të gjendet autori i vërtetë i ngjarjes, ose do të shkarkoheni të gjithë’. Por meqë donin të mbyllnin çështje e trafikut të drogës, drejtorët e policisë së Vlorës dhe Sarandës, më bënë mua kokë turku. Është ngritur një akuzë me ‘vdekje me pasojë vdekje’, ‘armëmbajtje pa leje’. Ai që ka bërë vjedhjen, ka bërë edhe vrasjen. Unë kam qenë punonjës policie, dhe i di shumë mirë se si prishen provat. Unë atë ditë isha pranë viktimës, por se vrara unë. Prita sa të vinte policia”, tha Ajet Rexhepi.

NGJARJA
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, Arqile Poçi ka dëgjuar zhurmë në lokalin e tij, i cili ndodhet ngjitur me banesën ku ai banon. Edhe pse ishte natë, Poçi nuk ka ngurruar të marrë në telefon shokun e tij, Pajtim Shehun dhe t’i kërkojë ndihmë. Ky i fundit është treguar i gatshëm dhe ka dalë menjëherë nga shtëpia e tij dykatëshe, që ndodhet rreth 500 m larg lokalit të Poçit. Mësohet se në pjesën e poshtme të lokalit, Shehu është qëlluar me një plumb në ballë, krim për të cilin akuzohet Ajet Rexhepi.

Ndërkohë, djali i të akuzuarit, Xhustjano bashkë me nënën e tij, ndodhen në studio, ndërsa mohuan kategorikisht se Ajet Rexhepi kishte lidhje me ngjarjen. Ajet sebashku me djalin e tij Xhustjanon kanë qenë në banesën e tyre duke pare televizor, kur kanë dëgjuar krismën. Kanë dal në ballkon për ta parë çfarë kishte ndodhur. Pasi, ata kishin në katin e pare supermarket dhe lokal dhe menduan se mos i thyen xhamat e biznesit. Nuk kane pare asgjë, vetëm Arqilen i cili po lëvizte me një elektrik dore. Pak me vone, ka kaluar një foristrad në fshat që ka marre një person dhe është larguar. Dyshohet se personi ka qene vrasësi, pasi nga kamerat del që ishte trup i shkurtër, i veshur me të zeza dhe me një kapele të zezë. Xhustjano ka dal nga banesa me babain dhe kanë pyetur Arqilen qe kush ishte ajo makinë dhe nëse i kishte marrë nje targe. Kaluan minuta të tera dhe kanë dal dhe banorë të tjerë, ku më pas gjetën dhe trupin e viktimës që ndodhej mbrapa shtëpisë së Arqilesë, shkruan ‘BalkanWeb’.

Dyshohet se në momentin që Arqileja i ka kërkuar ndihmë, viktima është ndeshur me hajdutin ku dhe janë përleshur, pasi kishte shenja dhune në fytyrë dhe është vrarë vetëm me një plumb. Ekspertët nuk kanë gjetur deri tani as plumbin dhe as gëzhojën në vendin e ngjarjes. Ata kane thënë se është gjuajtur mbrapa shtëpisë së Ajetit, ku plumbi ka bërë rikoshet dhe i ka marrë jetën Pajtimit. Nga kamerat e sigurisë nuk kanë zbuluar asgjë, nga përgjimet asgjë. Hajdutin e ka parë vetëm nusja e Arqiles, por asnjëherë nuk u kuptua pse u bë vrasja e Pajtim Shehut. Nga familjarët e të akuzuarve është hedhur një pistë se viktima merrej me mbjellje dhe kultivim të bimëve narkotike dhe ka pasur konflikte për shitjen e drogës. Kur nisen hetimet, Xhustjanon tregon se është dhunuar nga shefi i komisariatit Sarande ( që nuk është me në detyre) që ai të pranonte vrasjen që kreu babai, pasi në të kundërtën do dënohej babai dhe vetë ai.

U dënua se vrau një person, ish polici telefonon në emision live dhe lëshon akuza bombë: Tahiri… Read More »

Vlorë : Dhjetra taksistë në protestë paqësore (Foto)

Dhjetra taksistë në qytetin e Vlorës kanë dal sot në një protestë paqësore përpara bashkisë së qytetit. Në shenjë solidariteti në ditën e 1 Majit por edhe për të parashtruar edhe një herë kërkesat e tyre , taksistet me pankarta në duar kanë qëndruar më shumë se një orë para bashkisë.

Sipas tyre bashkia nuk ka plotesuar asnjë kusht për operimin e tyre në këtë territor edhe pse është detyrë e saj dhe këta janë taksapagues të rregullt. Janë mbi 300 taksi në qytet ndërsa vetëm 70 prej tyre të licencuara, kjo bën që puna e këtyre taksive të bie ndjeshëm. Taksitë pirate, mungesa e infrastructurës rrugore, mungesa e parkimeve, mos ndërhyrja e policiës bashkiake , apo investimet rrugore gjatë sezonit të verës kanë qenë disa nga kërkesat e shoqatës së taksive në Vlorë.Taksistët kanë paralajmëruar se në rast se nuk do të merren masa për tregun e punës së tyre, protestat do të përshkallëzohen deri në bllokim të rrugëve.

Vlorë : Dhjetra taksistë në protestë paqësore (Foto) Read More »

Po na hedhin hi syve përdite! Populli po rripet nga faturat e UKT. Eksperti i ekonomisë na tregon të vërtetën që na e kanë fshehur gjithë këtë kohë

Ndermarrjet e ujesjellesave ne Shqiperi jane me humbje.

Meqe kjo humbje eshte e trasheguar dhe vec thellohet vit pas viti, qeveria, ashtu si edhe qeverite e kaluara, rreket te ndihmoje qe keto ndermarrje te dalin nga humbjet dhe ne kete menyre, te kene mundesi te permiresojne sherbimin me uje te popullates.

Deri ketu gjithcka ne rregull.

KM i vendit, ashtu sic e ka bere zakon, ka dale edhe ne rastin e ujesjellesave te thote qe “do t’i fusim ne burg te gjithe ata qe nuk paguajne ujin dhe e vjedhin ate”.

Pavaresisht se eshte anti-ligjor si qendrim, ky i qeverise, per ndermarrjet e ujesjellesave, te cilat jane ne pronesi dhe administrim te pushtetit lokal;

Pavaresisht se nuk me duket as etikisht i sakte, si qendrim, per momentin po e pranoj “kercenimin” e KM dhe po jap sugjerimin tim, se nga t’i filloje arrestimet.Ka nje numer te madh fabrikash ilegale te prodhimit te ujit, pijeve freskuese dhe birres, ne te gjithe vendin, sidomos ne Tirane.

Keto “fabrika” nuk jane fare te regjistruara, as ne organet fiskale, dhe prodhojne pijet e siperpermendura me esenca, ku 99.99% te volumit e ze uji qe vidhet nga sistemi furnizues i Ujesjellesave.

Lidhjet e ujit te ketyre subjekteve pirate jane realizuar nga personeli i ujesjellesave dhe punon nen kujdesin e tyre.

Hetimi dhe zbulimi i ketyre prodhuesve pirate, te cilet pervec falsifikimit te markave, vjedhin edhe ujin e pijshem, eshte shume i lehte.

Shume me i lehte sesa zbulimi i lidhjeve te paligjshme te konsumatoreve familjare.

Ka nje numer te madh te fabrikave te ujit, birres, pijeve freskuese, te regjistruara ne sistemin fiskal, te cilat e kane faturen e ujit afersisht te barabarte me konsumatoret familjare.

Lidhja e ujit per keta konsumatore biznesi eshte e ligjshme, por matja e ujit nuk behet korrektesisht.

Aq flagrant eshte ky fenomen, sa, po te shohesh bilancet e ketyre kompanive mbi shitjet dhe shpenzimet per blerjen e ujit (qe eshte elementi kryesor i volumit te ketyre pijeve), dikton krejt kollaj, se kane vjedhur 3/4 e sasise se ujit qe kane perdore per prodhimin e pijeve (uje-birre-pije freskuese).

Asnje kompani ne Shqiperi, nga kompanite prodhuese te ujit, birres dhe pijeve freskuese nuk e ka korrekt pagesen e ujit, ne raport me pijet e prodhuara.

Keto te dhena dhe te tjera i kam mbledhur privatisht prej me se nje muaji.

Cmimi i ujit per konsumatoret e biznesit eshte te pakten 3 here me i madh sesa per konsumatoret familjare.

Teknikisht, nese keto fabrika paguajne korrektesisht ujin e harxhuar, shume ndermarje ujesjellesash ne vend, si Puke, Tepelene, Gjirokaster, etj, do dilnin me fitim dhe shume te tjera, si Tirane, Fier, Durres, do t’i kishin shifrat e bilancit shume me te mira.

Tani. Jepi Z.KM! Gjeje humbjen e akumuluar, si pasoje e vjedhjes se ketyre operatoreve dhe nxirri ujesjellesat nga humnera financiare ku jane.

Ne shume rrethe te vendit, ujesjellesat nuk kane para te paguajne pagat e punonjesve.

Llogarit cfare sherbimi te furnizimit me uje mund te bejne.

Eshte shume e lehte, po te doje qeveria.

E kam bere une privatisht.

Po na hedhin hi syve përdite! Populli po rripet nga faturat e UKT. Eksperti i ekonomisë na tregon të vërtetën që na e kanë fshehur gjithë këtë kohë Read More »

Vlonjati Andi Hoxhaj është shqiptari i parë që fiton çmimin prestigjioz “British Academy Rising Start Engagement Award”

Andi Hoxhaj është shqiptari i parë që fiton çmimin prestigjioz “British Academy Rising Start Engagement Award”.

Ky çmim i ofruar nga #BritishAcademy, shkon për akademikët e rinj të dalluar si Andi, i cili përveç suksesit të mirënjohur në fushën profesionale, është i angazhuar edhe në çështjet e #DiasporaShqiptare ku nuk ka munguar as nga #SamitiDiasporës, organizuar nga #MEPJ për herë të parë më nëntor 2016. #Bravo !

Vlonjati Andi Hoxhaj është shqiptari i parë që fiton çmimin prestigjioz “British Academy Rising Start Engagement Award” Read More »