Lajmi i fundit

Parandalohet arratisja e bujshme nga burgu i “të fortëve” në vend

Arratisja e tre të burgosurve është parandaluar në burgun e Fushë Krujës. 3 personat kanë qenë të arrestuar për grabitje dhe ishin lënë transit në Fushë Krujë.

Ishte Elio Laze, ish-këshilltar i ligjit dhe sigurisë në Drejtorinë e Burgje, i cili denoncoi  tentativën e arratisjes nga burgu i Fushë-Krujës.

Nga institucionet shtetërore, duke nisur nga drejtori i Policisë së Burgjeve, drejtori i Përgjithshëm u Burgjeve dhe të gjitha institucionet e tjera nuk ka asnjë prononcim.

‘Ditën e djeshme në mënyrë rastësore nga burimet qe kam është konstatuar nje tentative arratisje nga IEVP Fushe Kruje.

Hekurat e dritares se nje prej qelive ishin sharruar dhe ishin kamufluar me telat e nderjes se rrobave per te mos rene ne sy. Ne momentet e fundit kjo tentative eshte parandaluar.

Që të burgosurit kane synim fitimin e lirise me cdo lloj cmimi kjo eshte e ditur, ashtu sic dihet dhe puna e shtetit per t’i mbajtur brenda izolimit’, shkruan Laze në Facebook.

Parandalohet arratisja e bujshme nga burgu i “të fortëve” në vend Read More »

Rrahu në zyrë zv.kryetarin e Bashkisë, zbulohet shkaku i konfliktit me topografin

Në një reagim për mediat Prefektura e Gjirokastrës ka reaguar lidhur me konfliktin mes zv.kryetarit të bashkisë dhe një punonjësi të saj. Shefqet Aliko, me detyrë topograf, ditën e sotme ka kërkuar leje gjysmë ore nga puna dhe se problemi që ka pasur në bashki ka qenë privat dhe jo institucional.

Në këtë mënyrë përjashtohet mundësia që sherri të ketë qenë për shkak të detyrës. Për më tej Prefektura deklaron se do priten hetimet për një qëndrim zyrtar.

“Aliko ka kërkuar leje gjysmë ore nga puna dhe problemi që ka pasur në bashki ka qenë privat dhe jo institucional. Ne do presim përgjigjen e organeve që po merren me çështjen në fjalë”, thanë për “BalkanËeb” zyrtarë të Prefekturës së Gjirokastrës.
Sipas raportimeve të sotme, Shefqet Aliko ka shkuar në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër, Aurel Lapa dhe janë zënë me grushte. Të dy janë dërguar në spital pas sherrit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Rrahu në zyrë zv.kryetarin e Bashkisë, zbulohet shkaku i konfliktit me topografin Read More »

Shqiptari i kapur me 1 ton kokainë në Spanjë i biri i një ish-gjyqtari: Djali im…

Një prej dy shqiptarëve të arrestuar në Spanjë për sasinë prej 1 ton kokainë është Dritan Gradica.  Ai rezulton se është djali i ish-gjyqtarit Shaqir Gradica. Nga të dhënat e gjendjes civile rezulton se me këtë emër ekziston vetëm një person i regjistruar. Ai quhet Dritan Shaqir Gradica, i datëlindjes 5 korrik 1975, lindur në Vlahej, Has dhe banues në Tiranë. Është pikërisht personi që shihni në këtë foto.

Ky person rezulton të ketë kryer shumë udhëtime jashtë vendit duke zgjedhur aeroportin e Vjenës, si tranzit, për të shkuar më pas në destinacionin final. Herën e fundit ai ka hyrë në Shqipëri, me 18 janar 2018, ora 16:06 minuta nga pika e kalimit kufitar në Kakavijë. Gradica ka zgjedhur të dalë nga territori i vendit po nga Kakavija, më 26 janar 2018, por çuditërisht, pa mjet transporti. Ai e ka kaluar kufirin më këmbë.

Sipas të dhënave të siguruara, Dritan Gradica, rezulton të jetë djali i ish-gjykatësit të Apelit Ushtarak, Shaqir Gradica, tashmë në pension. I kontaktuar në linjë telefonike nga Neës24 e e “BalkanËeb” babai i Dritan Gradicës pranon se gjeneralitetet përkojnë me ato të djalit të tij, por mohon që personi i arrestuar në Spanjë të jetë i biri, për të cilin tha se prej vitesh jeton e punon në Londër.

Ai shpjegon se rreth viteve 2000 të birit i ka humbur pasaporta dhe me gjasë, mund t’i jetë vjedhur identiteti. Nëse është i njëjti person, apo vërtetë Dritan Gradicës i është vjedhur identiteti, kjo çështje mbetet për t’u sqaruar nga autoritetet, të cilat nuk dhanë asnjë shpjegim për këtë çështje, pavarësisht se Neës 24 e “BalkanËeb” kontaktoi disa drejtues kryesorë të policisë në vend.

Shqiptarët e identifikuar si Dritan Gradica dhe Julian Deblini, u vunë në pranga tri ditë më parë në Madrid, në hollin e një hoteli, vetëm pak pasi autoritetet e policisë sekuestruan një sasi rekord prej 1 ton kokainë dhe një valixhe me 1.55 milionë euro. Droga, e cila, mendohet të jetë blerë tek “Klan Del Golfo” në Kolumbi, ishte transportuar drejt Madridit me Charter dhe në secilën prej pakove kishte të vulosur siglën CR7, me të cilën identifikohet ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo. Mediat spanjolle shkruajnë se hetimet rreth grupit kriminal nisën në nëntor të vitit të kaluar ndërsa operacioni u ndërmor nga Drejtoria e Seksionit kundër Narkotikëve të Kolumbisë, DEA amerikane në koordinim me Europol.

Shqiptari i kapur me 1 ton kokainë në Spanjë i biri i një ish-gjyqtari: Djali im… Read More »

Vlora qyteti i “tritolit”, 8 raste në katër muaj

Dy rastet e orëve të para të kësaj të mërkure, ku dy banesa u sulmuan me tritol, në Vlorë i shtohen ngjarjeve të përsëritura në këtë qytet. Makinat, bizneset, dhe shtëpitë e personave të ndryshëm, përfshi këtu edhe biznesmenë janë bërë vazhdimisht shënjestër e sulmeve të tilla. Në vetëm katër muaj, raportohen të kenë ndodhur tetë shpërthime me tritol, autorët e të cilëve nuk janë gjetur kurrë nga policia. “BalkanWeb” sjell një përmbledhje të ngjarjeve përgjatë 2018-ës, të cilat ndonëse nuk kanë shënuar viktima, kanë lënë pas, mister, panik e dëme të shumta materiale.

2 MAJ 2018/ DY SHPËRTHIME ME TRITOL NË BANESAT E DY VLONJATËVE

Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 02:30 në lagjen “Lirim”, ku i është vendosur tritol derës së banesës së shtetasit Fatjon Bana, 30 vjeç. Banesa ndodhet pranë Komisariatit. Ndërkohë shpërthimi i dytë ka ndodhur një orë më vonë, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç. Banesa e tij ndodhet pranë bashkisë së qytetit.

9 PRILL 2018/ TRITOL MJETIT “AUDI Q7” TË BIZNESMENIT TË NDËRTIMIT

Mjeti tip “Audi Q7” i biznesmenit të ndërtimit I Shehu 38-vjeç në Vlorë shpërthen me tritol. Ngjarja ndodhi më 9 prill të vitit 2018 në lagjen “1 Maji”, para banesës së biznesmenit. Policia e Vlorës bëri me dije se sasia e lëndës eksplozive që iu vendos automjetit “Audi Q7” ka qenë rreth 200 gramë.

7 PRILL 2018/ NJË TË RIU NË VLORË I DIGJET “BMW” SERIA 7 NË OBORR

Një automjet luksoz tip “BMW” Seria 7 u dogj totalisht në orët e para të 7 prillit në lagjen ‘4 Heronjtë’ të qytetit të Vlorës. Mjeti ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit Everest Meçorapaj, 27 vjeç. Policia thotë se mjeti është djegur totalisht, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët e këtij akti. Paraprakisht pronari i mjetit ka deklaruar para forcave të policisë se nuk kishte dijeni se kush mund të ishin autorët dhe se nuk kishte konflikte me njeri.

2 SHKURT 2018/ TRITOL MAKINËS NË FSHATIN KANINË

Një makinë është hedhur në erë me eksploziv mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Kaninë. Makina tip ‘Benz’ ishte në pronësi të Ilirjan Yzeirajt. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së Ilirjan Yzeirajt, ndërsa është dëmtuar pothuajse totalisht.

19 SHKURT 2018/ SHPËRTHIM NË NJË DYQAN NË FSHATIN KANINË

Mbrëmjen e 19 Shkurtit 2018 një shpërthim me eksploziv ka ndoshur në një dyqan në fshatin Kaninë në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar qepeni dhe xhamat e derës së banakut të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit F.Y., 44 vjeç, banues në Kaninë.

24 JANAR 2018/ TRITOL NË MJETIN TIP “AUDI” TË BIZNESMENIT SOKRAT BEQIRAJ

Biznesmenit Sokrat Beqiraj i vendosin tritol në mjetin tip “Audi”. Ngjarja në fjalë u regjistrua në lagjen “10 Korriku”. Policia sqaroi se se eksplozivi ishte vendosur me fitil, dhe ka shkuar dëmtime në pjesën e përparme të automjetit. Sokrat Beqiraj kishte një biznes privat, ndërsa pista e konkurrencës është hedhur poshtë nga policia. Thuhet se kjo ngjarje ishte thjesht një mesazh nga autorët. Sakaq, policia po heton rreth identifikimit dhe kapjen e autorëve.

6 JANAR 2018/ SHPËRTHIM ME TRITOL NË NJË MOBILIERI

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e 6 Janarit në një ndërtesë që më parë ka shërbyer si mobilieri në qytetin e Vlorës. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata” dhe ka vetëm dëme materiale. Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit./BalkanWeb

Vlora qyteti i “tritolit”, 8 raste në katër muaj Read More »

Punonjësi i prefekturës qëllon nënkryetarin e bashkisë së Gjirokastrës

Plas grushti, qëllohet nënkryetari i bashkisë së Gjirokastrës nga punonjësi i prefekturës.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambjentet e punës. Ka qenë një zyrtar i prekfekturës që ka goditur me grusht mbi drejtuesin e bashkisë, shkruan report tv. Shefqet Alikaj qëlloi me grusht mbi Aurel Lapajn.

Nuk dihen akoma shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje midis zyrtarëve të Gjirokastrës.

Punonjësi i prefekturës qëllon nënkryetarin e bashkisë së Gjirokastrës Read More »

E përdor shpesh…/ Rama futet në 10-tshen e kryeministrave në botë që…

Rama ndodhet ne listën e 10 kryeministrave me aktive në botë për Facebook-un.

Twiplomacy, një institucion që monitorin rrjetet sociale të liderëve dhe organizatave në të gjithë botën, e ka renditur kryeministrin shqiptar Edi Rama në dhjetëshen e kryeministrave në botë si më interaktivët në faqen e tij në Facebook.

Sipas këtij listimi, më aktivi në rrjetin social është Presidenti amerikan Donald Trump.

Ja lista:

edi-rama

E përdor shpesh…/ Rama futet në 10-tshen e kryeministrave në botë që… Read More »

Mësuesi i arrestuar për ngacmim seksual nuk braktiset, në gjyq i shkoi ta mbështeste…

Mesuesi i arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nxenesen e tij, ka pasur mbeshtetje te birin ne sallen e gjyq, kur u vendos nga gjykata qe ai te rrije ne burg.

Vete mesuesi i ka mohuar akuzat e familjarëve të nxënëses së tij 11 vjeçe, duke theksuar se gjithçka është e sajuar dhe se e vërteta shumë shpejt do të dalë në dritë.

“Jam i pafajshëm. Po më marrin në qafë kot, pasi nuk kam lidhje me atë çfarë akuzohem”, është shprehur në Gjykatë mësuesi 58-vjeçar.

Dje, në Gjykatë nuk është parë asnjë familjar i së miturës, të cilët edhe denoncuan rastin, fillimisht në media e më pas edhe në Polici.

Ndërkaq, është parë njëri nga djemtë e mësuesit, i cili jeton në Itali. Ai nuk pranoi të fliste për mediat, duke theksuar se do të prononcohej në një moment të dytë. Por vetë prezenca e tij në Gjykatë dhe ardhja nga Italia, është konsideruar si një mbështetje e të atit.

Mësuesi i arrestuar për ngacmim seksual nuk braktiset, në gjyq i shkoi ta mbështeste… Read More »

Djali i denuar ne Itali per trafik droge , babait i vene tritol ne banesen ku jeton ne Vlore!

I biri i dënuar për trafik droge në Itali, vlonjatit i vënë tritol në banesë.

Dalin detaje te reja për shpërthimin e ndodhur në afërsi të bashkië së Vlorës në banesen e shtetasit G.Ç 69 vjeçar.

I biri I tij E.Ç është i dënuar për trafik droge në Itali dhe policia siç duket po heton në këtë pistë për të mundësuar edhe zbardhjen e  ngjarjes dhe ndalimin e autorëve të vendosjes së eksplozivit që tronditi qytetin bregdetar gjatë nëtës së kaluar.

Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit G.Ç nga Vlora.

Në njoftimin e policisë për ngjarjen thuhte se, “Më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale”.

Djali i denuar ne Itali per trafik droge , babait i vene tritol ne banesen ku jeton ne Vlore! Read More »