Lajmi i fundit

Aeroporti i Vlorës/ Rama: 27 mijë vende pune dhe çmime më të lira

Kryeministri Edi Rama prezantoi projektet e reja të qarkut të Vlorës, ku tha se aeroporti i Vlorës do të hapë rreth 27 mijë vende të reja pune. Do të jetë një aeroport ndërkombëtar që do të jetë konkurrues i drejtpërdrejtë me Rinasin.

“Nga pikëpamja e parametrave do të jetë jashtëzakonisht cilësor dhe nga pikëpamja e çmimeve do të jetë shumë më i favorshëm për udhëtarët, qofshin vendas, e qofshin vizitorë. Jemi drejt përfundimit të negociatave që të kemi aeroportin e Vlorës me tarifat më të ulëta në rajon. Kjo ka qenë kërkesa jonë”, tha Rama, duke shtuar se kërkesë është dhe për një aeroport mallrash, jo vetëm udhëtarësh.

Rama tha se vetëm në periudhën mars-maj 2018 janë bërë 10 mijë punësime të reja. Ndërsa për pagat, ku dha një paralajmërim për kompanitë.

“Të kemi rritje të pagave të ulëta në radhë të parë deri të sfida e regjistrimit real të pagave, sepse 41% e të punësuarve në kompani të mëdha figurojnë me pagë 300 mijë lekë. Kjo është gënjeshtër. E vërteta është që kompanitë i regjistrojnë me 300 mijë lekë që të shmangin taksat, pasi deri në 300 mijë lekë nuk ka asnjë taksë mbi pagën dhe pjesën tjetër ia japin në të zezë. Kjo është një betejë që i takon kësaj faze për t’i shtrënguar kompanitë të deklarojnë pagat reale të kësaj faze dhe për të garantuar që punonjësit të sigurohen siç duhet për nga niveli pagesës në mënyrë që të marrë një pension më të lartë nesër”, tha Rama./dita

Aeroporti i Vlorës/ Rama: 27 mijë vende pune dhe çmime më të lira Read More »

Pas “Lungomares”, një tjetër investim madhor për transformimin e Vlorës

Investimi i qeverisë shqiptare në “Lungomare”, një prej 25 projekteve investuese në qytetin bregdetar në jug të vendit, bën krenar çdo vlonjat.

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli deklaroi sot në prezantimin e projekteve investuese për Qarkun e Vlorës, një tjetër projekt i rëndësishëm që do të transformojë qytetin është edhe bulevardi “Ismail Qemali”, i cili do të transformohet siç u bë “Lungomare”.

Gjithashtu ai tha se projekti i zonës historike, një nga më të mëdhenjtë, më i madh se “Pazari i Ri” i Tiranës apo Korçës, do të bëjë krenar çdo vlonjat për historinë e saj.

Leli tha se edhe ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, do ta shndërrojë këtë qytet në një brend turistik, duke pasur lidhje të drejtpërdrejta me qytetet europiane./atsh

Pas “Lungomares”, një tjetër investim madhor për transformimin e Vlorës Read More »

Bypass-et e Vlorës dhe Fierit, punimet nisin në shtator të 2018

Në shtator të 2018 do të nisë puna për ndërtimin e bypass-eve të Fierit dhe të Vlorës.

Kështu deklaroi sot ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, në fjalën e tij gjatë prezantimit të projekteve për Vlorën, ku është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

“Sot që flasim jemi në fazën e procedurave të tenderimit për bypass-et e Fierit dhe Vlorës dhe në shtator do të kemi kontratën në fuqi dhe do të fillojnë të ekzekutohen punimet”, – theksoi Gjiknuri.

Duke iu drejtuar qytetarëve vlonjatë, Gjiknuri u shpreh se ju po i shikoni përditë se si investimet po e transformojnë qytetin dhe çfarë të mirash ekonomike po sjellin.

“Në panairin e punës mësova se ka 1 mijë e ca vende pune, kërkesat për punë janë rritur. Ne shpesh këtu në Vlorë vuajmë pak nga ajo dëshira për të punuar në shtet, por ka shumë, shumë mundësi në sektorin privat që do të jenë mundësi të palimituara”, – shtoi Gjiknuri.

Ministri tha se investimet nuk janë përqendruar vetëm në qytetin e Vlorës, ato janë edhe edhe në pjesën tjetër të këtij qarku. Është fat për ne që Kryeministri, është edhe deputet i lidhur me këtë zonë, që ka bërë të mundur transformimin tërësor të qarkut të Vlorës”.
Por, vijoi ai, ajo që po ndodh në Vlorë me projektet tona ambicioze po ndodh edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë.

Ministri theksoi se “Shqipëria ka hyrë në një trajektore rritjeje ekonomike. Ne patjetër kemi shumë halle e probleme. Është një vend që ka një trashëgimi të mangët, është vend i varfër, megjithatë progresi i bërë, reformat që po bëhen dhe institucionet që po ngrihen, na bëjnë që të ardhmen tonë ta kemi të konsoliduar. Ne do të bëjmë progres aty ku duhet”.

“Realisht Vlora do të jetë një nga përfitueset më të mëdha, pasi i ka dhënë natyra bukuri, Vlora për këtë ka pasur nevojë, vëmendjen e shtetit”, – përfundoi Gjiknuri./atsh

Bypass-et e Vlorës dhe Fierit, punimet nisin në shtator të 2018 Read More »

‘Ministri dhe deputeti na grabitën pronat në Karaburun’/I moshuari përlotet para KPK: S’morëm drejtësi

Një i moshuar nga Vlora denoncoi sot përpara KPK-së, gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj, e cila sipas tij nuk bëri drejtësi për dosjen e pronave të Karaburunit. Isuf Bodo, 76-vjeç, pretendon se pronat i janë marrë padrejtësisht, ndërsa akuzon se të përfshirë në këtë aferë janë një ministër dhe një deputet. I moshuari nuk i mbajti dot emocionet teksa komisioni i Vettingut mbylli seancën dëgjimore me gjyqtaren, fati i të cilës do vendoset në 25 qershor.

90% të jetës ne i kemi kaluar pa gjumë për pronësinë në Kaburun. Përballë nesh janë falsifikatorët, Pëllumb Petriti ka gjetur një varrmihës në Vlorë dhe i thotë hajde se ke prona, e çon tek noterja që quhet Blerina Serja. Jo merr firma nga qytetarët. Unë nga natyra nuk kam vrarë asnjë mizë, por as nga Vettingu nuk mora drejtësi. Në vitin 2012 me falsifikim Pëllumb Petriti më mori 220 hektarë tokë në Karaburun dhe u dënua vetëm me 4 vjet burg, prokuroria kërkoi 21 vjet, dhe ai akoma vazhdon si sekser.

Edhe kjo gjyqtare nuk dha drejtësi. Ata që kanë falsifikuar janë deputetë, janë me emra, janë ministra. Njëri është deputet dhe njëri është edhe ministër. I jemi drejtuar edhe Kryeministrit për problemin e pronave. E gjeni fare mirë juve se kush janë. Mua më ka ndodhur një fatkeqësi dhe nuk do vazhdoj t’i sjell fatkeqësi familjes time. Ne kërkojmë pronësinë tonë. Beteja jonë është përballë falsifikatorëve. Nga Komisioni i Vettingut ne presim drejtësi, vetëm kaq.

Isuf Bodo, denoncues i skandalit të pronave në Karaburun
Familja Bode i bëri thirrje Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të shkarkojnë gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj.

‘Ministri dhe deputeti na grabitën pronat në Karaburun’/I moshuari përlotet para KPK: S’morëm drejtësi Read More »

Qeveria Rama ‘zbarkon’ në Vlorë, axhenda dyditore e ministrave

Qeveria Edi Rama do të zbarkojë sot në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies.

Rama së bashku me ministrat pritet që të kenë një axhendë mjaft të ngjeshur, ku pritet që të ketë takime dhe me kryetarët e bashkive të Sarandës, Dhërmiut, Himarës e në fund Vlorës për të diskutuar problematikat.

Sakaq është zbardhur edhe axhenda e vizitës dy ditore:

22 Qershor

Të pranishëm: Kryetarët e bashkive, Prefekti, deputetët

12.30 Nisja për në Sarandë

13:00 Inspektim i punimeve për hyrjen e re të qytetit të Sarandës (Rruga e re dhe Rotonda) (KM, Gjiknuri, Prefekti Kryetarja e Bashkisë, deputetët e Sarandës)

13:30 Vizitë tek Infopoint “Smile Albania” -Sarandë

14:00 Drekë me të rinj profesionistë në fushën e shërbimeve turistike (kuzhinierë, menaxherë, kamarierë, ciceronë) – ne Ksamil restorant Bianco Lounge

Të pranishëm: 20 të rinj, KM, Gjiknuri, Kryetarja Bashkisë Sarandë, Prefekti, deputetët e Sarandës

15:30 Nisja për në Himarë

17:00 Lllogaridhënie në pedonalen e Himarës

Të pranishëm: Kryetarët e bashkive, Prefekti, deputetet

18:30 Nisje për në Dhërmi

19.00 Takim me Turistët Anglezë (1000 anglezë)

19:30 Nisja për në Llogara

20:00 Festa lokale e produkteve të zonës (Hapësira mes Sofos dhe Alpin)-Të ftuar të gjithë

21:30 Nisje për në Vlorë

23 Qershor

9:00 Regjistrimi me UNDP

10:00 Vizitë në Panairin e Punës në Skelë

11:00 Prezantimi i projekteve të reja për zhvillimin e qarkut (Pallati i Sportit)

13:00 Takim me drejtuesit e qeverisjes qendrore në rang qarku në prefekturë.

Qeveria Rama ‘zbarkon’ në Vlorë, axhenda dyditore e ministrave Read More »

Një thirrje urgjente që ka alarmuar të gjithë vjen sot nga mjeku më i besuar shqiptar: Jemi në rrezik të madh nga kjo sëmundje, po përhapet shumë shpejt!

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo flet per semundjen e peste qe ka prekur vendin tone dhe sipas tij “mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit…”

Një thirrje urgjente që ka alarmuar të gjithë vjen sot nga mjeku më i besuar shqiptar: Jemi në rrezik të madh nga kjo sëmundje, po përhapet shumë shpejt! Read More »

Lajmi i fundit: Nëse keni këtë telefon nuk do ta përdorni dot më WhatsApp-in!

Të gjithë jemi familjarizuar me WhatsApp dhe kur lexojmë këtë lajmë nuk na vjen aspak mirë.

Beni kujdes, pasi se fundi eshte njoftuar se aplikacioni nuk do të funksionojë më në disa lloje të telefonave celularëve iPhone dhe Android.

Shërbimi i njohur i mesazheve qe aktualisht zotëron 1.5 miliardë përdorues në mbarë botën, do të heze miliona nga platforma e vet në dy vitet e ardhshme.

The sun shkruan se WhatsApp ka zbuluar me anë të një postimi se kompania do të zhdukë këto lloj sistemesh deri në 1 shkurt 2020.

-iOS 7 dhe më të vjetër

-Android Gingerbread 2.3.7 dhe më të vjetër.

Lajmi i fundit: Nëse keni këtë telefon nuk do ta përdorni dot më WhatsApp-in! Read More »

Kompania Albgaz përgatit planet 10-vjeçare, “ringjall” ARMO-n dhe TEC-in Vlorë

Ndërkohë që rreth vitit 2020 gazi natyror i prodhuar në Azerbajxhan të mbërrijë në territorin shqiptar përmes gazsjellësit TAP, kompania shtetërore e shpërndarjes së gazit Albgaz, e krijuar nga ndarja prej Albpetrolit vitin e kaluar, ka hartuar planin e investimeve për këtë vit, si dhe një plan me afat 10-vjeçar. Ky subjekt sapo ka krijuar edhe një ndërmarrje të përbashkët me kompanina e madhe shtetërore italiane SNAM për të realizuar dhe mirëmbajtur rrjetin e shpërndarjes në vendin tonë.

Investimet planifikojnë mirëmbajtjen e një rrjeti rudimental gazsjellësish, por edhe gazifikimin e vendit nëpërmjet ndërtimit të linjave magjistrale që do të lidhen me TransAdriatic Pipeline, e cila për herë të parë realizon lidhjen e Shqipërisë me rrjetet botërore të gazit.

Sipas ERE-s, gjatë vitit 2017 u evidentua fakti se sektori i gazit në Shqipëri, me infrastrukturë të ngritur që prej vitit 1971, ka nevojë për mirëmbajtje dhe investime të vazhdueshme, në mënyrë që të minimizohen humbjet e gazit dhe të kryhet aktiviteti parësor i transmetimit dhe shpërndarjes të gazit natyror. Albgaz sh.a. fillimisht po shfrytëzon linjat e transmetimit të gazit. Linjat e shpërndarjes janë ende në proces, momentalisht nuk ka aktivitet për Shpërndarjen e gazit natyror, deri sa të kryhet rinovimi i infrastrukturës së gazsjellësit. Kjo pritet të realizohet në kuadër të investimeve strategjike me rëndësi kombëtare (Gas Masterplani), ku gazsjellësi TAP AG do të ketë rol suportues në konceptimin, planifikimin dhe implementimin e projektit.

Në këtë kuadër, shoqëria Albgaz sh.a. ka hartuar planin 10-vjeçar të zhvillimit në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të saj, si dhe krijimit të një strukture funksionale për operimin e transmetimit të gazit.

Për vitin në vazhdim, Albgaz planifikon 150 milionë lekë investime. Ndër to përmenden remonte dhe rikonstruksione, por edhe ndërtim e montim tubacionesh, konkretisht në linja si Ballsh-Fier apo Fier-Frakull. Gati 95 për qind e shpenzimeve për këto investime do të sigurohen nga grante.

Ndërkohë, plani 10-vjeçar i zhvillimit të kompanisë është shumë më ambicioz. Në total, parashikohet që pas vitit 2020, që përkon me kohën

e hyrjes së gazit në Shqipëri nëpërmjet TAP-it, e deri në vitin 2027, të realizohen 19.5 milionë euro investime. “Pjesën e luanit” këtu parashikohet ta përbëjë tubacioni i ri dytësor nga Fieri në Ballsh, me vlerë 11.5 milionë euro. Ndëërsa projekti i lidhjes së Fierit me Vlorën duhet të realizohet më shpejt, brenda vitit 2020, për të përshpejtuar lidhjen e TEC-it të Vlorës me gazin e TAP-it, duke e vënë përfundimisht këtë vepër të rëndësishme energjetike në punë, pas viteve të tëra pa aktivitet.

Përveç këtyre, planifikohen edhe linja transmetimi të gazit natyror në Tiranë-Durrës, si dhe një stacion i uljes së presionit të gazit që vjen nga gazsjellësi në Korçë.

ARMO dhe TEC-i

Një ndër investimet, të cilin e ka marrë përsipër kompania shtetërore azere e naftës SOCAR, mund të “ringjallë” uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, ARMO. Kompania nga Azerbajxhani bëri të ditur dje përmes një deklarate se synon të përgatisë një studim fizibiliteti për ndërtimin e një tubacioni 40 km në Shqipëri deri në fund të vitit 2018. Gazsjellësi transmetues Fier-Ballsh do të ketë një kapacitet vjetor prej 1 miliard metra kub, sipas njoftimit.

Qeveria shqiptare njoftoi në nëntor se miratoi një memorandum mirëkuptimi me qeverinë e Azerbajxhanit për zhvillimin e masterplanit të gazit në Shqipëri.

Lajmi i shpërndarë ditët e fundit nga media vendase Trend njoftonte se kompania, nëpërmjet degës SOCAR Balkan, gjithashtu do të ofrojë një projekt inxhinierik për tubacionin e gazit të planifikuar për të lidhur qytetet jugperëndimore shqiptare, Fierin dhe Vlorën. Dega TAP CP1 – Fier – Vlorë, e konsideruar si një nga projektet prioritare, mbulon një zonë me kërkesa prej rreth 250 milionë metrash kub/vit. Nga kjo sasi, rreth 190 milionë m3/vit do të jenë nevojat e TEC-it ekzistues të Vlorës, me fuqi 100 Megavat dhe zgjerimit të tij në 200 Megavat. Linja e transmetimit është parashikuar të ndërtohet brenda tre vjetësh.

Tabela për planin 10-vjeccar të rrjetit të shpërndarjes së gazit natyror mund t’a gjeni në Shqiptarja.com/print

Kompania Albgaz përgatit planet 10-vjeçare, “ringjall” ARMO-n dhe TEC-in Vlorë Read More »