Lajmi i fundit

Tjetër tërmet godet Shqipërinë pas mesnate, ja ku ishte epiqendra

Nje tjeter lekundje termeti eshte regjistruar pas mesantes se mbremshme. IGJEUM raporton se ka regjistruar nje termet me magnitude 2.7.

Per fat goditja nuk ka qene e forte dhe nuk ka asnje raportim per deme. Epiqendra, ndryshe nga se fundi qe ka qene intensivisht ne Durres dhe zonat perreth, kete radhe eshte zhvendosur.

Sipas IGJEUM termeti ka pasur epiqender 19 kilometer ne Jug Perendim te Kukesit ne nje thellesi 26 kilometer.

Tjetër tërmet godet Shqipërinë pas mesnate, ja ku ishte epiqendra Read More »

Aksidentohet turisti amerikan në Valbonë, banorët e zonës i shpëtojnë jetën

Shpëton për mrekulli turisti nga SHBA i cili u aksidentua duke udhëtuar nga Thethi në Valbonë. Kryetari i bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, falënderoi banorët, institucionet vendore, qendrore dhe spitalore të Tropojës, për ndihmën në shpëtimin e jetës.

“Dje duke udhëtuar nga Thethi në Valbone një turist nga SHBA u aksidentua rëndë. Menjëherë janë angazhuar banorët e zonës, strukturat e pushtetit vendor dhe qendror, ato të rendit dhe i gjithë personeli spitalor i Tropojës duke bërë të mundur në kohë rekord dhënien e ndihmës së parë të specializuar si dhe transportimin me helikopter në Spitalin e Traumës, Tiranë”, sqaroi Byberi.

Po ashtu, kryetari i Bashkisë shton se ky veprim i shpejtë sa human dhe profesional bëri që turisti të ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Falënderoj të gjithë ata që u angazhuan në këtë operacion i cili dëshmon edhe njëherë për cilësitë e larta të solidaritetit dhe virtutet e qytetarëve të Tropojës”, shprehet ai. /atsh

Aksidentohet turisti amerikan në Valbonë, banorët e zonës i shpëtojnë jetën Read More »

Dita Kombëtare e Trashëgimisë/ Hyrje e lirë në muze, parqe arkeologjikë e monumente

Muzeu Historik Kombëtar vazhdon të mbetet një atraksion historik dhe kulturor për vizitorët vendas dhe të huaj edhe për muajin shtator.

Ky muaj, edhe pas tërmetit të 21 Shtatorit, vazhdon të sjellë një numër të madh vizitorësh në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Shtatori është muaji kur të gjithë kujtojmë Ditët Evropiane të Trashëgimisë dhe 29 Shtatorin, “Ditën Kombëtare të Trashëgiminë”, kur të gjitha vlerat e prekshme dhe të paprekshme bëhen një së bashku me ata që i krijuan dhe i ruajtën ato për t’ia kaluar brezave si dëshmi të identitetit tonë kulturor dhe evropian.

Edhe këtë mëngjes shumë njerëz kanë vizituar Muzeun për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë (nga prehistoria deri në fund të epokës komuniste), të shpjeguara përmes objekteve dhe artefakteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.

Sot, në Muzetë Kombëtarë, Parqet Arkeologjike dhe Monumentet e Kulturës është hyrje e lirë. /atsh

Dita Kombëtare e Trashëgimisë/ Hyrje e lirë në muze, parqe arkeologjikë e monumente Read More »

Air Albania/ “Migjeni”, gati për fluturimet drejt Italisë

“Migjeni, gati për fluturimet e Italisë nga Rinasi”, tha sot kryeministri EdI Rama, ndërsa theksoi se para Vitit të Ri pritet të ulet “Naimi”.

“Ka lezet. Pranë Lasgushit ka mbërritur edhe Migjeni, gati për fluturimet e Italisë nga Rinasi, ku përpara Vitit të Ri do të ulet dhe Naimi, për destinacionet e tjera evropiane”, shprehet ai.

Rreth një muaj e gjysmë më parë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, do të ngrihet në fluturim edhe “Migjeni drejt Italisë dhe për Vitin e Ri “Naimi” në një destinacion europian. /atsh

Air Albania/ “Migjeni”, gati për fluturimet drejt Italisë Read More »

Tërmeti i 21 shtatorit, mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para nga Bashkimi Europian

Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e parë të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit. Pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në Drejtorinë rajonale të rezervave të shtetit në Lundër kanë mbërritur këto dy ditë ndihma nga disa shtete evropiane si Kroacia, Hungaria, ndërsa priten edhe nga shtete të tjera.

Një avion ushtarak grek solli këtë të dielë kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum.

“Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe presim edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikolaos Hardalias tha se jemi këtu të japim një mesazh solidariteti dhe mbështetje për popullin shqiptar.

Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, Paulin Luli falënderoi në emër të Ministrisë së Mbrojtjes përfaqësuesit e lartë të Mbrojtjes civile për solidaritetin.

“Shpresojmë që ne këtë ndihmë të dhënë të mos e kthejmë vetëm në raste të tilla, por të jemi krah njëri-tjetrit për të ndihmuar në kohë të vështira”, u shpreh Drejtori i Rezervave të Shtetit.

Një ekip i specializuar i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së ka mbërritur në Tiranë, duke iu atashuar ekipeve shqiptare të emergjencës për vlerësimin e dëmeve në terren dhe ofrimin e asistencës së tyre. Prezantimi u bë një ditë më parë edhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në prani edhe të ambasadorit të Delegacionit të BE në vendin tonë, Luigi Soreca. /atsh

Tërmeti i 21 shtatorit, mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para nga Bashkimi Europian Read More »

“Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albania do të nisë të hënën, më 30 shtator, fluturimin drejt Italisë

“Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albania do të nisë të hënën, më 30 shtator, fluturimin drejt Italisë.

Ky avion do të ofrojë shërbime të standardeve të larta, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me disa fotografi nga të avionit “Migjeni”, që është gati për fluturim.

“Mirëmëngjes dhe me Migjenin gati për Tiranë, që pasnesër të nisë fluturimet drejt Italisë, ju uroj një ditë të bukur”, shprehet Rama.

“Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, “Migjeni” është avioni i dytë i flotës së Air Albanias që do të fluturojë drejt Italisë.

“Air Albania” ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian. Futja e Air Albania ka aspekte pozitive përsa i përket uljes së çmimit të biletave, pasi ofrohet një alternativë më shumë dhe më e lirë, gjithashtu prezencën e Shqipërisë në një treg dhe destinacione ku ka shqiptarë./atsh

“Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albania do të nisë të hënën, më 30 shtator, fluturimin drejt Italisë Read More »

Trashëgimia kulturore e Prizrenit prezantohet në zemër të Korçës

Monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit u ekspozuan mbrëmjen e djeshme në Pazarin e Korçës

Ekspozita “Trashëgimia e Prizrenit në Korçë” u organizua në kuadër të ditëve europiane të trashëgimisë nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Korçë.

Në zemër të Pazarit të Korçës, shembull i rijetëzimit dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore u prezantuan Kalaja e Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shtëpitë tradicionale të shekullit XIX-XX e deri te krojet karakteristike të qytetit, etj.

Ky aktivitet u inspirua nga kalendari i përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë më qëllim prezantimin e vlerave dhe sfidave të përbashkëta pasi qytetet e Korçës dhe Prizrenit i kanë dhënë kombit shqiptar data shume të rëndësishme historike, simbole të atdhedashurisë dhe qytetarisë dhe bashkëjetesës fetare.

Kjo ekspozitë është një ftesë për të njohur më tepër Prizrenin dhe trashëgiminë e tij kulturore dhe historike.

Ekspozita u çel edhe në në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturorë Kosovë-Shqipëri.

Qyteti i Prizrenit shtrihet në pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro- tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.

Ndër monumentet më të rëndësishme kulturoro -historike janë : Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, ura e gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.

Qyteti i famshëm i zambakëve, qyteti i aktorit të famshëm Bekim Fehmiu dhe i shumë njerëzve të shquar të artit ndër shekuj ka se çfarë të ofrojë nga krenaria e tij për ata mijëra e mijëra vizitorë të huaj dhe vendas./atsh

Trashëgimia kulturore e Prizrenit prezantohet në zemër të Korçës Read More »