Lajmi i fundit

Lleshaj nga Tepelena: Bashkëpunimi me qytetarët i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takimi me gjimnazist të Tepelenës, nga ku ka deklaruar se komunikimi dhe thellimi i bashkëpunimit me qytetarët është i domosdoshëm në procesin e rritjes së sigurisë.

Ministri Lleshaj, gjatë takimit të zhvilluar sot në Tepelenë, ka nënvizuar dhe angazhimin e plotë të Policisë së Shtetit, për të thelluar bashkëpunimin me të rinjtë, nxënësit dhe studentët në funksion të përfshirjes së tyre në ndërtimin e sigurisë së përbashkët

“Në gjimnazin e Tepelenës për të parë edhe një herë se sa e domosdoshme është nevoja e komunikimit me qytetarët në tërësi dhe me të rinjtë në veçanti. Maturantët e Tepelenës janë plot kurajo dhe ambicie pozitive”-, bënë të ditur Lleshaj.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë shumë të angazhuara për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin me të rinjtë, nxënësit dhe studentët në funksion të përfshirjes së tyre në ndërtimin e sigurisë së përbashkët, por edhe për përtëritjen e policisë me prurje nga radhët e tyre”-, përfundon ministri Lleshaj./atsh

Lleshaj nga Tepelena: Bashkëpunimi me qytetarët i domosdoshëm Read More »

Aurel Voda kërkon falje publikisht – U shkarku pasi shau qytetarët nga robt

REAGIMI I PLOTË

JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare.
Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.

Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.
Iu kërkoj falje edhe atyre.
Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.

Aurel Voda kërkon falje publikisht – U shkarku pasi shau qytetarët nga robt Read More »

Gazetari publikon bisedat me ambasadorin shqiptar në Turqi për rastin e Alvin Berishës

Taulant Kopliku, gazetari i emisionit investigativ “Le Ienne” i cili publikoi historinë e Alvin Berishës i cili ka ngecur në kampin “Al-Hol” ka zbuluar mesazhet me ambasadorin shqiptar në Ankara, Gent Gazheli.

Kopliku ka treguar në ekran mesazhet ku shihet se ambasadori Gazheli ka premtuar se do të shkojë vetë në atë kamp për ta tërhequr Alvin Berishën.

Biseda:

Ambasadori Gazheli: Kam kërkuar të vijnë në Erbil. Nëse do të ketë mirëkuptim për fëmijën për ta dorëzuar. Do shkoj vetë në Erbil.

Gazetari i dërgon një voice message.

Ambasadori Gazheli: Gjithë të mirat. Do bëjmë të pamundurën të sjellim djalin pranë të atit. Mund të kem nr e pikës së kontaktit që keni në kamp? Nr mob? Zona ku jeni paraqet rrezikshmëri të lartë. Keni patur komunikim sëfundmi për fëmijën?

Gazetari Taulant Kopliku: Jo. Në drekë e kemi lënë në kamp.

Ambasadori Gazheli: Po e ndjek me prioritet maksimal. Djali është shqiptar dhe do ta kthejmë. Propozoni Erbilin. Dhe vij unë dhe në Erbil.

Gazetari Taulant Kopliku: Ok. Ja sa thirra këtë djalin e po të shkruaj pas pak.

Ambasadori Gazheli: Ok. Po ju pres.

Gazetari publikon bisedat me ambasadorin shqiptar në Turqi për rastin e Alvin Berishës Read More »

Gati vendimi – Kush do i përdor pas 1 qershorit 2020 qeset plastike, do të përballet me pasojën e majme

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim disa amendime në ligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” që parashikon shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e madhe edhe përdoruesit e qeseve plastike. Në një prej amendamenteve thuhet:

Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.

Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë) lekë.

Projektligji parashikon dispozita kalimtare për afatin e nxjerrjes jashtë qarkullimit të qeseve plastike deri në datën 1 shkurt 2020/1 qershor 2020, pra vetëm pak muaj. Është një afat thuajse ireal sidomos për sa i përket përdoruesve. Nga ana tjetër mbetet e paqartë sesi do të aplikohen këto gjova ndaj njerëzve në rrugë, përderisa qeset tashmë janë gjendje dhe duhet një kohë për t’I nxjerrë nga qarkullimi. Është më së paku një projektligj ireal dhe me pamundësi praktike zbatimi, pa folur për karakterin radikal të tij përderisa lufta ndaj plastikës vërtet që ka nisur, por nuk dihet ndonjë vend që një ditë të bukur të dalë me propozimin e atypëratyshëm të ndalimit të qeseve.tch

Gati vendimi – Kush do i përdor pas 1 qershorit 2020 qeset plastike, do të përballet me pasojën e majme Read More »

Mihal Kokëdhima para gjyqit, ja çfarë vendosi Apeli

Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti tashmë të shembur në Porto Palermo, i cili su.lmoi disa turistë spanjollë, u la sot në bu.rg edhe me vendim nga Gjykata e Apelit të Vlorës.

Seanca u zhvillua këtë mëngjes ne Gjykaten e Apelit te qytetit bregdetar me dyer te mbyllura, raporton korrespondenti i Panorama.

Kokëdhima akuzohet për kanosje dhe dëmtime të tjera të pronës private me dashje.

Shkrim i Panorama më 19 gusht 2019:

“As Bin Laden s’ka marrë kaq interes. Kam mik Ramën”, zbardhet biseda e Mihal Kokëdhimës para nisjes së gjyqit. Avokati: Ka folur edhe kryeministri për…

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në b.urg” për Mihal Kokëdhimën, pronarin e restorantit në Porto Palermo, që u përfshi në konfliktin me turistët spanjollë pak ditë më parë.

Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtarja Esmerilda Habilaj, ndërsa prokuror i çështjes ishte Saimir Smaka. I arrestuari u përfaqësua nga avokatët Erion Besimaj dhe Kujtim Cakrani.

Në sallë, 51- vjeçari Kokëdhima u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa në dorë vihej re edhe shenja pas dëmtimit të pësuar kur godiste xhamin e përparmë të automjetit ku ndodheshin turistët spanjollë.

Fillimisht Kokëdhima ka komunikuar në qetësi me avokatët e tij, duke diskutuar për ngjarjen. Në nisje të seancës, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në bu.rg”, për akuzat “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Përpara nisjes së seancës gjyqësore nuk ka munguar edhe një bisedë mes avokatit dhe Kokëdhimës. “Kaq interes për mediat nuk ka marrë as çështja e Bin Ladenit në SHBA”, ka theksuar pronari i lokalit “Panorma”.

“Normale që çështja jote do të marrë vëmendje publike, sepse ka folur edhe Kryeministri”, i është kthyer avokati klientit të tij. “Unë e kam mik atë”, ia ka kthyer Kokëdhima, duke nënkuptuar se ka mik Kryeministrin. Por në këto momente, avokati Kujtim Cakrani ka dalë jashtë sallës, pas kërkesës edhe të gjyqtares, pikërisht për shkak të dialogut dhe bisedës me klientin e tij për çështjen në fjalë.

Seanca ka vijuar me dyer të mbyllura, ndërsa pala mbrojtëse ka kërkuar masë sigurie më të lehtë, duke vendosur edhe garanci pasurore deri në 3 mijë euro, ose si ta përcaktojë gjykata. “Nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që për ‘shkatërrim prone’ të jepet ‘arrest në bu.rg’”, ka theksuar avokati. Ndërsa vetë i arrestuari, Mihal Kokëdhima, është mbrojtur vetë duke dhënë një alibi.

“Më morën zva.rrë me makinë. Kjo çështje nuk e di si është, nuk kam prekur njeri me dorë. Ku janë faktet që i preka me dorë? Unë nuk theva xhamin për t’i dëmtuar, por për t’u mbajtur. Unë mora targën, telefonave Policinë dhe u hodha në kroskot, sepse donin të më shtypnin. Me rrëzuan në Qeparo nga makina. Si ka mundësi kështu? Më lini të punoj. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani”, ka thënë ai.

Gjithsesi, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në bu.rg”, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë, teksa pala mbrojtëse ka konfirmuar faktin se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Njëkohësisht kanë konfirmuar se tashmë do të çojnë për ndjekje penale edhe turistët spanjollë për ngjarjen e ndodhur në lokalin e 51- vjeçarit Kokëdhima në Porto Palermo.

Pas daljes nga salla, avokatët e Mihal Kokëdhimës e kanë quajtur të paligjshëm vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe gjyqtarja Esmerilda Habilaj, për 51- vjeçarin. Në një deklaratë të bërë për mediat, avokati Erion Besimaj ka rikonfirmuar faktin se do ta apelojnë çështjen, duke pasur besim te Gjykata e Apelit.

“Ky dukej se ishte një gjyq popullor dhe në këto kushte, Gjykata e ka lënë arrest në bu.rg, pa asnjë bazë ligjore. Ajo çfarë kërkuam në sallën e gjyqit, ishte një masë sigurie më e lehtë, duke vendosur një garanci pasurore, dhjetëfish më të lartë, apo edhe duke e lënë në dorë të Gjykatës për ta përcaktuar garancinë pasurore. Natyrisht kur është vepër penale ‘shkatërrim prone’, në historinë 10-vjeçare, nuk është dhënë asnjëherë masë sigurie ‘arrest në bu.rg’.

Prokurori, që kur erdhi në sallë, erdhi me akuzën për ‘shkatërrim prone’ dhe natyrisht që do të jepej arrest në b.urg dhe kjo për faktin se erdhën disa spanjollë dhe ne përpara të huajve mund të japim gjithçka, vetëm ata të jenë më të mirë dhe të tregojmë se i respektojmë dhe i duam. Për masën e sigurisë ‘arrest në b.urg’ nuk plotësohet asnjë nga kriteret e përcaktuara, rrezikshmëria shoqërore, rrezikshmëria e veprës, rrezikshmëria e personit, apo rreziku për t’u larguar nga vendi dhe prishja e provave”, u shpreh njëri nga avokatët

Mihal Kokëdhima para gjyqit, ja çfarë vendosi Apeli Read More »

Diplomohen 402 oficerë, Lleshaj: Modernizojmë Policinë e Shtetit

Në Ministrinë e Brendshme është organizuar sot ceremonia e diplomimit dhe certifikimit të studentëve që përfunduan studimet Bachellor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, studentëve të ekselencës që përfunduan kursin profesional për policimin, si dhe të kursantëve që përfunduan kolegjin profesional të lartë, Kolegji i Policisë. “Sot diplomohen 208 kursantë si oficerë të patrullës së përgjithshme të Policisë së Shtetit, 194 nënkomisarë si menaxherë të Policisë,” u shpreh ndër të tjera drejtori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil Mema.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se në 4 vitet e fundit janë mbi 2500 djem e vajza që janë arsimuar në Akademinë e Policisë dhe janë bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

“Gjatë viteve të fundit Policia e Shtetit i është nënshtruar një procesi të gjerë reformimi, i cili ka konsistuar në ndryshimin e organizmit strukturor, performancës e prezantimit në komunitet por më i rëndësishëm është ndryshmi rrënjësor i strategjisë dhe programeve të arsimit dhe trajnimit të trupës policore. Rritja e nivelit të kapaciteteve profesionale, duke bërë pjesë të Policisë punonjës nga specialistë të fushave, të cilat nuk mund të përgatiten në Akademinë e Sigurisë, përmirësim i balancës në barazisë gjinore ku është synuar që punonjëset e gjinisë femërore në policinë e shtetit nga viti në vit të rrisin ndjeshëm përfaqësimin e tyre. Policia e Shtetit është orientuar drejt filozofisë më të përparuar të policimit, asaj të policimit në komunitet, si dhe drejt rritjes së kapaciteteve profesionale, duke bërë pjesë të saj studentë që kanë mbaruar me rezultate të larta në disa degë specifike”, – tha ndër të tjera Veliu, duke veçuar faktin se pas një procesi tejet transparent për përzgjedhjen e fituesve nga 589 konkurrentë që kishin përfunduar studimet në degët Ekonomi, Financë, juridik dhe IT, 36 prej tyre kanë përfunduar sot ëndrrën e tyre për të qenë në radhët e Policisë.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nënvizoi rëndësinë që ka ky brez i ri oficerësh të Policisë të cilët kanë ndjekur kursin e Policisë Kriminale dhe atë për Patrullë të Përgjithshme.

“402 djem e vajza i bashkohen sot radhëve të Policisë së Shtetit duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm ripërtëritje dhe modernizimi të saj. Krahas atyre që përfunduan kolegjin e Policisë për t’u bërë pjesë e bazës solide të saj, 158 të tjerë përfundojnë studimet e larta dhe bëhen pjesë e trupës drejtuese si nënkomisarë policie, ndërkohë që 36 studentë që i kanë përfunduar më parë me rezultate të larta studimet universitare, përfundojnë sot kursin e oficerit të Policisë Kriminale dhe i bashkohen strukturave të specializuara të hetimit. Kjo prurje e konsiderueshme cilësore, e përzgjedhur ndër mijëra kandidatë, shënon një hap tjetër të rëndësishëm në kuadër të një programi të madh të qeverisë shqiptare për të përmirësuar në mënyrë rrënjësore nivelin profesional të Policisë së Shtetit”, u shpreh ndër të tjera Lleshaj.

Nga ana tjetër, ai shtoi se së shpejti do të hapen programe të reja për 600 të rinj e të reja që fillojnë Akademinë e Sigurisë.

“Ne do ta thellojmë më tej procesin e modernizimit të Policisë së Shtetit, duke vijuar me konsekuencë programin e rritjes dhe të përtëritjes së saj. Pas pak ditësh do të hapim programet e reja, për rreth 600 të rinj e të reja që fillojnë Akademinë e Sigurisë, 60 prej të cilëve do të jenë përsëri nga radhët e studentëve të shkëlqyer, që i kanë përfunduar ndërkohë studimet universitare në degë të përzgjedhura,” u shpreh ministri.

Ndër programet ambicioze në proces ministri përmendi kampusin e ri të Policisë së Shtetit dhe Akademisë së Sigurisë, komisariatet e reja të Policisë, Policinë Shkencore, fuqizimin dhe modernizimin e flotës së automjeteve, pajisjet individuale dhe kolektive të Policisë, modernizimin e Policisë Kriminale, asaj Kufitare etj. /atsh

Diplomohen 402 oficerë, Lleshaj: Modernizojmë Policinë e Shtetit Read More »

Bllokohen 298 tonë karburant jashtë standardit të tregtimit

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, në bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, bllokuan një sasi prej 298 tonë karburant, në një vendburim në Bashkinë Finiq, e cila ishte jashtë standardeve të tregtimit. Nga kontrolli i ushtruar në këtë vendburim u konstatua se mungonte vërtetimi teknik, si dhe u evidentuan probleme me cilësinë e produktit.

Aksioni u ndoq nga afër nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me kryeinspektorin e ISHTI, Admir Abrija dhe zëvendësdrejtorin e Doganave, Ylber Kalaja.

“Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial në kuadër të planit antiinformalitet, bashkë me administratën doganore, bën një plan kontrolli dhe gjatë kontrollit kemi konstatuar 298 tonë naftë bruto, e cila është e stokuar në këtë vendburim, pa vërtetimin teknik. Menjëherë kemi njoftuar administratën doganore që të hetojë në lidhje me fiskun e produktit”, bëri të ditur kryeinspektori Abrija.

Duke ju referuar parametrave të produktit të sekuestruar, zëvendësdrejtori i Doganave tha se ky është një produkt me risk dhe me shkallë monitorimi shumë të lartë. “Për vetë parametrat që kanë rezultuar, ky produkt rezulton të jetë një ndër produktet me risk dhe me shkallë monitorimi shumë më të lartë, për vetë mundësinë e përdorimit dhe si lëndë djegëse për ngrohje apo për elementë të tjerë”, nënvizoi Kalaja.

Ministrja Belinda Balluku e cilësoi aksionin në fjalë si provën e radhës për angazhimin e qeverisë në luftën kundër informalitetit duke paralajmëruar se aksionet do të vijojë edhe në javët në vijim në të gjithë territorin e vendit. “Ky është një sulm frontal kundër informaliteti, të cilin ne do ta vazhdojmë. Të gjithë entet shtetërore, si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si Ministria e Financave dhe të gjithë agjencitë apo drejtoritë në varësi të tyre, janë të fokusuar tek lufta kundër informalitetit dhe askush nga ne nuk ka plan që të ndalojë”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se koordinimi mes agjencive dhe institucioneve përkatëse, si në këtë rast, rrisin eficiencën e aksioneve, ndërsa nxiti bashkëpunimin mes ISHTI-t dhe administratës doganore, me qëllim evidentimin e shkeljeve dhe marrjen e masave përkatëse për subjektet që abuzojnë.

“Në rastet kur kemi aksione të koordinuara, eficienca e aksionit është më e lartë dhe unë do t’ju sugjeroja dhe do t’ju nxisja që dhe në të ardhmen të ketë një bashkëpunim të hapur midis drejtorive dhe Inspektoratit Teknik për të goditur sa më shumë, qoftë parregullsitë cilësore, që janë shumë të rëndësishme, ashtu dhe parregullsitë fiskale. Për të vendosur një herë e mirë në tregun e karburanteve në Shqipëri një legjitimitet të plotë për sa i përket tregtimit, cilësisë dhe sigurisht për sa i përket të gjithë rregullimit të këtij sektori, i cili ndër vite lë shumë për të dëshiruar”, theksoi Balluku.

Nga analizat e kryera rezultoi se lënda prej 298 tonësh, e bllokuar në këtë pikë vendgrumbullimi, kishte parametra të pazakontë sa i takon nivelit të squfurit por edhe nivelit të flakërimit. Nga ana e inspektorëve të ISHTI-t subjektit ju kërkuar edhe pajisja me vërtetimin teknik, pasi nuk plotësonte kushtet e sigurisë. /atsh

Bllokohen 298 tonë karburant jashtë standardit të tregtimit Read More »