Lajmi i fundit

2472 të prekur nga tërmeti të sistemuar në hotele, Rama: Nuk do lëmë njerëz të traumatizuar pa shërbyer në këtë fazë të parë

Kryeministri Edi Rama solli në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm një panoramë të pasojave të tërmetit që goditi fuqishëm mëngjesin e 26 nëntorit në vend.

Kryeministri Rama tha se në spitale aktualisht trajtohen 41 persona të lënduar nga tërmeti, 34 prej të cilëve në Spitalin e Traumës, 4 në spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim. Rama theksoi se ministria e Shëndetësisë ka gati dokumentet për transferim në klinika speciale në rast se mjekët e kërkojnë një gjë të tillë për të lënduarit.

“Në strukturat hoteliere janë akomoduar 2472 persona dhe harku i kësaj mikpritje shtrihet nga Durrësi deri në Gjirokasër. Numri i këtyre personave nuk janë ata që kanë humbur krejtësisht shtëpitë e tyre por që ndodhen në një situatë traumatike dhe me shtëpinë në kushte frike që jo domosdoshmërisht janë kushte objektive që lidhen me qëndrueshmërinë e ndërtesave”, theksoi Rama.

“Nuk do lëmë njerëz të traumatizuar pa shërbyer në këtë fazë të parë”, thë kryeministri Rama./atsh

2472 të prekur nga tërmeti të sistemuar në hotele, Rama: Nuk do lëmë njerëz të traumatizuar pa shërbyer në këtë fazë të parë Read More »

Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit,shkon në 50 numri i viktimave

Kryeministri Edi Rama në përditësimin e mëngjesit të sotëm në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë njoftoi se fatkeqësisht janë 50 qytetarët që kanë humbur jetën si rezultat i tërmetit ndërsa kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Me shprehjet më të fuqishme të mirënjohjes për ekipet e huaja të shpëtim-kërkimit, kemi shprehur mirënjohjen më të thellë miqve dhe partnerëve që në një kohë shumë të shpejtë mobilizuan trupa super të specializuara për të shpëtuar njerëzit”, theksoi Rama.

Por, kryeministri vlerësoi edhe trupat shqiptare të shpëtim-kërkimit.

Rrënojat e hotel “Mira Mare” në Durrës ishin të fundit ku u kërkua ditën e djeshme./atsh

Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit,shkon në 50 numri i viktimave Read More »

Xhaçka: Solidariteti për të dëmtuarit nga tërmeti, shtrihet deri në Afganistan

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se ushtarët tanë në Kabul kanë nisur mbledhje e fondeve të solidaritetit për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Solidariteti i jashtëzakonshëm i këtyre ditëve është shtrirë deri në Afganistan”, shprehet Xhaçka.

Po ashtu Ministrja shton se “miqtë dhe aleatët tanë po kontribuojnë simbolikisht për të prekurit nga tërmeti, edhe në mbledhjen e fondeve që kanë nisur ushtarakët tanë me mision në Kabul”./atsh

Xhaçka: Solidariteti për të dëmtuarit nga tërmeti, shtrihet deri në Afganistan Read More »

Inxhinierja Bozo: Parava viteve ’90 ishte e ndaluar ndërtimi në plazhin e Durrësit

Inxhinierja e ndërtimit dhe profesoresha Luljeta Bozo, ishte e ftuar në një studio televizive për të folur rreth ndërtimeve në vendin tonë dhe tërmetit të fundit që shkaktoi një bilanc të frikshëm dëmesh dhe humbje jetësh njerëzore.

Inxhinierja e cilëson këtë tërmet si një ngjarje të rëndë edhe pse sipas saj kanë rënë tërmete të tjera të tillë më përpara por jo me të tilla bilance kaq tragjik. “Fuqia nuk ka qenë më e madhe se ajo e 1979, ai ishte me magnitudë 6.9 kështu që nuk mund t’ia vëmë fajin që çlirimi i energjisë ka qenë më i madh se 40 vite më parë”, – u shpreh Bozo.

“Është një cikël që e kanë sizmologët tanë, që kanë bërë punë të shkëlqyer, më parapara dhe tani por kanë bërë studime që kanë parashikuar një periudhë të përafërt 35-40 vjet të një eventi si ai i ’79. Por nuk qëndron problemi aty. Nëse para ’90 kishim rregulla shumë strikte në ndërtim, se të tëra na kanë ndodhur për shkak të ndërtimeve. Të shikosh ndërtime që kolapsohen në këtë formë është tragjike kur janë dhe të reja”, tha ajo.

Duke folur për zonën e ish-kënetës në Durrës, Bozo thotë se në atë zonë nuk duhet ndërtuar. “E para sepse ajo është nën nivelin e detit, e dyta sepse përbëhet nga dhera problematik që prishin strukturën e ndërtimeve në rast të lëkundjeve sizmike. Ajo është evidentuar nga gjeologët tanë dhe sizmologët si një terren i papërshtatshëm për ndërtim. Ajo një dhe plazhi i Durrësit, dy”.

“Pas 1990”, – thotë Bozo, “në ndërtim ka pasur një kaos të plotë. Me projektim u morën të gjithë, edhe ata që ishin të aftë dhe ata që ishin të paaftë. Të gjithë u bënë inxhinierë. Edhe në ato objekte që ishin të ndërtuara sipas rregullave, njerëzit kanë ndërhyrë në mënyrë katastrofike mbi godina duke prishur strukturën e mureve në katet e para që mbajnë gjithë ngarkesën. I kanë hequr për të bërë lokale, për të liruar hapësira. Nuk mund të heqësh asnjë centimetër mur pa pyetur atë që ka bërë llogaritjen që të jesh i sigurt për atë që po bën”. /atsh

Inxhinierja Bozo: Parava viteve ’90 ishte e ndaluar ndërtimi në plazhin e Durrësit Read More »

Rektori i Universiteti të Tiranës: Pezullohet mësimi deri më datë 6 dhjetor

Universiteti i Tiranës ka pezulluar mësimin deri më datë 6 dhjetor 2019.

Këtë lajm e ka bërë të ditur rektori i Universitetit Mynyr Koni i cili e arsyeton këtë pezullim me situatën aktuale të rënduar edhe nga ana psikologjike pas rënies së tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas Konit mësimi do të pezullohet “deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambienteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë”.

Situata në vend po shkon drejt stabilizimit megjithatë lëkundje të njëpasnjëshme të tokës janë prezente në intensitet shumë më të vogël. /atsh

Rektori i Universiteti të Tiranës: Pezullohet mësimi deri më datë 6 dhjetor Read More »

Të rinjtë Vlonjatë ndezin qirinj në Sheshin e Flamurit për viktimat e tragjedisë së 26 nëntorit

Të rinjtë Vlonjatë ndezin qirinj në Sheshin e Flamurit për viktimat e Durrësit, ata nderojnë viktimat e rënë nga tërmeti.

Ky është një veprim mjaft fisnik nga ta edhe i shtohet aktiviteteve të solidaritetit nga të gjithë qytetarët e vendit për viktimat e tragjedisë së 26 nëntorit.

Të rinjtë Vlonjatë ndezin qirinj në Sheshin e Flamurit për viktimat e tragjedisë së 26 nëntorit Read More »

Hotel “Tragjasi” hapi dyert për banorët e prekur nga tërmeti por ka një thirrje urgjente për banorët e zonës

Hotel “Tragjasi” hapi dyert për banorët e prekur nga tërmeti por ka një thirrje urgjente për banorët !

Nga Hotel Tragjasi:

Te dashur miq, banore te fshatit Tragjas, Orikum dhe Dukat. Duke qene se hoteli yne ne keto dite te veshtira ka strehuar nje pjese te banoreve te prekur nga termeti ne Zonen e Durresit dhe Thumanes kerkojme sensibilizimin nga ana juaj per veshmbathje, ushqime dhe cfaredo gjeje qe mund te ndihmoni. Ndihmat mund ti dorezoni prane ambjenteve tona .

Nje pjese e ketyre ndihmave do te shkojne dhe per bazen e Emergjences Civile ne Vlore qe te bejne shperndarjen ne te gjithe hotelet e akomoduara.
Faleminderit per mirekuptimin.
/Hotel Tragjasi.

Hotel “Tragjasi” hapi dyert për banorët e prekur nga tërmeti por ka një thirrje urgjente për banorët e zonës Read More »

I jepet lamtumira e fundit dy familjeve Cara e Greku, i pranishëm kryeministri Rama

Në Thumanë po zhvillohet ceremonia mortore e pjesëtarëve të familjeve Cara e Greku, ku familjarë dhe qytetarë të shumtë po u japin lamtumirën e fundit.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama.

“Lamtumirë! Asnjë ngushëllim për zemrat që dhembin e humbja nuk ka dert në dy familje në Thumanë, Caraj dhe Greku. Kurajë për të gjallët që në kujtime ruajnë të humburit nga ky tërmet i pabesë”, ishte mesazhi ngushëllues që përcolli kryeministri Rama.

Tre ditë pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë me magnitudë 6.3 Rihter sot po zhvillohet ceremonia mortore e dy familjeve, Cara dhe Greku të cilët u zunë poshtë nga rrënojat e pallateve.

Familja Cara është një nga më të prekurat e kësaj fatkeqësie, pasi 7 anëtarë të kësaj familje kanë gjetur vdekjen në gërmadhat e pallateve të shembura.

Një vajzë e afërme e njërës prej familjeve ka takuar ndër të parat kryeministrin duke shpërthyer në vaj.

Vëllai i Albert Carës, të lënduarit i cili u nis sot për një trajtim më të specializuar drejt Italisë, teksa takoi kryeministrin nuk e fshihte dhimbjen.

“Zoti e kishte shkruar që dy të na i falte dhe 7 të na i merrte. Në momentin kur ngrihemi….. besoj se do t’a kalojmë Të lutemi për ata që janë gjallë. Dhimbje pa fund. Zoti na ka ndihmuar pasi tragjedia mund të ishte më e rëndë.”, shprehet ai.

Nga tërmeti i 26 nëntorit, Alberti humbi komplet familjen e tij, bashkëshorten, 3 fëmijët (dy djem dhe një vajzë) dhe nusen e djalit, ndërkohë që humbën jetën edhe familjarë të tjerë të tij./atsh

I jepet lamtumira e fundit dy familjeve Cara e Greku, i pranishëm kryeministri Rama Read More »