Një konflikt ka ndodhur në fshatin Hamallaj mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi.
Familja Kaci ka bërë disa denoncime nëpër institucione dhe përpjekje për të shmangur konfliktet me familjen Nikolla. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hidrovor të Hamallajt.
Sipas News24 ditën e sotme Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi, komshinj të tyre.
Sipas tij, Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë dhunuar shtetasin Pjetër Kaçi, 80 vjeç kryefamiljar i familjes Kaçi cili po kalonte në rrugën e lagjes.
Sipas dëshmive, Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolli i kanë zënë rrugën duke i thëne ‘pse na sheh’ dhe pas këtij debati e kanë goditur te moshuarin. Duke parë konfliktin janë afruar djemtë e të moshuarit të cilët gjithashtu janë dhunuar nga ana e familjes Nikolla të cilët të pajisur me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta i kanë goditur dhe dhunuar te gjithë anëtarët e kësaj familjeje.
Madje sipas tyre, Martin Nikolli ka nxjerrë pistoletën duke ia drejtuar familjes Kaçi e me të ka gjuajtur 5 herë në drejtim të tyre.
Si pasojë e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njeri prej të cilëve ka mare fraktura në kokë ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë, gjithashtu pre e dhunës kanë renë dhe gra e fëmijë.
Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe ka shoqëruar personat e përfshirë në konflikt.
Katër emigrantë shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia greke pasi kishin vjedhur disa banesa luksoze në ishullin Mykonos.
Mediat greke bëjnë më dije se një prej shqiptarëve ishte i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, si drejtues i një organizate kriminale hajdutësh.
Sipas informacioneve nga mediat greke, drejtuesi i grupit ishte arratisur në vitin 2018 nga policia e Argjiropolit me nëntë të burgosur të tjerë.
I riu i arratisur me tre bashkatdhetarë të tij, nga data 16 deri më 22 korrik kishin vjedhur pesë vila në Mykonos, nga ku kanë marrë shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë.
Por vjedhja e fundit që ata kryen i nxori zbuluar, pasi në një nga banesat që ata grabitën, kanë marrë edhe një palë kufje me valë.
Pronari i tyre përmes një aplikacioni në celular, ka zbuluar vendndodhjen e pajisjes dhe të hajdutëve, dhe ka njoftuar policinë.
Policia greke ka lokalizuar dhe arrestuar katër hajdutët shqiptarë në një shtëpi të braktisur pranë Aeroportit.
Mësohet se në mjetin që shqiptarët përdornin, janë gjetur shumë sende të vjedhura që kishin marrë nga pesë vilat që kishin grabitur.
Aktori i njohur Genc Fuga ka pësuar një goditje në tru dhe i është nështruar një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në një spital privat në Tiranë.
Ka qenë bashkëshortja e tij, Eni, e cila ka bërë me dije lajmin, ndërsa ka kërkuar prej miqve të tyre ndihmë për të kontribuuar me një vlerë monetare prej 200 lekësh të reja, në mënyrë që të mblidhen 19 mijë euro për operacionin.
Apelin e ka bërë në një postim në rrjetet sociale ku shkruan: Nuk qenka e lehte por ne kto momente e kam domosdoshmeri.
Genci po kalon nje periudhe te veshtire. ka pesuar nje goditje ne tru dhe ne kto momente po kryen nderhyrje ne spitalin amerikan do i lutesha te gjith punojsve te Rtsh nese munden te dhe kush mundet te ofroj nje kontribut prej 200 leke te rinj per te patur mundesin te kem shumen 19 mij euro te operacionit. Ndjes dhe konsiderete….
Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Forcë shpëtojnë 5 persona të cilët kishin mbetur në det me skafin e tyre.
Policia vendore informon se ‘gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se një mjet lundrues gomone me 5 shtetas në bord, kishte pësuar defekt, në plazhin e Zhapovelit, Karaburun.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë 5 shtetasve të cilët ndodheshin në mjetin lundrues i cili e kishte të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.
Shërbimet e Policisë, me mjetet e Policisë Kufitare, kanë shoqëruar në breg, mjetin lundrues gomone, së bashku me personat në bord, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, në SPK Triport’.
8 të arrestuar dhe 9 të shpallur në kërkim është bilanci i megaoperacionit policor “Metamorfoza” kundër grupit kriminal Bajri dhe Ervis Martinajt e bashkëpunëtorëve të tyre. Ditën e djeshme, Policia e Shtetit dha informacion të plotë për operacionin e zhvilluar në fshehtësi ditët e fundit. Kyç në realizimin e këtij operacioni ka qenë zbërthimi dhe çkodimi i aplikacioneve të komunikimit online “EncroChat” dhe “SKY” mes anëtarëve të grupit kriminal Bajri, bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, ish-zyrtarëve të policisë e prokurorisë së Shkodrës, etj. Autoritetet franceze mundësuan këto çkodime mesazhesh, duke ia dërguar palës shqiptarë. Komunikimet mes palëve çuan në zbardhjen e 1 vrasjeje dhe 1 tentative eliminimi dhe 2 plane vrasjesh : vrasjen e Gjin Ndojit (Boriçit) dhe tentativën e vrasjes së Taulant Pepajt dhe planet për të ekzekutuar Kleant Musabelliun, dhe Ibrahim Licin me Genc Tafilin dhe Dorjan Dulin. Në total u kontrolluan 26 banesa në Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Tiranë, ku u sekuestruan një arsenal i madh armësh, pajisjesh luftarake, para, etj. SPAK ngriti gjithsej 12 akuza. Ajo çfarë rezultoi tronditëse nga hetime ishte fakti se ish-drejtuesit e Policisë, Oltion Bistri dhe Ardit Hasanbegaj së bashku me prokurorin e Kukësit, Xhevahir Litën bashkëpunon më Bajrajt, Martinajn dhe biznesmenin e arrestuar Pëllumb Gjoka, duke i shpëtuar nga akuzat e arrestimi. Policia mori më herët në pyetje Safet Bajrin, Erogen Vason (Brajoviç) dhe Ilir Bajrin, të arrestuar e liruar vite më parë si anëtarë të grupit kriminal Bajri në Shkodër.
Të arrestuarit dhe në kërkim, bashkëpunim me organet dhe shtetet e huaja
Të arrestuarit: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbengaj, Oltion Bistri, Xhevahir Lita, Sabjen Troshani dhe Nehat Fojleta. Të shpallur në kërkim: Behar Bajri, Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prekë Kodra (do vriste Albin Kurtin), Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj dhe Elion Hato. Për zbardhjen e veprave penale dhe arrestimin e të dyshuarave, policia shqiptare ka bashkëpunuar me Eurojust, Europol dhe policitë e Belgjikës, Holandës dhe Francës. Sipas informacioneve, 15 masat e arrestit u firmosën në 23 korrik nga GJKKO, 1 ditë më vonë u pranua kontrolli në 14 banesa dhe 6 nga 8 arrestimet u realizuan para dy ditësh. Hetimet për këtë operacion nisën që në 16 janar të këtij viti.
Ja 12 akuzat e plota
“Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Kontrollet, sekuestrohen arsenal i madh armësh, miliona lekë dhe pajisje të tjera
Gjatë kontrolleve të ushtuara në Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Tiranë, u sekuestruan një arsenal armësh, 8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1 pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi, 3 armë gjahu, 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta (thika), 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh. Po ashtu policia sekuestroi 3 orë dore të markave të shtrenjta, 3.409 milionë lekë, 31.205 euro, 4400 dollarë, 3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop. Armët e sekuestruara dhe provat e tjera materiale u dërguan laboratorin e Policisë Shkencore në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Plani për të vrarë ish-efektivin e SHKB, Musabelliu e plagosi Gjokën në 2017
Mbrëmjen e 11 shtatorit 2017, Kleant Musabelliu, me detyrë punonjës në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje, plagosi biznesmenin Pëllumb Gjoka me plumb pistolete në këmbë. Ngjarja ndodhi në zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë. Shkak u bë konflikti mes fëmijëve të tyre në shkollë. Edhe pse ngjarja thuhej se u mbyll me pajtim mes fëmijëve, Gjoka dhe Musabelliu janë sharë mes tyre. Në mbrëmjen e 11 shtatorit 2017, Musabelliu shkoi të bisedonte me biznesmenin, por debati kaloi sërish në fyerje e kërcënime. Punonjësi i SHKB në Policinë e Burgjeve qëlloi biznesmenin Gjoka me pistoletën e shërbimit. Ai u arrestua e lirua më pas. Kjo ngjarje nuk u harrua nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi ta vriste Musabelliun. Ai ia kërkoi këtë gjë Behar Bajrit, por më pas krimin për ta realizuar e merr përsipër Ervis Martinaj, me të cilin bashkëpunojnë të treja palët edhe në ekzekutimin Gjin Ndojit. Musabelliu u ndoq nga pas dhe u fotografua, por eliminimi i tij nuk u krye.
Vrasja e Gjin Ndojit, porosi nga Martinaj, 100 mijë euro nga Gjoka, ja kush e kreu
Në 9 gusht 2020, vritet me 3 plumba (2 në kokë dhe 1 në shpatull) Gjin Ndoji (Borriçi). Ai rezultoi mik me fisin Bajri dhe akuzohej se kishte kryer një seri vrasjesh me porosi. Konkretisht, policia dyshonte se ai ekzekutoi Fatbardh Licin në 10 gusht 2018, xhaxhain e Ibrahim Licit, një nga 4 personat më të kërkuar nga shteti shqiptar për t’u arrestuar. Arma tip pistoletë “Scorpion” e përdorur në këtë vrasje dyshohej se ishte përdorur disa vite më parë dhe në një ngjarje tjetër nga Gjin Boriçi. Vrasjen e 38-vjeçarit Boriçi, policia e lidhi me 2 pista: gjakmarrje dhe larje hesapesh. Por, mes tij dhe Bajrave nisën konfliktet, që nuk bëhen të ditura. Çuditërisht, Ervis Martinaj porosit vrasjen e tij dhe financimin e bën Pëllumb Gjoka. Behar Bajri mori përsipër gjetjen e vrasësve. Në përgjimet e tyre rezulton se Gjoka është i gatshëm të ofrojë 100-110 mijë euro për eliminimin e Boriçit. Edhe pse Behar Bajri shprehet se ka gjetur vrasës me pagesë të huaj, ai e kryen krimin në fund me të afërmin e tij Denis Bajri. Pjesëmareësit në eliminimin e 38-vjeçarit Borrici shkuan dhe në varrimin e tij për t’u hequr dyshimet familjarëve të viktimës.
Gjoka i kërkoi ish-shefit të policisë Hasanbegaj të mos hetonte vrasjen e Ndojit
Pas krimit, biznesmeni Pëllumb Gjoka bisedon me ish-shefin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegën. Ai i kërkon zyrtarit të policisë që të heqë dorë nga hetimet.”Çfarë ishte ajo që ndodhi mbrëmë?”, i drejtohet Gjoka Hasanbegajt. “Ja po hetojmë”, përgjigjet ish-polici. “Keni gjetur prova?”, interesohet biznesmeni. “Po disa, të vogla…”, flet Hasanbegaj. “Lëre mos u merr më me të”, i thotë Gjoka. Hasanbegaj u shkarkua nga Policia e Beratit në 22 nëntor 2022, pasi u akuzua se toleroi kultivimin e 870 kg kanabis në Drenovicë. Përveç përgjimeve, ai akuzohet se bashkëpunoi me grupin Bajraj për të krijuar kushtet e vrasjes së Ibrahim Licit, Dorjan Dulit dhe Genci Tafilit në 2020.
Sulmi me pistoletë i Taulant Pepajt, u përfshi Eljon Hato me Shkëlzen Xhenjen
Paraditen e 21 shkurtit 2021, Taulant Pepaj, një ish-i dënuar për tentativë vrasjeje u qëllua nga 2 persona me pistoleta në Shkodër. Uniformat blu shpallën në kërkim Eljon Haton, Shkëlzen Xhenje dhe vëllain e tij Sehar Xhenje. Kamerat e sigurisë vërtetuan se Hato dhe Shkëlzeni dalin nga 1 makinë dhe hapin zjarr ndaj Pepajt. Shkak i kësaj ngjarjeje ishte fakti se për dy vite me radhë, Pepaj, Hato dhe Shkëlzen Xhenje konfliktoheshin në burgun e Shën Kollit për motive banale. Secili prej tyre, kërkonte të krijonte territorin e vet brenda 4 mureve.
Përgjimet, Bistri favorizonte Gjokën dhe spiunonte operacionet te Martinaj
Ish-shefi i komisariatit nr.2 të Tiranës dhe ish-drejtues komisariati në Durrës e Lezhë, Oltion Bistri rezulton nga hetimet se ka biseduar me Pëllumb Gjokën dhe Ervis Martinajn. Me të parin, ai i krijon mundësi që të ushtrojë pa probleme aktivitetin e lojërave të fatit, qoftë me shkelje. Në rastin e dytë më të rëndë, ai informon për çdo operacion policor biznesmenin Martinaj.
Prokurori Lita shpëtoi Bajrajt nga akuzat, ndërhynte dhe në çështje të tjera
Prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita ndërhynte në proceset ndaj Bajrajve duke u pushuar akuzat apo mbyllur hetimet, si dhe duke ndërhyrë edhe tek procese të tjera që nuk i kishte vetë.
Njëri nga 9 të kërkuarit, Kodra do vriste Albin Kutin, specialist snajperash
Njëri prej 9 personave në kërkim nga Policia e Shtetit është dhe Prek Kodra, njeriu që u akuzua 2 vite më parë se do të vriste kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin. Informacioni për vrasjen e mundshme të Kurtit, doli në një nga emailet e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano që u publikua nga hakerat iranianë. Në një dokument sekret, publikuar edhe në mediat e Kosovës, Njësia Kundër Terrorizmit vendase në vitin 2021, kishte marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit, Albin Kurti, ish-anëtarit i Shërbimit Informativ, Ismet Haxha dhe ish-deputetit të PDK, Xhavit Halitit. I dyshuari ishte Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument thuhej se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe dyshohej se ishte përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Vetë Kodra i mohoi publikisht akuzat në një media të Kosovës.
Këngëtarja e ndjerë, Sinéad O’Connor, e dinte vlerën e trashëgimisë së saj muzikore.
Në një intervistë të vitit 2021 për revistën People, O’Connor tha se ajo u kishte shpjeguar fëmijëve të saj rëndësinë e mbrojtjes së muzikës dhe financave të saj.
Për këtë qëllim, ajo tha se u tha atyre që të telefononin kontabilistin e saj përpara se të telefononin 911 nëse ajo gjendej e vdekur ndonjëherë.
“Shiko, kur artistët vdesin, ata janë shumë më të vlefshëm se sa kur janë gjallë,” i tha ajo botimit. “Tupac ka lëshuar shumë më shumë albume që nga vdekja e tij sesa ka bërë ndonjëherë i gjallë, kështu që është disi brutale ajo që bëjnë kompanitë diskografike.”
“Kjo është arsyeja pse unë i kam udhëzuar gjithmonë fëmijët e mi që kur ishin shumë të vegjël: Nëse nëna juaj vdes nesër, para se të telefononi 911, telefononi llogaritarin tim dhe sigurohuni që kompanitë e regjistrimit të mos fillojnë të publikojnë të dhënat e mia dhe të mos ju tregojnë se ku janë paratë e mia’”, shpjegoi më tej ajo.
56-vjeçarja ndërroi jetë këtë javë pasi u gjet e pa ndjenja në një shtëpi në Londër. Asnjë shkak i vdekjes nuk është bërë i ditur, por policia e Londrës tha të enjten se nuk po trajtohej si një rast i dyshimtë.
O’Connor ishte nënë e katër fëmijëve. Djali i saj 17-vjeçar Shane vdiq vitin e kaluar disa ditë pasi ishte zhdukur.
Ajo ishte një vokaliste e njohur për zërin e saj të pastër dhe të mprehtë, të shoqëruar me aftësi të jashtëzakonshme për shkrimin e këngëve që ngjallnin pikëpamjet e saj mbi politikën, spiritualitetin, historinë dhe filozofinë.
Albumi i saj i parë, “The Lion and the Cobra”, u vlerësua nga kritikët në 1987, por ishte albumi i dytë i O’Connor në vitin 1990, “I Do Not Want What I Haven’t Got” që e bëri atë një artiste shumë të njohur.
Zbardhet një tjetër emër që është mes 15 persona vepër të cilët është lëshuar urdhër-arresteve me urdhër të SPAK. Bëhet fjalë për Behar Bajrin, një emër i njohur nga policia.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Po ashtu nuk është konfirmuar nëse janë arrestuar apo jo disa anëtarë të grupit Bajri.
Po ashtu, një tjetër detaj nga megaoperacioni i Policisë së Shtetit, të shtrirë në disa qytete, është fakti se Xhevahir Lita ka qenë prokuror në Shkodër kur dyshohet se kanë ndodhur ngjarjet kriminale që mendohet se këta personazhe i lidhin me njëri-tjetrin.
Duke u kthyer te Bajri, ky i fundit është një emër i njohur për policinë, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Behar Bajri akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.