Lajmi i fundit

‘Të djeg si miu, s’pyes as për nënën që më ka bërë kokën’- Kunatat përleshen në studio për një…

Rovena dhe Mirela janë dy kunatat që përballen në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për çështjen e një apartamenti në Vlorë. Mirela ka blerë para disa vitesh dy apartamente në një pallat, njërin prej të cilëve ia ka kërkuar Rovena pasi shtëpia e saj ishte dëmtuar nga tërmeti. Rovena i ka ofruar edhe një pagesë prej 2 milionë Lekësh për qiranë.

Për 3 muaj, Mirela i ka thënë se apartamenti do të jetë gati por konflikti vijon prej një viti e gjysmë. Kur Rovena ka shkuar në këtë apartament sepse ka parë që kondicionerët ishin vendosur dhe mendoi se ishte gati, ka gjetur një banor aty që i ka thënë se shtëpia është e tij.

Ndaj ajo thotë se kunata e ka mashtruar dhe ia ka dhënë shtëpinë dikujt tjetër ndërkohë që ka marrë paratë. Replikat mes tyre bëhen aq të forta sa shkojnë deri në një përleshje që ndërpritet nga moderatori Ardit Gjebrea.

Rovena: Të pëlqeu leku ty? Të pëlqeu shumë?

Mirela: Dëgjo se s’plasa për lekët e tua, për atë 2 milionëshin.

Rovena: Plase, s’plase motër e dashur unë mezi e kam nxjerrë dhe nuk kam takat të punoj më.

Mirela: Moj e çmendur është futur abuziv.

Rovena: E çmendur je ti!

Mirela: Je çmendur fare!

Rovena: E çmendur je ti se ti punon me të çmendurit!

Mirela: E kam për nder që punoj me ata po harroji lekët se s’ke për t’i marrë!

Rovena: E dashur, 30 milionëshin këtu!

Mirela: Po s’ti dhashë lekët çfarë do më bësh?

Rovena: Me dhunë.

Mirela: Provoje po s’të dogja si miu ty edhe…

Rovena: Vëllain tënd do djegësh.

Mirela: S’pyes më për nënën që më ka bërë moj!

Rovena: Vëllain tënd do djegësh!

Mirela: S’pyes për nënën që më ka bërë, do të të sjell policinë brenda e do të dal!

Rovena: Kë do djegësh ti? Vëllain tënd? Vëllain tënd do djegësh ti? Shtëpinë? Mua?

Mirela: S’pyes për nënën që më ka bërë kokën, moj merr vesh ti? Moj ndyrësirë! S’pyes për nënën! Përfiton nga djersa ime! Palaço!

Rovena: Unë nuk e gjej gjuhën me këtë lloj njeriu, unë nuk e gjej gjuhën!

Mirela: Moj merr vesh është futur abuziv?

Rovena: Nuk më intereson fare!

‘Të djeg si miu, s’pyes as për nënën që më ka bërë kokën’- Kunatat përleshen në studio për një… Read More »

A rrezikon burgun Sali Berisha nëse shpallet fajtor? Ja çfarë e ‘shpëton’ ish-kryeministrin

GJKKO caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për ish-kryeministrin
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi ditën e djeshme masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim largimi nga shteti”, për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi e mori të pandehur në lidhje me dosjen hetimore për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Berisha akuzohet për veprën penale, ndërsa raportohet se ish-kryeministrit i është sekuestruar dhe pasaporta.

Por a rrezikon burg Berisha?

Akuza e ngritur nga prokuroria për ish-kryeministrin është e rëndë dhe është e njëjta që rëndon mbi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili dje u arrestua në aeroportin e Rinasit. Megjithatë, në rastin e Berishës, mosha është një faktor që e ‘shpëton’ ish-kryeministrin nga burgu, nëse faktohen akuzat.

Për çdo person që ka mbushur 70 vjeç, vetëm për krime të rënda, si vrasje apo gjenocid vendoset masa e dënimit me burg dhe procedohet për ulje të kufirit moshor. Berisha është 78 vjeç, prandaj edhe nëse shpallet fajtor për përfshirjen në privatizimin e kompleksit “Partizani”, nuk do të burgoset.

A rrezikon burgun Sali Berisha nëse shpallet fajtor? Ja çfarë e ‘shpëton’ ish-kryeministrin Read More »

Në 2013 iu zhduk vajza, më pas i vdiq dhëndri/ Jeta e vështirë e Merushe Gjuzit, që u vetëvra në Peqin

Merushe Gjuzi u hodh nga furgoni më të cilin po udhëtonte dhe ndërroi jetë në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”

Merushe Gjuzi humbi jetën dy ditë më parë, pasi u hodh nga një furgon në lëvizje, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”.

57-vjeçarja që ishte nisur për në pazar bashkë me shoqen e saj, por ndryshe nga ditët e tjera, këtë herë ajo nuk u kthye më në shtëpi. Shkak për aktin e rëndë, dyshohet se kanë qenë konfliktet e shpeshta që ajo kishte së fundmi me bashkëshortin e saj.

Gjuzi kishte pasur një jetë plot drama, teksa në vitin 2013, ajo kishte humbur vajzën e saj e cila ishte zhdukur pa asnjë gjurmë. Por 6 muaj pas kësaj ngjarjeje, bashkëshorti i vajzës së humbur kishte ndërruar jetë në një aksident, duke lënë jetim djalin e tij, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Që prej asaj kohe, për nipin kujdesej Merushja.

Këto probleme duket se kanë rënduar gjendjen e 52-vjeçares, që shqetësimet ia kishte shprehur dhe shoqes së saj. Kjo e fundit pas ngjarjes së rëndë ka treguar se Merushja më 20 tetor dukej në gjendje jo të mirë psikologjike dhe ishte grindur me bashkëshortin.

Ndërkohë, ditën e djeshme, policia ka arrestuar dhe bashkëshortin e 52-vjeçares, pasi akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Në 2013 iu zhduk vajza, më pas i vdiq dhëndri/ Jeta e vështirë e Merushe Gjuzit, që u vetëvra në Peqin Read More »

Humbën patentën nga shkeljet e rënda të kodit rrugor, ja sa shoferë rikthehen në autoshkollë

Vetëm 4 muajt e fundit 660 shoferë e kanë humbur patentën si pasojë e shkeljeve të rënda të kodit rrugorë. Pas rikthimit në kurs dhe ritestimit vetëm 83 prej tyre e kanë rifituar lejen e drejtimit.

Prej një viti me aktet e reja në fuqi, përdorimi i alkoolit, i lëndëve narkotike gjatë drejtimit të mjetit, kalimi i semaforit me të kuqe, thyerja e normave të shpejtësisë, parakalimet e gabuara e të rrezikshme konsiderohen shkelje të rënda, të cilat cojnë në humbje të pikëve të patentës, deri në zerimin e tyre.Në këtë pikë drejtuesit e mjeteve kthehen sërish në autoshkollë për të zhvilluar kursin e më pas ritestohen.

Drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor ka bërë me dije se në muajt qershor-tetor në autoshkollë janë regjistruar 660 persona, dhe vetëm 12.5% e tyre ose 83 persona janë rikthyer në rrugë si drejtues mjetesh, të tjerët do të të duhet të ripërsërisin testimin teori-praktikë brenda 30 ditëve.
Në seancën e fundit të zhvilluar pak ditë me pare nga 26 regjistrime, u paraqitën 16 kandidatë dhe vetëm 2 prej tyre kaluan testin dhe rimorën patentën.

Këta drejtues mjetesh të rikthyer në autoshkolla konsiderohen kontingjenti më problematik në rrugë, që shpesh janë shkaktarë të aksidenteve.

Humbën patentën nga shkeljet e rënda të kodit rrugor, ja sa shoferë rikthehen në autoshkollë Read More »

Tymi mbulon Vlorën

Këtë pasdite një pjesë e qytetit të Vlorës është mbuluar nga tymi.
Dyshohet se shkak është bërë djegia e mbeturinave aty pranë që krijon një tymnajë të tillë.
Zjarri është ndezur mbrëmjen e kaluar, teksa vijon të mbetet aktiv duke shkaktuar ndotje të ambientit.
Përveç erës së keqe tymi vështirëson dhe qarkullimin e automjeteve në atë zonë.
Rruga është e mbuluar nga shtëllungat e tymit dhe është vështirë të shohësh vazhdimin e saj.

Tymi mbulon Vlorën Read More »

Bashkëpronar me dhëndërin e Berishës, arrestohet edhe biznesmeni i ndërtimit

Bashkë me Jamarbër Malltezin dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka rënë në pranga edhe Fatmir Bektashi, bashkëpronar me Jamarbër Malltezin për ndërtimin e ish kompleksit ‘Partizani’.

Hetimet ndaj tyre kanë kohë që kanë nisur dhe tashmë SPAK ka urdhëruar arrestimet e tyre.

Fillimisht u arrestua Malltezi, ndërsa kthehej nga Gjermania.

Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.

Bashkëpronar me dhëndërin e Berishës, arrestohet edhe biznesmeni i ndërtimit Read More »

Prangat në familjen Berisha, kush janë prokurorët që hodhën firmat

Kush janë prokurorët që firmosën masën e sigurisë për Sali Berishën dhe arrestimin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi?

Masat e sigurisë për Berishën dhe Malltezin janë kërkuar nga prokurori i SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Kujtojmë që Kraja ka qenë kreu i SPAK për tre vite dhe shpesh është konsideruar i afërt me aleatin e Berishës, Ilir Meta.

Mësohet se janë firmosur dhe disa masa të tjera arresti, veç Malltezit dhe Sali Berishës.

Prangat në familjen Berisha, kush janë prokurorët që hodhën firmat Read More »

‘Furtuna’ në familjen Berisha, pse i shpëtoi burgut ish- kryeministri

Kryedemokrati Sali Berisha, me urdhër të Gjykatës së Posaçme është në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv ‘Partizani’.

Ai gjithashtu është ndaluar të dalë jashtë Shqipërisë. Shkak për mos arrestimin e tij për përfshirje në këtë ‘aferë’, është mosha e kryedemokratit.

Berisha pak ditë më parë mbushi 79 vjeç. Theksojmë se, SPAK ka nisur hetimet mbi këtë çështje pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020, asokohe kryetar i grupit parlamentar socialist.

‘Furtuna’ në familjen Berisha, pse i shpëtoi burgut ish- kryeministri Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com