Lajmi i fundit

Nën hetim adoleshenti në Vlorë/ Dyshohet se ka pë*dhunuar një 13-vjeçare

Adoleshenti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur
Një adoleshent 17-vjeçar është vënë nën hetim në Vlorë ditën e sotme, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Mësohet se adoleshenti është denoncuar nga një 13-vjeçare, e cila e akuzon se ai e ka përdhunuar. 17-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë, teksa vajza i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore që pritet të zbulojnë nëse ka pasur abuzim apo jo.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 17 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe”, sqaron policia.

Nën hetim adoleshenti në Vlorë/ Dyshohet se ka pë*dhunuar një 13-vjeçare Read More »

Kujtohet 556-vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ Baba Mondi: Ashtu si heroi ynë kombëtar edhe bektashizmi ka vendosur atdheun mbi fenë

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ka zhvilluar një aktivitet në ambientet e akademisë së shkencave për të kujtuar 103-vjetorin e Kongresit të Parë Bektashian i mbajtur në teqenë e Prishtës në Skrapar, promovimin e kolanës e së veprave të baba Ali Tomorrit, por njëkohësisht kjo konference ishte dhe një përkujtim për 556-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Kryegjyshi Botërorë i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj tha se ashtu si për heroin tonë kombëtarë Skënderbeun, që atdheu ishte me fenë, edhe për të gjithë udhëheqësit e baktashinjve ka prevaluar patriotizmi dhe dashuria për atdheun.

Kujtohet 556-vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ Baba Mondi: Ashtu si heroi ynë kombëtar edhe bektashizmi ka vendosur atdheun mbi fenë Read More »

Pjesë e bandës kriminale, nusja arrestohet në ditën e dasmës së saj

Një grua në Meksikë, ditën e dasmës së saj, e ka kaluar me pranga në duar, pasi është arrestuar bashkë me dhëndrin, pak para fillimit të ceremonisë për një rast që përfshinte zhvatjen dhe rrëmbimin, dyshohet për llogari të një karteli droge.

Nusja e quajtur Nancy. N u arrestua më 22 dhjetor, ditën kur ishte planifikuar të martohej me të zgjedhurin e zemrës së Clemente N, i njohur edhe me pseudonimin “Raton”.

Prokurorët publikuan video dhe foto ku shfaqet Nancy N. me fustan nuseje dhe të prangosur, e rrethuar nga policia.

Edhe pse u raportua se dhëndri u dërgua me nusen në repart, media të tjera raportuan se ai arriti të arratisej.

Gjithashtu, ditën e dasmës, në pranga u vunë edhe gjashtë burra të tjerë.

Banda akuzohet për lobim ndaj tregtarëve të shpendëve pranë Mexico City dhe rrëmbim të katër punonjësve të një dyqani shpendësh në Toluca.

Shumë nga anëtarët e bandës kishin pseudonime dhe prokurorët kanë mundur të përcaktojnë rolin e secilit në rrjetin e zhvatjes.

Të dyshuarit besohet se janë të lidhur me një kartel droge të njohur si La Familia Michoacana, i cili është akuzuar për vrasjen e gjashtë personave me një dron në Meksikën jugore në fillim të janarit.

Sipas autoriteteve, ky krim është pjesë e një lufte më të gjerë mes bandave rivale për kontrollin e zonës.

Pjesë e bandës kriminale, nusja arrestohet në ditën e dasmës së saj Read More »

‘Më trondite o vëlla’! Ky është i riu që vdiq dje te kthesa e Rinasit

Gëzim Rizani është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e djeshëm te Kthesa e Rinasit.

32-vjeçari po udhëtonte me një mjet tip “Skoda” kur u përplas me një kamion dhe një mjet tip “Benz” te Kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës.

Ka dyshime se shkak për aksidentin tragjik ku humbi jetën 32-vjeçari është bërë një parakalim i gabuar prej tij.

Ai po udhëtonte bashkë me 3 pasagjerë, që mbetën të plagosur nga aksidenti tragjik dhe ndodhen në spital. 32-vjeçari Gëzim Rizani ishte nga komuna e Lipjanit, Kosovë.

‘Më trondite o vëlla’! Ky është i riu që vdiq dje te kthesa e Rinasit Read More »

Avokati i babait shqiptar që vrau kunatin flet mes lotësh: Edhe unë kam fëmijë…

Avokatët e Fatmir Talellarit, babait 50-vjeçar që ekzekutoi kunatin, pasi i përdhunoi vajzën, në një deklaratë për mediat, janë shprehur se ndihen të lumtur për vendimin e gjykatës, ku e la atë përkohësisht në arrest shtëpiak në banesën e vajzës së tij, deri në momentin që këshilli gjyqësor të vendosë për gjykimin ndaj tij.

Avokati i njohur Alexis Kougias, tha se ndihet mirë për vendimin që është marrë për 50-vjeçarin, po ashtu edhe shoqëria greke është e lumtur

Në fund të deklaratave të tij, Kougias “u përkul”, teksa deklaroi se është vetë baba dhe ka fëmije

Dy familje po vuajnë, kushëriri rrëfen se si u prit lajmi për lirimin e Fatmir Tarellarit

U lirua nga gjykata, zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi që vrau kuantin: Buzëqeshi dhe po tallej me mua
Në fund të deklaratave të tij, Kougias “u përkul”, teksa deklaroi se është vetë baba dhe ka fëmijë.

“Së bashku me kolegun tim të nderuar, një nga avokatët kryesorë, z.Michalis Vasilikos, kemi ndërmarrë një detyrë të vështirë. Duhet të tregojmë para drejtësisë greke rrethanat reale që i kanë paraprirë, rrethanat në momentin e shkrepjes së armës, të tregojnë personalitetin e vërtetë të autorit, të tregojnë se ky person nuk është një kriminel që ka vendosur të marrë ligjin në dorë, por për të treguar se për momentin në këtë familje ka një dramë të madhe, e cila për fat të keq nëse nëna e vajzave nuk do të kishte humbur jetën dhe klienti ynë nuk do të kishte bërë këtë martesë të re, asgjë nuk do të kishte ndodhur.

Para se të vija këtu, u morën në pyetje mësuesja dhe psikologu, të cilëve vajza e vogël u kishte besuar dramën që po vazhdonte prej nëntë vitesh. Rast i vështirë sepse nga pikëpamja e qasjes kriminale, akuza më e rëndë është marrja e jetës së njeriut. Kërcënohet me burgim të përjetshëm. Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se ligjvënësi ka vendosur një dënim minimal prej 2 vjetësh.

Unë kam qenë avokat shumë vite përpara këtij njeriu fatkeq që kishte një fëmijë 12-vjeçar të përdhunuar në Argos. Ne duhet të ndihmojmë drejtësinë! Duhet të respektojmë kujtimin e viktimës, por tani duhet të themi të vërtetën”, ka thënë Alexis Kougias.

Avokati i babait shqiptar që vrau kunatin flet mes lotësh: Edhe unë kam fëmijë… Read More »

Cfarë po ndodh? 10 të vetëvrarë vetëm në Lushnjë!

Shifrat sipas autoriteteve kanë qenë në rritje në të gjithë qarkun, ndërsa asnjë prej rasteve nuk është zbardhur nga ana e autoriteteve.
10 persona u vetëvranë vetëm në Lushnjë për vitin 2023.

Shifrat sipas autoriteteve kanë qenë në rritje në të gjithë qarkun, ndërsa asnjë prej rasteve nuk është zbardhur nga ana e autoriteteve.

Rritja e numrit të vetëvrasjeve në qarkun e Fierit është kthyer në një shqetësim. Por edhe pse shifrat janë tejet të larta për këtë fenomen, asnjë rast nuk është zbardhur nga ana e autoriteteve.

Vetëvrasjet më të shumta ndërmerren nga moshat e reja. Jorjeta Sinjari, psikologe ne bashkinë e Lushnjës shprehet se pavarësisht fushatave sensibilizuese që janë ndërmarrë shifrat vijojnë të jenë në rritje.

“Në moshën e adoleshencës e shohim që të rinjtë në ditë e sotme e shohin si një zgjidhje më të lehtë për të shkuar drejt kësaj rruge. Janë një kompleks arsyesh, probleme psikologjike që janë të rëndësishme, ekonomike ose sociale”, tha Jorjeta Sinjari.

Vetëm në Lushnjë u bënë 10 vetëvrasje gjatë vitit 2023.

Cfarë po ndodh? 10 të vetëvrarë vetëm në Lushnjë! Read More »

50-vjeçari që vrau kunatin lihet i lirë/ Vajzat ‘shpërthejnë’ në lot, e presin me përqafime

50-vjeçari shqiptar, Fation Tarellari u la i lirë nga gjykata e Volosit në Greqi.

Ai vrau kunatin e tij Erion Pelivani, pasi kishte mësuar se ai abuzonte seksualisht me vajzën e tij nga martesa e parë dhe e kishte kërcënuar atë me foto dhe video në këmbim të parave.

Trupa gjykuese e pa të drejtë lirimin e tij nga qelia dhe i vendosi masën arrest shtëpie.Vajzat e Tarellarit ndodheshin në gjykatë, ndërsa bashkëshortja e tij nuk ishte prezente.

Sapo vajzat mësuan për masën e sigurisë, ata “shpërthyen” në lot gëzimi.

Në momentin që babai i tyre ka dalë nga gjykata vajzat e kanë pritur me përqafime.

50-vjeçari që vrau kunatin lihet i lirë/ Vajzat ‘shpërthejnë’ në lot, e presin me përqafime Read More »

I gjithë sherri se kush do ta mbajë nënën 87 vjeçe! Vajza rr eh nënën e moshuar, vëllai motrën e kunatin

Bujari i kërkon bashkëshortes së tij, Haxhiresë që mos ta mbajnë më në shtëpi nënën e saj 87-vjeçare. Ai ankohet në “Shihemi në Gjyq se prej 23 vitesh ka jetuar me vjehërrit dhe mendon se e ka tejkaluar detyrën e tij si dhëndër.

Hajria, vjehrra e tij e moshuar ndodhet e pranishme në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan dhe dëgjon debatin mes çiftit. Haxhireja nuk pranon kurrsesi ta lërë të vetme nënën e saj, e cila ka sjellë në jetë 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë. Djali, Gëzimi ka vite që nuk e sheh nënën e madje ka arritur që të dhunojë motrën dhe kunatin.

Haxhire: 23 vjet janë që rri tek unë, 23 vjet! Dhe pas vdekjes së babit, prapë ai, unë i them maskara nuk e quaj vëlla atë fare sepse ka arritur t’i vërë dorë motrës 60 vjeçe…

Bujar: Ja ku i kemi procedurat.

Haxhire: I kam bërë paditë dhe nuk i kam ndjekur sepse prapë kam menduar nuk dua ta shkatërroj vëllain nga familja.

Bujar: Për të mos lënduar zemrën e asaj zonjës atje. Dhe duhet të qëndroj akoma.

Në letrat që Bujari i dorëzon Eni Çobanit është denoncimi që ka kryer ndaj kunatit të tij, Gëzimit. Ngjarja ka ndodhur në 4 maj 2023, rreth orës 10 të mbrëmjes dhe Bujari ka deklaruar se kunati e ka dhunuar fizikisht në shtëpinë e vjehrrës në Durrës.

Haxhire: Na vdiq motra, nëna ishte te unë në Itali. Na çoi mesazh, na thirri, i ka çuar mesazh edhe fëmijëve të mi, “nise nënën të vijë”. Por ajo nënë 87 vjeçe nuk do ikte vetëm, “nisuni”. Dhe unë me gjithë atë, se edhe ajo motra tjetër i ka vënë dorë asaj nëne 87 vjeçe, e ka rrahur dhe më kanë thirrur komshinjtë “hajde merre nënën tënde se po vuan për një pikë ujë, s’ka kush t’ia blejë një pikë ujë”. Dhe unë tani si mund ta lë atë nënë prapë në atë gjendje? Kam faj unë në këtë mes? Ajo është nënë për mua se më ka bërë!

Eni Çobani: Është nëna jote, ajo nënë është për mua, por për ju është nëna juaj zonjë!

Haxhire: Shkuam dhe ai na nxori përjashta. Tha “kjo nënë le të rrijë”, nëna s’i kishte bërë asgjë, “kjo le të rrijë se është pleqëri, ju dilni përjashta!” I thashë unë të dal përjashta? Unë jam zonjë shtëpie, jam gocë shtëpie, këtë shtëpi ta kam ndërtuar unë dhe burri im dhe aty filluan debatet. Shkova të nesërmen mora pensionin e nënës për t’ia çuar nënës që mos të rrinte pa lekë se mendova se nëna do rrinte 40 ditë siç e kemi ne zakonin, shkova të nesërmen bashkë me burrin dhe i thashë, sa kemi hyrë në pallat ai më tha “ti futu dhe burri yt të dalë përjashta”. Jo i thashë, në asnjë mënyrë, burri i nuk del përjashta sepse burri im është ai që po të mban nënën tënde!

Bujar: Atëherë çfarë kërkon nga unë zonjë? Çfarë kërkon nga unë të lutem shumë? Përderisa gjendja arriti deri aty ku s’mban, unë nuk e dua më nënën tënde! Unë nuk e dua!

Haxhire: Atëherë unë do jetoj me nënën time, unë do jetoj me atë, edhe këto ditë që i kanë mbetur asaj, unë nuk e lë dot vetëm!

Bujar: Do jetoj me djalin, të shohë dashurinë e nënës se s’ia ka parë prej vitesh.

Eni Çobani: Unë dua të kuptoj kallëzimin që keni bërë i nderuar, më trego pak si ndodhi ngjarja se është shumë e rëndë. Pra ju jeni goditur nga vëllai i zonjës dhe nga djali i zonjës Hajrie, kunati juaj. Të lutem, çfarë ka ndodhur?

Bujar: Ata kanë qenë 3 persona bashkë, ai me nusen dhe nipçja, djali i motrës së kësaj që ka vdekur unë e kam bërë, e kam birësuar.

Haxhire: E kemi rritur, e kemi birësuar, i ka dhënë mbiemrin e vet.

Bujar: E kam birësuar, i kam dhënë mbiemrin, i dhashë shkollën, brodhi botën, arriti i vuri dorë dhe asaj. Vëllai i kësaj, bënë një kurth 3 veta, isha i papërgatitur dhe tentuan. Erdhën ata të dy thanë do t’i rrahim.

Eni Çobani: Po raport mjekësor ke marrë?

Bujar: Raport nuk mora sepse mendova mos të lëndoja atë zonjën./tvklan.al

I gjithë sherri se kush do ta mbajë nënën 87 vjeçe! Vajza rr eh nënën e moshuar, vëllai motrën e kunatin Read More »