Lajmi i fundit

‘Pretendoi se ishte shtatzënë për ti shpëtuar bu rgut, ekoja e dytë e mohon…’

Këngëtarja Fjolla Morina e arr estuar mëngjesin e së shtunës në Morinë duke hyrë në Shqipëri, me dy pi stoleta në çantë, për ti shpëtuar bu rgut pretendoi se ishte shtatzënë.

Për të argumentuar këtë pretendim, ajo paraqiti një eko shtatzënie.

Mirëpo prokuroria kërkoi një verifikim tjetër ditën e sotme, ku ekoja e dytë zbuloi se Fjollla Morina nuk është shtatzënë dhe se ekoja e parë nuk i përkiste asaj.

Këngëtarja ka gënjyer për ti shpëtuar bu rgut, ndërkohë që mjeku që kreu ekon e parë është arratisur drejt Kosovës, duke bërë që ndaj tij të nisë procedimi penal për shpërdorim detyre.

Pritet hetimi dhe shpallja në kërkim e mjekut që dorëzoi ekon e parë si provë.

Bazuar në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, ditën e ndalimit, u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, po licia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Këngëtarja dhe dy të ndaluarit e tjerë, biznesmeni nga Kosova i cili jeton në Belgjikë, Fysnik Syla dhe shoferin e këngëtares, Fitim Muji, akuzohen për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. /noa.al

‘Pretendoi se ishte shtatzënë për ti shpëtuar bu rgut, ekoja e dytë e mohon…’ Read More »

Gjykata e Kukësit jep vendimin për Fjolla Morinën

Gjykata e Kukësit ka lënë në arr est shtëpie këngëtaren Fjolla Morina, pasi në çantën e saj u gjendën dy ar më.

Ndërkohë për dy miqtë e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji për të cilët vetë këngëtarja ka thënë se ishin thjeshtë shoqëruesit e saj, gjyqtarja Merita Karaj ka caktuar masën e sigurisë “arr est me bu rg”.

Gjykata e Kukësit jep vendimin për Fjolla Morinën Read More »

Vidhen 300 mijë Lekë në marketin në Yzberisht/ Menaxheri ia mban kasieres dhe e kërc ënon

Kohët e fundit në internet kanë qarkulluar video dhe foto, ku shihet një djalë i moshës 12-13 vjeç, duke vjedhur disa objekte në kryeqytet. Pre e vjedhjes prej tij ka rënë edhe një supermarket në Yzberish. Ersida Avdo është drejtuar në emisionin “Stop”, pasi punon kasiere prej disa muajsh në supermarketin në fjalë në zonën e Misto Mames në Tiranë.

Në datën 27 gusht, kur ka ndodhur vjedhja, Ersida ka qenë në kasë, por meqë nuk kishte njerëz por merrej me sistemimin e rafteve të produkteve. Pak çaste më pas ajo ka parë të miturin, por ai është larguar me shpejtësi, duke grabitur një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetra.
Për rastin është bërë kallzim dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë, por administratori i marketit i kërkon paratë punonjëses. Kjo e fundit është detyruar t’ia japë paratë e vjedhura, por thotë se kjo nuk është e drejtë dhe kërkon ndihmë në zbardhjen e çështjes.

Menaxheri: Lekët, që t’i kanë marrë sot, do t’i kompesosh! Vajza: Po pse duhet t’i nxjerr unë, se këtë nuk po arij dot ta kuptoj?

Menaxheri: Se është përgjegjsia jote e kasës. Vajza: Po pse duhet të jetë përgjesia ime, kur unë, kur nuk ka njerëz, lëviz për të sistemuar rreshtin?
Menaxheri: Si s’ka njerëz? Vajza: A më eshtë…, a më është thënë, kur nuk ka njerëz në market, duhet të lëvizësh të sistemosh?

Menaxheri: Kush? Po kush do të kujdeset për kasën tënde? Vajza: Tashi unë, kur erdha këtu, kam kthyer kokën, dhe sa herë kthej kokën për të parë.

Menaxheri: Shiko, o goca! Vajza: A është përgjegjësia jonë edhe rreshti edhe kasa?
Menaxheri: Përgjegjësia e kasierit është, lekët t’i dorëzojë saktë dhe në rast, që i del minus t’i kompesojë menjeherë ditën e nesërme.

Vajza: Sepse ato lekë, është vjedh nga një njeri, që ka ardh nga jashtë dhe nuk është vjedh nga këtu brënda dhe biles ajo kasë është pa celës. Në mos sot, nesër ai njeri mund të vijë prapë dhe unë atë dua dhe të vijë prapë dhe do shikojmë pastaj, kujt do t’i bjerë përgjegjësia.
Menaxheri: Te çelësi i kasës! Vajza: Te çelësi i kasës? Në çdo market, ku vete, kasa është me çelës, ose me kod.

Menaxheri: Shumë mirë e ka kasën.Vajza: Kasa a kyçet me çelës? Menaxheri: Dhe ti, në rast që nuk i sjell këto lekët, ne do të padisim ty. Vajza: Po! Menaxheri: Për thyerjen e rregullores.

Vajza: Unë rregulloren e kam ndjekur shumë mirë. Që ditën, që kam ardhur më është thënë dhe kasa dhe sistemimi, kur mos të këtë njerëz…, joo jam shumë në rregull.

Vidhen 300 mijë Lekë në marketin në Yzberisht/ Menaxheri ia mban kasieres dhe e kërc ënon Read More »

Situata e Covid në vendin mbetet tonë shqetësuese

Ministria e Shëndetësisë bëri publike situatën më të fundit COVID-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima si pasojë e koronavirusit.

Po ashtu janë shëruar 52 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë bëri publike situatën më të fundit COVID-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima si pasojë e koronavirusit.

Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.

Po ashtu janë shëruar 52 qytetarë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.

Rastet e reja jane në kë to bashki:

68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë,

nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq,

nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.

52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (20 Shtator 2020)

Testime totale 79730

Raste pozitive 12385

Raste të shëruara 6940

Raste Aktive 5083

Humbje jete 362 (Qarku Tiranë 173, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2501

Durrës 567

Shkodër 372

Lezhë 297

Elbasan 287

Korçë 245

Fier 222

Vlorë 189

Kukës 142

Berat 116

Dibër 73

Gjirokastër 72

Situata e Covid në vendin mbetet tonë shqetësuese Read More »

Ja sa vite b urg rrezikon këngëtarja Fjolla Morina pas ak uzave

Një ditë pas arr estimit, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar në po licinë e Kukësit se arma e zj arrit pi stoletë tip “Zoraki”, një armë tjetër “pistoletë çakmak”, si dhe 23 fishekët që iu gjetën në çantë, teksa po udhëtonte me makinë, i përkisnin asaj.

Gjatë marrjes në pyetje, Fjolla Morina, ka treguar se ar ma i përket asaj dhe se e kishte atë harruar në çantë.

Pistoleta tip “Zoraki” dhe fishekët janë dërguar për ekspertizë balistike, si dhe gjurmët e gishtave të personave që u ndaluan në kufirin me Kosovën. Më pas ato do krahasohen me gjurmët e dy 29 vjeçarëve, të cilët u kapën bashkë me këngëtaren, në makinë.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty. Sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë” – tha këngëtarja, në dëshminë e saj në policinë e Kukësit.

Çështja penale është regjistruar në Prokurorinë e Kukësit, mbi akuzën e “Trafikimit të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.

Kjo akuzë parashikon një dënim nga 10 deri në 20 vite burg.

Por edhe nëse trafikimi i ar mës nuk është kryer në bashkëpunim, sërish Fjolla Morina, për ar mët që mbante rrezikon një dënim të rëndë, minimalisht me 7 vite b urg.

Njëra prej armëve ishte “pi stoletë çakmak”.

Po licia arr estoi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në makinë tip “Audi” Fjolla Morinën, dhe dy djemtë 29-vjeçarë F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë, si dhe F.S.,29 vjeç, banues për Belgjikë.

Pritet që të hënën gjykata e Kukësit, të zhvillojë seancën gjyqësore, për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të ndaluarve.

Parabu rgimi i Kukësit nuk është i përshatshëm për femrat, ndaj edhe këngëtarja me shumë mundësi, nëse nuk do të fitojë lirinë me kusht, pritet të transferohet në një qeli tjetër, të vendit tonë, deri në mbyllje të hetimeve dhe vendimit përfundimtar.

Ja sa vite b urg rrezikon këngëtarja Fjolla Morina pas ak uzave Read More »

Vjen lajmi i shumëpritur për lotarinë amerikane

Teksa ëndrra amerikane për aplikantët e 2020 skadon më 30 shtator, programi i rradhës nis në mesditën e 2 tetorit për 55 mijë persona që do të kenë fatin të shkojnë në shtetet e bashkuara të amerikës, nëpërmjet llotarisë amerikane ndërmjet 6 rajoneve gjeografike.

Regjistrimi elektronik për programin e lotarisë amerikane 2021 nis të mërkurën e 2 tetorit e zgjat deri në mesditën e 5 nëntorit.
Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë në një post të caktuar s’kualifikohet. Kriter tjetër për aplikimin është dhe vjetërsia e fotove(pa syze dhe aksesorë) ku nuk duhet të jenë të njëjta me ato të aplikimeve të mëparshme dhe të jenë bërë gjatë 6 muajve të fundit.

Nëse keni krijuar familje duhet të përfshini dhe ta gjatë aplikimit, vetëm nëse fëmija juaj ka mbushur 21 vjec apo është martuar nuk mund ta bëni pjesë. Pas regjistrimit me të dhënat që ju kërkohen në formular, ku e domosdoshme vec kartës së identitetit është edhe pashaporta, ju do të merrni numrin e konfirmimit, që duhet ta ruani për të kontrolluar në adresën e llotarisë amerikane nga 5 maji i 2021 nëse jeni përzgjedhur.

Vjen lajmi i shumëpritur për lotarinë amerikane Read More »

FNSH dhe ekipi ‘Shqiponja’ bl indojnë qytetin, kontrolle në Fier

Efektivë të shumë, forca të po licisë kri minale, FNSH dhe ekipet e “Shqiponjave” kanë zbritur në Fier mbrëmjen e sotme. Mësohet se blutë e shtetit kanë ngritur pika kontrolli dhe po verifikojnë çdo automjet që kalon në këtë akset kryesore rrugore të këtij qyteti.

Gjithashtu, ‘shteti’ ka zënë pritë në hyrje e dalje të këtij qyteti, duke pasur një synim të qartë: arr estimin e të shmëkërkuarve, kapjen e arm ëmbajtësve pa leje dhe të atyre që lëvizin me lëndë nar kotike.
Sot është dita e dytë në aksion. Pas ngjarjeve të fundit kr iminale që kanë ndodhur në vendin tonë, Policia e Shtetit ka nisur një plan masash për të parandaluar ngjarjet dhe për të mbajtur situatën nën kontroll. Në një njoftim zyrtar, Policia e Shteti bëri me dije se janë ngritur rreth 73 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Sot u arrestua 43-vjeçari Gentian Mino, pasi më 2 gusht të 2019 në Elbasan ka pla gosur me ar më dy persona dhe me sende të forta një të tretë. Një ditë më parë u kap i rr ezikshmi Erion Alibej që ak uzohet për vr asjen e tre personave./dosja

FNSH dhe ekipi ‘Shqiponja’ bl indojnë qytetin, kontrolle në Fier Read More »

Rëndohet gjendja e këngëtares Fjolla Morina e cila u arr estua sot duke hyrë në Shqipëri, ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Këngëtarja Fjolla Morina e cila u arrestua me pistoletë duke hyrë në Shqipëri, nuk është ndjerë mirë në ambientet e paraburgimit në Kukës.

Prangosja e bërë nga uniformat blu, duket se e ka rënduar gjendjen e këngëtares.

Kjo ka bërë që të dërgohet për trajtim në spitalin e Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Këngëtarja Fjolla Morina e arrestuar paraditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Morinës, e kapur me pistoletë në çantë, në momentin e ndalimit shoqërohej nga dy djem.

Bazuar edhe në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Këngëtarja e cila ishte nisur drejt Shqipërisë, udhëtonte me dy djem në makinë F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Kjo bëri që policia të arrestojë këngëtaren 34-vjeçare dhe dy të dyshuarit, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, ndërsa për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit. /noa.al

Rëndohet gjendja e këngëtares Fjolla Morina e cila u arr estua sot duke hyrë në Shqipëri, ndodhet nën kujdesin e mjekëve Read More »