Lajmi i fundit

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon dekretin e presidentit për Ligjin e Policisë së Shtetit

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 83 vota pro dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Po licisë së Shtetit. Sipas mazhorancës, kthimi që presidentit Meta i bëri ligjit, ishte një vendim politik.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se bëhet fjalë për një akt të mirfilltë politik. “Në thelbin e këtij akti politik, presidenti pretendon se dhënia e kompetencës për mbikëqyrje të veçantë për Policinë e Shtetit, rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut për arsye se është në varësi të ministrit të Brendshëm. Ndërkohë që demokracitë funksionojnë mbi këtë parim. Qeveria kontrollon dhe duhet ta kontrollojë administratën dhe burokracinë përndryshe demokracia do ishte në rrezik”.

Ministri i Brendshëm, u shpreh se “në thelb kodi i procedurës penale thotë që duhet të rregullohet veçmas dhe ne kemi rregulluar veçmas me parimet më të mira europiane dhe i japim policisë më pak atribute. Duke e konsideruar aktin e kthimit të ligjit si akt të mirëfilltë politik, pa asnjë brendi juridike, duke theksuar faktin se ky ligj ka kaluar një proces të gjatë diskutimi, filtër diskutimi me partnerët tanë, ju ftojmë ta votojmë dhe t’i hapim rrugë zbatimit të tij”, tha Lleshaj.

Ndërkohë në seancën e sotme Kuvendi i ka hapur dritën jeshile ngritjes së Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty-t.

Ligjvënësit votuan me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim përbërjen e Komisionit të Posacëm, i cili do të drejtohet nga deputeti Ulsi Manja.

Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi.

Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina. Propozimi për ngritjen e tij erdhi disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së. /noa.al/

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon dekretin e presidentit për Ligjin e Policisë së Shtetit Read More »

Deri në këtë datë nuk kalon askush/ Greqia shtyn mbylljen e pikës kufitare të Kapshticës

Pala greke ka vendosur të shtyjë datën e hapjes së pikës kufitare të Kapshticës deri më 14 Dhjetor për shkak të rasteve me Covid. Deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve sin ë hyrje dhe dalje të Greqisë.

Policia Kufitare i bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin në këtë periudhë kohore dhe të kalojnë nga pika e Kakavijës ku vijon lëvizja normalisht.
Njoftimi i plotë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Po licisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020.
Sqarojmë se deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën lëvizja vijon normalisht.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Deri në këtë datë nuk kalon askush/ Greqia shtyn mbylljen e pikës kufitare të Kapshticës Read More »

A do të kemi masa shtrënguese për festat e fundvitit? Flet Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët në portalin studentor duke treguar se po kalojmë periudhën më të vështirë nga pandemia e koronavirusit pasi jemi në muajt e dimrit.

Rama tha se në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë jemi duke kaluar më të keqen.
“Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Do ta kalojmë dhe do të dalim më fortë.”

Sa i përket mundësisë për masa shtrënguese për Vitin e Ri, Rama tha se për momentin nuk janë paraparë, por nuk përjashtohen.

“Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos komiteti teknik i ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne. Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër.
Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashton masat shtrënguese”, deklaroi Rama.

A do të kemi masa shtrënguese për festat e fundvitit? Flet Kryeministri Rama Read More »

Rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për Policinë e Shtetit me shumicën e votave të mazhorancës

Komisioni i Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Po licisë së Shtetit.

Dekreti është rrëzuar me shumicën e votave të mazhorancës, ndërsa deputeti i opozitës, Myslim Murrizi votoi pro dekretit.

Sipas mazhorancës, argumentimet e kreut të shtetit nuk qëndrojnë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ligji është sjellë, sepse ia detyron kodi i procedurës. Ndërkohë ai shtoi se praktika të tilla ka në shumë vende të BE.

“Një drejtor i p olicisë në një land të Gjermanisë, ka autorizim të futet në një ambient privat dhe të vendosë një sekuestro. Ne këtu nuk e kemi. Po licia shqiptare ka sot më pak atribute në krahasim me vendet e tjera të BE”, – u shpreh ministri.

Meta ktheu në Kuvend ligjin nr.133/2020 për “Po licinë e Shtetit”, me argumentin se ai krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor.

Rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për Policinë e Shtetit me shumicën e votave të mazhorancës Read More »

(Emrat)/ OFL u kërkon 5 të ‘fortëve’ të deklarojnë pasurinë brenda 24 orëve

Oficerët e Opercionit Forca e Ligjit në vend, i kanë dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 5 shtetasve të dë nuarve për vj edhje, vr asje dhe trafik d roge.

Bëhet fjalë për shtetasit: Angjelin Ndreka, Ndue Jaku, Ilia Pire, Arben Muça dhe Egli Duka, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh.

Më konkretisht:

Angjelin Ndreka, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vje dhja me dh unë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e na rkotikëve”;

Ndue Jaku, banues në Lezhë, i dë nuar për veprën penale “Vr asja me paramendim”;

Ilia Pire, banues në Elbasan, i d ënuar për veprën penale “Vr asja me paramendim”;

Arben Muça, banues në Tiranë, i d ënuar për veprën penale “Vr asja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Egli Duka, banues në Tiranë, i d ënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve na rkotike”.“

Personat e mësipërm kanë 48 orë kohë për të dorëzuar përgjigjet e pyetjeve të formularit, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut për hetime të mëtejshme. /noa.al/

(Emrat)/ OFL u kërkon 5 të ‘fortëve’ të deklarojnë pasurinë brenda 24 orëve Read More »

Hapet spitali ‘Covid -4’, kapaciteti dhe kategoria e pacienteve që do të trajtohen

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me një dalje publike sot në mbrëmje tha se është hapur edhe spitali “Covid -4”.

Ministrja ishte në spitalin “Covid- 4”, ku edhe njoftoi për hapjen e tij, i fundit dedikuar COVID-19 në vendin tonë.

Pas spitalit ”Infektiv”, ”Shefqet Ndroqit” dhe Covid-3, sipas ministres, spitali Covid -4, me kapacitet prej 100 shtretërish, do të shërbejë për pacientët që kanë kaluar fazën e rëndë të sëmundjes.

Duke u përgatitur për skenarë të tjerë, Manastirliu tha se deri tani situata mbetet nën kontroll, pasi në spitalet Covid janë të shtruar 491 pacientë.

Ministrja Ogerta Manastirliu lidhur me spitalin Covid-4, përmes një statusi në Facebook bëri publik edhe pamjet me stafin mjekësor, ku tha se, ”që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me covid19, si pjesë e planit tonë të menduar që në krye të herës, për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit”.

“Forca ekipit të shëndetësisë në këtë sfidë aspak të lehtë.”

“Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me Armikun e Padukshëm”, u shpreh ministrja. /NOA.al

Hapet spitali ‘Covid -4’, kapaciteti dhe kategoria e pacienteve që do të trajtohen Read More »

Lefter Çipa vlerësohet nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”/ Djali: Urime nga zemra Ati im!

Lefter Çipa vleresohet nga Presidenti Ilir Meta me dekoraten e larte ” Nderi i Kombit”
Djali i tij i ben urimin e vecant plot emocion nepermjet nje statusi ne rrjetin social facebook.
Nder te tjera ai shkruan: ‘Urime nga zemra Ati im, per kete shperblim ndaj punes, vepres, talentit dhe perkushtimit tend kombetar!’
Statusi i plote dhe fjala pershendetese e te madhit Lefter Cipa ne momentit e vleresimit: /orikuminews

Aleksander Cipa
Nderim dhe kenaqesi vleresimi i Atit tim Lefter Çipa me dekoraten e larte ” Nderi i Kombit”. Falenderim Presidentit Meta per kete vleresim qe i jep gezim te posaçem familjes sone ne Diten Kombetare te Pavaresise.
Urime nga zemra Ati im, per kete shperblim ndaj punes, vepres, talentit dhe perkushtimit tend kombetar!
Sandri
………………………………..
Pershendetja e Lefter Çipes:
” Nderi i Kombit” eshte sherbestar i identitetit dhe trashegimise kombetare
Sot ndihem i nderuar e i vleresuar nga populli dhe kombi im qe Presidenti i Republikes, Shkelqesia e Tij zoti Ilir Meta zgjodhi diten e madhe kombetare, 108 vjetorin e Shpalljes se Pavaresise te me nderoje me dekoraten e larte ” Nderi i Kombit”.
Falenderime dhe mirenjohje te perzemerta Presidenti Meta!
Ne keto dite te gjymtimit tim fizik, Ju personalisht me dhate nje kenaqesi te madhe jetegjate shpirterore, duke me nderuar ne Vloren time te Ismail Qemalit, me dekoraten e larte te nderimit.
Une e çmoj kete nderim, si vleresim dhe respekt shteteror ndaj kenges se Popullit tim, ndaj Poezise Shqipe, ndaj Fosforines Vençe Shqiptare (Polifonise), ndaj Himares dhe Laberise sime, artisteve te Popullit tim.
Une kam shume per te thene, por veçanerisht ne kete dite dua ta shpreh falenderimin dhe mirenjohjen time ne menyren e vjershetorit.
Vlora eshte pena qe shkruan
Na paska dhe Zoti mike
Mike mos me ardhsh pellua!
Vlora eshte pena qe shkruan.
Qe vjen nga ajo bote frike,
Mike mos me ardhsh pellua!
Vlora eshte pena qe shkruan.
Kjo corona titanike,
Mike mos me ardhsh pellua!
Vlora eshte pena qe shkruan.
Tek ne s’ben dot vdekja ligje
Mike mos me ardhsh pellua
Vlora eshte pena qe shkruan.
Se jemi komb i lirive,
Ndaj dhe kendojme Ismailçe!
Vlora eshte pena qe shkruan!
Lefter Çipa
Vlore me 28 Nentor 2020

Lefter Çipa vlerësohet nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”/ Djali: Urime nga zemra Ati im! Read More »

Krerë të lartë të shtetit në Vlorë për 108-vjetorin e ngritjes së flamurit/Rama: Gëzuar posaçërisht Thaçit e bashkëluftëtarëve të tij

Në qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë u zhvillua sot ceremonia përkujtimore e 108 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, drejtues të lartë të pushtetit vendor, etj.

Pas ekzekutimit të Himni Kombëtar drejtuesit e lartë të shtetit vendosën kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama tha pas ceremonisë se “dua t’i uroj gjithë shqiptarëve kudo që janë këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të luftës Çlirimtare të Kosovës. Dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 108 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës./atsh

Krerë të lartë të shtetit në Vlorë për 108-vjetorin e ngritjes së flamurit/Rama: Gëzuar posaçërisht Thaçit e bashkëluftëtarëve të tij Read More »