Pak pasi Kryeministri Rama njoftoi dorëheqjen e tij nga detyra e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar përmes një statusi të gjatë në facebook.
E nis që në momentin e parë kur mori postin, ndoshta më të lartë ministror, që sipas tij ia kërkoi vetë Edi Rama.
E ka konsideruar fushë të minuar që në fillim atë post.
Thotë se pas dy vitesh në krye të këtij dikasteri, Shqipëria është vend më i sigurt.
Komenton edhe vr asjen e Klodianit, ngjarje për të cilën thotë se ministria e trajtoi me seriozitet.
Deklarata e plotë:
Edhe pse në jetën time kam pasur shumë detyra të rëndësishme shtetërore, kurrë nuk kam luftuar apo bërë përpjekje të posaçme për të marrë ndonjërën prej tyre. Të gjitha kanë ardhur si produkt rrethanash të caktuara, ku unë kam qenë i thirrur.
Kur u thirra nga Edi Rama për të kryer detyrën e ministrit të brendshëm në vitin 2018, isha krejt i vetëdijshëm për atë që më priste. Duhej të ecja në një fushë të minuar herët, që nga dita e krijimit të shtetit shqiptar.
U gjenda përpara dilemës që kishte përjetuar Patër Anton Harapi, kur pranoi të merrte një post të lartë shtetëror në vitin e mbrapshtë 1943. Dilema e prelatit të madh në ato kohë të tmerrshme ishte: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë; ase të tregoj nji dobsí tue u largue.
Edhe unë me ndërgjegje të plotë vendosa të “baj nji marri”, sepse nuk mund të tregoja dobësi.
Isha i qartë se e gjithë përpjekja ime do të ishte vetëm në funksion të konsolidimit të shtetit shqiptar, dhe se pikërisht për këtë arsye, do të isha në shënjestrën e atyre që shtetin shqiptar e luftojnë sistematikisht që nga dita e krijimit të tij. Në se nuk i njihni, mundohuni të kujtoni ata që vënë zjarr mbi institucionet e Shqipërisë, vrasin dhe plagosin policët e saj, që e vjedhin, e shajnë dhe e shëmtojnë pa mëshirë atë.
Nuk kam pasur për asnjë çast iluzionin se unë do ta ndryshoj ministrinë apo Shqipërinë. Megjithatë jam përpjekur me të gjitha energjitë e mia për të lënë një gjurmë normaliteti në ushtrimin e detyrës.
Pas dy vjetësh, deklaroj me përgjegjësi të lartë se Shqipëria është një vend më i sigurtë, me më pak vrasje, më pak banda, më pak kanabis, më pak aksidente dhe me më pak krim se kurrë më parë në historinë e 30 vjetëve të fundit. Kjo tablo nuk është meritë e imja, por e qytetarëve shqiptarë, e policëve shqiptarë dhe e gjithë atyre që punojnë përditë për Shqipërinë.
Në të njëjtën kohë, ata që historikisht e kanë vrarë, djegur, vjedhur, dhunuar, turpëruar dhe shëmtuar Shqipërinë, po përpiqen sot që të gjejnë një pretekst për të nisur një sulm të ri kundër vendit, në vijim të përpjekjeve për ta mbajtur atë në gjendje amullie dhe larg trungut amë europian.
Të aftë për të mos pasur turp as márre përpara asgjëje, ata po përpiqen të përdhosin një mort të dhimbshëm të një djali të ri, të vrarë padrejtësisht nga një punonjës policie që është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, për të sulmuar barbarisht policët e tjerë të Shqipërisë dhe institucionet e shtetit tonë.
Ministria e Brendshme është pozicionuar menjëherë drejt, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e punonjësit të policisë që sollën vdekjen e një qytetari, duke bërë kështu një akt elementar përgjegjshmërie, por edhe të pazakontë në historinë e re të vendit.
Qytetarët e Shqipërisë nuk mund të harrojnë kurrë se ata, që sot ngrenë gishtin për të akuzuar dhe dorën për të goditur, më 21 janar 2011 vranë katër qytetarë, plagosën qindra të tjerë, në një kasaphanë politike barbare në mes të kryeqytetit, dhe e thelluan më tej mynxyrën, duke shkatërruar provat e krimit shtetëror dhe duke refuzuar madje edhe zbatimin e urdhrave të prokurorëve për arrestimin e autorëve, gjë e panjohur në ndonjë vend normal. Nuk mund të harrohen ata që kurrë nuk kërkuan as ndjesë për masakrën që dirigjuan vetë dhe që vijojnë edhe sot që ta quajnë të drejtë këtë turp të madh përpara Zotit, popullit dhe shtetit shqiptar.
Përballë përpjekjes së autorëve të 21 janarit 2011 për të kërkuar sot një pretekst të ri për të mbjellë dhunë mes shqiptarësh bazuar mbi një episod tragjik dhe fatal, si dhe me vetëdijen e plotë se vendi ka nevojë për një model të ndryshëm sjelljeje politike kam vendosur të jap dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë.
Nuk kam dashur në asnjë çast që sjellja ime në krye të Ministrisë së Brendshme t’i ngjajë asaj të shumë të tjerëve dhe sidomos asaj të autorëve të masakrave të 1997-ës, të 1998-ës dhe veçanërisht të 2011-ës.
Ndaj jam sot pafundësisht i lumtur që arrita të provoj përpara çdo shqiptari se unë nuk jam si ata. Jo. Nuk jam si ata.
Edhe pse, që nga dita e parë e marrjes së detyrës, më është dashur të përballoj një seri aktesh të dhunës histerike apo të angazhohem për policë të plagosur në detyrë nga verbëria e dhunës antishtet, asnjëherë nuk u ngjita gjatë protestave tek snajperët në tarracën e Kryeministrisë, siç bënin pa turp autorët e 21 janarit, asnjëherë nuk lejova përdorimin e armëve në protestat politike, asnjëherë nuk mora në mbrojte ndonjë polic apo person tjetër që shkeli ligjin dhe asnjëherë nuk u kërkova të tjerëve ndonjë standard që nuk e zbatoja vetë.
Janë këto arsye që më kanë bindur se TANI ËSHTË MOMENTI për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme, me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011.
Edhe sot jam përballë dilemës së fillimit, por në një kuptim tjetër. Nëse në fillim e pranova këtë post për të mos treguar dobësi, sot, në rrethanat e krijuara, dobësi do të ishte ngulmimi për të qëndruar.
Përgjatë më shumë se dy vjetëve në krye të Ministrisë së Brendshme, u përpoqa dhe arrita të ndryshoj për mirë shumë gjëra dhe e mbyll misionin tim me rekordet më të mira historike në fushën e rendit dhe të sigurisë publike në 30 vjetët e fundit të historisë së Shqipërisë.
U identifikova me vetëdije me çdo polic të Shqipërisë dhe i mbeta besnik këtij standardi. Edhe sot besoj se tek punonjësit e policisë qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm, për sa kohë ministri pajtohet dhe pranon sjelljet apo qëndrimet e këtyre punonjësve.
Të gjitha gjërat që arrita të bëj në shërbim të konsolidimit të shtetit shqiptar janë hipoteka ime e rëndësishme që më bëjnë sot personalisht të ndihem mirë përpara qytetarëve shqiptarë dhe plot mirënjohje për kontributin e gjithë personelit të strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe atë të bashkëpunëtorët e mi.
Në të njëjtën kohë, u përpoqa dhe arrita që të mos ta ndryshoj veten time. Mbeta ai që isha, me të njëjtën strehë familjare, me të njëjtën familje, me të njëjtët miq. Nuk mora asgjë nga posti, përveç pagës që ishte më e ulët se të ardhurat që kisha përpara se të bëhesha ministër, nuk bleva, nuk shita, nuk ndërtova, nuk……
Të gjitha këto gjëra që nuk bëra janë sot pasuria ime e pafundme që më bën të ndihem i fortë si shkëmb, i pastër si dritë dhe jashtëzakonisht i qetë.
E di fort mirë se shumëkush nuk është dakord sot me këtë vendim. Por megjithatë dëshiroj t’i garantoj ata se vendimi im vjen pikërisht në respekt të tyre dhe aspak si reagim ndaj atyre që e shajnë, shëmtojnë, vjedhin apo e djegin këtë vend.
Vendimi im vjen si njeri e si prind që ndan modestisht dhimbjen me prindërit e femijët e familjes së Klodian Rashës,por edhe si shprehje mirënjohjeje e respekti për ata që më besuan, mbështetën, inkurajuan e që jane fatmirësisht shumica qytetare e Shqipërisë.
Ky akt vjen edhe si shenjë falënderimi për Kryeministrin Edi Rama, i cili besoi tek unë, duke ruajtur përherë një marrëdhënie në radhë të parë shumë njerëzore, pastaj edhe gjithnjë intelektualisht sfiduese dhe profesionalisht krejt të ndershme.
Dhe se fundi, por jo nga rëndësia, kjo është edhe shprehje dashurie, pse jo edhe një urim për Krishtlindjet, ndaj familjes time, asaj shumë të madhes, të madhes dhe të voglës, për të cilët mungova pothuajse krejtësisht për më shumë se dy vjet dhe që, megjithatë, vijuan të më duan e të më mbështesin si gjithmonë fort dhe pa kushte.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Në daljen e posaçme për mediat, dy ditë pas vrasjes së Klodian Rashës, Rama tha se Lleshaj i kishte komunikuar dorëheqjen pak pasi kishte ndoshur krimi.
Por sikundër u shpreh, kërkoi që diçka të tillë ta dëgjonte ballë për ballë nga vetë ai.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama e falënderon Lleshajn për “përkushtimin, punën, burrërinë”
“Respekt dhe faleminderit për përkushtimin, punën, burrërinë dhe vërtetësinë e të treja këtyre i dashur Sandër”, shkruan Rama në reagimin e tij.
Reagimi i plotë i kryeministrit
#RESPEKT e #FALEMINDERIT për përkushtimin, punën, burrërinë dhe vërtetësinë e të treja këtyre i dashur Sandër🙏
***
Deklaratë e Ministrit të Brendshëm Sander Lleshaj
Tiranë, 10.12.2020
Edhe pse në jetën time kam pasur shumë detyra të rëndësishme shtetërore, kurrë nuk kam luftuar apo bërë përpjekje të posaçme për të marrë ndonjërën prej tyre. Të gjitha kanë ardhur si produkt rrethanash të caktuara, ku unë kam qenë i thirrur.
Kur u thirra nga Edi Rama për të kryer detyrën e ministrit të brendshëm në vitin 2018, isha krejt i vetëdijshëm për atë që më priste. Duhej të ecja në një fushë të minuar herët, që nga dita e krijimit të shtetit shqiptar.
U gjenda përpara dilemës që kishte përjetuar Patër Anton Harapi, kur pranoi të merrte një post të lartë shtetëror në vitin e mbrapshtë 1943. Dilema e prelatit të madh në ato kohë të tmerrshme ishte: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë; ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Edhe unë me ndërgjegje të plotë vendosa të “baj nji marri”, sepse nuk mund të tregoja dobësi.
Isha i qartë se e gjithë përpjekja ime do të ishte vetëm në funksion të konsolidimit të shtetit shqiptar, dhe se pikërisht për këtë arsye, do të isha në shënjestrën e atyre që shtetin shqiptar e luftojnë sistematikisht që nga dita e krijimit të tij. Në se nuk i njihni, mundohuni të kujtoni ata që vënë zjarr mbi institucionet e Shqipërisë, vrasin dhe plagosin policët e saj, që e vjedhin, e shajnë dhe e shëmtojnë pa mëshirë atë. Nuk kam pasur për asnjë çast iluzionin se unë do ta ndryshoj ministrinë apo Shqipërinë. Megjithatë jam përpjekur me të gjitha energjitë e mia për të lënë një gjurmë normaliteti në ushtrimin e detyrës.
Pas dy vjetësh, deklaroj me përgjegjësi të lartë se Shqipëria është një vend më i sigurtë, me më pak vrasje, më pak banda, më pak kanabis, më pak aksidente dhe me më pak krim se kurrë më parë në historinë e 30 vjetëve të fundit. Kjo tablo nuk është meritë e imja, por e qytetarëve shqiptarë, e policëve shqiptarë dhe e gjithë atyre që punojnë përditë për Shqipërinë. Në të njëjtën kohë, ata që historikisht e kanë vrarë, djegur, vjedhur, dhunuar, turpëruar dhe shëmtuar Shqipërinë, po përpiqen sot që të gjejnë një pretekst për të nisur një sulm të ri kundër vendit, në vijim të përpjekjeve për ta mbajtur atë në gjendje amullie dhe larg trungut amë europian.
Të aftë për të mos pasur turp as márre përpara asgjëje, ata po përpiqen të përdhosin një mort të dhimbshëm të një djali të ri, të vrarë padrejtësisht nga një punonjës policie që është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, për të sulmuar barbarisht policët e tjerë të Shqipërisë dhe institucionet e shtetit tonë.
Ministria e Brendshme është pozicionuar menjëherë drejt, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e punonjësit të policisë që sollën vdekjen e një qytetari, duke bërë kështu një akt elementar përgjegjshmërie, por edhe të pazakontë në historinë e re të vendit.
Qytetarët e Shqipërisë nuk mund të harrojnë kurrë se ata, që sot ngrenë gishtin për të akuzuar dhe dorën për të goditur, më 21 janar 2011 vranë katër qytetarë, plagosën qindra të tjerë, në një kasaphanë politike barbare në mes të kryeqytetit, dhe e thelluan më tej mynxyrën, duke shkatërruar provat e krimit shtetëror dhe duke refuzuar madje edhe zbatimin e urdhrave të prokurorëve për arrestimin e autorëve, gjë e panjohur në ndonjë vend normal. Nuk mund të harrohen ata që kurrë nuk kërkuan as ndjesë për masakrën që dirigjuan vetë dhe që vijojnë edhe sot që ta quajnë të drejtë këtë turp të madh përpara Zotit, popullit dhe shtetit shqiptar.
Përballë përpjekjes së autorëve të 21 janarit 2011 për të kërkuar sot një pretekst të ri për të mbjellë dhunë mes shqiptarësh bazuar mbi një episod tragjik dhe fatal, si dhe me vetëdijen e plotë se vendi ka nevojë për një model të ndryshëm sjelljeje politike kam vendosur të jap dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë.
Nuk kam dashur në asnjë çast që sjellja ime në krye të Ministrisë së Brendshme t’i ngjajë asaj të shumë të tjerëve dhe sidomos asaj të autorëve të masakrave të 1997-ës, të 1998-ës dhe veçanërisht të 2011-ës.
Ndaj jam sot pafundësisht i lumtur që arrita të provoj përpara çdo shqiptari se unë nuk jam si ata. Jo. Nuk jam si ata.
Edhe pse, që nga dita e parë e marrjes së detyrës, më është dashur të përballoj një seri aktesh të dhunës histerike apo të angazhohem për policë të plagosur në detyrë nga verbëria e dhunës antishtet, asnjëherë nuk u ngjita gjatë protestave tek snajperët në tarracën e Kryeministrisë, siç bënin pa turp autorët e 21 janarit, asnjëherë nuk lejova përdorimin e armëve në protestat politike, asnjëherë nuk mora në mbrojte ndonjë polic apo person tjetër që shkeli ligjin dhe asnjëherë nuk u kërkova të tjerëve ndonjë standard që nuk e zbatoja vetë.
Janë këto arsye që më kanë bindur se TANI ËSHTË MOMENTI për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme, me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011.
Edhe sot jam përballë dilemës së fillimit, por në një kuptim tjetër. Nëse në fillim e pranova këtë post për të mos treguar dobësi, sot, në rrethanat e krijuara, dobësi do të ishte ngulmimi për të qëndruar.
Përgjatë më shumë se dy vjetëve në krye të Ministrisë së Brendshme, u përpoqa dhe arrita të ndryshoj për mirë shumë gjëra dhe e mbyll misionin tim me rekordet më të mira historike në fushën e rendit dhe të sigurisë publike në 30 vjetët e fundit të historisë së Shqipërisë. U identifikova me vetëdije me çdo polic të Shqipërisë dhe i mbeta besnik këtij standardi. Edhe sot besoj se tek punonjësit e policisë qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm, për sa kohë ministri pajtohet dhe pranon sjelljet apo qëndrimet e këtyre punonjësve.
Të gjitha gjërat që arrita të bëj në shërbim të konsolidimit të shtetit shqiptar janë hipoteka ime e rëndësishme që më bëjnë sot personalisht të ndihem mirë përpara qytetarëve shqiptarë dhe plot mirënjohje për kontributin e gjithë personelit të strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe atë të bashkëpunëtorët e mi.
Në të njëjtën kohë, u përpoqa dhe arrita që të mos ta ndryshoj veten time. Mbeta ai që isha, me të njëjtën strehë familjare, me të njëjtën familje, me të njëjtët miq. Nuk mora asgjë nga posti, përveç pagës që ishte më e ulët se të ardhurat që kisha përpara se të bëhesha ministër, nuk bleva, nuk shita, nuk ndërtova, nuk……
Të gjitha këto gjëra që nuk bëra janë sot pasuria ime e pafundme që më bën të ndihem i fortë si shkëmb, i pastër si dritë dhe jashtëzakonisht i qetë.
E di fort mirë se shumëkush nuk është dakord sot me këtë vendim. Por megjithatë dëshiroj t’i garantoj ata se vendimi im vjen pikërisht në respekt të tyre dhe aspak si reagim ndaj atyre që e shajnë, shëmtojnë, vjedhin apo e djegin këtë vend.
Vendimi im vjen si njeri e si prind që ndan modestisht dhimbjen me prindërit e femijët e familjes së Klodian Rashës,por edhe si shprehje mirënjohjeje e respekti për ata që më besuan, mbështetën, inkurajuan e që jane fatmirësisht shumica qytetare e Shqipërisë.
Ky akt vjen edhe si shenjë falënderimi për Kryeministrin Edi Rama, i cili besoi tek unë, duke ruajtur përherë një marrëdhënie në radhë të parë shumë njerëzore, pastaj edhe gjithnjë intelektualisht sfiduese dhe profesionalisht krejt të ndershme.
Dhe së fundi, por jo nga rëndësia, kjo është edhe shprehje dashurie, pse jo edhe një urim për Krishtlindjet, ndaj familjes time, asaj shumë të madhes, të madhes dhe të voglës, për të cilët mungova pothuajse krejtësisht për më shumë se dy vjet dhe që, megjithatë, vijuan të më duan e të më mbështesin si gjithmonë fort dhe pa kushte.
Kryeministri Rama reagon për herë të parë pas vr asjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Në dalje të posaçme për mediat, ai ngushëlloi familjen e të ndierit, teksa tha se 25-vjeçari u vra në mënyrë të pashpjegueshme nga një po lic, me armën e shtetit.
Dhe për këtë kërkoi ndjesë në emër të shtetit.
“Dua te ndalem tek jeta e humbur nga akti fatal i efektivit të po licisë. Tra gjedia mori sebepin për t’u shpalosur me gjithë vulgaritetin br utal. Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjen e të ndjerit dhe jam prekur pa masë.
Babai i Klodianit tha se “asnjë lule nuk mund të preket në emrin e tim biri, duam drejtësi”. I shpreh ngushëllimet. Fjalët janë të pafuqishme para boshllëkut që po ndjen baba, nëna. Përveç ndjesës dhe ngushëllimit, asgjë tjetër nuk mbetet pas një jete të humbur.
Efektivi ka vrarë një njeri krejt pa asnjë lidhje me ndonjë mision apo objekt të Policisë së Shtetit në atë vend. Pavarësisht faktit se vr asja e njeriut është kryer thjesht dhe vetëm nga njeriu, arma ishte shtetit, ndjesa i takon shtetit.
Autori në duart e drejtësisë dhe do hetohet nga drejtësia. Akti i tij i pakuptueshëm dhe i paarsyeshëm. Nuk jemi ne por drejtësia që e ka barrën e fjalës së fundit”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Në daljen e posaçme për mediat, dy ditë pas v rasjes së Klodian Rashës, Rama tha se Lleshaj i kishte komunikuar dorëheqjen pak pasi kishte ndoshur krimi.
Por sikundër u shpreh, kërkoi që diçka të tillë ta dëgjonte ballë për ballë nga vetë ai.
Ministri Lleshaj ka njoftuar dhe ka dhënë dorëheqjen e tij dhe i kam thënë të më presë sa të kthehem se dua ta shihja dhe të bisedoja me të sy më sy.
Sot ta mësojnë të gjithë ata se në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët. Ai nuk ka asnjë lidhe me aktin e policit, por është vrarë një djalë dhe është hapur një varr dhe një plagë në shpirtin e shqiptarëve”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama nuk la pa shigjetuar edhe kundërshtarët e tij politikë, dhe kryesisht drejtuesit e lartë të Qeverisë “Berisha”, sot në opozitë.
Lulzim Bashës i kujtoi ngjarjen e 21 janarit 2011, ku u vr anë katër protestues në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm.
Ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë e konsideroi si të pashpjegueshme nga një polic me armën e shtetit në dorë. /noa.al/
“Motra” e pretenduar e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratën e saj të bërë një ditë më parë në protestë. Ajo është Bukuroshe Haruni, e cila për gazetarët u shpreh se ishte e motra e Klodianit.
Për emisionin “Shqipëria Live”, Haruni tha se e kanë keqkuptuar dhe se ka pasur probleme me familjen e saj, pas kësaj deklarate të fortë.
“E kanë keqkuptuar. Kemi pasur shoqëri, jemi lindur në një lagje. Prandaj kam folur si motra e tij. Nuk di se si e kanë marrë njoftimin njerëzit. Kjo deklaratë më ka hapur probleme me familjarët e mi”, tha ajo.
Bukuroshja tregoi se nuk ka folur me familjarët e Klodian Rashës, por u kërkoi falje publikisht në lidhje me keqkuptimin që është bërë me deklaratën e saj.
Ndërsa e pyetur pse i ra të fikët, ajo u shpreh se e kanë goditur në bark dhe në shpinë. “Nuk e di se kush më goditi, nuk ua di emrat”, tha ajo.
Mbrëmë, ajo mbante në dorë edhe flamurin shqiptar, duke treguar se është simbolikë e gjakut të derdhur nga “i vëllai”.
“Kam qenë në Itali dhe jam nisur për ngjarjen. Familja ime kërkon të drejtën, për çfarë është vrarë vëllai im. Vëllai e blinte paketën rreth 20 minuta në këmbë. Probleme nuk ka patur, ai ka qenë djalë i mirë, i rregullt. Ishte i fejuar dhe sivjet prisnim ta martonin, – tha ajo gjatë protestës, para se të zbulohej cila ishte në të vërtetë. – E takova para gjashtë muajsh. Kur erdha nuk e takova të gjallë, e takova në arkivol. Dua të drejtën e vëllait tim. S’ka patur faj fare, për çfarë e kanë qëlluar. Duhet të qëllonin në ajër, jo në zemër. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur”, – u shpreh ajo gjatë protestës.
Për rastin në fjalë ka reaguar edhe babai i Klodianit, Qazim Rasha, i cili ka mohuar që të ketë vajzë dhe aq më shumë të kishte dalë në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit. /noa.al/
Pak orë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, Kryeministri Rama ka shkuar në shtëpinë e familjarëve të Klodian Rashës, të riut që dy ditë më parë u vra nga një polic, pak metra larg banesës.
Më herët, përmes rrjeteve sociale, kreu i Qeverisë ka paralajmëruar se do mbajë një konferencë për mediat, sot në orën 18:00, për ngjarjen e rëndë.
Regaimet vijojnë edhe sot për atë që ndodhi.
Ndërkohë, një ditë më parë, qindra të rinj u organizuan në protesta për vrasjen e të riut.
Kërkesa e tyre është largimi i ministrit Sandër Lleshaj. /noa.al/
Gjykata e Posaçme Kundër Ko rrupsionit dhe Kr imit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për masën e sigurisë arrest me b urg për Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Indrit Rusin.
Të gjithë akuzohen për dy vr asjet e bujshme në vitin 2005, ku v iktima mbetën Vajdin Lame dhe Klodjan Saliu.
Ai që ka zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes ishte Luftar Reçi, i penduari i drejtësisë, dhe më pas u zbuluan dy vr asjet e 15 viteve më parë.
Në dëshminë e tij Reçi ka treguar takimin që ka bërë me Lul Berishën në kazinonë e tij, në të cilin ky i fundit i ka ofruar një marrëveshje sipas së cilës i penduari duhej të vriste Klodjan Saliun që në këmbim Berisha t’i vr iste hasmin.
Po ashtu Reçi ka zbuluar para SPAK se Lul Berisha i ka kërkuar atij, në shkurt të vitit 2005, që t’i gjejë kallëpe tr itoli për vr asjen e Vajdin Lamajt, në ashensor në banesën e tij. Ai rrëfeu se bombën e përgatiti në bashkëpunim me Indrit Taullain. /noa.al/