Lajmi i fundit

Ministrja Kushi zbulon kur do të rinisë shkolla pas pushimeve dimërore

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, njoftoi se shkollat për këtë vit do të mbyllen në datën 23 dhjetor, dy ditë para Krishtlindjeve, ndërsa pas pushimeve dimërore, shkollat do të fillojnë në datën 11 janar 2021.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.

Ndërkohë, në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe ‘online’. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa, studentët zhvillojë ‘online’ procesin mësimor.

Kushi e bëri këtë deklaratë gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Që prej 1 dhjetorit në shkolla ka nisur mësimi i alternuar, me prani fizike dhe ‘online’. Ndërkaq në universitete studentët po e zhvillojnë mësimin tërësisht ‘online’.

Më herët. Komiteti Teknik është shprehur se nëse shkollat do të kthehen në vatra infeksioni, atëherë do të bëhet rivlerësim i situatës.

Megjithatë, sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacollit, situata paraqitet e qëndrueshme, ku ka një rënie të shtrimeve në spitale dhe rasteve pozitive me koronavirus. /noa.al/

Ministrja Kushi zbulon kur do të rinisë shkolla pas pushimeve dimërore Read More »

Ja kush është deputetja socialiste që votoi kundër emërimeve të reja në qeveri, sqaron gjithçka ndodhi

Deputetja socialiste Mimi Kodheli e ka cilësuar si lapsus votimin kundër emërimeve të reja në qeveri.

Në bazë të fletës së votimit rezulton se Kodheli ka votuar kundër Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit, por deputetja socialiste ka folur për Report Tv ku thotë se kjo ishte një lapsus dhe se është ngatërruar me dekretet.
“Ka qenë lapsus. Ishte dekret presidenti dhe nuk e kam parë që ishte për ministrat. Për të dy personat do kisha ngritur të dyja duart për detyrën që morëm. Milvën madje e kam shoqe fëmijërie”, tha Kodheli.

Ja kush është deputetja socialiste që votoi kundër emërimeve të reja në qeveri, sqaron gjithçka ndodhi Read More »

Kuvendi i Shqipërisë voton ministrin e ri të Brendshëm dhe atë të Bujqësisë

Me 97 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe po me këtë numër votash ka miratuar edhe ministren e re të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

Ndërsa me 101 vota pro, Kuvendi miratoi shkarkimin e Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm.

Çuçi u propozua një ditë më parë nga kryeministri Rama, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj nga posti.

Emrat e dy ministrave të rinj u dekretuan sot pa vonesa nga presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi i futi ato në rendin e ditës, pasi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ata duhet ta marrin detyrën sa më shpejt.

Lëvizjet erdhën pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, për shkak të vr asjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv po licie. /noa.al/

Kuvendi i Shqipërisë voton ministrin e ri të Brendshëm dhe atë të Bujqësisë Read More »

Presidenti Meta dekreton emërimin në detyrë të Çuçi dhe Ekonomit

Presidenti Ilir Meta nuk ka vonuar veprimet proceduriale, duke emëruar Bledi Çuçin në postin e ministrit të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Një ditë më parë, kreu i shtetit, tha se ishte njohur nga mediat për ministrat e rinj dhe do të përgjigjej sa më shpejt me dekret.

Bledi Çuçi u propozua nga kryeministri Rama si ministër i Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, i cili u largua pas protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Ndërsa Milva Ekonomi u propozua në vend të Bledi Çuçit si ministre e Bujqësisë.

Presidenti Meta dekreton emërimin në detyrë të Çuçi dhe Ekonomit Read More »

Qeveria merr vendimin, rrit pagën minimale, ja sa do të jetë…

Qeveria shqiptare me anë të një VKM-je ka miratuar rritjen e pagës minimale, e cila që nga 1 janari 2021 do të bëhet 30 mijë lekë të reja në muaj, nga 26000 lekë që është tani.

Për të marrë këtë pagë bazë duhet që të kryhen 174 orë pune në muaj ndërsa shtesat jepen mbi pagën bazë.
Këshilli i ministrave vendosi:

1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
3. Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Qeveria merr vendimin, rrit pagën minimale, ja sa do të jetë… Read More »

Qeveria jep 100 mijë lekë për 10 mijë të punësuar, ja kush janë personat që do i përfitojnë

10 mijë punonjës dhe ish punonjës të transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe të shërbimit taksi, do të marrin 10 mijë lekë ndihmë në prag të festave. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i transportit Rrugor Blendi Gonxhja nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ku shprehet se ky është një akt solidariteti në prag të festave të fundvitit.

Sipas Gonxhes duke qenë se transporti është ndër sektorët më të goditur nga pandemia qeveria ka vendosur të japë 10 mijë lekë shpërblim për vitin e ri për këta qytetar. Vlera prej 100 milionë lekësh që do të jepet për këtë kategori, është siguruar nga fondet e DPSHTRR të realizuara në 2019.
“DPSHTRR vuri në dispozicion të Qeverisë Shqiptare fondin vjetor të bonusit nga realizimi i bilancit të 2019-ës si ent, duke e hequr nga vetja për tua shpërndarë 10,000 individëve për Vitin e Ri! Akti i tretë sivjet nga DPSHTRR. U miratua sot VKM për Ndihmën Solidare në vlerën 10,000 Lekë për secilin nga 10,000 të punësuarit dhe ish-të punësuarit në vitin 2020 në subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetës dhe shërbim taksi, që do kalojë direkt në numrat e llogarive bankare sipas listës dhe brenda Dhjetorit 202”, shkruan Gonxhe në facebook.

Kjo ndihmë do të kalojë në llogaritë e tyre bankare sipas listës brenda këtij muaji. Po ashtu Gonxhe ka njoftuar edhe një pagë tjetër lufte për 420 punonjës që nuk e përfituan në qershor.

“U miratua gjithashtu edhe shtesa për 420 Paga Lufte (26,000 Lekë) për punonjësit dhe ish-punonjësit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetës të cilët nuk mundën ta përfitonin te Paketa e Qershorit (financuar po nga DPSHTRR)!”, vijon postimi i tij.
Punonjësit dhe ish punonjësit e këtij sektori zhvilluan një sërë protestash në muajit qershor-korrik duke kërkuar edhe një pagë tjetër lufte, pasi kishin përfituar vetëm bonusin prej 40 mijë lekësh. Pas shumë protestash qeveria vendosi t’u japë edhe një pagë të dytë prej 26 mijë lekësh mes të muajit gusht.

Qeveria jep 100 mijë lekë për 10 mijë të punësuar, ja kush janë personat që do i përfitojnë Read More »

Ndahet nga jeta poeti,rapsodi, artisti i mirënjohur Feti Brahimi/ Një humbje e madhe për kulturën shpirtërore të trevës së Vlorës dhe Shqipërisë

Ndahet nga jeta POETI,rapsodi, artisti i mirenjohur Feti Brahimi.
Një bilbil rapsodian i vargut shpirtëror të popullit të vetë!
Nje humbje e madhe per kulturen shpirterore te treves se Vlores dhe me gjere.

Largimi nga jeta i poetit, rapsodit,drejtuesit te grupit te mirenjohur te Lapardhase, Vlore, artistit te mirenjohur, Feti Brahimi, eshte nje humbje e madhe.
Ai largohet fizikisht, por kenget, emri dhe vepra e tij do te mbeten perjete.

Jeta e Feti Brahimit ishte e mbushur me vargje kënge.
Kënga e vargu të thurur nga Fetiu ka shëruar e shëron plagët e njrëzve.Ai udhetoi me vargun i pandare deri ne momentet e fundit,
I paharruar kujtimi i tij.
Stafi i orikuminews shpreh ngushellime per ikjen e artistit te madh Feti Brahimi!
/Orikuminews/

Ndahet nga jeta poeti,rapsodi, artisti i mirënjohur Feti Brahimi/ Një humbje e madhe për kulturën shpirtërore të trevës së Vlorës dhe Shqipërisë Read More »

Kryeministri Edi Rama vendos, ja kë zgjedh si ministër të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Bledi Çucin si ministër të Brendshëm, i cili duhet të zëvendësojë kështu Sandër Lleshajn në këtë detyrë, pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Ndërsa vendin e Çuçit në postin e ministrit të Bujqësisë, ka vendosur që ta marrë Milva Ikonomi.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre Bujqësie.

Janë dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në “Twitter”.

Vendimi i kryeministrit Rama vjen pasi njoftoi para një jave, se pranoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas vr asjes së të riut Klodian Rasha nga po licia, duke e vlerësuar atë për sensin e përgjegjësisë qytetare.

Ndërkohë, Bledi Çuçi nuk ka pasur eksperiencë të mëparshme në këtë fushë, por ka drejtuar më herët ministrinë e Çështjeve Vendore si dhe ka udhëhequr reformën territoriale dhe atë elektorale, çfarë e afron me sfidën më të parë të ministrisë, menaxhimin e periudhës zgjedhore.

Çuçi ka marrë më herët një dekretim nga presidenti Ilir Meta si ministër, duke i hequr kryeministrit një telash më pak në raport me kreun e shtetit.

Po ashtu Bledi Çuçi është një individ i ardhur nga strukturat e Partisë Socialiste, si drejtues politik dhe deputet i qarkut Gjirokastër, duke përmbushur kështu një pritshmëri të partisë nga Rama, të cilit herë pas here i nënvizohet si dobësi eksperimentimi me ministra.

Çuçi ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1998, studimet pasuniversitare (Master) për Menaxhim në Universitetin “Hasselt” në Belgjikë. Ai mori detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në janar 2019. /e.a/noa.al/

Kryeministri Edi Rama vendos, ja kë zgjedh si ministër të Brendshëm Read More »