Lajmi i fundit

Detaje nga aksidenti tragjik, si u përplas për vdekje 14-vjeçarja

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik në Maliq, ku një mjet ka përplasur për vdekje një 14-vjeçare pranë rrethrrotullimit të fshatit Zëmblak.

Mësohet se vajza është përplasur sapo ka zbritur nga një fugon në zonë, gjë e cila konfirmohet nga grupi hetimor edhe nga dëshmitarët.

Zona në fjalë njihet si një ndër njollat e zeza të aksidenteve rrugore për shkak se mjetet ecin me shpejtësi të lartë dhe shpesh përgjatë saj ka zona të banuara.

Momentalisht për rastin policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po bën pyetjen e dëshmitarëve mbi këtë ngjarje gjithashtu dhe veprimet e tjera hetimore.

Nga të dhënat në vendngjarje shkak i aksidentit dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia e lartë e automjetit.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Detaje nga aksidenti tragjik, si u përplas për vdekje 14-vjeçarja Read More »

Aksident me vdekje në Korçë, humb jetën 14-vjeçarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të martë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Një automjet, në lëvizje e sipër, ka përplasur për vdekje 14 vjeçaren.

Njoftimi i policise:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin, ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident me vdekje në Korçë, humb jetën 14-vjeçarja Read More »

Përplasi për vdekje 14-vjeçaren në Korçë, shoferi me pranga në duar shpërthen në lot

Në disa pamje të siguruara shoferi shihet me duart në pranga. Ai ndodhet brenda automjetit, i vëzhguar gjatë gjithë kohës nga një polic

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të fshatit Zëmblak të Maliqit, ku mbeti e vdekur një 14-vjeçare.Vajza u përplas për vdekje nga një shofer që drejtonte automjetin tipi “Opel” me targa greke. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes.

Në disa pamje të siguruara nga Top Channel, shihet shoferi I. K me duart në pranga.Ai ndodhet brenda automjetit, i vëzhguar gjatë gjithë kohës nga një polic.

Ai shihet duke shpërthyer në lot, ndërkohë makina e tij ka pësuar dëme të mëdha nga përplasja fatale./ Top Channel

Përplasi për vdekje 14-vjeçaren në Korçë, shoferi me pranga në duar shpërthen në lot Read More »

U vra nga bashkëshorti në dhomën e gjumit, vëllai i 31-vjeçares rrëfen krimin: Ishte duke folur me nipin! Ai kishte halucinacione

Vëllai i Etleva Bodit, e cila u mbyt nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi, në banesën e tyre në Savona të Italisë ka rrëfyer detaje nga ngjarja

Ai ka treguar se djali 13-vjeçar i çiftit ishte dëshmitar okular i ngjarjes së rëndë, i cili ka parë gjithë momentin kur i ati i mbyti nënën e tij.

Vëllai i Etleva Bodit ka treguar se motra ishte e mbyllur në dhomë me djalin dhe s’ka qenë duke folur në telefon, siç pretendoi bashkëshorti pas vrasjes, por me të birin e mitur.

Ai tha se kunati në momentin që i biri ka hapur derën ka hyrë në dhomën duke i vendosur duart në fyt 31-vjeçares.

“Ishte nipi dëshmitar i ngjarjes, ka parë gjithë situatën. Ka qenë në mbyllur në dhomë me nënën e tij, Nuk ka qenë në telefonatë, por halucinacioni i tij, Motra ka qenë duke folur me nipin, ai ka menduar se po flet në telefon. Në momentin që nipi ka hapur derën, bashkëshorti i ka vendosur duart në fyt”, tha i vëllai në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti.

I vëllai i viktimës u shpreh se çifti kishin 17 vite të martuar dhe se 31-vjeçarja nuk i ka treguar se kishte probleme me bashkëshortin.

“Kishin rreth 17 vite të martuar dhe prej 15 vitesh qetonin në Savona. Nuk kam arritur të kuptoj që kanë pasur probleme, sepse motra ka qenë e mbyllur dhe mendoj se i ka mbajtur për vete.

Nuk e kam kuptuar agresivitetin e bashkëshortit të saj. Nipi është i traumatizuar, vetëm pas ngjarjes më ka treguar problemet që kishin prindërit e tij, xhelozia dhe të tjerat.

Ka ndodhur mendoj për shkaqe xhelozie. Motra s’na ka treguar asnjë gjë.

Policia ka sekuestruar telefonat e motrës dhe bashkëshortit të saj për të zbardhur ngjarjen. Por gjithçka ka qenë gënjeshtër e tij për të shpëtuar nga kjo situatë.

Sipas nipit motra nuk ka pasur telefon fare. Telefoni gjithashtu nuk është gjetur në vendngjarje. Ai e ka kuptuar mbas shumë kohe që e ka mbytur. Nëse do kishte lajmëruar ambulancën, sot motra do të ishte gjallë. Ai ka shkaktuar dëme celebrale”, shtoi ai.

U vra nga bashkëshorti në dhomën e gjumit, vëllai i 31-vjeçares rrëfen krimin: Ishte duke folur me nipin! Ai kishte halucinacione Read More »

Historia e anulimit të një dasme në minutën e fundit: Një grua ndau partnerin e saj vetëm për shkak të asaj çka i tha të bijës

Një grua ndau në Reddit historinë tronditëse të anulimit të dasmës së saj në minutën e fundit për shkak të trajtimit të partnerit të saj ndaj vajzës së saj 16-vjeçare nga një lidhje e mëparshme.

Adoleshentja ishte ofruar për të ndihmuar në dekorimin e dasmës, duke përdorur dashurinë e saj për artin dhe duke bërë dekoret për tryezën e pritjes. Nëna e saj, natyrisht, e la të kanalizojë krijimtarinë e saj në organizimin e ngjarjes.

Një ditë, kur po diskutonin për martesën, vajza e nuses tha se sa mezi priste të merrte pjesë në dekorime, por dhëndri shprehu dyshimet e tij për suksesin e idesë, duke i thënë nënës së vajzës, sipas dëshmisë së saj: se kjo ide dukej “fëminore”.

Ky koment bëri që çifti të grindej, por në fund nusja vendosi të linte mënjanë inatin.

Megjithatë, dhëndri ishte i vendosur që të mos e linte vajzën e saj t’i jepte një dorë dekorit për këtë ceremoni.

Një ditë nusja, duke u kthyer në shtëpi, e gjeti vajzën e saj duke qarë:

“Më tha se i vinte keq që më prishi dasmën me idetë e saj dhe se do të më kompensonte për letrën”.

Kur gruaja e pyeti se çfarë donte të thoshte, vajza u përgjigj se partneri i nënës së saj kishte komentuar se idetë e saj po shkatërronin martesën e tyre dhe se nëna e saj mendonte të njëjtën gjë.

Kjo ngjarje vulosi gjithçka, ajo vendosi të anulojë dasmën e saj në minutën e fundit.

“I thashë – shkroi ajo më vonë – se ai nuk ka të drejtë të turpërojë vajzën time dhe të nënvlerësojë punën e saj të mahnitshme dhe”.

Gjatë shkrimit, ajo zbuloi se partneri i saj e kishte keqtrajtuar vajzën e saj edhe në raste të tjera:

“Vajza ime më tha se kur isha larg, i thoshte shpesh se arti i saj ishte i tmerrshëm dhe se do të pajtohesha me të, nëse nuk do të isha nëna e saj”.

Disa përdorues të Reddit që lexuan historinë e saj kritikuan sjelljen e partnerit të saj në komente dhe thanë se ishin të tronditur nga gënjeshtrat që ai i kishte thënë vajzës së saj, duke shtuar se nëse do të kishin qëndruar së bashku, patjetër do t’u kishte shkaktuar probleme në të ardhmen.

Historia e anulimit të një dasme në minutën e fundit: Një grua ndau partnerin e saj vetëm për shkak të asaj çka i tha të bijës Read More »

Sakrifica, nëna lë vajzën nën kujdesin e vëllait dhe i kërkon falje: Kur të rritesh do ta kuptosh

Prej 10 vitesh, që pas humbjes së bashkëshortit e më pas të nënës, Eldona është përpjekur të vazhdojë përpara. Nëna e saj e shtyu të studionte e të krijonte një të ardhme më të mirë për veten dhe vajzën. Nga ana tjetër, ajo tregoi për sakrificën që vëllai, Eltoni ka bërë duke u kujdesur për mbesën e tij ndërsa Eldona detyrohet të qëndrojë gjithë javën në Tiranë për shkak të punës.

Për të gjitha këto arsye, ajo e ka thirrur në “Ka Një Mesazh Për Ty” që t’i shprehë mirënjohjen. Eltoni shoqërohet edhe nga mbesa, Klevisa e cila hamendëson menjëherë se pas murit në studion e “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ndodhet nëna e saj. Eldona ka disa fjalë edhe për të bijën.

Eldona: Loni! Është shumë e vështirë që t’i gjesh fjalët. Ajo që dua unë është që një ditë të arrij të ta shpërblej gjithë mundin dhe sakrificën që ti bëre. Unë të dua shumë pavarësisht se nuk e shpreh dhe në çfarëdolloj situate, do jem pranë teje. Çdo gjë që t’ia dalim bashkë mbanë ashtu siç thoshte edhe mami që bashkë do ia dalim çfarëdolloj sfide që do të na vijë. E di që këto vite kanë qenë të vështira për ne, më i vështirë ishte ky vit por siç e di edhe ti, jam e sigurt që edhe mami do ndihej krenare që jemi sot këtu.

Në fakt, Ardit, këtë mesazh unë duhet ta kisha bërë më parë, që kur mami ishte gjallë sepse edhe ajo duhej që t’i përjetonte këto emocione dhe për gjithë sakrificën dhe për gjithë mbështetjen që më dha mua, që unë duhej të vazhdoja përpara.

Ndërsa për Klevisën, llastica, siç i them unë… jam shumë krenare sepse është shumë e kuptueshme, është shumë e dashur, fal shumë dashuri. Gjithashtu i kërkoj falje që qëndroj kaq larg saj por ndoshta tani dashuria ime ti nuk e kupton, por kur të rritesh jam e sigurt që ti do e kuptosh se pse unë nuk mund të jem çdo ditë me ty, të kujdesem për ty, të bëjmë mësimet bashkë, të lozim apo edhe të të përqafoj ashtu siç do ti. Ju dua shumë!

Sakrifica, nëna lë vajzën nën kujdesin e vëllait dhe i kërkon falje: Kur të rritesh do ta kuptosh Read More »

Makina përplas këmbësorin, 51-vjeçari transportohet në spital

Një 51-vjeçar mbeti i plagosur pasi u përplas nga një makinë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”.

Automjeti me drejtues K. Sh., 75 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”, automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin K. Sh. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit, sipas policisë.

Makina përplas këmbësorin, 51-vjeçari transportohet në spital Read More »

Hapet Go Found Me për vajzën e përd*unuar në Vlorë

Emisioni “Piranjat” ka hapur në platformën “Go Found Me” një dritare që i vjen në ndihmë vajzës që u përdhunua në Vlorë disa ditë më parë.

Kjo platformë do të ndihmojë vajzën të rindërtoj jetën larg kërcënimeve dhe të njerëzve të fuqishëm, thuhet në një pjesë të njoftimit.

NJOFTIMI NË GO FOUND MEKëtë javë tetor 2023, në Vlorë, Shqipëri, një vajzë raportohet se është përdhunuar në grup. Kjo ngjarje na tronditi dhe na bëri të gjithëve të reflektonim.

Ky GofundMe shërben për të ndihmuar vajzën e përdhunuar në Vlorë, për të rindërtuar një jetë larg presioneve dhe kërcënimeve të “burrit të fuqishëm”. Kërkojmë një ndihmë të drejtpërdrejtë për të, e cila do të shërbejë edhe për të dërguar një mesazh solidariteti për të gjitha viktimat e përdhunimit që nuk kanë zë dhe janë të detyruar të pranojnë të keqen, edhe pse janë të pafajshëm.

Hapet Go Found Me për vajzën e përd*unuar në Vlorë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com