Lajmi i fundit

E rëndë/ Pas infektimit me Covid në barkun e nënës, foshnja lind e pajetë

Një foshnje ka lindur e pajetë pas infektimit me COVID-19 në barkun e nënës.

Ngjarja e rëndë është regjistrur në Izrael, ku dyshohet se foshnja ësht infektuar përmes placentës.
Nëna e re, vetëm 29-vjeçe ishte në javën e 25-të të shtatzënisë, kur mbërriti në spitalin Assuta në Ashdod në fundjavën e kaluar, pasi pati temperaturë dhe simptoma të tjera të COVID.

Ajo rezultoi më pas pozitive me COVID dhe testet pas lindjes zbuluan se fëmija gjithashtu ishte me COVID.

Kjo është hera e parë në Izrael që një foshnje infektohet me COVID në barkun e nënës dhe lind i vdekur.
Shefi i Departamentit të Sëmundje Infektive tha se fetusi ishte infektuar përmes placentës dhe se me shumë mundësi ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.

E rëndë/ Pas infektimit me Covid në barkun e nënës, foshnja lind e pajetë Read More »

Ja prova që SPAK zotëron kundër mjekut të arr estuar Edvin Prifti

Një bllok me shënime, që dy shohet se përmban emra të pacientëve dhe bashkangjitur tyre, edhe shumat e parave që ka marrë, është prova më e fortë që ka SPAK zotëron kundër mjekut të arr estuar Edvin Prifti.

Sipas “Report tv”, mësohet se në këtë bllok, variojnë shuma të shënuara, që shkonin nga 1 mijë, deri në 10 mijë, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për lekë apo euro.

Nisur nga kjo, SPAK ka sekuestruar kartelat mjekësore, për të verifikuar nëse emrat dhe datat korrespondojnë me emrat e shënuar në bllokun e Priftit.

Sa i përket parave të gjetura në shtëpinë dhe në zyrën e mjekut të njohur të QSUT-së, mësohet se janë pyetur bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, por këto të fundit kanë thënë se paratë nuk janë nxjerrë prej tyre.

Nga sa raportohet, ka qenë gruaja e mjekut që ka deklaruar se paratë ishin të saj dhe se i kishte përfituar nga një kontratë shit-blerje që nuk ishte noterizuar ende.

Nga ky proces, ka një “përp lasje” mes pr okurorisë dhe avokatëve lidhur me vendin se ku u gjetën paratë. Sipas organit të akuzës, 50 mijë euro dhe 3 mln lekë, janë gjetur në zyrën e mjekut, por sipas avokatëve, ato ishin në çantë dhe do dërgoheshin në bankë nga Prifti.

Aktualisht SPAK po kryen hetime mbi origjinën e këtyre parave, teksa janë shtrirë edhe në gjetjen e personave që mund të kenë pasur lidhje me mjekun dhe që shërbenin si sekserë për gjetjen e pacientëve dhe transferimin e tyre në privat.

Për kardiologun e njohur, të shtunën e shkuar gjykata caktoi masën e sigurisë “arr est në bu rg”, pasi prokuroria i shtoi ak uzën për pastrimin e parave, por sot avokatët e tij kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij.

Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arre stimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Mjeku Prifti dyshohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.

Kjo e fundit ka qenë nën përgjim, pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK, duke e arr estuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur në telefon me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj.

Kjo gjë ka bërë që pr okuroria të nisë një het im për ko rrupsion për mjekuni. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë cash në zyrë e shtëpi. /noa.al/

Ja prova që SPAK zotëron kundër mjekut të arr estuar Edvin Prifti Read More »

Lajm i fundit/ Jep dorëheqjen këshilltari i Presidentit Ilir Meta për Çështjet e Emergjencave Civile

Shemsi Prençi, këshilltari i Presidentit Ilir Meta për Çështjet e Emergjencave Civile, ka dhënë dorëheqjen.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i shtetit, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku argumenton se ish-këshilltari i tij tashmë, është dorëhequr për shkak të angazhimeve të reja.

“Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falënderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite. Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen”, – shkruan Meta. /noa.al

Lajm i fundit/ Jep dorëheqjen këshilltari i Presidentit Ilir Meta për Çështjet e Emergjencave Civile Read More »

Të rinjtë bëjnë të pamundurën, shtyjnë makinën mes borës, por gruaja hu mb jetën rrugës për në spital

Pamje të tr ishta vijnë nga fshati Limjan në Dibër, ku një e moshuar ka ndërruar jetë ndërsa ishte i pamundur dërgimi i saj në spital, për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa në një video të publikuar nga “Abc news”, shihen një grup të rinjsh të cilët mundohen të pastrojnë rrugën, për të bërë të mundur kalimin e makinës.

Ata fillojnë duke pastruar rrugën nga dëbora me lopata, ndërsa më pas shtyjnë makinën, por fatk eqësisht rruga e bllokuar nga trashësia e dëborës, nuk i ka lejuar të mbërrijnë në kohë në spital.

Fshati Limjan ndodhet vetëm 11 kilometra larg qytetit të Peshkopisë

Shqipëria këtë fundjavë u përball me një mot të acartë dhe reshje të dendura bore. Situatë më pr oblematike, paraqitet në juglindje dhe verilindje të vendit, sidomos në zonat e thella malore, ku bora dhe ngricat kanë bllokuar kalimin e automjeteve. /noa.al/

Të rinjtë bëjnë të pamundurën, shtyjnë makinën mes borës, por gruaja hu mb jetën rrugës për në spital Read More »

Nis mësimi për gjimnazet në vend, ja si do zhvillohet për shkak të temperaturave të ulëta

Shkak janë bërë temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin dhe pamundësia për të respektuar protokollin e masave anticovid që kanë të bëjnë me ajrosjen e ambienteve të mësimit.

Nis mësimi online për gjimnazistët në vend! Temperaturat e ulëta pengojnë zhvillimin e mësimit në shkollaMaturantët në shkolla
I gjithë sistemi parauniversitar nga sot deri të premten kalon online.

Sot sistemi parauniversitar në vend nuk do ta zhvillojë mësimin në klasa, por online. Lajmin e konfirmoi në fundjavë ministrja e Arsimit Evis Kushi, sipas së cilës, ky vendim do të jete në fuqi deri të premten.

Shkak janë bërë temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin dhe pamundësia për të respektuar protokollin e masave anticovid që kanë të bëjnë me ajrosjen e ambienteve të mësimit. Ministrja siguroi familjet e nxënësve që po merren të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Nis mësimi për gjimnazet në vend, ja si do zhvillohet për shkak të temperaturave të ulëta Read More »

Bora zbardh Shqipërinë, situata aktuale në të gjitha rrugët

Prej ditës së djeshme, i gjithë territori është mbërthyer nga një mot i ftohtë dhe reshje dëbore.

Problemet u vunë re që në orët e para ta ditës së djeshme, fillimisht në zonat malore, dhe më pas edhe në rrugë të tjera.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon mbi situatën aktuale të rrugëve, dhe akset më problematike.

RAJONI VERIOR

Rekomandohem me zinxhirë:

Bicaj –Bushtricë, K.Domaj -Draje Rec, Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë), Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë), Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë), Qafë Mali-Fierzë

Rrugët ku po punohet për pastrimin e tyre:

Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë

Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.

RAJONI QENDROR

Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë:

Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.

Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR

Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë.

Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.

Kërkohet që gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /noa.al/

Bora zbardh Shqipërinë, situata aktuale në të gjitha rrugët Read More »

Lajm i fundit/ Qytetarët e bll okuar në aksin Milot-Lezhë apel për ndihmë: ‘Po zgjati edhe 1 orë, po vd esim’

Autostrada Lezhe – Milot është bllo kuar tërësisht për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të borës. Vargu i makinave ka mbetur i bllokuar ndërsa qytetarët bëjnë apel për ndërhyrje pasi situata duket kritike.

Një qytetar i bll okuar në automjet i bën thirrje pol icisë që t’u përgjigjet telefonatave, ndërsa shton se nëse nuk ndërhyet, “njerëzit këtu po vdesin.”/shqiperiaime

Lajm i fundit/ Qytetarët e bll okuar në aksin Milot-Lezhë apel për ndihmë: ‘Po zgjati edhe 1 orë, po vd esim’ Read More »

Gjobitet kryebashkiaku, shkeli masat anti-Covid

Po licia ka gjo bitur kryebashkiakun e Skraparit, Adriatik Memaj, i cili aku zohet për organizim të paligjshëm në kohë pandemie, duke thyer rregullat kufizuese të Covid 19.

Sipas policisë, kryetari i bashkisë, është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar një aktivitet, duke grumbulluar disa persona në shkelje të masave anti-Covid.

“Shërbimet e Policisë Skrapar kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin A.M. zyrtar vendor, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, njofton policia.

Në ditët e fundit, janë gjo bitur për grumbullime të paligjshme në kohë pandemie disa fuknsionarë të lartë politikë në vend, si Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, me shumën 5 milionë lekë. /noa.al/

Gjobitet kryebashkiaku, shkeli masat anti-Covid Read More »