Lajmi i fundit

Nis mësimi për gjimnazet në vend, ja si do zhvillohet për shkak të temperaturave të ulëta

Shkak janë bërë temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin dhe pamundësia për të respektuar protokollin e masave anticovid që kanë të bëjnë me ajrosjen e ambienteve të mësimit.

Nis mësimi online për gjimnazistët në vend! Temperaturat e ulëta pengojnë zhvillimin e mësimit në shkollaMaturantët në shkolla
I gjithë sistemi parauniversitar nga sot deri të premten kalon online.

Sot sistemi parauniversitar në vend nuk do ta zhvillojë mësimin në klasa, por online. Lajmin e konfirmoi në fundjavë ministrja e Arsimit Evis Kushi, sipas së cilës, ky vendim do të jete në fuqi deri të premten.

Shkak janë bërë temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin dhe pamundësia për të respektuar protokollin e masave anticovid që kanë të bëjnë me ajrosjen e ambienteve të mësimit. Ministrja siguroi familjet e nxënësve që po merren të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Nis mësimi për gjimnazet në vend, ja si do zhvillohet për shkak të temperaturave të ulëta Read More »

Bora zbardh Shqipërinë, situata aktuale në të gjitha rrugët

Prej ditës së djeshme, i gjithë territori është mbërthyer nga një mot i ftohtë dhe reshje dëbore.

Problemet u vunë re që në orët e para ta ditës së djeshme, fillimisht në zonat malore, dhe më pas edhe në rrugë të tjera.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon mbi situatën aktuale të rrugëve, dhe akset më problematike.

RAJONI VERIOR

Rekomandohem me zinxhirë:

Bicaj –Bushtricë, K.Domaj -Draje Rec, Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë), Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë), Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë), Qafë Mali-Fierzë

Rrugët ku po punohet për pastrimin e tyre:

Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë

Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.

RAJONI QENDROR

Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë:

Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.

Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR

Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë.

Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.

Kërkohet që gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /noa.al/

Bora zbardh Shqipërinë, situata aktuale në të gjitha rrugët Read More »

Lajm i fundit/ Qytetarët e bll okuar në aksin Milot-Lezhë apel për ndihmë: ‘Po zgjati edhe 1 orë, po vd esim’

Autostrada Lezhe – Milot është bllo kuar tërësisht për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të borës. Vargu i makinave ka mbetur i bllokuar ndërsa qytetarët bëjnë apel për ndërhyrje pasi situata duket kritike.

Një qytetar i bll okuar në automjet i bën thirrje pol icisë që t’u përgjigjet telefonatave, ndërsa shton se nëse nuk ndërhyet, “njerëzit këtu po vdesin.”/shqiperiaime

Lajm i fundit/ Qytetarët e bll okuar në aksin Milot-Lezhë apel për ndihmë: ‘Po zgjati edhe 1 orë, po vd esim’ Read More »

Gjobitet kryebashkiaku, shkeli masat anti-Covid

Po licia ka gjo bitur kryebashkiakun e Skraparit, Adriatik Memaj, i cili aku zohet për organizim të paligjshëm në kohë pandemie, duke thyer rregullat kufizuese të Covid 19.

Sipas policisë, kryetari i bashkisë, është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar një aktivitet, duke grumbulluar disa persona në shkelje të masave anti-Covid.

“Shërbimet e Policisë Skrapar kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin A.M. zyrtar vendor, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, njofton policia.

Në ditët e fundit, janë gjo bitur për grumbullime të paligjshme në kohë pandemie disa fuknsionarë të lartë politikë në vend, si Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, me shumën 5 milionë lekë. /noa.al/

Gjobitet kryebashkiaku, shkeli masat anti-Covid Read More »

Jepet vendimi i gjykatës për mjekun e njohur

Gjykata e Posaçme kundër Kr imit dhe Korr upsionit ka caktuar masën e sigurisë “arr est me bu rg” për mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti.

Kardiokirurgut i janë vënë pr angat në sallën e gjyqit, pa dalë nga ambientet e GJKKO, pas përfundimit të seancës ku u caktuan masat e sigurisë. Mjeku do të transferohet në bu rgun “313” në kryeqytet.

Prifti, është pez ulluar nga puna, pas përgjimeve të SPAK-ut, ku është kapur duke biseduar me Manuela Mallkuçin, për një operacion që nëna e saj do të kryente.

Në përgjimet e SPAK-ut, shefja e repartit të dje gieve, Trëndafile Frangu, e cila ishte në komunikim me mjekun Prifti, siguron një shumë parash nga Manuela Mallkuçi, ditën që kjo shtron nënën në spital.

Ndërkohë, Mallkuçi bisedon me Trëndafile Frangun e Migena Skënderin, që flet për dy mijë euro, të cilat janë për mjekun Edvin Prifti.

Shefit të Kardiokirurgjisë në QSUT, pas kontrolleve në shtëpi, iu zbuluan janë rreth 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë. Ndërsa në zyrë, i janë gjetur 50 mijë euro si dhe 30 milionë lekë.

Sipas dosjes së SPAK-ut, Migena Skënderi kishte operuar babanë me kardiokirurgun Edvin Prifti, disa kohë më parë dhe ishte lidhur me kryeinfermieren e repartit të dj egieve, që njihej si File (Trëndafile Frangu).

Më pas, ishte Skënderi ajo që e lidhi Manuela Mallkuçin me Filen, duke i thënë se: “Filja do një sasi parash lidhur me ketë gjë, gjithashtu edhe kirurgut duhet t’i japim një sasi prej 2000 euro”.

Het imet ndaj tij, nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës, të cilat kishin filluar për lirimin e disa të dën uarve, por që kanë zbuluar për Pr okurorinë e Posaçme, edhe korrupsionin në shëndetësi./noa.al/

Jepet vendimi i gjykatës për mjekun e njohur Read More »

A rrestohet ë sallën e gjyqit, cfarë tha para vendimit, mjeku për kryeministrin Rama

Pak para se të arr estohej në sallën e gjyqit, mjeku i njohur kardiolog i QSUT, Edvin Prifti, në një intervistë për mediat jashtë ambienteve të GJKKO, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e quajti lajm të mirë faktin që SPAK ka sekuestruar shumën e madhe të parave në shtëpi dhe zyrën e mjekut.

Sipas mjekut, deklaratat e kryeministrit duhet t’i komentojë i gjithë publiku, ndërsa shtoi se ato mund të kenë qenë lapsus.

“Sapo erdha nga një lokal pranë gjykatës, ku po dëgjoja një regjistrim të kryeministrit që më thoshte se jam arre stuar dy orë më përpara. Pyetjet duhet t’ia drejtoni atij, sepse unë tashmë jam arr estuar”, tha Prifti, duke iu referuar reagimit të kryeministrit Rama pak orë më përpara, ku e quante lajm të mirë arre stimin e tij.

Prifti këmbëngul se është i pafajshëm.

“Jam totalisht i pafajshëm. Të gjitha provat ia kam dhënë gjykatës. Besoj se do ketë drejtësi. Pikëpamjet e mia nuk janë të djathta, por thellësisht demokratike, liberale në funksion të asaj që duam të ndërtojmë. Mendimet e mija janë të dokumentuara. Nëse shkojnë ndesh me personalitete të caktuara kjo është çështje tjetër”.

GJKKO, vendosi masën e sigurisë “arr est me bu rg” për mjekun, pasi më herët, prokuroria ngriti ak uzën e pastrimit të parave dhe kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, ‘pe zullim detyre’.

Hetimet ndaj Edvin Priftit, nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës, në lidhje me dyshimet e forta të lirimit në mënyrë të paligjshme të disa të dënuarve nga burgu, por që kanë zb uluar për Prokurorinë e Posaçme, edhe korrupsionin në shëndetësi/noa.al/

A rrestohet ë sallën e gjyqit, cfarë tha para vendimit, mjeku për kryeministrin Rama Read More »

Flet avokati i mjekut që u kap nga SPAK: Ju tregoj pse janë të ligjshme 250 mijë eurot e gjetura në banesë dhe 50 mijë euro në zyrë

Një sasi e konsiderueshme mo netare u gjet në banesë dhe në zyrë mjekut Edvin Prifti.

Ai u pezullua nga detyra me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas arr estimeve të bujshme një ditë më parë, në Gjykatën e Krujës.

Kontrolli i kryer dje pasdite zbuloi 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë në zyrën dhe banesën e kardiologut të njohur.

Në zyrë i janë gjetur 50 mijë euro dhe 30 milion lekë të vjetra.

Henrik Ligori , avokati i mjekut kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti, të pez ulluar nga detyra nga SPAK në thotë se paratë që ju se kuestruan klientit të tij janë të l igjshme.

Ai pretendon se paratë janë siguruar nga një shitje.

“Paratë e gjetura janë të ligjshme nga një shitje. Një pjesë e tyre nuk u gjetën në zyrë, por në çantë, të cilat do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje”, tha avokati në një pr ononcim për Ora Neës.

Sipas avokatit, në aktet e dosjes nuk vërtetohet se mjeku ka marrë para. Ai tha se aty gjenden vetëm bisedat e kryesekretares me një shoqen e saj.

Hetimet ndaj mjekut nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës të cilat kishin nisur për lirimin e të dënuarve. SPAK bën me dije se nga pë rgjimet ka rezultuar se sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para kirurgut Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion nënën e saj. Sipas Prokurorisë së Posaçme në skemë janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere të QSUT-së.

Për kardiokirurgun Prifti, si dhe dy infermieret, SPAK ka vendosur pezullimin e ushtrimit të profesionit.
/NOA.al

(Foto mrrë nga ora news)

Flet avokati i mjekut që u kap nga SPAK: Ju tregoj pse janë të ligjshme 250 mijë eurot e gjetura në banesë dhe 50 mijë euro në zyrë Read More »

Shkeli masat anti-Covid, gjo bitet ministri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është gjo bitur me 5 milionë lekë të vjetra për thyerje të masave anti-covid. Policia e Beratit e ka gjobitur ministrin pasi ka organizuar një takim në kundërshtim me masat anticovid.

Po ashtu, me 1 milionë lekë të vjetra u gjobit edhe pronari i biznesit që lejoi organizimin e takimit në ambientet e biznesit të tij.

Një ditë më parë, me 5 milionë lekë është gjobitur edhe ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, pasi kishte organizuar një takim elektoral në ambientet e një biznesi në Maliq.

Po ashtu, gjoba kanë marrë edhe dy administratorë lokalesh në Divjakë, pasi lejuan zhvillimin e takimeve elektorale nga përfaqësues të PD-së. /noa.al/

Shkeli masat anti-Covid, gjo bitet ministri Read More »