Nd ahet nga jeta i ashtuquajturi “këngëtari i tangos”, Rudolf Stambolla në moshën 90 vjeçare.
Stamboll ishte këngëtari romantik, i cili me zërin melodioz ishte një emër i suksesshëm në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60.
“Gjethet e vjeshtës”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, “Nën dritare”, “Malli i dashurisë”, etj, janë këngët që për herë të parë janë kënduar nga këngëtari Stambolla, ndërsa për vite më pas këto këngë u sollën në skenë dhe nga të tjerë emra.
I cilësuar si ‘këngëtar i tangos’ dhe i dashurisë, Rudolf Stambolla ishte një nga emrat e këngëtarëve që kujtohet jo pak nga publiku.
Një nga zërat e vlerësuar të atyre viteve, kur përmes Radio Tiranës publiku dëgjonte zërat më të mirë.
Pas angazhimit të tij në “Radio Tirana” në shtatorin e vitin 1956, më vonë Stambolla do të rezultonte i suksesshëm me pjesëmarrjen në Festivalin e Parë të “Radio Tiranës”. /noa.al/
Një ngjarje disi e çu ditshme është shënuar në Kroaci. Shtëpia e një çifti, është shkr umbuar nga një zj arr i madh që u shkaktua nga një defet elektrik në furrë.
Për ironi të fatit, e gjithë shtëpia u do gj, ndërsa byreku që ishte duke u pjekur brenda furrit, jo.
“Kam pjekur byrek me kungull, ja ku është. Vetëm se u pjek pak më shumë”, tha Nada Vidović.
Shtëpia ku Nada jetonte bashkë me bashkëshortin Jandra, tashmë është thuajse e pabanueshme. Për fat të mirë ata dolën të padëmtuar nga ky incident, pasi u larguan me shpejtësi nga shtëpia kur evidentuan vatrën e parë të zj arrit.
“Unë thjesht shkova ta fus byrekun në furrë, por nuk kishte energji elektrike. Burri pa që siguresa ishte fr yrë. Byreku në furrë sapo ishte ngrohur. Unë hapa derën, dhe pastaj fla kët filluan. Burri im solli një fikës zj arri, por diçka filloi të hapte zj arr, kështu që ne kishim fr ikë nga një shp ërthim dhe u larguam me shpejtësi nga shtëpia, duke mos marrë asgjë. Na kanë mbetur edhe celularët, ata janë shk rirë plotësisht”, përfundoi gruaja.
Një lajm i tri shtë vjen pasditen e sotme, pasi mësohet se arkitektja shqiptare Evis Hansanllari është nda rë nga jeta në moshë shumë të re.
Njoftimin e jep Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, ku kolegët e të ndjerës thonë se Hasanllari ishte një njeri me shumë vlera dhe ndarja e saj nga jeta është një hu mbje e madhe për arkitekturën bashkëkohore shqiptare. “Të nderuar kolegë dhe miq!
Afërmendsh që mjedisi ynë zgjohet më i varfër dhe I tri shtë, kur ikën prej saj një njeri me kaq vlera. E tillë, ishte Evis Hansanllari, kolege dhe mike, e cila u nda nga jeta kaq herët, ndërkohë kishte kaq shumë vepra ndër duar ende pa përfunduar.
Historia e saj krijuese e prerë në mes bru talisht dhe kaq tris htë, mbetet një kapitull I pambaruar, I bërë me passion dhe guxim, me mencuri dhe inteligjencë kaq të spikatur. Evisi ishte nga ato vajza që lindi e mëncur dhe e jetoi jetën me dëlirësinë e një fëmije. Një hu mbje e madhe kjo për ata që e njohën nga afër dhe kanë punuar me vajzën fisnike, të talentuar, të jashtëzakonshme në rrugëimin e saj professional, por edhe për arkitektuën bashkëkohore shqiptare po ashtu, që hu mbi sot një prej arkitekteve më të përkushtuara.
Evis Hasanllari, ka përfunduar studimet e larta, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Dega Arkitekturë me rezultate të larta, në vitin 2000. Ka vijuar pranë këtij Fakulteti punën, si Pedagoge për një periudhë të gjatë kohe.
Në vendin tonë kohë ka projektuar pranë disa kompanive të njohura dhe ka ndjekur zbatimin e shumë projekteve, ku mund ta përmendim si bashkëautore në projektin e “Terminalit e Aeropotit Nënë Tereza”.
Pasi është larguar nga vendi ynë ka vazhduar studimet Master, në “Berlin Institute of Technology – Technische Hochschule Berlin”, universitet i cili mban titullin “University of Excellence” si dhe krenarinë e shkollimit të 10 –të fituesve të Cmimit Nobel, për “Shkencë dhe Teknologji”.
Në vitet në vijim të qëndrimit në Gjermani, ka punuar në kompaninë: “Unternehmen – Vössing Ingenieurgesellschaft”; ndër të tjera si bashkëautore dhe pjesë e grupit të punës që menaxhoi projektin e terminalit III në Aeroportin e Frankfurtit.
Në 10 vitet e fundit të jetës së saj punoi dhe jetoi në Frankfurt, përherë e lidhur ngushtë me aktualitetin e zhvillimeve urbane dhe arkitekturore në vendin tonë. Si një zë I afërt dhe fortëkumbues si një arkitekte jo vetëm në jetë por arkitekte dhe e fjalës së shkruar.
Ngushëllimet më të ndjera të dashurve e të afërmve të Evisit, fjalët përballë humb jes s’kanë asnjë fuqi!
Faleminderit për forcën dhe kohën që fale, Evis Hasanllari”, thihet në njoftimin e Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë.
Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme mësuesi nga Fieri, Refail Thomai.
Lajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministri, Erion Braçe.
Në një postim në Facebook, ai shkruan se Thomai mësoi për më shumë se 20 vite mijëra nxënës. Ai e veçon për rolin e iniciatorit në rindërtimin e shkollës së Fier Semanit.
“REFAIL THOMAI ISHTE MËSUESI QE RINDËRTOI SHKOLLËN E FIER SEMANIT! Ai u bë iniciatori, ai kërkoi rindërtimin, ai ndoqi punimet, ai i qëndroi mbi kokë me këmbënguljen tipike të një mësuesi matematike, që i shkon zgjidhjes në fund! Burrë i qetë, i shtruar, mësues i dashur, këmbëngulës, EDUKATOR i kujdesshëm e drejtues i zot. 20 e kusur vite shërbim publik në Divjakë, Këmishtaj, Fier Seman;
Mijëra nxënës që kaluan nga procesi mësimdhënës i tij; Mijëra prindër që i besuan fëmijët, dritën e syve profesor Refailit! Mijëra njerëz të janë mirënjohës profesor; Një Myzeqe e tërë për shërbimin, edukimin, formimin e disa brezave me radhë. Unë, pafund mirënjohës gjithashtu; Prej shkollës të njoha, shkollën bëmë, prej andej të përcollëm me dhimbjen e një komuniteti të tërë mirënjohës! Të qoftë dheu i lehtë profesor, thjesht me peshën e numrave të tu të shenjtë në gjoks!”, shkruan Braçe. /noa.al/
Ka ndë rruar jetë sot pasdite prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës Enver Krasniqi.
Lajmin për vd ekjen e prokurorit Enver Krasniqi e ka konfirmuar për mediat kosovare Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.
Ai ka thënë se vd ekja e prokurorit është natyrale. Prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjed hjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.
Vje dhja e 2,1 milionë eurove ka ndodhur më 21 tetor 2020. Ditë më parë, Prokuroria Speciale njoftoi se janë bllokuar 600 mijë euro të vjed hura dhe se dy persona të dyshuar janë në parab urgim, ndërkohë që janë ngrirë 34 llogari bankare./tch
Ka nd ërruar jetë sot doktor Gjergji Dhono, duke lënë një boshllëk të madh jo vetëm tek familja e tij, por tek të gjithë miqtë dhe komuniteti i Librazhdit.
Ai ishte një ndër mjekët më të nderuar dhe më të aftë, gjithmonë pozitiv dhe i buzëqeshur me pacientët. Homazhet zhvillohen tek “Rruga e Kavajës”.
Tre infermierë kanë humbur jetën brenda një dite, dy prej të cilëve për shkak të koronavirusit.
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka bërë tre postime të njëpasnjëshme brenda 24 orëve për të lajmëruar ndarjen nga jeta të infermierëve.
Fillimisht njoftoi për humbjen e infermierit nga Mati, Nerim Vaçi, i cili ishte infektuar me koronavirus.
Më pas fatkeqësisht ndërroi jetë infermierja nga Lushnja Erjola, nënë e dy fëmijëve në një moshë të re, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
Po ashtu, para pak orësh u njoftua edhe ndarja nga jeta e infermieres në Tiranë, Lindita Peshku, e cila humbi jetën për shkak të koronavirusit.
Pavarësisht moshës shumë të re, Infermiere Erjola nuk ka mundur të fitojë bet.ejën me një sëm.undje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.
Ajo ishte nënë e dy fëmijëve dhe një profesioniste në punën e saj.
Kolegët e saj në NJVKSH Lushnje, japin lajmin e t.rishtë për ndarjen nga jeta të infermiere Erjolës, ndërsa të pik.ëlluar shkruajnë se dhe bluzat e bardha janë të vdek.shëm si të gjithë.
“Shendeti vjen i pari… dhe jeta eshte e shtrenjte… Keto fjale nuk jane thene kot… Jane thene nga njerez te cilet e kane perjetuar sproven me semundjen, nga njerez te cilet e kane mposhtur ate dhe nga njerez te cilet jane mposhtur nga ajo….
1 ndër to ishe dhe ti Erjola, e cila edhe pas shume be.tejash me sem.undjen, nuk arrite te dilje fitimtare mbi të…
Bluzat e bardha nuk jane Zoti, edhe ata jane te vde.kshem njesoj si te gjithe, ndaj ne sot perulemi para teje per gjithe perkushtimin qe i ke dhene profesionit tend duke e nderuar ate bluze te bardhe qe mbaje veshur. Prehu ne paqe e dashur Erjolë”, shkruajnë kolegët e Erjolës.