Lajmi i fundit

Një shkollë do të mbajë emrin e Bashkim Finos

Një shkollë në qytetin “Studenti” në Tiranë do të mbajë emrin e ish-kryeministrit dhe deputetit të ndjerë socialist Bashkim Fino.

Vendimi merret tri ditë pasi politikani i njohur i të majtës u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, pas një beteje të gjatë me Covid-19.

Lajmi është bërë me dije nga kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ishte sot bashkë me kandidatin për deputet Arben Pëllumbi për të inspektuar punimet.

“Shkolla e re ‘Bashkim Fino’. Bashkë me Arbenin, në shkollën e re që po ndërtojmë pranë Qytetit Studenti, e cila do të mbajë emrin e Bashkim Finos, kolegut dhe mikut të vyer që u nda nga jeta pak ditë më pare”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një godinë të re, 4-katëshe, e cila është projektuar për t’u shërbyer 900 nxënësve të Arsimit 9-vjeçar./NOA.al

Një shkollë do të mbajë emrin e Bashkim Finos Read More »

Ilirjan Celibashi heq emrin e Bashkim Finos. Vendi do të mbetet bosh

Lista nuk do të ketë asnjë ndryshim, përveç faktit që votuesit e Fierit nuk do të mund të zgjedhin dot numrin 4, që socialistët ia kishin besuar Finos, i cili vdi q si pasojë e infektimit me Covid 19.

Ai u për coll për në banesën e fundit të hënën, pas homazheve që u mbajtën në nderim të tij në Pallatin e Kongreseve.

Bashkim Fino kishte mbajtur disa pozicione të rëndësishme politike, por momenti më kulmor në karrierën e tij ishte zgjedhja në postin e kryeministrit në qeverinë e ‘Pajtimit kombëtar’. Fino u propozua në këtë detyrë nga socialistët, dhe ishte emri i vetëm për të cilin ra dakord dhe presidenti i kohës (1997), Sali Berisha, ndërsa detyra kryesore e tij ishte organizimi i zgjedhjeve, që u mbajtën vetëm disa muaj më vonë.
Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, ndërsa prej disa vitesh ishte duke u përballur dhe me sëmundjen e leuçemisë, e cila rëndoi gjendjen e tij, edhe gjatë infektimit me Covid.

Fieri ka 16 mandate, PS ka kandiduar:

Erion Braçe
Petro Koçi
Lindita Buxheli
………….
Baftiar Zeqo
Antoneta Dhima
Bujar Çela
Ismet Beqiraj
Tatjana Pirro
Gramoz Ruçi
Robert Bitri
Mirza Petushi
Arber Arapi
Sokol Krasniqi
Esiola Hoxha
Erges Krakolli
Adela Hysenaj
Nimet Musai

Ilirjan Celibashi heq emrin e Bashkim Finos. Vendi do të mbetet bosh Read More »

Ndërron jetë nga Covid-i ish-zv.ministri dhe njeriu që ndërtoi hidrocentralin e Fierzës

Ditën e sotme ka ndë rruar jetë për shkak të COVID-19 Kujtim Bejtaj, ish zëvendës ministër i Ndërtimit në vitet 1998-2000, një nga personalitetit e spikatura në fushën e ndërtimit në Shqipëri.
Kujtim Bejtaj është vëllai i nënkryetarit të partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Dr. Engjëll Bejtaj.

Kush ishte Kujtim Bejtaj
I lindur më 26/01/1951 mbaroi shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe më pas filloi studimet në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të cilin e përfundoi po me rezultate të shkëlqyera. Pas diplomimit, në vitin 1974 filloi punë në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidrocentraleve që në atë kohë po ndërtonte hidrocentralin e Fierzës.

Shumë shpejt spikati aftësia e tij si inxhinier dhe drejtues i zoti duke u bërë shumë shpejt një nga drejtuesit kryesorë të asaj ndërmarrje gjigande.
Pas përfundimit të hidrocentralit të Fierzës Kujtimi filloi dhe përfundoi hidrocentralin e Komanit duke qënë kryeinxhinjer i ndërmarrjes.

Me përfundimin e hidrocentralit të Komanit, Kujtimi me gjithë ndërmarrjen tashmë si drejtor i saj filloi ndërtimin e hidrocentralit të Banjës deri në vitin 1993 kur përfundoi faza e parë. Në vitet 1998-2000 Kujtim Bejtaj ishte në detyrën e zv.Ministër i Ndërtimit. Pas këtij viti vazhdoi aktivitetin përsëri në fushën e ndërtimit deri sa sëmundja e covid-19 i mori je tën.

Ndërron jetë nga Covid-i ish-zv.ministri dhe njeriu që ndërtoi hidrocentralin e Fierzës Read More »

Vaksinimi masiv, th yhet sërish rekordi, ja sa vaksinime kundër Covid u bënë sot në Shqipëri

Vetëm ditën e sotme janë kryer plot 21,536 vaksinime në të gjithë territorin shqiptar, kundër koronavirusit SARS-CoV-2.

Noa.al mëson se në total janë 119,321 vaksinime të kryera që nga fillimi i vaksinimit anticovid në janar të këtij viti.

Prej tyre, 100 mijë të vaksinuar janë deri sot. Kurse pjesa tjetër 19.321 njerëz kanë marrë edhe dozën e dytë të kësaj vaksine.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tha se synimi fillestar ishte midis 12 deri 15 mijë vaksinime ditore, por me tejkalimin në më shumë 20 mijë, mund të arrijë edhe më shumë.

“Po vijojmë në të gjithë qytetet dhe në fshatra, në qendra shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të oërqëndruar. Në të gjithë vendin vetëm në dy ditët e para të vaksinimit masiv janë kryer mbi 30 mijë vaksinime. Në total bashkë me dozat e dyta sot shkojmë në mbi 119 mijë vaksinime, nga dita e parë që kemi filluar vaksinimin”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama, pasi pa nga afër vaksinimin në rajonin e Lezhës tha se objektivi është të arrihen deri në 30 mijë vaksinime në ditë, me qëllim përmbylljen e vaksinimit për të moshuarit sa më parë.

“Ne në fakt tani që kemi siguruar sasitë, me 20 mijëshin e arritur dje, jemi vetëm në fillim. Edhe mund të shkojmë lirshëm në 30 mijë në ditë. Që do të thotë që në një kohë shumë më të shpejtë se sa dhe kishim parashikuar, ne mund të bëjmë dozën e parë masivisht”, nënvizoi Kryeministri Edi Rama.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se në gjithë vendin janë angazhuar 1100 vaksinatore për të arritur sa më parë targetin dhe për ta tejkaluar atë. Procesi i vaksinimit ka vijuar në të gjithë vendin duke u shtrirë në fshatra dhe qytete, me qëllim intensifikim e vaksinimit për të moshuarit mbi 70 vjeç. /Noa.al

Vaksinimi masiv, th yhet sërish rekordi, ja sa vaksinime kundër Covid u bënë sot në Shqipëri Read More »

Cfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore të Zani Caushin

Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të Zani Çaushit, që kërkon të kalojë në një burg me siguri më të ulët, dhe jo në atë të sigurisë së lartë në Drenovë.

Shkak i shtyrjes së senacës është bërë një raport i paraqitur në Gjykatën e Korçës, për vlerësimin e rrezikshmërisë të të dënuarit.

Palët kërkuan kohë të njihen me këtë raport, dhe seanca u shty për në datën 14 prill.

Janë dy gjyqe paralele që po bëhën për Çaushin.

I pari ka të bëjë me ndryshimin e sigurisë së burgut, dhe i dyti me lirimin e tij me kusht. /noa.al/

Cfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore të Zani Caushin Read More »

Një nga kolegët e Arjan Salas rrëfen momentin e fundit të të riut: ‘Cfarë na tha’

Një nga kolegët e Arjan Salas ka rrëfyer momentin e fundit të të riut që sa krifikoi jeten e tij për të shpëtuar dhjetëra punëtorë në një magazinë që u përfshi nga zjarri në Tiranë.

Kolegu i Arjanit, thotë se pasi morën njoftimin për zj arr kanë shkuar për të vënë fla kët nën kontroll, por nuk kanë mundur dhe kanë dalë.

Arjani ka hyrë përsëri duke iu thirrur të gjithëve që të dalin nga magazina, madje ai iu ka kërkuar dhe kolegëve të tij që të dilnin nga magazina, teksa vet kontrollonte nëse në magazinë ndodheshin punonjës të tjerë.

Arjani shpëtoi dhjetëra jetë, por vetë hu mbi jetën tra gjikisht.

Për gjestin tij të rrallë ai është shpallur “Dëshmor i Atdheut.”

“Po konsumonin një cigare, vjen një thirrje në radio se po del t ym mbrapa, ecën dy tre hapa dhe ndalon e i kërkon sqarim në radio se ku, i thonë në marazin poshtë. Kthejmë kokën, e shikojmë duke ecur me vrap Arjanin, përnjëherë nisemi, 4-5 sekonda pas tij, është futur në magazinë, jemi futur dhe ne, aty ishte një t ym i madh, t merr i madh. kemi dalë të tre, e mbaj mend që kemi dalë të tre. Pastaj kam shkuar për të marrë një bo mbol për të shuar zja rrin dhe një shok tjetër, Arjani është kthyer te magazina tjetër ku ka pasur shumë afër bo mbulën që ja ka dhënë një punëtor dhe u fut direkt, për një minutë arritëm ne me bombola të tjera, u futëm dhe po e shihja veten shumë keq e po dëgjoja “dilni”. Ai i ka nxjerrë, po na b ërtiste dhe ne që dilni, kur kam dalë jashtë pashë që nuk është Arjani, e kam kërkuar në telefon dhe nuk mu përgjigj.”-tha një nga kolegët e Arjanit.

Një nga kolegët e Arjan Salas rrëfen momentin e fundit të të riut: ‘Cfarë na tha’ Read More »

In cident i rëndë/ S ulmohen zyrat e PS-së

In cident i rëndë në Berat.

Është q ëlluar me gu rë dhe i janë th yer xhamat zyrës elektorale të PS-së së Beratit.

Zyra ndodhej në lagjen “30 Vjetorii”. Po licia ka nisur he timet për zbardhejn e ngjarjes.

Inc idente të ngjashme kanë ndodhur më parë në Fier dhe Cërrik.

Në të gjitha rastet janë dë mtuar zyrat ose si mbolet e PS-së.

In cident i rëndë/ S ulmohen zyrat e PS-së Read More »

Bledi Çuçi ‘largohet’ si Ministër i Brendshëm, ja kush e zëvendëson

Besfort Lamallari ka marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme deri në datën 30 prill, bazuar kjo në një urdhër të ministrit të Brendshëm; Bledi Çuçi.

Urdhëri përcakton si periudhë kohore 25 mars-30 prill, kohë kur Ministria e Brendshme, do të drejtohet nga zv.ministri Llamallari. Duket se ky urdhër ka lidhje me fushatën zgjedhore, ndërsa Bledi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës.

Llamallari më parë është komanduar edhe si prefekt i Shkodrës, ndërsa është përfshirë jo pak herë në përpl asje dhe ak uza me opozitën, madje duke e cilësuar këtë të fundit edhe si ta lebane, një epitet që askush më parë, nuk e kishte përdorur, shkruan boldnews.

Duket se kjo është arsyeja që Çuçi i ka kaluar kompetencat e drejtimit të Ministrisë së Brendshme të zellshmit Lamallari, i cili bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, edhe ky i fundit një emvr i kontestuar, do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Dhe nisur nga politizimi i dy emrave që drejtojnë strukturën më të rëndësishme të procesit zgjedhor, në aspetin e mbarëvajtjes dhe sigurisë, mund të ngrihen shumë pikëpyetje. /NOA.al

Bledi Çuçi ‘largohet’ si Ministër i Brendshëm, ja kush e zëvendëson Read More »