Lajmi i fundit

H umb betejën me virusin e rr ezikshëm Covid-19 aktori i njohur, Guljelm Radoja

Ka ndë rruar jetë te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi” aktori i njohur, Guljelm Radoja.

Aktori ka h umbur be tejën me virusin e rr ezikshëm Covid-19 në moshën 75-vjeçare.

Ai ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë, por gjendja e tij shëndetësore ishte tejet e rënduar. Pas disa javësh i shtruar në Spitalin e Durrësit, Radoja ishte sjellë te “Shefqet Ndroqi”, pak ditë më parë, ku ndodhej në intubim.

Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në mbi 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vd es në këmbë” apo edhe te “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vd ekur”, “Kolonel Bunker” etj. Ai ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”./KNOA.al

H umb betejën me virusin e rr ezikshëm Covid-19 aktori i njohur, Guljelm Radoja Read More »

Ushqimet më të mira që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave

Natyra gjithmonë na jep mjetet e duhura për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm. Kështu që gjithçka që duhet të bëni është të konsumoni ushqimet e duhura, të cilat mbështesin rigjenerimin e qelizave. Trupi i njeriut ka aftësi të rigjenerojë veten pas një farë kohe, për shembull lëkura rigjenerohet për 30 ditë, ndërsa qelizat e kuqe të gjakut rigjenerohen për 4 muaj.

Studiuesit duke përdorur fuqinë rigjeneruese të trupit, kanë zbuluar trajtime për një sërë sëmundjesh, si kanceri i gjakut dhe dëmtimet e kyçeve. Procesi i inflamacionit që zhvillohet në trupin tonë nga një dëmtim ose sëmundje, shkatërron qelizat duke i bërë ato të paafta të përfundojnë procesin e rigjenerimit. Këtu do të gjeni disa nga ushqimet të cilat luftojnë inflamacionin dhe nxisin ripërtëritjen e këtyre qelizave.

Frutat e pyllit duke qenë të pasura me antioksidantë dhe vitamina, janë në gjendje të zvogëlojnë inflamacionin dhe të mbështesin procesin e riparimit të qelizave. Ato ndihmojnë gjithashtu në zvogëlimin e dhimbjeve të kyçeve dhe mbështesin funksionin e mëlçisë.

Salmoni dhe prodhimet e detit janë thelbësore për trupin tuaj pasi përmbajnë acide të shëndetshme yndyrore, të cilat luftojnë inflamacionin. Ato gjithashtu mbështesin funksionin e trurit dhe zemrës, kështu që përfitimet do të jenë të shumta.

Brokoli është i pasur me substanca anti-inflamatore, të cilat përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe procesin e përgjithshëm rigjenerues në trup. Në të njëjtën kohë, brokoli është një agjent i shkëlqyer detoksifikues.

Xhenxhefili frenon veprimin e elementeve dhjamore që nxisin inflamacionin, duke mbështetur procesin e rinovimit në mënyrë të natyrshme.

Arrat dhe farat janë të pasura me acide yndyrore dhe proteina. Ato mbështesin rigjenerimin e qelizave dhe mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë në të njëjtën kohë. Arrat, bajamet, farat chia dhe farat e lirit janë të gjitha të shkëlqyera kundër inflamacionit dhe ju mund t’i përfshini ato lehtësisht në regjimin tuaj ushqimor.

Kërpudhat janë të pasura me polifone, të cilët mbrojnë qelizat e mëlçisë nga dëmtimi dhe luftojnë inflamacionin. /NOA.al

Ushqimet më të mira që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave Read More »

KQZ miraton rezultatin e procesit për të gjitha qarqet e vendit/ Certifikohen zgjedhjet e 25 prillit

Më pak se 9 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, KQZ ka miratuar sot rezultatin e procesit për të gjitha qarqet e vendit.

Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rezultatin për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastërn.

Ndërkohë, më herët është miratuar edhe rezultati për qarkun e Kukësit.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se partitë politike kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.

Të vetmit që paraqitën kontestime ishin kandidatët e pavarur për moslejimin e vëzhguesve ditën e zgjedhjeve dhe gjatë numërimit. /noa.al/

KQZ miraton rezultatin e procesit për të gjitha qarqet e vendit/ Certifikohen zgjedhjet e 25 prillit Read More »

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani

Është ndarë nga jeta shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani. Ai mësohet se ka nd ërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar shumë miq dhe kolegë të cilët u kanë shprehur ngu shëllimin e tyre familjes në rrjetet sociale, ndërsa shkruajnë se lajmi i hidhur u duket i pabesueshëm

Mësohet se shefi i komisariatit të Lushnjes dy shohet se ka h umbur jetën nga problemet me zemrën.

Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjes./NOA.al

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani Read More »

Iku Ardian Matani! Fluturoj si yll karvani. Kryekomisari ynë. Buzëqeshur mbylli synë – Nga Tomorr Lelo

Iku Ardian Matani
Fluturoj si yll karvani.
Kryekomisari ynë
Buzëqeshur mbylli synë.

Në maj me lule ngarguar
Me projekte nëpër duar.
U ngjit lartë mbi male bore
Në parajsën qiellore.

Ardiani shkoj nxituar
La prindrit shpirt përvëluar.
Miq, shokë dhe familjar
Të gjithë me lotë e kanë larë.

Në Gjormin e Labërisë
Në djepin ku ka pirë sisë.
Aty ku i folën bir
Sot i themi lamtumir.

Iku Ardian Matani! Fluturoj si yll karvani. Kryekomisari ynë. Buzëqeshur mbylli synë – Nga Tomorr Lelo Read More »

Skënder Brataj dedikim pr ekës për nënën: ‘Rrudhat, dëshmi e vështirësive që ke kaluar, 86 janë pak për ty’

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka uruar të ëmën në 86-vjetorin e lindjes.
Teksa ka publikuar disa foto të saj Brataj ka bërë edhe një dedikim pre kës.

Ai thotë se çdo thinjë dhe rrudhë e saj është dëshmi e vështirësive që ajo ka kaluar në jetë.

“Çdo thinjë, çdo rrudhë e jotja është dëshmi e vështirësive të jetës që ke kaluar. Një jetë e vështirë, një jetë me sakrifica për të rritur pesë fëmijë, aty në Kaninën tonë.
Jeta na shpërndau në të gjitha skajet e botës, por ne gjithmonë gjendemi në ditën e lindjes tënde. Të të kemi kështu gjithmonë në pafundësi e shtrenjta Nënë. 86 vite janë shumë pak për ty, asnjëherë nuk do të mjaftojnë”, shkruan Brataj.

Skënder Brataj dedikim pr ekës për nënën: ‘Rrudhat, dëshmi e vështirësive që ke kaluar, 86 janë pak për ty’ Read More »

Zbardhet lista/ Ja kush janë deputetët që kërkojnë shkarkimin e Metës

Zbardhet kërkesa e Partisë Socialiste drejtuar Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kërkesa mban firmat e 50 deputetëve të Kuvendit, të cilët kërkojnë shkarkimin e Presidentit, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Disa nga socialistët që kanë firmosur kërkesën janë Taulant Balla, Elisa Spiropali, Spartak Braho, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Eglantina Gjermeni, Ergys Çyrbja, etj.

Ndërkohë, në kërkesë paraqiten si prova të shkeljes së Kushtetutës nga Presidenti disa deklarata të këtij të fundit të bëra para dhe gjatë fushatës elektorale, si:

“Kë rcënimi i fundit që vjen përmes Tao Taos, nga ba ndat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, ka vetëm një përgjigje: Presidenti gati për të firmosur dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e shqiptarëve! Vd ekje tr adhtarëve!”

“Të dashur pr okurorë dhe gj yqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndra ngheta-s, Don Ag açion. Nëse jo, një pikë gj aku të derdhet nesër, por edhe një pikë lo ti, mjerë ju! Neësër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”

“Cf urqet do jenë të dielën, nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund…”.

“Lidheni të marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat…”./NOA.al

Zbardhet lista/ Ja kush janë deputetët që kërkojnë shkarkimin e Metës Read More »

Ja sa firma mbledh PS për shkarkimin e Metës

Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Mësohet se PS ka mbledhur deri më tani 47 firma për shkarkimin e Metës.

Pritet që kjo nismë e socialistëve të futet në kalendarin e punës së Kuvendit. Ndërkohë, sot do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të miratuar kalendarin 3-mujor të Kuvendit.

Gjithashtu, Konferenca e Kryetarëve do të miratojë programin 3-javor të punimeve të Kuvendit. Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Presidentit Meta nisi pas fitores së PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Vetë Kreu i Shtetit deklaroi gjatë fushatës elektorale se nëse PS fitonte zgjedhjet pa vj edhje votash, do të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit. Pas zgjedhjeve, Meta nuk dha dorëheqjen, por kërkoi të he tohen mbi 83 mijë votat e pavlefshme./NOA.al

Ja sa firma mbledh PS për shkarkimin e Metës Read More »