Lajmi i fundit

Paralajmërimi i shkencëtarëve të BE: Ky vit do të jetë më i ngrohti në 125 mijë vite

Të dhënat nga ekspertët tregojnë se muaji i kaluar ishte më i nxehtë në botë në atë periudhë. Ndërsa shkencëtarët e Bashkimit Evropian deklaruan së fundmi se ky vit do të jetë më i ngrohti në 125 mijë vjet.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të BE-së Corpenicus (C3S) deklaron se muaji i kaluar theu rekordin e temperaturës së mëparshme të tetorit, nga viti 2019, me një diferencë masive, shkruajnë mediat e huaja.

“Rekordi u thye me 0.4 gradë Celsius, që është një diferencë e madhe”, tha zëvendësdrejtoresha e C3S, Samantha Burgess.

Nxehtësia është rezultat i emetimeve të vazhdueshme të gazeve serrë nga aktiviteti njerëzor, i kombinuar me shfaqjen këtë vit të modelit të motit El Nino, i cili ngroh ujërat sipërfaqësore në Oqeanin Paqësor lindor.

Në nivel global, temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqe në tetor ishte 1.7 gradë Celsius më e ngrohtë se i njëjti muaj në 1850-1900, të cilën Koperniku e përcakton si periudhën para-industriale. Të dhënat e Copernicus datojnë në vitin 1940.

“Kur kombinojmë të dhënat tona me IPCC, atëherë mund të themi se ky është viti më i ngrohtë në 125,000 vitet e fundit,” tha Burgess.

E vetmja herë tjetër para tetorit që një muaj ka thyer rekordin e temperaturës me një diferencë kaq të madhe ishte në shtator 2023.

Paralajmërimi i shkencëtarëve të BE: Ky vit do të jetë më i ngrohti në 125 mijë vite Read More »

‘Përmbytet’ Vlora, kryebashkiaku: E prisnim! Problem i mbartur prej vitesh

Shirat me intesitet të lartë kanë krijuar probleme ne Vlorë duke përmbytur rrugët e qytetit. Kryetari i bashkisë Ermal Dredha në një komunikim me mediat ka theksuar se kjo është një problematikë që vijon prej 30 vitesh.

Dretha u tha gazetarëve, se me këtë intensitet reshjesh, probleme shfaqen jo vetëm në Vlorë por kudo në botë. “Kemi që në mëngjes, sic e patë edhe ju intensiteti ishte i lartë. Pritej kjo situatë, është një problem i mbartur prej 30 vitesh. Do një projekt që ta zgjidhi njëherë e mirë këtë punë.

Është i mbartur, s’kemi ca të bëjmë. Nuk është Vlora në këtë situatë. kudo të shkosh në botë, me këtë intensitet, problematika të ngjashme janë kudo. Por ne jemi të gjuthë në terren, për ta përballuar”– u shpreh Dredha për gazetarët.

‘Përmbytet’ Vlora, kryebashkiaku: E prisnim! Problem i mbartur prej vitesh Read More »

Foshnja e braktisur në bodrumin e një pallati, Balla: Policia po punon për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë prindërit e papërgjegjshëm

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Yzberisht, ku u gjet e braktisur një foshnjë e porsalindur.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se i ka kërkuar Policisë së Shtetit të identifikojë me patjetër prindërit e papërgjegjshëm dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

“Prej mesditës së sotme një foshnje e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë, po lufton për jetën, ndërsa u dërgua në spital me urgjencë nga një patrullë e Policisë së Tiranës. I falenderoj mjekët e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” për kujdesin e tyre. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të identifikojë me patjetër prindërit e papërgjegjshëm dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.”, shprehet ministri Balla.

Foshnja e braktisur në bodrumin e një pallati, Balla: Policia po punon për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë prindërit e papërgjegjshëm Read More »

Pjesë e bandave në Itali, arrestohet në Durrës 28-vjeçari (emra)

Glorildo Halili, 28 vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit “Vendndodhja”, në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar G. H., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, Lushnjë, njofton policia.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Itali.

Pjesë e bandave në Itali, arrestohet në Durrës 28-vjeçari (emra) Read More »

57-vjeçarja i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 57-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 06.11.2023, në fshatin Katund i Ri, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur, në afërsi të banesës, shtetasja Sh. S., 57 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

57-vjeçarja i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në banesë Read More »

Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi barbarisht 3-vjeçaren: E qëllova për vëmendje, sepse qante

Pas një jave, nga ngjarja, Policia shoqëroi ditën e sotme (07 Nëntor) edukatoren e kopshtit që dhunoi 3-vjeçaren e cila përfundoi me këmbë të thyer në spital.
Pas shoqërimit të saj, është zbardhur dhe dëshmia që Majlinda Dehima ka dhënë në Komisariat ndërsa thuhet se ka treguar se e ka kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën dhe pretendon se mund të ketë qenë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Dehima ka deklaruar se pasi vajza është zgjuar në orën 15.03 e ka parë duke qarë dhe ka konstatuar këmbën e enjtur.

Më tej, ajo shpjegon se për këtë situatë e ka vënë në dijeni Drejtoreshën e kopshtit.

Kur e kanë pyetur se përse e qëllonte, të miturën, siç shihej dhe në pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë, ajo mësohet se ka thënë, se ka bërë që të kishte vëmendje sepse qante.

Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi barbarisht 3-vjeçaren: E qëllova për vëmendje, sepse qante Read More »

Tifozi shqiptar nënshkruan kontratën e punës më të pazakontë në Suedi: Kur luan Shqipëria duhet të jetë… ditë pushimi

Ka çmenduri dhe mbi çmenduri për Kombëtaren, por rasti i Julian Tereziut dhe rrëfimet e tij, janë të një niveli tjetër.

Aktualisht ky shqiptar jeton dhe punon në Suedi, por në kontratën e punës ekziston një kusht i veçantë: “Kur luan Shqipëria, duhet të jetë ditë pushimi”.

Por nuk është kjo e gjitha, rrëfimet e tij nuk duhen humbur në emisionin “Koha Shtesë”.

“Po, kur hyra në punë e vendosa si pikë në kontratën time në Suedi që sa herë që të ketë ndeshjen Shqipëria, ta kem ditën pushim. Pronari e pranoi këtë kusht, për fatin e mirë është shqiptar dhe ai është tifoz i Shqipërisë.

Pjesa tjetër e stafit te puna jonë është suedez, por nuk hapin kurrë probleme për këtë gjë, unë kur luan Shqipëria e kam pushim, kështu është edhe në kontratë. Këtë vit përshembull, nuk kam bërë fare pushime, asnjë pushim familjar, përveç atyre që kam udhëtuar për Kombëtaren”, tha Tereziu. /Sport Ekspres/

Tifozi shqiptar nënshkruan kontratën e punës më të pazakontë në Suedi: Kur luan Shqipëria duhet të jetë… ditë pushimi Read More »

Shqiptari arrestohet brenda ‘shtëpisë së barit’ në Angli: Më fal, nuk di anglisht…

Ky është momenti kur një shqiptar u arrestua nga policia britanike e cila bastisi shtëpinë pas informacioneve për kultivim droge.

Marisol Bezati, 20 vjeç është burgosur për 18 muaj pasi akuzohet se ktheu pjesën më të madhe të shtëpisë në Peterborough, Cambridgeshire, në një zonë kultivimi për bimët.
Në momentin e ndërhyrjes së policisë, ai trembet dhe struket në divan duke përsëritur vazhdimisht “Më fal, nuk di anglisht”, ndërsa policia i kërkon që të qetësohet

Më pas videoja tregon se si pjesa më e madhe e shtëpisë u shndërrua në një serë për kanabis, vlera e të cilit arrinte 173000 paund.

Shqiptari arrestohet brenda ‘shtëpisë së barit’ në Angli: Më fal, nuk di anglisht… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com