Lajmi i fundit

Horoskopi për nesër, zbuloni surprizat që ju presin

Dashi

Ju nuk mund të bëni mrekulli por disa probleme në dashuri do të zgjidhen më lehtë. Në punë, është një ditë e mbushur me energji pozitive: përfitoni prej saj.

Demi

Hëna është akoma kundër, vendosmëria juaj rritet por duket se keni të bëni me dikë armiqësor. Në punë, mos u përfshini në diskutime të panevojshme.

Binjakët

Hëna kthehet nesër në aspektin kritik, prandaj ju këshilloj të sqaroni gjithçka sot. Në punë, intervistat që bëni këto ditë janë premtuese.

Gaforrja

Ka të ngjarë që një Luan ose një Akrep mund t’ju ​​mërzisë. Në punë, 2021 është një vit sqarimesh, megjithatë diçka pozitive po vjen.

Luani

Nëse jeni në dashuri do të duhet të bëni shumë përpjekje për të organizuar diçka me këtë Hënë të pasionuar. Në punë do të ketë një periudhë reflektimi mbi atë që ka ndodhur më parë.

Virgjëresha

Është një periudhë e çuditshme për marrëdhëniet, madje edhe për çiftet më solide. Në punë, gjithashtu mund të vendosni të largoheni nëse situata nuk është ajo që keni imagjinuar.

Peshorja

Sot dhe nesër ka një situatë të mirë astrologjike. Mundësi të mira arrijnë në punë, por tani do të duhet të bësh shumë për të gjetur qetësinë që meriton.

Akrepi

Hëna është akoma disonante, ju mund të shfrytëzoni rastin për të kontrolluar forcën e një marrëdhënieje. Në punë është akoma një ditë polemikash, por kini kujdes të mos e teproni.

Shigjetari

Kjo Hënë sjell me vete disa përparësi të mira në dashuri, përfitoni prej saj. Në punë është një periudhë reflektimi.

Bricjapi

Ju mund të zgjidhni një problem familjar brenda pak ditësh. Në punë nuk ju pëlqejnë polemikat, kështu që nëse nuk kuptoni diçka preferoni të ngriheni dhe të largoheni.

Ujori

Sot dhe nesër gjendja e trazimit që ju ka karakterizuar për disa ditë vazhdon. Në punë, disa shqetësime lidhen me paratë.

Peshqit

Është një ditë që duhet tëtregoheni shumë të vëmendshëm në çdo aspekt. Në punë nuk ia vlen ta teproni, ju dukeni i zemëruar por ndoshta sepse disa premtime nuk janë mbajtur. /noa.al/

Horoskopi për nesër, zbuloni surprizat që ju presin Read More »

Pozitive situata e Covid në Shqipëri, ja sa raste janë rregjistruar në 24 orët e fundit

Vijon të jetë pozitive situata e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi vetëm 39 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, edhe pse numri i testimeve ishte i lartë.

Në total janë bërë 3 mijë e 169 testime për të dyshuar me Covid-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Një 72-vjeçar nga Fieri nuk e ka fituar dot betejën me infeksionin, dhe ka humbur jetën në spital.

Ashtu si edhe një ditë më parë, as sot nuk ka pasur asnjë rast intubimi. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë. /noa.al/

Pozitive situata e Covid në Shqipëri, ja sa raste janë rregjistruar në 24 orët e fundit Read More »

Roli që ka qepa për flokët tuaj, duhet ta përdorni më shumë

Qepa, dhe sidomos ajo e kuqe, është vërtetuar se ka një rol mjaft të rëndësishëm për flokët.

Ky produkt përmban sasi të konsiderueshme squfuri, dhe po ashtu ka veti kundër baktereve, dhe forcon flokët.

Një tjetër element pozitiv është se kontribuon në rritjen e flokëve, dhe po ashtu pengon rënien e tyre në masë.

Po ashtu, është vërtetuar se përmirëson strukturën e flokëve dhe shton shkëlqimin e tyre.

Ju mund ta konsumoni atë në sallatrat e ndryshme, por ideale për flokët është lëngu që ato kanë, me të cilin mund të lyeni flokët. /noa.al/

Roli që ka qepa për flokët tuaj, duhet ta përdorni më shumë Read More »

Nëse e shihni këtë bimë bëni kujdes, është he lmuese dhe e rre zikshme

Njihuni me bimën vetëvr asëse e cila rritet dhe Australi dhe është shumë e rre zikshme.
Sipas ekspertëve, kjo bimë mund t’ju fusë h elm nën lëkurë dhe cilësohet si më vde kjeprurësja në botë.
Kjo bimë me një prekje mund t’ju kushtojë me nëntë muaj dhim bje të padurueshme.
Ata që kanë pasur kontakt me këtë bimë thonë se është sikur të kaplohesh nga rryma dhe të di gjesh përnjëherë, duke thënë se është dh imbja më e keqe që mund ta imagjinojë njeriu.
Një person që e përjetoi këtë t merr tregoi se si është ndier. Ai ra në kontakt me “bimën vetëv rasëse” përderisa po ecte në natyrë me shokët.

Ai fillimisht mendoi se është ka fshuar nga ndonjë gjarpër apo merimangë, por më vonë kuptoi se dhi mbjet i kishte nga kontakti me bimë. Një grua që kishte kontakt me këtë bimë tha se më parë do të pranonte që t’i përjetonte dhi mbjet e lindjes së fëmijës.

Pavarësisht shkallës së lartë të hel mit, kjo bimë përdoret si ushqim nga disa kafshë, zogj dhe insekte në Australi. Megjithatë, ajo mund të shkaktojë reagime alergjike fa tale te disa specie.

Nëse e shihni këtë bimë bëni kujdes, është he lmuese dhe e rre zikshme Read More »

Gjeni veten në këtë test personaliteti, jeni naiv,krenar, kurioz apo frikacak?

Zgjedhja juaj në këto gjashtë imazhe është tregues i personalitetit tuaj.
“Italia Feed” ka zgjedhur këtë test për të zbërthyer gjashtë kategori njerëzish që noa.al jua sjell më poshtë. Mos harroni, nënvetëdija juaj flet shumë për ju.

Nëse keni zgjedhur:

Numrin 1

Karakteristikë e juaja është se jeni njeri që ju bren kurioziteti. Doni të dini gjithçka, por edhe të mësoni sa më shumë të reja. Por keni një anë negative që lidhet ca me kuriozitetin, fusni hundët në punët e të tjerëve. E mira është të hiqni dorë.

Numrin 2

Ju zgjidhni bufin e dytë? E pra, jeni akoma një fëmijë. Dhe si i tillë, jeni sa naiv aq edhe kurioz. Ka edhe më. Kur nisni të mbroni një tezë tuajën, zor se ia dilni deri në fund. Pa merak, jeni në kohë të ndryshoni.

Numrin 3

Nëse keni zgjedhur Bufi e tretë, ai është simbol i frikës. Për rrjedhojë jeni njeri i tulatur, nuk guxoni shumë. Nuk dilni jashtë standardeve dhe shpesh kjo nxirret në pah nga njerëzit që ju rrethojnë. Por mos e çani kokën, e rëndësishme është që të jetoni jetën tuaj.

Numrin 4

Ju jeni njeri që guxoni shumë, keni vetëbesim dhe çani përpara pa u menduar dhe aq shumë. Megjithatë, jeni po aq naiv dhe kjo mund t’ju sjellë telashe me njerëzit sepse jo të gjithë janë të mirë, të pastër dhe pa hile.

Numrin 5

Duke zgjedhur bufin e pestë, demonstroni atë që ju karakterizon, pesimizmin. Si i tillë, nuk e shijoni dhe aq jetën e për më tepër ngurroni shumë të pranoni atë që thonë apo mendojnë të tjerët. Ndoshta ka ardhur koha për ndryshim.

Numrin 6

Krenaria është simbol për ata që zgjedhin bufin e gjashtë. Jeni krenar dhe këtë e tregoni shpesh kudo me njerëzit që ju rrethojnë. Mendoni se çdo gjë është në rregull, por jo. Ndaj shihni e bëni… /noa.al

Gjeni veten në këtë test personaliteti, jeni naiv,krenar, kurioz apo frikacak? Read More »

Capital T konfitmon publikisht lidhjen: ‘Ma kanë marrë zemrën’

Artisti Capital T dhe modelja Adrola Dushi janë kosideruar si të pandarë nga njëri-tjetri, ku më parë, edhe pas pushimeve që kaluan së bashku, shkuan përsëri bashkë në SHBA, ndërsa prej kohësh në mediat rozë është përfolur se Capital T është në një lidhje me modelen.

Ata janë kapur shpesh mat, mirëpo kurrë nuk e kanë pranuar publikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë. Më herët, fansat kanë vënë re se të dy ndodheshin në New York dhe këtë e kishin vënë në dukje në sektorin e komenteve.

Gjithsesi, së fundmi Capital T është pyetur rreth jetës private. Reperi tha se është i dashuruar, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete.

“Ma kanë marrë zemrën. Jemi rrugës por s’kemi akoma diçka konkrete”, tha ai, ndërkohë preferoi të mos e zbulonte emrin e partneres. /NOA.al

Capital T konfitmon publikisht lidhjen: ‘Ma kanë marrë zemrën’ Read More »

Detaje të reja nga vr asja sot, zbulohet e shkuara e v iktimës

V iktima e gjetur sot, Endri Mustafa është një emër i njohur në qytetin e Shkodrës.

Mustafa është arr estuar në vitin 2016 për gr abitje e ars enal ar mësh së bashku me vëllezërit e njohur Bilali, Astrit dhe Brahim Bilalin, si dhe Ardit dhe Bekim Torishtën.

Atëhere Mustafa ak uzohej për “ Vje dhje me a rmë ”, “Pla gosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e mun icioneve lufa trake”.

Nga ana tjetër emri i tij del në pistë edhe në vitin 2020 gjatë operacioni ‘’Maranaj’’ për fa jde, ku ai u shpall në kërkim po licor.

Të përfshirë në skemë ishin Berhan Alija, Jonuz Alija bashkë me Endri Mustafën, Edi Memçaj, Ilir Sokoli, Artan Dragani, Pashko Vuksanelaj, Lulzim Sylja, Adri Bala, Naim Ahmeti, Vinko Nikprelaj, Eduart Fusha teksa skema u den oncua nga ish-prefekti Paulin Radovani ndërsa nuk ngelën pas as djemtë e tij, Robert dhe Elton Radovani.

Nuk dihen motivet që kanë çuar tashmë në vra sjen e Endri Mustafës që rezulton një person me precedent kri minal në Shkodër.

Ai është arr estuar në 2016 në të njëjtin operacion bashkë me vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilalin që në 2019 u ezk ekutuan së bashku teksa sapo dilnin nga banesa e tyre në lagjen ”Kiras” në Shkodër./NOA.al

Detaje të reja nga vr asja sot, zbulohet e shkuara e v iktimës Read More »

Lajm i fundit/ Bie suvaja e teatrit, pla goset aktori

Një incident i fr ikshëm ka ndodhur pasditen e djeshme menjëherë pas shfaqjes së teatrit “Migjeni”, të quajtur “Anmiku në Shtëpi” e Ernest Koliqit.

Një copë muri u shkëput nga fasada e një ndërtese të vjetër në lagjen “Gjuhadol” dhe goditi në trup aktorin Nikolin Ferketa, i cili mori një dë mtim, por është jashtë rrez ikut për jetën.
Aty afër ishin edhe fëmijë të vegjël, të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre për të ndjekur këtë shfaqje.

Shpeshherë është ngritur ky alarm për ndërtesat e vjetra që nuk kanë asnjë lloj sigurie në Shkodër dhe në total janë të paktën 28 të tilla. Institucionet vijojnë të heshtin ndaj kësaj problematika ndërsa kalimtarët janë të rr ezikuar gjithmonë.

Lajm i fundit/ Bie suvaja e teatrit, pla goset aktori Read More »