Lajmi i fundit

Diplomat të pavlefshme/ Një gabim i sekretares u ka kushtuar shtrenjtë studentëve të Universitetit të Vlorës

Të paktën 40 studentë të Universitetit të Vlorës i kanë diplomat të pavlefshme për shkak të gabimit të sekretares së Fakultetit

Një gabim i sekretares së Fakultetit të Shkencave Humane, në Universitetin e Vlorës, u ka kushtuar shtrenjtë 40 studentëve të diplomuar për anglisht.

Ata iu drejtuan për ndihmë medias dhe thanë dje në Tch se që nga 2019 e deri më sot nuk kanë mundur të punësohen në asnjë institucion për shkak se diplomat e tyre dalin të pavlefshme në sistem.

Numri i identifikimit së diplomës së maturës shtetërore nuk është i njëjtë me atë të diplomës së bachelor-it. Studentët kanë kërkuar disa herë zgjidhjen e këtij problemi nga Rektorati i Universitetit të Vlorës, i cili nuk ka arritur t’i japë asnjë zgjidhje brenda këtyre dy viteve.

Disa prej këtyre studentëve treguan se kur kanë aplikuar për punë, kanë mësuar që diploma e tyre në sistem dilte për infermieri, madje jo në pak raste i kishin ak uzuar edhe për falsifikim titulli universitar.

Zëvendës-rektorja për fushën arsimore, znj. Frosina Londo tha se ka urdhëruar kryerjen e e disa hapave, si për shembull verifikimin e ankesave dhe evidentimin e personave përgjegjës nga një komision i ngritur në Fakultetin e Shkencave Humane. /blerina/noa.al

Diplomat të pavlefshme/ Një gabim i sekretares u ka kushtuar shtrenjtë studentëve të Universitetit të Vlorës Read More »

Pr otesta e maturantëve/ Reagon Ministrja Kushi: Ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj!

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka reaguar përmes rrjetit social duke dhënë mbështetjen ndaj maturantëve që kanë pro testuar mbi shqetësimin e tyre për testin e matematikës.

Maturantët lënë Ministrinë e Arsimit, shkojnë te qendra e Shërbimeve Arsimore

Postimi i plotë:

“Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.

Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”

Pr otesta e maturantëve/ Reagon Ministrja Kushi: Ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj! Read More »

Pr otesta e maturantëve për provimin e vështirë të matematikës, cfarë kërkojnë…

Pr otesta e maturantëve

“Pr otestojmë sepse niveli i provimit nuk ishte ai që kishim pritur , ishte komplet ndryshe. Sepse ministria jonë kopjon provimet që bëhen në Cambridge në Angli. Pr otestojmë që niveli i pikëve nga 9 te 10 të ulet me 15 deri në 20 pikë.

Disa ushtrime të tjera nuk i kemi pasur fare gjatë orëve të mësimit, kemi kaluar 2 vite pandemi, të rmet. Mësimi për ne ka qenë në s tres, të trau matizuar.

Kërkesa specifike e jona është që:

Të ulet niveli i pikëve për të marrë notën.

Nxënësi më i mirë nuk merr dot notën e tij. Unë doja të studioja në Shqipëri por në këto rethana nuk mund t’a bëj këtë, është e pamundur. Nëse nuk plotësohet kërkesa jonë, do të bojkotojmë provimet me zgjedhje.”

Pr otesta e maturantëve për provimin e vështirë të matematikës, cfarë kërkojnë… Read More »

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, po licia thirrje qytetarëve, ja masat që duhet zbatuar

Po licia e Lezhës ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 Qershor 2021.

Blutë kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve si dhe pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve.

Masat e marra si më poshtë:

– Nga ora 08:00 datë 12.06.2021– ora 24:00 datë 13.06.2021, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:
“Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout ”
“Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile , zja rrëfiksja, ambulanca dhe po licia.

Drejtoria Vendore e Po licisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Va rrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.
– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, po licia thirrje qytetarëve, ja masat që duhet zbatuar Read More »

Urimi i vecantë i Edi Ramës për 30-vjetorin e Partisë Socialiste

Partia Socialiste ka sot 30 vjetorin e saj dhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur nje trendafil simbolik roze per te uruar kete ditelindje te familjes politike.
përplaset keq me të ftuarin në studio

MIRËMËNGJES????
dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS????diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS????të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë????-shkruan Rama ne fqen e tij zyrtare.

Ne aktivitetin e PS diten e sotme, eshte parashikuar edhe prezantimi i programit qeversises per 4 vjecarin ne vazhdim pas fitores ne zgjedhjet e 25 prillit.

Urimi i vecantë i Edi Ramës për 30-vjetorin e Partisë Socialiste Read More »

Lajm i mirë/ Arrihet marëveshja, një doganë e vetme në kufijtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Firmosja e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut mbi ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar është realizuar pasditen e sotme në Tiranë, duke shënuar një pikë kthese në marrëdhëniet me Shqipërinë, raporton noa.al.

Marrëveshja kishte shumë vite që rrinte nëpër sirtarët e qeverisë maqedonase, por as nga Gruevski dhe as nga Zaev nuk kishte

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, firmosi marrëveshjen me Ramën, sot në Tiranë pasi mori pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë.

Marrëveshja për Vendosjen e Kontrolleve të Përbashkëta të Kufirit dhe Doganave në Vendkalimet Kufitare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore shihet si lajm i mirë për shtetasit e dy vendeve sepse tani e tutje kalimi do të bëhet me një kontroll të vetëm doganor duke shmangur burokracitë dhe vonesat e derisotme.

Në një deklaratë për media, Kryeministri Zaev tha se marrëveshja synon lehtësimin e rrjedhës ndërkufitare në interes të qytetarëve dhe bizneseve të të dy vendeve.

“Kemi punuar për të hapur terminalin “one stop shop” ku qytetarët do të përgjysmojnë pritjen për kalimin e kufijve tanë, por mbi të gjitha, krijojmë kushte për realizimin e katër lirive evropiane, për qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve”, tha Zaev pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ekspertët thonë se vendosja e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore në pikat kufitare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë do të kontribuojë në rritjen e fluksit të kalimit kufitar si dhe do të shtojë qarkullimin e mallrave nxitur nga zvogëlimi i kohës për formalitetet kufitare.

Marrëveshja po ashtu flet edhe për përmirësimin e infrastrukturës së përpunimit të udhëtarëve, mjeteve dhe mallrave duke përfshirë edhe mjete moderne kontrolli.

Kryeministri Edi Rama, nga ana e tij theksoi po ashtu se kjo marrëveshje do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve të të dy vendeve. /noa.al

Lajm i mirë/ Arrihet marëveshja, një doganë e vetme në kufijtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë Read More »

Lajm i fundit/ Rifillojnë takimet e të d ënuarve me familjarët, ja kushtet që duhet të plotësohen…

Bu rgjet rihapen më 14 qershor për familjarët që duan të takohen me personat e afërm të dë nuar. Këtë e bëri të ditur sot, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ajo tha se ky ndryshim vjen në kuadrin e vendimit për të lehtësuar masat anti Covid-19, raporton noa.al.

Gjonaj tha se mat e reja do të aplikohen nga 14 qershori për një periudhë të pacaktuar. Për të rriturit do të ketë një takim në muaj. Kusht është që familjari të jetë vaksinuar, ose të ketë bërë tampon.

Leje takimi do të jepen edhe për të miturit. Për ta janë rezervuar katër takime në muaj me familjarët e tyre. Edhe në këto raste, personat që do të hyjnë në b urgje duhet të kenë bërë më parë tampon ose të jenë vaksinuar.

Po ashtu rikthehet edhe dhënia e lejeve të veçanta. Rinisin edhe veprimtaritë sociale në institucionet e vu ajtjes së dë nimit.

Lajm i fundit/ Rifillojnë takimet e të d ënuarve me familjarët, ja kushtet që duhet të plotësohen… Read More »

Kjo është superpajisja që Britania i dhuron Shqipërisë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim autoritetet e “Border Force International”, të Britanisë së Madhe, në kuadër të bashkëpunimit që kanë autoritetet doganore me Border Force International.

Në kuadër të kësaj vizite Autoritetet e Border Force International i d huruan Administratës Doganore Shqiptare tre pajisje kontrolli “Agilent”, në funksion të l uftës kundër t rafiqeve të p aligjshme. Agilent Technologies udhëheq industrinë me instrumente të fuqishëm që ofrojnë aftësinë për të konfirmuar dhe vlerësuar mijëra s ubstanca n ark otike.

Kjo është superpajisja që Britania i dhuron Shqipërisë Read More »