Lajmi i fundit

Një vdekje e paralajmëruar, po tani kush mban përgjegjësi për humbjen e Dwamenas?

Sulmuesi i Egnatias Raphael Dwamena humbi sot jetën në fushë gjatë gjysmës së parë të ndeshjes me Partizanin duke rikthyer një debat të madh mbi kontrollin shëndetësor të futbollistëve dhe përgjegjësinë që kanë ekipet dhe federatat nëse nuk tregohen rigoroz ndaj sinjaleve që merren nga testet.

Ajo që ndodhi me Dëamenan nuk ishte një ngjarje e papritur pasi siç raportohet sëfundmi, zemra kishte “paralajmëruar” dy herë para ditës së sotme.

Dwamena ishtë në prag të plotësimit të ëndrrës së tij për të kaluar në Premier League me Brighton në viin 2017 por testet nxorrën në pah se ai kishte probleme me zemrën. Pas rikthimit në Zvicër ai luajti me ekipe të dorës së dytë atje pasi ekipet e tjera nuk morën përsipër ta listonin për shkak të problemeve me zemrën dhe rregulloreve strikte në raste të tilla, shkruan AlbEu.com.

Në vitin 2019 ai sërish u paralajmërua nga mjekët që ta linte futbollin pasi zemra nuk mbante pavarësisht një pajisjeje që kishte vendosur aty.

Por, çuditërisht, pa marrë asnjë nga këto problematika parasysh, futbollisti pranohet të luajë nga ekipet dhe federata shqiptare. Kështu, ai gjen “Eldoradon’ këtu pasi i jepet “drita jeshile” deri ditën e sotme kur zemra e la.

Humbja e Dëamenas është një mesazh I fortë për rigorozitetin e rregullave që duhen ndjekur si edhe përgjegjësinë qëka federate dhe ekipet ndaj shëndetit dhe jetës së futbollistëve.

Një vdekje e paralajmëruar, po tani kush mban përgjegjësi për humbjen e Dwamenas? Read More »

44 minuta mister për vdekjen e vlonjanit në Itali, para se të vritej, bleu …

Dyzet e katër minuta mister. Ato që kanë kaluar mes mesazhit të fundit të dërguar në orën 15:56 nga celulari i viktimës te partnerja e tij dhe orës 16:40, pra koha në të cilën, sipas Prokurorisë, ndodhi tragjedia. Ndoshta edhe më parë.
Ajo që ndodhi në atë periudhë kohore të shtunën e kaluar është një mister në duart e hetuesve, të cilët megjithatë janë shumë pranë zbardhjes së çështjes së vrasjes që çoi në vdekjen e Klaudio Myrtaj, 34 vjeç, muratori shqiptar nga Vernante, i plagosur fillimisht nga një plumb që e goditi në kokë më pas vdiq në orën 22.50 në spitalin e Cuneos, pas një operacioni të dëshpëruar në përpjekje për ta shpëtuar. Ai mbërriti në Caraglio më pak se dy vjet më parë për të punuar në kompaninë e ndërtimit të kushërinjve të tij.

Hetimet 24-orëshe nga Karabinierët, të koordinuara nga zv/prokurori Attilio Offman, kanë përjashtuar që i riu të kishte lidhje me krimin apo qarqe të tjera kriminale, duke përjashtuar për momentin edhe pistat e krimeve të pasionit, larje hesapesh, vetëvrasje, borxhe të lojërave të fatit dhe lëndë narkotike.

Me pak fjalë, nuk do të kishte asnjë motiv të qartë për atë që fillimisht dukej si një pritë e paramenduar, një ekzekutim, në punishten e vogël të zdrukthëtarisë së një miku në pension në via Umberto I, në oborrin ngjitur me Bashkinë. Klaudio e kishte ndihmuar që nga e marta, ndërsa burri deklaroi se atë pasdite kishte shkuar të merrte benzinë me traktorin, kështu që një vrasës hipotetik mund të priste derisa të dilte nga punishtja, për të surprizuar shqiptarin e vetëm, duke e qëlluar me një plumbi të kalibrit 22 dhe më pas arratisje nga vendi i ngjarjes. Ngjarja është regjistruar larg “syve” të sistemeve të video survejimit, në oborr, por kamera të tilla gjenden drejt rrugës dhe zonave të tjera të vendit.

Hetuesit, të cilët po shqyrtojnë pamjet për të rindërtuar të gjithë historinë deri në detajet më të vogla, e dinë se nga ora 15.10 deri në 15.15 Klaudio shkoi të merrte cigare nga shitësi i duhanit dhe më pas u kthye në dyqan. Më parë, disa persona e panë atë duke drekuar në një restorant në Vernante me mikun e tij, më pas në banak iu bashkua një familjar.

Në dalje, ndoshta treshja u nda. Sipas dëshmive të shumta, Klaudio dhe pensionisti ishin shumë të çuditshëm. Duke supozuar se nuk ka asnjë vrasës, edhe nëse gjithçka mbetet për t’u provuar, nuk do të thotë se arma ishte tashmë në dyqan, e fshehur apo e “harruar”. Ose e sjellë pikërisht atë ditë, pa qëllime të këqija, nga një transportues i armëve dhe silenciatorëve, ndoshta i lidhur me trafikun e paligjshëm në luginën e poshtme të Vermenagna, për të cilën ishte folur tashmë vite më parë, gjë që hap mundësinë, të tmerrshme, por jo të parëndësishme, të një aksidenti fatal. Ndoshta një “demonstrim”, një “lojë” që përfundoi keq. Një përgjegjësi e pavullnetshme, por dramatike dhe fatale e kujtdo që përdori armën, shkruan “La Stampa”.

Prokuroria e cila ka kryer dy kontrolle të tjera në zdrukthëtari në prani të pensionistit dhe avokatit të tij, nuk konfirmon zbulimin e armës. Për më tepër, dikush e ka zhdukur para se një nga klientët e mjeshtrit, një infermiere, t’i jepte ndihmën e parë Myrtajt dhe të ngrinte alarmin. Deri më tani nuk është lëshuar një urdhër paraburgimi, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme.

44 minuta mister për vdekjen e vlonjanit në Itali, para se të vritej, bleu … Read More »

‘Baroni’ i kokainës u arrestua në Turqi, gazetarja e njohur plas ‘bombën’: Dritan Rexhepi krijoi strukturë kriminale dhe lidhje të forta me zyrtarët e lartë në Ekuador, ja kush do e zërë vendin e tij

Gazetarja Yalile Loaiza, në një lidhje të drejtpërdrejt nga Ekuadori deklaroi se Rexhepi drejtonte kartelin e tij të drogës nga burgu.

Ajo theksoi se arrestimi Dritan Rexhepit është shumë i rëndësishëm, duke theksuar se ky i fundit kishte krijuar lidhje me zyrtarë të lartë.

Mes tjerash ajo nënvizoi se vendin e Rexhepit mund ta zërë dikush tjetër që merret po me trafikun e kokainës.

“Rasti i Rexhepit, tregoi se si kriminelë të profilit të lartë mund t’i shpëtojnë autoriteteve në Ekuador. Anëtarët e kësaj mafie përdorin disa kompani për të trafikuar kokainë, nëpërmjet porteve ekuadoriane. Prandaj arrestimi i Dritan Rexhepit është shumë i rëndësishëm. Gjykatësi që i dha Rexhepit lirinë me kusht ka bërë të njëjtën gjë me shumë kriminelë të tjerë.

Rexhepi krijoi një strukturë kriminale në kohën që ishte në burg dhe lidhjet me disa nga zyrtarët apo me disa nga funksionarë të lartë, mund të vijnë nga koha kur ai u arrestua këtu në Ekuador. Vrasjet në Ekuador kanë lidhje të gjitha me trafikun e drogës. Tani që Rexhepi është jashtë kornizës, disa anëtarë të mafies të tjerë, mund ta zëvendësojnë atë. Këtu në Ekuador kemi dhe kartelët meksikanë që operojnë këtu”-tha ajo.

‘Baroni’ i kokainës u arrestua në Turqi, gazetarja e njohur plas ‘bombën’: Dritan Rexhepi krijoi strukturë kriminale dhe lidhje të forta me zyrtarët e lartë në Ekuador, ja kush do e zërë vendin e tij Read More »

Momenti kur qytetarët kërkojnë të shpëtojnë shqiptarin

Kanë dalë pamje të reja nga momenti i ekzekutimit të 53-vjeccarit shqiptar Aranir Rizaj, i cili u qëllua me 9 plumba në Guajakili të Ekuadorit.

Në pamjet e reja shihet shqiptari i shtrirë në tokë dhe i plagosur, ndërsa një qytetar e mban në krah, ndërsa disa të tjerë tentojnë që të hapin derën e spitalit për ta futur brenda.

Ata dëgjohen duke bërtitur “është gjallë, hapni derën”, në mënyrë që të ndërhyjnë mjekët për ta ndihmuar, por dera nuk hapet deri në momentin që vjen një efektiv policie.

Momenti kur qytetarët kërkojnë të shpëtojnë shqiptarin Read More »

I akuzuar për pengmarrje, vrasje e trafik droge, kjo është kartela e Dritan Rexhepit

Ditën e sotme bosi i trafikut të drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, shqiptari Dritan Rexhepi, është arrestuar në Stamboll.

Rexhepi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale në disa vende, përfshi Shqipërinë, ku akuzohet edhe si porositës i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në vitin 2020.

Kartela e tij tregon se ai është një personazh i vendosur në ‘kodin e kuq’ ndërkombëtar dhe do të duhet të japë llogari për disa krime me 4 shtete.

Sipas mediave të huaja, ai e nisi aktivitetin e tij të drogës në vitin 2014, duke transportuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës.

“Mbreti i Kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës Dritan Rexhepi, kohët e fundit vepronte nga një burg në Ekuador. Një raport i fundit i publikuar nga media britanike The Economist, siguron se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, madje ka arritur të korruptojë edhe autoritetet që nga viti 2014 kur u arrestua.

Rexhepi po vuante dënimin me 13 vite burg për trafik droge. Ai u dënua më 10 prill 2015, megjithëse autoritetet e arrestuan në vitin 2014 në një operacion të quajtur Balcanes.

Rexhepi u arrestua në Quito, në atë operacion që rezultoi në sekuestrimin e 278 kilogramëve kokainë. Shqiptari hyri në Ekuador me dy identitete të rreme dhe ndryshoi imazhin e tij, ndaj autoriteteve të vendit iu desh të zgjidhnin identifikimin me gjurmë gishtash dhe zbuluan se ishte Rexhepi, i cili në atë kohë ishte në kërkim nga Europol.

Aktualisht ndaj Rexhepit ka dy kërkesa për ekstradim, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Italia, por vetëm njëra prej tyre do të hyjë në fuqi me përfundimin e dënimit në Ekuador. Shqiptari është në kërkim edhe në Belgjikë dhe së fundmi është akuzuar se ka urdhëruar dhe organizuar, nga qelia, rrëmbimin e një 49-vjeçari, Jan Prengës në Shqipëri në shkurt të vitit 2020. Viktima nuk u gjet kurrë dhe supozohet se ka vdekur.

Autoritetet italiane akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Shqiptari ka mohuar përfshirjen e tij në këto krime.

Ai ishte i burgosur në një burg të Guayaquil, por që nga viti 2017 ai ndodhet në burgun Latacunga, ku ndodhi një nga masakrat më të fundit që përfundoi me vrasjen e 16 personave, përfshirë Leandro “el boss” Norero, një tjetër trafikant droge.

Sipas Balkan Insight, Rexhepi është kreu i një federate kriminale transnacionale të trafikantëve shqiptarë të drogës që ka derdhur kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë.

Operacionet e Rexhepit, që nga viti 2014 në kohën e qeverisë së Rafael Correas, do të vazhdonin nga burgu sepse ai kishte akses në celular, ndonëse autoritetet kanë mohuar që ai të ketë pajisje celulare në qeli.

Megjithatë, qindra objekte të ndaluara hyjnë në burgjet e Ekuadorit, nga telefonat celularë, paratë, madje edhe municionet dhe armët e kalibrit të lartë.

Në vitin 2020, një operacion në Evropë dhe Lindjen e Mesme arriti të kapë 20 të dyshuar të lidhur me kartelin shqiptar “Kompania Bello”, të drejtuar nga Dritan Rexhepi.

Sipas Europol, Kompania Bello kontrollonte të gjithë zinxhirin e importit të drogës.

Balkan Insight kishte akses në disa dokumente të gjykatës italiane që identifikonin Rexhepin, tani 41 vjeç, si “mbreti i padiskutueshëm” i Kompania Bello, me akses në “sasi të pafundme kokaine”.

Kompania Bello është një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe, që sipas autoriteteve, ka operuar që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali, siç është publikuar në nëntor 2021 nga The Wall Street Journal. ËSJ).

Objektivi i kësaj mafie, sipas prokurorëve italianë, “ishte shtrirja e kontrollit mbi trafikun ndërkombëtar të drogës dhe rritja eksponenciale e fitimeve të anëtarëve të federatës”.

Karteli kishte përfituar nga marrëdhënia e tij e privilegjuar me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut. Sipas disa raporteve nga Kombet e Bashkuara dhe Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, dihet se Kolumbia dhe Peruja, të dyja në kufi me Ekuadorin, janë prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në rajon.

Kjo marrëdhënie i lejoi anëtarët e Kompania Bello të eksportonin sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut në portet holandeze dhe belge.

Sipas WSJ, Rexhepi e kishte marrë kokainën nga Kolumbia përmes një shoku të burgosur. Shqiptari përdorte një celular të fshehur dhe organizonte dërgesa miliona dollarëshe në kontejnerë që arrinin në porte të ndryshme të Holandës. Me fitimet nga trafiku, ai urdhëroi sulme kundër kundërshtarëve të tij.

Përveç historisë së tij kriminale, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij. Ai madje është arratisur nga burgu më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës, Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán.

I akuzuar për pengmarrje, vrasje e trafik droge, kjo është kartela e Dritan Rexhepit Read More »

Në QSUT s’ka ilaç për kimioterapinë te fëmijët, gjyshja e 6-vjeçarit: Vetëm krevati është falas…

Në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, mungon medikamenti bazë për kimionterapinë për fëmijët e prekur nga sëmundje të rënda tumore dhe leuçemike. Bëhet fjalë për medikamentin Asparaginaza, me të cilin trajtohen fëmijët e sëmurë të prekur nga tumoret ose sëmundjet e rënda të gjakut si leucemi akute.

Një qytetare tha për mikrofonin e News 24, se janë detyruar ta blejnë këtë ilaç për të mundësuar kimioterapinë për të afërmin e saj vetëm 6 vjeç. “Medikamenti mungon. Thanë se do të vinte për 10 ditë por nuk ka ardhur dhe nuk do të vijë. Për kimio i kemi blerë 5 copë nga 50 mijë lekë 250 mijë lekë. Për fëmijën do ta blej”, theksoi ajo.

“Apeli im është që të më gjej ilaçin e djalit sepse nuk kam ku ta gjej”, tha qytetarja, duke shtuar se përveç kostove të këtij ilaçi janë edhe kosto të tjera financiare pasi është e detyruar të vijë nga Saranda. “Ilaçet janë me lekë vetëm krevatet janë falas”, theksoi ajo, duke shtuar se nuk do të largohet nga spitali pa kryer kimioterapinë. Gazetari i News 24, Osman Stafa tha se bari mungon prej rreth dy vitesh dhe se e vetmja mundësi është që bari të mundësohet nga Ministria e Shëndetësisë përmes një tenderi.

Në QSUT s’ka ilaç për kimioterapinë te fëmijët, gjyshja e 6-vjeçarit: Vetëm krevati është falas… Read More »

Momenti i arrestimit në Stamboll i të shumëkërkuarit shqiptar

Mediat turke kanë publikuar pamjet e arrestimit të Dritan Rexhepit, bosit shqiptar të trafikut të drogës.

Lajmin e për arrestimin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya, i cili u shpreh i vendosur për të goditur krimin.

“Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, tha ministri turk.

Ndërkohë në pamjet e publikuara nga mediat turke, shihet se forca të shumta policie i rrethojnë vilën ku Rexhepi jetonte dhe më pas i vënë prangat.

Kreu i kartelit të drogës, Dritan Rexhepi, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, ishte shpallur në kërkim nga autoritet italian dhe shqiptare për “Vrasja me dashje, droga, rrëmbim/privimi i Liri, falsifikim i dokumenteve të udhëtimit, armëve dhe municionit.”

Momenti i arrestimit në Stamboll i të shumëkërkuarit shqiptar Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com