Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares në detyrë të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.
Në vendim theksohet se KLGJ i lë disa detyra Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Së pari, sipas KLGJ, ILD duhet të caktojë një ekspert IT dhe të përcaktojë se kush i publikoi videot e Kapedanit në rrjetin “Tik Tok”.
Gjithashtu, KLGJ i kërkon ILD që të verifikojë sa persona kanë pasur akses për t’i parë videot e gjyqtares, e cila shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ose duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në timon.
Por, detyra më e çuditshme që KLGJ i cakton ILD është dokumentimi i tekstit të këngëve, që shoqërojnë në sfond imazhin e magjistrates, në videon e publikuara në rrjetin e saj të “Tik Tok”.
Pol icia italiane ka go ditur një b andë gr abitësish të përbërë nga tre shqiptarë që ak uzohen për disa ep isode në disa qytete. Një shqiptar është arre stuar dhe dy të tjerë janë shp allur në kë rkim. Ngjarja ndodhi në provincën eVicenzas.
Shqiptarët kishin pikasur largimin e pronarit së vilës me pushime duke u futur për ta gr abitur, por fqinjët njoftuan pol icinë. Dy patrulla shkuan me shpejtësi, ndërsa tre shqiptarët me një “Fiat” u larguan nga vendi i ngjarjes.
Po licia ndoqi makinën, e cila në një moment ndaloi dhe dy nga shqiptarët arritën që të zhd ukeshin në errësirë, ndërsa shoferi ra në pra nga.
Nga kontrolli në makinë u gjetën dhe se kuestruan një shumë e kon siderueshme në euro, sende të tjera, por edhe mjete që përdornin ha jdutët për të hapur vilat.
Foto Foto Ufficio Stampa Carabinieri/LaPresse
15-04 – 2019 Roma, Italia
Cronaca
Roma, Operazione Gramigna Bis – ALTRI ARRESTI PER ALCUNI APPARTENENTI AL CLAN CASAMONICA. ESEGUITE 23 MISURE CAUTELARI E SEQUESTRATI DIVERSI BENI
Nella foto: Le fasi del blitz
DISTRIBUTION FREE OF CHARGE – NOT FOR SALE
Një video e fr ikshme, e filmuar në Rusi, tregon momenti kur dy gra rr ëzohen nga lisharësja e vendosur në majën e një shkëmbi, në afro 2.000 metra lartësi.
Gjithçka ndodhi në Rusi kur dyshja po argëtoheshin dhe në një moment rrë zohen.
E kur u duk se ato thjesht hu mbën jetën, doli se ranë në platformën e lisharëses.
Mediat lokale raportojnë se ishin erërat e forta që i hu mbën kontrollin mbi lisharëse grave, që për pak sa nuk e pa guan me jetë, duke u rr ëzuar nga shkëmbi.
Për fat të mirë ato ra në mbi platformën e drurit të lisharëses dhe për pak centimetra i shpëtuan vd ekjes.
E rrallë, por ja që ndodh në Shqipëri. Në vend tjetër as që imagjinohet. Disa gra shtatzëna në Mat kanë paralamëruar se do të dalin në pr otestë ditën e sotme, pasi spitali i qytetit të tyre nuk ka një gjinekolog.
Lajmin e ka bërë me dije deputetja e zgjedhur më 25 prill, Dhurata Çupi, e cila ka publikuar mesazhin e dërguar nga njëra prej tyre. Sipas gruas shtatzënë, e cila ka dërguar mesazhin te deputetja, ka mbi 4 javë që spitali i kësaj zone nuk ka mjek gjinekolog. Sipas saj, nga afro 200 gra shtatzëna, vetëm 5 janë te gatshme të dalin në pro testë, pasi kanë fr ikë se u hiqen njerëzit nga puna, apo arsye të tjera.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur drejtuesit e përkohshëm të 10 prokurorive në të gjithë vendin, pozicione të cilat ende nuk janë plotësuar për shkak të procesit të Vetingut në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Këshilli vendosi me votë unanime të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Abaz Muça, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat dhe të lejojë kandidatin (Abaz Muça) të vijojë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Mat.
Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi unanimisht për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Gentian Stoja, kandidat për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Me votë unanime, Këshilli vendosi për 9 (nëntë) caktime të përkohshme për një periudhë tremujore, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, si vijon:
Z. Albert Murçaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;
Znj. Irena Çunoti, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë;
Znj. Afërdita Ndoi, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
Z. Ludovik Dodaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
Z. Lorenc Mërkuri, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Sarandë;
Z. Asllan Bajramaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Përmet;
Z. Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Vlorë;
Z. Erion Çela, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë;
Z. Gjon Fusha, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
Bazuar në nenet 14 dhe 33 të Ligjit Nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me 9 vota pro dhe 1 kundër (z. Vatë Staka), të caktojë përkatësisht Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, që do të shërbejnë si zyra prokurorie për kryerjen e praktikës profesionale për 23 kandidatë magjistratë në profilin “prokuror”, për vitin akademik 2021-2022, dhe të caktojë magjistratët prokurorë udhëheqës për periudhën korrik 2021- qershor 2022, për kandidatët për magjistratë, profili “prokuror”, për vitin akademik 2021-2022.
Magjistrati prokuror udhëheqës bën vlerësimin etik dhe profesional të secilit kandidat magjistrat, profili prokuror, duke u bazuar në kriteret dhe nivelet e vlerësimit, të përcaktuara në ligj.
Pasi u njoh me raportin e përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi miratimin e Raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokurorit Endrit Bimi. Një kopje e këtij Raporti i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Në përfundim të seancës plenare, Këshilli caktoi me short z. Bujar Sheshi, si relator për procedurën e ngritjes në detyrën e drejtuesit, të prokurorit Ludovik Dodaj, kandidat për vendin vakant të Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, i cili rezulton të ketë përfunduar procesin e verifikimit nga ana e Këshillit.
Viti i ri shkollor do të nisë dy javë përpara datës zyrtare. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila ka sqaruar se ky vendim është marrë me qëllim që të rikuperohen të gjitha mangësitë nga mësimi online. Por, ministrja ka theksuar se ky plan do të zbatohet në varësi të nevojave specifikave që do të ketë çdo shkollë.
“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur edhe mangësira në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivisht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi. Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona. Ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore”, u shpreh Kushi.
Ndër të tjera Kushi është shprehur se është bërë një punë e madhe për të afruar sistemin arsimor me atë të vendeve më të zhvilluara. Kushi theksoi se ndryshimet e mëdha që po pëson arsimio janë të mëdha, si në teknologjinë e mësimdhënies, ashtu edhe në tregun e punës dhe marrëdhëniet sociale. Për të përballuar këto ndryshime sipas Kushit duhen mësues të aftë. Pikërisht këtu qëndron sfida më e madhe sipas ministres, te përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja.
“Për zbatimin e kësaj kurrikule, peshën më të madhe e kanë mësuesit tanë, prandaj zhvillimi profesional i tyre është shumë i rëndësishëm. Sfida e përbashkët është që t’u përgjigjemi ndryshimeve që ndodhin në kohën e duhur dhe mekanizmat më efiçiente, dhe gjithmonë duke mos bërë kompromis për cilësinë. Për të pasur nxënës të mirë, neve na duhen mësues të aftë. E gjithë sfida dhe puna jonë duhet të fillojë nga zhvillimi, përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja”, tha Kushi.