Lajmi i fundit

Nuk ju mundësuar udhëtimi, 42-vjecarja rr eh punonjësen e kompanisë ajrore në Rinas

G oditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arr estohet në fla grancë 42-vjeçarja.

Specialistët për He timin e K rimit në Kom isariatin e Po licisë Rinas bënë arre stimin në fla grancë për veprën p enale “Go ditja për shkak të d etyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe.

Arre stimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka go ditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Materialet i kaluan Pr okurorisë së Rrethit Gjy qësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Nuk ju mundësuar udhëtimi, 42-vjecarja rr eh punonjësen e kompanisë ajrore në Rinas Read More »

Shirat e dendur shkaktojnë përmb ytje dhe në Kosovë

Një shi intensiv dhe i shoqëruar edhe me rr ufe ka përfshirë Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës.

Në një video të publikuar nga Klan Kosova, shihet se reshjet e dendura kanë shkaktuar edhe ka os.

Siç edhe shihet në video vërshimet kanë shkaktuar përmb ytjen e rrugëve.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuat për mot të paqendrueshëm.

Shirat e dendur shkaktojnë përmb ytje dhe në Kosovë Read More »

Këngëtari i njohur harron cantën me euro në një piceri në Vlorë, ja cfarë bëri pronari…

Gazetari vlonjat Enrik Mehmeti shkruan se një këngëtar i njohur shqiptar ka harruar çantë me një shumë të madhe monetare në një piceri në Vlorë.

Por pronari i saj ka bërë një gjest të madh.

Ai ka gjetur kontaktet dhe ia ka dorëzuar të gjitha paratë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mehmeti, në një postim në rrjetet sociale por duke mos bërë të ditur emrin e këngëtarit.

“Shpendi, pronari i Piceri “Hera” në Vlorë, gjeti një çantë me mijëra euro që e kishte harruar dikush në biznesin e tij. Falë dokumentave zbuloi pronësinë e çantës ku pas kërkimeve në rrjete sociale arriti ta kontaktonte dhe më pas ta dorëzonte te personi që e kishte harruar.Pronari i çantës, me shumën e madhe monetare, është një këngëtar i njohur Shqiptar. Njerëz të tillë si Shpendi ,janë vlerë për Shqipërinë”, shkruan gazetari./noa.al

Këngëtari i njohur harron cantën me euro në një piceri në Vlorë, ja cfarë bëri pronari… Read More »

‘Anderr Zgjanderr’ e At Zef Pllumit në kalanë e Kaninës

A nuk ndodh ndonjëherë që edhe një ujk bëhet mik i njëriut…!
Të miqësohen, të bashkëjetojnë, të kujdesen për njëri tjetrin…!
Ndodh…!
Ndodh që edhe një zog, që më vonë bëhet një pulë, t’bëhet zemra e përbashkët e njeriut…!
Edhe një mace, edhe një insekt bëhen dashuri, bëhen ndjenjë, bëhen gëzim për njeriun…!
Por ndodh, që edhe njeriu për njeriun bëhet ujk, bëhet shtazë siç mund të bëhet edhe kafshë…!
Mesazh i fortë, dri thërues e i dhi mbshëm na u përcollë sonte në mbrëmje nga Arben Derhemi me monodramën “Anderr Zgjanderr” e At Zef Pllumit…! Shoqëruar mrekullisht në piano nga Aulon Naçi nën muret e gurtë të kalasë së Kaninës.
Ishte iniciativa e doktorit të mirënjohur Skënder Brataj, shoqata Kanina dhe Bashkia Vlorë që mundësuan këtë aktivitet mbresëlënës.
Interpretim tr onditës, emocione, lot, duartrokitje, art i vërtetë da lldisur nga imazhi magjik i qytetit e freskia e shumëdëshiruar e malit…!
Eh ç’është njëriu, rrno për me tregue…!/ Genc Demiraj

‘Anderr Zgjanderr’ e At Zef Pllumit në kalanë e Kaninës Read More »

Së shpejti premiera më e re në Teatrin ‘Petro Marko’, komedia ‘Jetët private’

Ata do të kthehen plot mall në takimin e ndërsjelltë e të vonuar ndërmjet tyre…!
Aktorët me publikun dhe publiku me teatrin e tij…!
Do të takohen shumë shpejt, në javën që vjen, në tempullin e shenjtë të teatrit “Petro Marko” me komunikimin e tyre të kahershëm ndjesor dhe emocional nëpërmjet artit të tyre, teatrit…!
“Jetët Private”, është komedia e britanikut Noel Coward që regjisorja Eliona Thomaraj do të sjell për ju në ditët në vijim, në një koncept e trajtim fin. Me një cast profesionistësh të aktrimit që mjeshtërisht shfaqin lojën brilante të tyre si Artan Islami, Loredana Gjeçi, Margent Caushi, Matilda Avduli e Gentian Këllçiu dhe mbështetur po aq mjeshtërisht nga kompozitori Artur Dhamo e skenografi Drini Shehu…!
Privatësia e “Jetëve Private” do të na bëhet publike javën që vjen, ndaj po punohet fort në skenën e teatrit tonë, që në takimin e munguar e të shumëpritur, publikut ti dhurohet sa më shumë kënaqësi, emocion, gëzim e freski arti…!
Që nga sot, numërimi ka filluar mbrapsht… 8,7,6…
Të gjithë kemi nevojë për teatrin, ndaj…
@ejaninëteatër…!

/Genc Demiraj

Së shpejti premiera më e re në Teatrin ‘Petro Marko’, komedia ‘Jetët private’ Read More »

Mediat nxjerrin foton e shqiptares së zhd ukur pas përmb ytjeve ka tastrofike në Gjermani: Kush e ka parë Dianën?

Një shqiptare rezulton e zhd ukur pas përmb ytjeve ka tastrofike që ndodhën në Gjermani.

Mediat në Gjermani kanë nisur të publikojnë fotot e personave që rezultojnë të h umbur.

Sot, në listën e personave që mungojnë, që nuk po kontaktohen dot, është edhe një zonjë shqiptare e quajtur Diana Janko, 60 vjeçe, nga Këlni.

Atë e kërkon Grigor Nikolla, 40 vjeç, nga Shqipëria, i cili e ka pasur bashkëbisedimin e fundit me të me video në Facecook disa ditë më parë.

“Nuk mund ta arrij më, ne flisnim me njëri-tjetrin çdo ditë në video-thirrje në Facebook. Ajo nuk më telefonon më, informacioni im i fundit ishte se ajo donte të shkonte në spital,” ka thënë ai.

Nuk dihet lidhja midis tyre, por në fotografinë e dhënë nga z. Nikolla ata janë të përqafuar.

Mediat nxjerrin foton e shqiptares së zhd ukur pas përmb ytjeve ka tastrofike në Gjermani: Kush e ka parë Dianën? Read More »

E papritur/ Agron Shehaj largohet nga Kuvendi Kombëtar i PD

Agron Shehaj largohet nga Kuvendi Kombëtar i PD. Ndonëse ishte drejtues politik në Tiranë dhe i ishte parashikuar të mbante fjalim ka refuzuar dhe nuk do të flas.

Kujtojmë se Agron Shehaj ishte një nga kandidatët hu mbës përballë Bashës në zgjedhjet për kryetar në Partinë Demokratike.

Kuvendi Kombëtar i PD-së nisi mbledhjen rreth orës 11:00. Delegatët janë ftuar të miratojnë propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut. Këto punime janë duke vijuar ende dhe pritet të votohet edhe zgjedhja e 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, mandati i të cilit u ndërpre para kohe.

E papritur/ Agron Shehaj largohet nga Kuvendi Kombëtar i PD Read More »

Rama mbledh plehrat në Vlorë: ‘Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë para se të lindin dielli’

“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i heqin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp.” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, teksa ka shpërndarë një video ku shihet duke mbledhur mbeturinat në një fushë sporti në qytetin e Vlorës.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka pasur ‘përpl asje’ në distancë me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, ku një ndër kritikat është bërë edhe gjendja e qytetit me mbeturinat.

Pasi mblodhi të gjitha mbeturinat e hedhura përtokë, tha se është turp që turistët shqiptarë dhe të huaj të shohin mbeturina përtokë, ndërsa pavarësisht se nuk iu drejtua drejtpërdrejt, shënjestroi kryebashkiakun Leli në mesazhin e tij./Noa.al

Rama mbledh plehrat në Vlorë: ‘Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë para se të lindin dielli’ Read More »