Lajmi i fundit

Komedia ‘Jetët private’ këtë fundjavë në Teatrin ‘Petro Marko’

Pas 15 muajsh të vështirë pandemie tetari Petro Marko në Vlorë ka hapur dyert për këtë sezon turistik .
Ditën e premte në skenën e teatrit do të performohet loja brilante e aktorëve të konfirmuar por edhe atyre të rinj e të talentuar, në komedinë romantike “Jetët private” të autorit anglez Noel COËARD.

Vepër kjo ku skenat janë të ndërthurura për t’a mbajtur spektatorin të tërhequr dhe këtë e bëjnë më së miri aktoret Artan Islami, Matilda Avduli, Margent Caushaj e Loredana Gjeçi nën regjinë e Eljona Thomaraj!

Me muzikën e Artur Dhamo dhe skenografit të mirnjohur Drini Shehu! Ditën e sotme aktorët e kësaj trupe u janë drejtuar qytetarëve vlonjatë që ditën e premte mos të mungojne, të shijojnë një mbrëmje ndryshe në qytetin tonë .

Komedia ‘Jetët private’ këtë fundjavë në Teatrin ‘Petro Marko’ Read More »

Ja cfarë ndodh te dera e shtëpisë së ish-deputeti i PDIU

Ish-deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi, babai i deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Ornaldo Rakipi, ka shpërndarë me ndjekësit në facebook disa foto nga bamirësia e bërë për festën e Ku rban Bajramit.

Rakipi në foto shihet duke the rur disa krerë bagëti dhe duke e dhuruar mi shin tek banorët e lagjes. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme njerëzit nevojtarë shihen në radhë duke pritur të marrin një qeskë me mish.

Postimi i plotë: Me lejoni qe ne emrin tim dhe te familjes tone tju uroj perzemersisht Ge zuar Kurban Bajramin.

Qofte i mbare, i begate per ju dhe Familjet Tuaja.

Ky do te jete Ku rban Bajrami i pare qe dora e Baces tone Kahramanit nuk do tju sherbeje te var ferve dhe nevojtareve.Qofsh i xhenetit babai yne i shtrenjte.

Megjithate ajo qe na frymezon eshte fakti, sa te jemi ne kete jete do vazhdojme te ndihmojme dhe gjendemi cdo personi ne nevoje sipas mundesive tona.

Pacit vetem gezime, mbaresi dhe dite te lumtura kudo ne familjet tuaja.Faxweb

Ja cfarë ndodh te dera e shtëpisë së ish-deputeti i PDIU Read More »

Në ditën e Kurban Bajramit, këngëtari shqiptar i dhuron shtëpi familjes së pastrehë

Këngëtari Labinot Tahiri, është një prej artistëve të cilët përveç angazhimeve të tij, një rëndësi të madhe u jep dhe njerëzve të cilët janë në vështirësi ekonomike.

Si çdo herë tjetër edhe sot Labinoti është përpjekur që të qëndrojë sa më afër familjeve të cilat kanë nevojë për ndihmë. Ai në ditën e Ku rban Bajramit ka bërë një tjetër dhurim bujar. Përmes një videoje në rrjetet sociale. Labi ka treguar se ai bashkë me mbështetësit e tij kanë bërë me banesë një familje.

Këngëtari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i ka falenderuar të gjithë ata persona të cilët kontribouan, teksa ka falenderuar të gjithë ndjekësit për festën e Ku rban Bajramit.

“Urime Ku rban Bajramin! Sot jemi në Kaçanik, për të ia bërë përhajër banesën e re nanës loke dhe vajzez se saj, të cilat ishin duke qêndruar jasht nëpër koridore të banesave tjera. Shqiptarë të dashur, Zoti ju bekoftë që keni ndihmuar edhe këtë rast! Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë”, shkruan Labi.

Në ditën e Kurban Bajramit, këngëtari shqiptar i dhuron shtëpi familjes së pastrehë Read More »

Lajm i fundit/ L ëkundje të rmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një lëkundje e fortë të rmeti tron diti pak çaste më parë vendin tonë.

Lëk undjet e ndjenë në zonën e Tiranës dhe të Durrësit.

Mësohet se epiqendra ka qenë në Maqedoninë e Veriut, por për shkak të thellësisë së vogël, lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë. Tërmeti ka pasur magnitudë 3.2.

Lajm i fundit/ L ëkundje të rmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra Read More »

Besimtarët myslimanë falin Namazin/ Pamje madhështore nga Sheshi Skënderbej

Besimtarët myslimanë sot kremtojnë festën e Ku rban Bajramit e njohur ndryshe dhe si “Festa e Fl ijimit”.

Herët në mëngjes me qindra besimtarë kanë mbushur Sheshin Skëndërbej, ku kanë falur edhe namazin. Gjatë faljes së Ku rban Bajramir, klerikët myslimanë kanë bërë apel për paqe, dashuri dhe dhurim ndihme ndaj personave në nevojë.

“Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin ku rban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë”, ka thënë kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.

K urban Bajrami (“Festa e Fl ijimit”) është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të fl ijoj djalin e tij si vepër e nënsh trimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se fl ijimi i tij është pranuar tashmë.

Mishi nga kafsha e fl ijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të va rfërve dhe nevojtarëve.

Besimtarët myslimanë falin Namazin/ Pamje madhështore nga Sheshi Skënderbej Read More »

Ishte mashkull por hiqej si femër, ja si ‘Klareta’ i zh vat 9 milion lekë emigrantit në Itali

Me emrin ”Klareta Shaba” dhe me foton e kësaj vajze në facebok, 29 vjeçari Eri Mulleti aku zohet se m ashtroi një emigrant shqiptar i cili jeton në Itali dhe që ju zh vaten gati 9 milionë lekë.

She njestra e tij ka besuar deri në fund se po fliste me një vajzë të interesuar për lidhje serioze, deri ditën kur udhëtoi drejt Tiranës për ta takuar, por e reja u zhd uk pa asnjë gjurmë.

He timi i nisur në Pogradec dhe i deleguar për gj ykim në kryeqytet , zbuloi se si shtetasi me inicialet A.A njohu virtualisht Klaretën të cilën për shkak të kufizimeve të pandemisë e pati të pamundur ta takonte për më tepër se një vit.

Dosja tregon se si Mulleti, një i ri në vështirësi ekonomike dhe i papunë hapi profil facebook me mbiemrin e gjyshes dhe emrin e një të njohure, fillimisht tha ai sa për lojë dhe për të parë çfarë ndodhte në boten virtuale, por që shumë shpejt e ktheu në burim të ardhurash.

“Klareta” ju prezantua emigrantit si një pronare butiku në Tiranë e më pas javë pas jave ata u lidhën virtualisht deri ditën kur ‘ajo’ i kërkoi ndihmë mbasi kishte të ëmën sëmurë.

Në komunikimet telefonike zëri i ma shtruesit imitonte zërin e një vajze.

‘Kam besuar deri në fund se po flisja me një femër’ thotë në den oncim emigranti i cili pas kërkesës së parë , u tregua i gatshëm dhe dhuratën e parë me vlerë 400 euro ja nisi në emër të të ëmës.

Më tej nëna dhe gjyshja e ma shtruesit tërhiqnin shumat në llogaritë e tyre respektive- mbasi i riu ma shtrues i njoftonte se ia kishte nisur një shok.

Por kur emigranti u kthye në Pogradec dhe u përpoq ta takonte Klaretën ajo bllo koi çdo k anal komunikimi , çka e ka bindur atë se çdo gjë ishte një ma shtrim dhe ai duhej të shkonte në po lici.TCh.

Ishte mashkull por hiqej si femër, ja si ‘Klareta’ i zh vat 9 milion lekë emigrantit në Itali Read More »

Aeroporti i Rinasit apel qytetarëve, ja për çfarë bëhet fjalë

Aeroporti “Nënë Tereza” në një njoftim për qytetarët bën apel që këta të fundit të paraqiten në aeroport të paktën 3 orë përpara udhëtimit, pasi është rritur fluksi i pasagjerëve që udhëtojnë në këto ditë të sezonit veror.

Sipas TIA-s, kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport

Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta, dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin,

Tirana International Airport

Aeroporti i Rinasit apel qytetarëve, ja për çfarë bëhet fjalë Read More »

Mjeku Tritan Kalo feston sot ditëlindjen, Kryeministri Rama i bën dhuratën e vecantë

Tritan Kalo ka qenë një nga mjekët kryesorë me kontribute të jashtëzakonshme gjatë pandemisë. Shpesh ai ka qenë edhe kritik. Por sot në krye të detyrës dhe në krah të pacientëve, Tritan Kalo, feston sot ditëlindjen. Këtë e ka zbuluar vetë mjeku i njohur përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Kalo ka ndarë me miqtë e tij dhe jo vetëm, disa fotografi ku zbulon edhe dhuratat që ka marrë me rastin e 66-vjetorit të lindjes. Nga fotot vihet re se ai ka marrë disa buqeta me lule nga kolegët. E gjithashtu nuk ka munguar as shishja e verës e dhuruar nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Bashkëngjitur me fotot, mjeku shkruan se edhe pse vitet po kalojnë, ai ndihet po aq energjik dhe i motivuar për të kontribuar në çdo sekondë të jetës së tij me punë.

“Kohë kovidiane….19.07.2021…..65 vite të jetuara me 40 vitet e pathosit të ushtrimit të profesioni fisnik të MANTELBARDHIT, janë shumë dhe pak njëkohësisht….. Krahas qindra e qindra urimesh për shëndet të plotë e vijimësi të kontributit tim në përkujdesjen ndaj të sëmurëve, mora edhe disa kujtime kuptimplote për këtë ditë të shënuar të jetës sime…..Sot në hapin e parë të vitit të 66 të jetës ndihem po aq energjik dhe i motivuar, për të kontribuar në çdo sekondë të jetës sime me Punë, Profesionalizëm dhe Përkushtim në ruajtjen dhe në cilësimin e jetës së të gjithë atyre që i mirëbesojnë njohurive dhe aftësive të mia….Together forever!!!!”, shkruan Kalo.

Mjeku Tritan Kalo feston sot ditëlindjen, Kryeministri Rama i bën dhuratën e vecantë Read More »