Lajmi i fundit

Boksieri shqiptar kualifikohet në gjysëmfinale,flamuri kuqezi valëvitet në mes të Beogradit

Boksieri shqiptar Alban Beqiri ka valëvitur flamurin kuqezi në mes të Beogradit, ku po zhvillohet kampionati i boksit.

Beqiri është kualifikuar në gjysëmfinale e me pak fat mund të bëhet kampion.

Boksieri kuqezi ka mposhtur rivalin jordanez, Zeyad Eashash dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të boksit, në kategorinë deri në 71 kg.

Beqiri e dominoi totalisht takimin, duke dalë triumfues nga ringu. Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, triumfoi me rezultatin 4-1.

Kujtojmë se kampionati në Beograd është mbajtur në kulmin e polemikave, ku sportistët e Kosovës nuk janë lejuar që të marrin pjesë në garë.

Boksieri shqiptar kualifikohet në gjysëmfinale,flamuri kuqezi valëvitet në mes të Beogradit Read More »

Lajm i fundit/ Përl eshje me th ika mes shoferëve

Përle shje mes shoferëve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur te shkolla “Fan Noli”, pranë Pro kurorisë së Përgjithshme.

Burime për Noa.al bënë me dije se në ko nflikt janë përfshirë dy shoferëve të furgonave që transportojnë nxënësit.

Fillimisht ka pasur gri ndje me gr ushta e shk elma. Por, më pas është nxjerrë dhe thi ka. Njëri prej shoferëve është pla gosur, ndërsa shkak i ngjarjes mësohet se është zën ia e rrugës.

Në vendngjarje ka shkuar pol icia që ka kapur aut orët dhe ka normalizuar tra fikun e gjatë të automjeteve.

Po punohet për zbardhjen e ko nfliktit.

Lajm i fundit/ Përl eshje me th ika mes shoferëve Read More »

Ak sident, makina përp las kalimtaren

Ak sident te ‘Rruga e Kavajës’.

Një kalimtare është përpl asur nga një automjet tip “Benz”.

Sipas burimeve nga vendngjarja gruaja, e cila ka mbetur e pla gosur, ndodhet në gjendje të rën dë shëndetësore ndërsa pranë saj kanë mbërritur edhe mjekët e autoambulancës.

Ende nuk dihet identitieti i gruas së palg osur dhe as shoferit që drejtonte makinën “Benz”.

P olicia po punon për zbardhjen e rrethanave të aks identit.

Ak sident, makina përp las kalimtaren Read More »

Premtimi i Ramës/ Taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë

Duke nisur nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, do të ketë zero taksë për pagat deri në 400 mijë lekë. Kryeministri Edi Rama e bëri të ditur këtë vendim përmes një postimi në ‘Facebook’.

Më 15 mars të këtij viti, Rama e paralajmëroi vendimin gjatë fushatës zgjedhore ku prezantoi programin e Partisë Socialiste për të fituar mandatin e tretë.

Ndonëse Rama më herët theksoi se ky vendim do të hynte në fuqi që në 1 janar të 2022-it, tashmë do të shtyhet për në korrik.

“Në 1 janar të 2022 për të gjithë ata që marrin pagë nga 300-400 mjë lekë në muaj, do të kenë taksë zero mbi pagën”, – tha Rama në mars të këtij viti.

Premtimi i Ramës/ Taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë Read More »

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë Amerikane

Aplikimet për lotarinë amerikane përfundojnë më datën 9 nëntor. Teksa kanë ngelur dhe 9 ditë nga afati i fundit i aplikimeve, ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e interesuar.
Përmes një postimi në facebook ambasada bën me dije se do të s’kualifikohen nga gara të gjithë ata që aplikojnë dy herë.

“Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm një aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov”, shkruan ambasada.

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë Amerikane Read More »

Nuk jua merr mendja se kush është konkurenti që hyn sot në Big Brother

Ditën e djeshme në një video në Instagram Arbana Osmani dhe Sara Hoxha zbuluan se ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother do të futet një konkurrent i ri dhe bëhet fjalë pikërisht për një djalë.
Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se bëhet fjalë për Olsin e Big Brother 1.

Ai ka bërë mjaft bujë me lidhjen me Noçen si dhe braktisjen live nga e dashura e tij Lusi atëherë. Pas së cilës Olsi vazhdoi lidhjen me Noçen qetësisht edhe disa kohë pas përfundimit të spektaklit.

E tashmë pas shumë vitesh ai ka vendosur ti rikthehet të njëjtës eksperiencë.

Nuk jua merr mendja se kush është konkurenti që hyn sot në Big Brother Read More »

A k sident i r ëndë rrugor në autostradën Vlorë-Fier

Një ak sident i rë ndë rrugor ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një “Range Rover” është përpl asur me kamion, dhe është përmb ysur në anë të rrugës.

Burime zyrtare nga po licia bënë me dije se automjet me drejtues me inicialet shtetasin V. H është përpl asur me automjetin tip kamion me drejtues shtetasin me inicialet Xh. K., dhe për pasojë është dë mtuar lehtë pasagjeri në automjetin tip “Range Rover”, shtetasi H. S. Në vendngjarje shkuan forcat e pol icisë për të zbardhur dinamikën.

A k sident i r ëndë rrugor në autostradën Vlorë-Fier Read More »

Pak ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Serbi, Flamuri i Shqipërisë dhu nohet nga një grup të rinjsh

Flamuri i Shqipërisë është dhu nuar në Serbi, në afërsi të selisë së ambasadës së Shqipërisë në Beograd. Kanë qenë një grup të rinjsh ata që kanë he qur flamurin kuqezi nga Ambasada e Shqipërisë në Serbi, pak ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në këtë vend.

Vizita e Ramës në Beograd do të bëhet në kuadër të procesit të Ballkanit të Hapur, ku ishte parashikuar të mbahej një takim trepalësh mes tij, Vuçiç dhe Zaev. Dorëheqja e këtij të fundit vë në pikëpyetje mbajtjen e këtij takimi.

Rama dhe Vuçiç nga ana e tyre u takuan sot në Skoci, në kuadër të samitit të klimës që po mbahet në këtë vend, dhe kanë folur padyshim dhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, pas zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë dhe Maqedoni.

Pak ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Serbi, Flamuri i Shqipërisë dhu nohet nga një grup të rinjsh Read More »