Lajmi i fundit

Djali i Sokol Olldashi kundër Bashës: ‘Të inkurajojmë mendimin ndryshe, sepse ajo na bën vërtetë demokratë’

Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit Sokol Olldashi, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së FRPD-së, ka folur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga Sali Berisha në 11 dhjetor.
Ai u shpreh se ky Kuvend mund të mblidhet sa herë i do qejfi nëse ka firmat e nevojshme, kështu që nuk ka përse të shkohet në gjykatë.

“Fatmirësisht statuti ka parashikuar dhe situatat e jashtëzakonshme. Kuvendi mund të mblidhet sa herë i do qejfi nëse janë firmat. Kështu që nuk ka arsye përse të shkohet në gjykata”, tha Olldashi në Fax News.

Përsa i përket vendimit të Bashës për zgjedhje të reja në FRPD, ai tha se vendimet nuk merren me statuse në facebook, sepse ka statut.

“Forumi nuk ka marrë asnjë kosto. Kemi statut. Nëse vendimet do merreshin me statuse në Facebook, atëherë nuk do të ishim më parti por fondacion. Nuk besoj se arsyetimi për këtë vendim është i drejtë, sepse sidomos ne PD nuk mund të ndëshkojmë mendimin ndryshe në parti. Prandaj duhet të inkurajojmë mendimin ndryshe, sepse ajo na bën vërtetë demokratë”, u shpreh ai.

Djali i Sokol Olldashi kundër Bashës: ‘Të inkurajojmë mendimin ndryshe, sepse ajo na bën vërtetë demokratë’ Read More »

Çmimet e kafesë dhe restoranteve shtrenjtohen, ja sa kushton tashmë

Të shkosh në një bar, apo restorant po bëhet çdo muaj e më e shtrenjtë.

INSTAT raportoi se rritja e çmimeve në këto dy ambiente mjaft të frekuentuara nga shqiptarët (sidomos baret) ka vijuar edhe në muajin tetor.

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin vjetor, për kategorinë e Kafe – restorante (catering), ishte 1.9% në tetor. Kjo është rritja më e lartë vjetore e çmimeve që prej fundit të vitit 2014.

Shtrenjtimi i kostos së kafesë së importuar dhe i sheqerit është arsyeja kryesore që ka ndikuar në këtë tendencë. Prodhuesi më i madh në botë i kafesë, Brazili, është goditur me një nga thatësirat më të këqija të vendit në gati një shekull, sipas “Wall Street Journal” dhe kjo ka reflektuar çmimin e kafesë kudo në botë. Gjithashtu, thatësirat kanë ndikuar edhe në prodhim më të ulët të grurit dhe si pasojë, çmimi i tij në bursë është rritur. Tashmë, globalisht çmimet e produkteve të grurit si mielli, buka, pastat janë në rritje.

Edhe rritja e produkteve të tjera ushqimore po ndikon në çmime më të larta për ushqimet që serviren në restorante. Orizi, makaronat, vaji, të gjitha kushtojnë më shtrenjtë.

Sipas një vëzhgimi të mëparshëm të Monitor, në kryeqytet, çmimi i kafesë në bare është rritur mesatarisht me 10 apo 20 lekë, psh nga 70 në 80 apo 90 lekë, apo në 100 lekë (nga 80 apo 90 lekë më parë..

Enri Jahaj, i cili Drejton Shoqatën e Bareve dhe Restoranteve, tha se çmimi i kafesë në bare dhe restorante ka vend për rritje të mëtejshme, pasi sipas tij, Shqipëria ka nivelet më të ulëta të produktit në rajon. Ai tha se aktualisht në rajon, 1 kafe në bare kushton minimumi 1 euro, prandaj edhe në Shqipëri çmimi do të shkojë drejt këtij standardi. Jahaj pohon se kafeja është një produkt tërësisht importi, ndaj rritja e çmimeve në tregjet e huaja reflektohet menjëherë edhe në tregjet vendase/ Monitor.

Çmimet e kafesë dhe restoranteve shtrenjtohen, ja sa kushton tashmë Read More »

Takim me rektorët, ja cfarë diskutoi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në mbledhjen e radhës të Komitetit të përbashkët të Politikave të Arsimit të Lartë, me rektorët në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në këtë mbledhje mësohet se është diskutuar për ecurinë e ndërkombëtarizimit të universiteteve, për të cilën qeveria thotë se ka nënshkruar së fundmi 20 marrëveshje të reja bashkëpunimi dhe janë në proces të 30 marrëveshjeve me universitete prestigjioze ndërkombëtare.

Në fokus të takimit ishte edhe buxheti për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2022, hapja e programeve të doktoraturave, si dhe projektet e reja të kërkimit shkencor.

Takim me rektorët, ja cfarë diskutoi Rama Read More »

Horoskopi për ditën e mërkurë

Dashi
Sot partneri do t’ju bëjë që të qeshni pa masë, në fund të fundit ka bërë gjithçka për t’ju marrë një buzëqeshje dhe një ledhatim. Mos hezitoni. Beqarët duhet të vendosin me kujdes para se të hedhin hapa më tej. Gjendja e financave do jetë delikate për shkak të shpenzimeve.

Demi

Perspektiva të mira për një kërkesë të dërguar prej kohësh: zgjidhja është afër ndaj bëni dhe pak durim. Shumë mirë për gjithçka që i takon dashurisë. Beqarët duhet t’i shprehin sa më shpejt ndjenjat se përndryshe do e humbin atë që pëlqejnë. Në planin financiar duhet të jeni më të organizuar.

Binjakët

Advertisements

Mos e kushtëzoni veten, por përpiquni të jeni sa më e lirshme në prani të partnerit. Përpiquni të shkoni përpara në rrugën tuaj për të marrë fryte të mira. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do munden ta ndryshojnë statusin. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj.

Gaforrja

Mos i jepni motive partnerit për t’ju kritikuar, nëse po jetoni një dashuri të bukur ruajeni si sekret të madh për vete. Beqarët do kenë ndryshime rrënjësore pas një takimi të papritur që herët në mëngjes. Në planin financiar gjendja do vi duke u përmirësuar.

Luani

Kini kujdes ndaj një personi që nuk është aspak i sinqertë. Mos i besoni. Disa prej jush do të jetojnë momente vërtet speciale dhe të paharrueshme përkrah njeriut të zemrës. Beqarët do kenë takime interesante, por nuk do duan të hedhin hapa të rëndësishëm përveç njohjes. Në planin financiar tregoni kujdes.

Virgjëresha

Mos kini frikë, sot do të keni mundësi të mira për t’i bërë shumë përshtypje partnerit me një dozë të mirë suksesi, do ju komplimentojë. Beqarët sado që do e kërkojnë princin e tyre të kaltër nuk do e gjejnë atë. Buxheti do vazhdojë të jetë problematik.

Peshorja

Zemra juaj do të rrahë fort prej gëzimit dhe emocioneve, disa prej të cilave do t’ju shtyjnë të bëni hapa përpara lidhur me marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do lodhen duke kërkuar dashurinë e jetës, por nuk do arrin ta gjejnë. Çështjet financiare do kërkojnë më shumë maturi dhe përkujdesje.

Akrepi

Mos i mbani mëri partnerit edhe nëse është treguar pak i ashpër me ju kohët e fundit. Mundohuni t’ia ktheni me një buzëqeshje, pasi gabime ndaj partnerit keni dhe ju. Beqarët do realizojnë disa takime dhe personat do ju duken interesantë. Në planin financiar vështirësitë do jenë të mëdha.

Shigjetari

Do të vonoheni shumë në një rast të rëndësishëm dhe partneri do ju kritikojë. Por sensualiteti juaj do ta zbusë atë pasi do e justifikojë mjaftueshëm vonesën. Beqarët do ndihen të lirë të bëjnë ato që duan. Do kenë disa takime. Gjendja financiare do jetë e konsoliduar.

Bricjapi

Sot do t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm lidhur me marrëdhënien tuaj në çift dhe atë duhet ta përballoni vetëm pasi të keni qartësuar me veten objektivat që do të ndërmerrni. Beqarët do kenë mjaft komplekse dhe nuk do dalin me personat nga të cilët do marrin ftesa. Financat do jenë të mira.

Ujori

Të reja të mira financiare e ekonomike për të lindurit ditën e hënë, të martë dhe të enjte. Për të dashuruarit paraqitet një ditë e qetë dhe momente të bukura përkrah partnerit. Beqarët nuk duhet të nxitohen për fillimin e një lidhjeje pa e njohur mirë personin. Në planin financiar tregohuni të logjikshëm.

Peshqit

Do të gjeni mijëra motive për t’u “shëruar” nga stresi i akumuluar që keni përjetuar gjatë kësaj kohe në çift. Do të ndiheni të rilindur dhe të tjerët do t’ju admirojnë. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do realizojnë takime interesante. Buxheti do jetë i kënaqshëm dhe për shpenzime.

Horoskopi për ditën e mërkurë Read More »

Futbolli shqiptar në zi/ Nd ahet nga jeta ish-portieri i Kombëtares

Është nd arë nga jeta ish-portieri i Kombëtares dhe Skënderbeut, Mihallaq Kita.

Lajm i tr ishtë është bërë i ditur nga miku i tij, dhe ish-kolegu i tij në fushë, Zeni Çela.

Kita njihet për kontributin e tij të çmuar në gjetjen e talenteve të rinj, që ndihmuan ekipin e Skënderbeut për dekada të tëra në futboll.

Ish-portieri cilësohet si një prej ikonave të futbollit korçar.

Futbollisti Çela risjell në vëmendje kujtime nga karriera e ish-portierit të ndjerë, ndërsa kujton me nostalgji vitet e arta për të dy futbollistët.

Ai ka kërkuar nga klubi sportiv Skënderbeu dhe FSHF që të ndjerit Mihallaq Kita t’i akordohet titulli më i lartë.

Postimi i plotë:

Sot, me hi dhërim mësova se ndë rroi jetë ikona e futbollit të Ekipit të Skënderbeut të Korçës dhe portieri i Kombëtares Shqiptare, Mihallaq Kita.

Ai nderoi Skënderbeun e Korçës dhe Ekipin Kombëtar Shqiptar ne vitet 1950 e ne vazhdim.

Për mua adoleshent, ne moshën 16 ,17 vjeçar i pasionuar pas futbollit , trajneri Tato Bimbli dhe Spiro Koca me tërhoqën ne skuadrën e pare te Skënderbeut ku u njoha me Mihallaqin.

Me ka ngelur ne kujtese një dite kur isha maturant ne Shkollën Pedagogjike Petro Nini Luarasi ne Korçë ,vjen Mihallaqi ne shkolle, me nxjerr nga mësimi dhe me thotë je zgjedhur me ekipin e pare. Me shoqëroi tek mjeku dhe ne laboratorin e analizave.

I emocionuar qe me zgjodhën te luaja futboll me skuadren e pare, krahas futbollisteve te shquar Mihallaq Kita ,Pilo Qirinxhi , Petro Mile ,Kosta Koca ,Viktor Prodani,Rapo Sholla, Niko Andrea ,Trajan Veriga etj prita me padurim fillimin e Kampionatit ku ndeshja e pare Skënderbeut i ra me Dinamon e Shkodres…
Për mua ndeshja e pare do ngelet e paharruar sepse unë adoleshenti 17 vjecar luajta me nr 7 ,sulmues i djathte realizova golin e barazimit dhe ndeshja përfundoi 2 :2. Mihallaqi pas ndeshjes me uroi, me falënderoi dhe e falënderova edhe unë sepse përveç trajnerëve Mihallaqi me mësoi truket e realizimit te golit dhe penalltive.

Faleminderit shpirtit dhe zemrës se madhe te mjeshtrit Mihallaq kita. U prehtë ne Paqe Njeriu me zemër te madhe, i sakrificës dhe mësues i palodhur për futbollistet e rinj.

Tani mbusha 85 vjet, kam përvoje si lojtar dhe trajner një jete te tere dhe mendoj dhe i sugjeroj klubit sportiv Skënderbeu dhe FSHF qe Mihallaqit ti akordohet titulli me i larte.

Futbolli shqiptar në zi/ Nd ahet nga jeta ish-portieri i Kombëtares Read More »

Lajm i fundit/ Arr estime në bashkinë e Vlorës

Arr estime në bashkinë e Vlorës.

Dy zyrtarë të Bashkisë së Vlorës mësohet se janë vënë në pr anga për ko rrupsion.

Mësohet se kanë rënë në pranga përgjegjësi i zyrës së urbanistikës, Rubin Hekurani dhe specialisti i kësaj zyre në Bashkinë e Vlorës, Klaudio Mehmetaj.

Dy të arr estuarit ak uzohen për falsifikim dokumentesh. Behet me dije se prezent prej disa ditësh ka qenë KLSH në bashkinë e Vlorës dhe në institucione të tjera të qarkut për kontrolle.

Lajm i fundit/ Arr estime në bashkinë e Vlorës Read More »

Sh err mes vajzave me do reza metalike, arr estohet njëra prej tyre

Një 26-vjeçare është arr estuar nga po licia e Tiranës, për shkak se është konf liktuar me disa vajza të tjera, dhe i është gjetur gjatë kontrollit fizik një dor ezë me talike.

“Specialistët për He timin e Kr imeve në Ko misariatin e Pol icisë Nr. 3 bënë arre stimin e shtetases A. H., 26 vjeçe si dhe u pr oçeduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe, pasi për motive të do bëta janë ko nfliktuar me njëra tjetrën. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit f izik të shtetases A. H., iu gjet një dorezë met alike e cila iu se kuestrua në cilësinë e pro vës ma teriale”, njofton zyrtarisht pol icia e Tiranës.

Sh err mes vajzave me do reza metalike, arr estohet njëra prej tyre Read More »

Punonjësi i OSHEE-së rr ëzohet a ksidentalisht nga sh tylla e t ensionit

Një ngjarje e rë ndë ka ndodhur në Himarë dyshohet se është rrëz uar aksi dentalisht nga shty lla e ten sionit, shtetasi S.P., 37 vjeç, punonjës i OSSHE-së.

Himarë
Informacion paraprak Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kuç, Himarë, d yshohet se është rr ëzuar ak sidentalisht nga sh tylla e te nsionit, shtetasi S.P., 37 vjeç, punonjës i OSSHE-së, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rr ezikut per jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Punonjësi i OSHEE-së rr ëzohet a ksidentalisht nga sh tylla e t ensionit Read More »