Lajmi i fundit

Hapet zyrtarisht Rruga e Arbërit

Hapet për qarkullim Rruga e Arbërit:
“*provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje #ShqipëriaEArdhmjaJonë #SkaKohëPërPushim ” shkruan Edi Rama.

Hapet zyrtarisht Rruga e Arbërit Read More »

Greqi/ Sheshi ‘Omonia’ ndriçohet me ngjyrën e kuqe

Sheshi “Omonia” në Greqi është ndriçuar me ngjyrën e kuqe mbrëmjen e së dielës me rastin e Ditës së Flamurit. Mbrëmjen e 28 Nëntorit dritat e shatërvanit në këtë shesh morën ngjyrë të kuqe në Nderim të Festës Kombëtare shqiptare.

Iniciativa ka qenë e kryetarit të bashkisë Kostas Bakojanis në respekt të komunitetit më të madh të emigrantëve që jetojnë në Greqi. Kjo është hera e parë që bashkia e Athinës vlerëson komunitetin shqiptar në një festë të rëndësishme për ta si ajo e flamurit.

Greqi/ Sheshi ‘Omonia’ ndriçohet me ngjyrën e kuqe Read More »

Testamenti i lënë nga babai fut në sherr dy motrat- ‘Po ik moj se ti jeton në Amerikë, ç’i do tokat’

Testamenti i lënë nga babai është bërë shkak i sherrit mes dy motrave, Fëllënxës dhe Mirjetës. Rasti është bërë publik në rubrikën “Shihemi në Gj yq”, ku motrat janë ballafaquar me njëra tjetrën.

Testament i lënë nga babai i vajzave në vitin 2006, vendosi të caktonte një pjesë tokash për vajzën e madhe, Fëllënxën. Kjo nuk funksionoi dhe Fëllënxa u detyrua të kthehej nga SHBA në Shqipëri e të thërriste Mirjetën në një seancë ndërmjetësimi.

Në vitin 2014 Mirjeta dhe vëllai, Sadeti, ndryshojnë testamentin e të atit. Ata e marrin babain e tyre në noteri kur asokohe vuante nga skleroza dhe ndryshojnë testamentin pa njoftuar Fëllënxën.

Gjatë debatit mes tyre ka pasur përplasje, akuza dhe batuta.

Fëllënxa: Në vitin 2006, babai im ka qenë me mendje të kthjellët në moshën tamam për të lënë. Meqenëse këta të dy, këtë shoqen këtu dhe atë vëllain…

Mirjeta: Unë nuk jam shoqja, po jam motra jote.

Fëllënxa: Shoqe, shoqe, për mua shoqe je ti. Unë jam njeriu i drejtë, betohem për atë Zot që s’jua kam punuar pas krahëve.

Eni Çobani: Po çfarë bëre ti, e more babain, e çove në noteri, çfarë bëre?

Fëllënxa: Babai ka ardhur në Berat në 2006 se unë jetoja atje, motra në Lushnje dhe erdhi e tha: Meqenëse djemtë kanë pasuri, kam menduar të të lë ty se këta i kam parë nga ana monetare”, mua më kishte merak dhe më la testament.

Mirjeta: Po mirë moj, edhe ne fëmijët e atij babai që të ka lënë trashëgimi ty jemi.

Fëllënxa: Je ti fëmijë e babait tim? Më merr atë që më la babai mua moj? Çfarë je ti?

Mirjeta: Po ik moj se në Amerikë je, ç’i do tokat moj? Ishte dëshira e tij se unë prindërit i kam marrë tëë jetën dhe ishte dëshirë e babait që të të linte tokën?

Fëllënxa: Atë, ti shoqe e dashur gjej vend e thuaje.

Mirjeta: Mos më thuaj shoqe mua se unë jam motra jote nuk jam shoqja.

Fëllënxa: Unë kam qenë pranë prindërve edhe kur kam qenë në Shqipëri, edhe në largësi kam qenë me zemër.

Mirjeta:Po ç’i do tokat moj motër, do i hipësh në avion e do shkosh t’i çosh në Amerikë?

Fëllënxa: Po, i dua se ishte dëshirë e babait tim për të m’i lënë mua.

Fëllënxa, për të bërë një gjest ndaj së motrës, i kërkoi të atit të shkonin në Lushnje, ku jetonte Mirjeta për të ndarë pjesën e tokës së caktuar për të, mes saj dhe motrës së vogël.

Fëllënxa: E kam ndarë me këtë shoqen. Pastaj vëllai im kishte një problem, unë për ta ndihmuar si motër e madhe, kishte një problem me lokalin në Ardenicë të Lushnjes.

Eni Çobani: Edhe toka ndodhet në Ardenicë?

Fëllënxa: Po, edhe tani se këta më nxorën fishek, ma vodhën testamentin.

Eni Çobani: Po kur e more vesh që ta prishën testamentin?

Fëllënxa: Në fund, në 2014.

Mirjeta: Po mirë moj, ishte dëshira e babait ajo, siç pati dëshirë për ty, na e la edhe neve. Moj, toka nuk merr ti motër e dashur. Hip këtu dhe shiko Stambollin, nuk merr toka ti.

Fëllënxa: Moj, mos më dërdëllit dhe mos më fol mua si e ëma e Zeqos në majë të thanës se e di çfarë të bëj apo jo?

Fëllënxa: Unë ia lashë që kjo të merresh pasi u bë përpjestimi, që të merrej zonja. Kjo s’më hapte telefonin dy vjet, unë i kam dërguar të gjitha, me lekë e me shpenzime ç’të donte kjo.

Eni Çobani: Po, që të regjistrohej prona në emrin tënd.

Fëllënxa: Po, tani çfarë ka ndodhur? Vëllai im dhe i asaj shoqes, shkon te Manastiri i Ardenicës, ku ne kemi dy dylym ullinj, i pret dhe i pret, i bën dru për të djegur e i shet. Unë e marr vesh nga kushërinjtë e mi, jo nga kjo. I bija telefonit, nuk e hapte.

Mirjeta: Epo unë ç’të bëja? Të lajmëroja ty, të fusja vëllanë brenda?

Fëllënxa: Moj, kur bën faj duhet ligj.

Mirjeta: Po vajta moj motër, denoncova. Ata më thanë vëllai yt i ka prerë. Më thanë është vëllai jot, çdo bësh? Unë do fusja vëllain në burg?

Fëllënxa: Po moj, vëllain në burg për fajin që bëri. Pse s’vajti të priste ullinjtë e tij ai, po preu të mitë? /TV Klan/

Testamenti i lënë nga babai fut në sherr dy motrat- ‘Po ik moj se ti jeton në Amerikë, ç’i do tokat’ Read More »

Arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga një person, si dhe ka proceduar penalisht katër të tjerë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasi G. P., 41 vjeç ka shkatërruar portën hyrëse më gjirin e “Kakomesë” dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private. Ndërsa katër persona të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Postimi i Policisë: DVP Vlorë/ Vihet në prangat e policisë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasi F.H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, bënë ndalimin për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, e shtetasit G.P.,41 vjeç,banues në Nivicë, Himarë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, sepse ka shkatërruar portën hyrëse në gjirin e “Kakomesë”, dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private. Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, u procedua penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” shtetasi M.C.,37 vjeç, banues në Vranisht-Himarë, pasi ka goditur një shtetase.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale” Pushtimi tokës” shtetasi L.L.,75 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, pasi ka bërë kallëzim penal shtetasi H.B, banues në fshatin Dhërmi, se i ka zaptuar pronën, në lagjen “Kallam” Dhërmi.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” shtetasi K.N.,31 vjeç, banues në Bamatat, Delvinë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi F.D., banues në Kopaçez, Delvinë, pasi ky shtetas e shqetëson në telefon me numër të fshehtë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arrestohet 41-vjeçari në Vlorë Read More »

Deputeti uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka uruar në grupin e Whatsapp të komisionit parlamentar ku bën pjesë Ditën e Pavarësisë me një flamur ku shihet dhe portreti i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Deputetët e PD, më konkretisht Enkelejd Alibeaj, e ka quajtur këtë urim si një turp, e në një postim në rrjete sociale thotë se duhet urgjentisht të bëhet dekomu nistizimi i shoqërisë shqiptare. Nga ana tjetër, reagimeve, Çela i është përgjigjur me fjalët “Rrituni për Shqipërinë që duam!”. D ebati ka eskaluar më tej, kur ndaj kritikave të deputetëve, Bujar Çela përgjigjet tekstualisht: “Më rruan leshtë kush s’me njeh mua dhe kohën!”

Për më tepër lexoni bisedat poshtë:

Postimi i Alibeajt: Ja se cfare poston Bujar Cela, deputet i PS, si urim per diten e pavaresise se shqiptareve: flamurin e shqiptareve me foton e diktatorit permbi te! Ia ktheva pergjigjjen une dhe koleget e mi deputete te PD! E pra komunizmi, kjo fare e keqe, i ka rrenjet shume te thelle! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqerise shqiptare! TPZ

Deputeti uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës Read More »

Skandal ra cizmi nga tifozët e ish-skuadrës së Andi Lilës me mbrojtësin që luan për Greqinë

Historia përsëritet. Një tjetër shqiptar i cili ka zgjedhur të luajë për Greqinë, e sheh veten të përfundojë vi ktimë e thirrjeve ra ciste kundër tij në stadiumet greke.

Lazaros Rota, mbrojtësi 24-vjeçar me origjinë shqiptare, prej disa vitesh ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë dhe ka luajtur me kombëtaren e madhe dy ndeshje deri tani. Por për tifozët grekë duket se është ende problem origjina e tij dhe dje në stadiumin ku për shumë vite ka qenë i shtëpisë një emër i njohur i përfaqësueses shqiptare si Andi Lila, nuk janë kursyer thirrjet rac iste ndaj shqiptarit i cili luan me AEK të Athinës.

Fye rje pa fund e mes tyre edhe ato “shqiptar m…” kanë vërshuar nga tribunat në fund të sfidës, siç tregohet në këtë video”, teksa Rota po largohej nga fusha. Një situatë të cilës ai i është përgjigjur me qetësi, duke i duartrokitur dhe në fund duke i kujtuar edhe rezultatin si kishte përfunduar sfida.

Skandal ra cizmi nga tifozët e ish-skuadrës së Andi Lilës me mbrojtësin që luan për Greqinë Read More »

Ak sident në Itali,24-vjeçari shqiptar h umb jetë

Një ak sident i rën dë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Një 24-vjeçar shqiptar nga Durresi ka hu mbur kontrollin e mjetit me të cilin po lëvizte dhe si pasojë është përpla sur fort me bordurën anësore të rrugë, duke gjetur kështu vd ekjen e menjëhershme.

Bëhet fjalë për shqiptarin Florenc Kasa, i cili po kthehej për në shtëpi, teksa makina e tij u përp las me bordurën në pjesën e autostradës. Në vendngjarje mbëritën menjëherë ambulanca dhe forcat zja rrfikëse, por për të riun ishte tepër vonë. Zja rrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë punuar për orë të tëra për të nxjerrë trupin e tij nga mjeti.

Ak sident në Itali,24-vjeçari shqiptar h umb jetë Read More »

Shoferi ‘tapë’ ngatërron rrugën dhe përfundon në trotuar

Një aks ident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se drejtuesi i mjetit i cili raportohet se ka qenë në gjendje të d ehur, ka hum bur kontrollin e makinës tip “Mercedes Benz” dhe ka përfunduar në tr otuar.

Në rrugë, fatmirësisht nuk ka patur njerëz, të cilët mund të ishin lë nduar. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Po licia e cila ka bërë të mundur edhe arr estimin e drejtuesit të mjetit.

Shoferi ‘tapë’ ngatërron rrugën dhe përfundon në trotuar Read More »