Lajmi i fundit

H umb jetën në një taksi biznesmeni i njohur, ishte nisur për një takim (emri,foto)

Ka hu mbur jetën në Tiranë, ku jetonte prej 15 vjetësh, Luigi Nidito, ish-politikan nga Prato, Firenze, në vitet ’80 këshilltar komunal e bashkiak për Partinë Social Demokrate, së fundmi menaxher dhe redaktor i aktiviteteve të shumtë në Shqipëri. Nidito, 75 vjeç, një nga themeluesit e TV Prato më 1978, u ndje k eq dje teksa ishte në një taksi, me të cilën po shkonte në një takim.Fatke qësisht, ndërhyrja e urgjencës nuk mundi të bënte asgjë.

Ndonëse jetonte prej kohësh në Shqipëri, Nidito nuk i kishte shkëputur li dhjet me Praton dhe Toskanën, ku kthehej shpesh për shkak të aktiviteteve si sipërmarrës ose si referent i shoqatave italo-shqiptare.

Banonte në Tiranë me gruan Simona dhe familjen. Në Shqipëri themeloi të parin Lyons Club (tani janë katër) dhe Confimi Albania (degë e Confindustria). Ka qenë edhe zëvendëspresident i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri. ‘Shumë herë kemi organizuar iniciativa dhe Luigi ishte një urë midis Pratos e Tiranës’, tha kryebashkiaku i Pratos, Matteo Biffoni. ‘E kujtoj gjithmonë si njeri përherë të l idhur me qytetin tonë’.

H umb jetën në një taksi biznesmeni i njohur, ishte nisur për një takim (emri,foto) Read More »

30 vjeçari në gjendje të de hur bie nga kati dytë i banesës

Në gjendje të de hur bie nga kati dytë i banesës.

Ngjarja ndodhi në Kamzë, në rrugën “Adriatik”, duke qenë në gjendje të de hur, dy shohet se është vetëhe dhur nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasi E. L., 30 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rre zikut për jetën.

Grupi het imor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

30 vjeçari në gjendje të de hur bie nga kati dytë i banesës Read More »

Hyn në fuqi vendimi, rritet paga minimale në Shqipëri

32 mijë lekë do të jetë paga minimale në Shqipëri. Ky vendim hyn në fuqi duke filluar nga dita e sotme, pas një angazhimi të qeverisë që deri në fund të mandatit të tretë paga minimale në vend të shkojë në 40 mijë lekë në muaj. Më parë paga minimale ishte 30 mijë lekë.

Nga ana tjetër është paralajmëruar se nga korriku i këtij viti do të ndryshojë edhe tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që është sot.

Ndërkohë, për pagat deri në 50 mijë lekë, përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë, që sot është 13%.

Efekti në buxhet i këtyre ndryshimeve pritet të jetë minus 1.37 miliardë lekë.

Duke nisur nga 1 korriku rriten me 6 % pagat për mjekët, infermierët e mësuesit. Ndërsa rriten me 150 % pagat për punonjësit e Policisë që shërbejnë larg vendbanimit. Për Forcat e Armatosura pagat rriten me 30 %.

Hyn në fuqi vendimi, rritet paga minimale në Shqipëri Read More »

Vajzë apo djalë?Dy fëmijë lindin brenda një minute në 2022

Fëmija i parë për 2022 është djalë! Ai ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ministrja bën të ditur se edhe fëmija i dytë i lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve është djalë gjithashtu.

Postimi i plotë

Mirë se erdhe AKID
Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.
Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve
Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden.

Vajzë apo djalë?Dy fëmijë lindin brenda një minute në 2022 Read More »

Nuk i lanë makinën se kishte radhë. Vlonjatit ‘i kërcen damari’, nxjerr ar m

Të sht ëna janë dëgjuar sot në Vlorë. Një i ri ka shkuar në lavazh për të larë makinën, por lavazhieri e ka refuzuar pasi kishte shumë radhë.

Kaq ka mjaftuar që i riu të nxjerrë patllaken dhe të qël lojë në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pol icia është vënë në ndjekje të të riut, e ndërsa punonjësi i lavazhit ka shkuar në Pol ici ku po jep dës hminë e tij.

Nuk e dimë çfarë nguti ka patur i riu me makinë të pistë për të justifikuar këtë veprim të tij, por shpresojmë që pol icia ta mirëkuptojë siç duhet kur ta gjejë.

Nuk i lanë makinën se kishte radhë. Vlonjatit ‘i kërcen damari’, nxjerr ar m Read More »

Lajmi fundit/ Autobusi zë p oshtë shoferin që po e rregullonte, h umb jetën 54-vjeçari

Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko.

Aks identalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë po shtë autobusit.

Lajmi fundit/ Autobusi zë p oshtë shoferin që po e rregullonte, h umb jetën 54-vjeçari Read More »

Ministria e Jashtme publikon njoftimin e rëndësishëm, këto janë kriteret e lëvizjeve për shqiptarët

Për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë Shqipërisë në këtë fundvit përpara udhëtimit duhet që të informohen rreth masave dhe rregullave që janë në fuqi në shtetet ku ata duan të shkojnë.
Për këtë qëllim, në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme është vendosur një hartë në të cilën mund të zgjidhet shteti përkatës që një qytetar po kërkon informacione dhe mund të njihet me masat në fuqi.

Në një postim në uebsajtin zyrtar, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar edhe një listë të dhënash për kriteret e lëvizjes së shqiptarëve jashtë vendit.

Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë.

“Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti”, thekson ministria.

INFORMACION MBI KRITERET E LËVIZJES SË SHTETASVE SHQIPTARË, NË SHTETET E HUAJA.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të Covid-19, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë: https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/mex_21_4741#4

Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmëri.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE. Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit, klikoni në linkun bashkangjitur: https://bit.ly/3jZcgAZ

Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti. Gjithkush ka përgjegjësinë individuale dhe kolektive për t’i respektuar këto rregulla.

Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së: https://reopen.europa.eu/en/

Ministria e Jashtme publikon njoftimin e rëndësishëm, këto janë kriteret e lëvizjeve për shqiptarët Read More »