Lajmi i fundit

Lajm i funndit/ Presidenti Erdogan shpallet ‘Qytetar Nderi i Kurbinit’

Kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara tha se ky titull iu akordua Erdogan me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë nga qeveria e tij në ‘ditët më të vështira’.

“Këshilli Bashkiak akordon titullin më të lartë që një bashki jep, Qytetar Nderi i Kurbinit’.

Me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e rindërtimit”, tha ajo.

Lajm i funndit/ Presidenti Erdogan shpallet ‘Qytetar Nderi i Kurbinit’ Read More »

Erdogan vizitë në Tiranë do të mbrohet nga Garda e RENEA dhe efektivë turq

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të mbërrijë sot në Tiranë dhe do të qëndrojë për më shumë se 13 orë në vend. Vizita e Erdogan përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie. Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij nesër do të bëhet nga Garda e Republikës dhe RENEA.

Ndërkohë që nga Ankaraja kanë mbërritur efektivë të Gardës turke e gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend. Report Tv ka siguruar pamjet e mbërritjes së tyre në Aeroportin e Rinasit, ndërsa bëhet me dije se një pjesë e forcave turke një do të shkonjnë në Laç dhe pjesa tjetër do qëndrojë në Tiranë.

Për shkak të masave të marra nga Policia e Shtetit për sigurinë e presidentit turk, do të ketë bllokime rrugësh prandaj policia iu bën apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit.

Referuar të dhënave në faqen e aeroportit të Rinasit, të hënën duke nisur nga ora 07:00 deri në 14:30 janë planifikuar 13 fluturime në nisje dhe 13 në mbërritje, të cilat nuk do preken, por mund të ketë vështirësi për lëvizjen e udhëtarëve drejt Rinasit që këshillohet të mbërrijnë në aeroport më herët.

Aeroporti i Rinasit dhe akset që lidhin kryeqytetin me të do të jenë prej sot në mesditë nën masa të larta sigurie ndërsa kufizimet do të preknin autostradën me drejtim Rinas-Vorë-Tiranë, Rrugën e Durrësit dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e hënë paradite. Rrugët në të cilat do të ndalohet tërësisht qarkullimi janë Milot-Vorë-Milot nga 07 deri në 14 për kamionët dhe makinat. Kurse nga 08:30 deri në 12:30 ndalohet mbikalimi Laçit si dhe Rinas-Vorë-Rinas nga ora 08:30 deri në ora 10:00. Bllokime do të kenë edhe akset në Tiranë, autostrada e Rinasi, Rruga e Durrësit, bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ etj

“Për nevoja të sigurisë publike, bëjmë me dije përdoruesit e rrugës që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, se në datën 17.01.2022, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve. Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar.

Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas”, njofton policia.

Axhenda e plotë e vizitës së Erdogan

Në orën 09.20 pritet mbërritja e Presidentit të Republikës së Turqisë në aeroportin e Rinasit dhe pas 5 minutash fillon ceremonia e mireseardhjes. Pas kësaj presidenti turk niset drejt Laçit, ku në orën 10.05 bëhet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç. Do të ketë edhe një fjalë të Presidentit turk.

Në orën 11.30 është vizita e Erdogan në shtëpinë e një familjeje në Laç. Në 11.45 – Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë. Më pas në orën 13.00 Erdogan mbërrin në Tiranë dhe zhvillon një takim më Kryeministrin Rama. Në orën 16.00 zhvillohet ceremonia Zyrtare e Inaugurimit të Xhamisë së Et’hem Beut. Në 17.00 – Fjala e Presidentit të Republikës së Turqisë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe në 18.00 nisja drejt Aeroportit të Rinasit dhe fundi i vizitës.

Të gjitha rrugët që do të bllokohen:

• Në rrugën nga aeroporti i Rinasit deri tek ‘Ura e Gjoles’ dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.

• Në rrugën Vorë-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.

• Në rrugën Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

• Në rrugën Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.

• Në autostradën Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Durrës duke filluar nga ora 11:00-13:00.

• Në unazën e re dhe vazhdimin e Unazës së Madhe, duke filluar nga nënkalimi i qendrës tregtare Casa Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga ‘Teodor Keko’, në te dy kahet e saj si në hyrje dhe dalje nga Tirana, duke filluar nga ora 11:00-13:30 do ketë bllokim te qarkullimit për të gjitha mjetet.

• Në unazën e madhe nga mbikalimi i Fabrikës së Miellit deri tek rrethrrotullimi qe te çon në Sanatorium do ketë bllokim te lëvizjes në të dy kahet e unazës duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.

• Në rrugën Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe të gjitha rrugët e tjera dalëse për në unazën e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranës, do ketë gjithashtu bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.

• Në rrugën e Elbasanit, rrugën 3 ‘Vëllezërit Kondi’, rrugën ‘Arben Broci’, rrugën ‘Faik Konica’, rrugën ‘Dervish Hima’, rrugën ‘Asim Zeneli’, rrugën ‘Qamil Guranjaku’, rrugën ‘Ismail Qemali’, rrugën ‘Papa Gjon Pali II’, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, do ketë bllokim të qarkullimit për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.

• Në Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh W Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, Blv. ‘Bajram Curri’, rrugën ‘Myslym Shyri’, rrugën 28 ‘Nëntori’ do ketë bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri në orën 16:30.

• Në rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh W Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, rrugën e Elbasanit dhe Blv. ‘Bajram Curri’, do ketë bllokim dhe kufizime të lëvizjes për të gjitha mjetet nga ora 16:30 deri në orën 18:00.

• Gjithashtu nga ora 17:30 deri në orën 18:30, do ketë bllokim të lëvizjes për të gjitha mjetet në hyrje dhe dalje për në rrugën e Elbasanit, unazën e madhe, rrugën Teodor Keko, autostradën Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë, Vore-Rinas, ura e Gjoles-Rinas.

• Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qëndrimi i asnjë mjeti, përfshi edhe TAXI apo mjetet e subjekteve që kanë parkime të rezervuara në rrugët si më poshtë vijojnë, përjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policisë se shtetit, në rrugën Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga ‘Teodor Keko’, Unaza e Madhe, rruga e ‘Elbasanit’, rruga ‘Ismail Qemal’i, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh W Bush si dhe rrugë te tjera që afektohen nga kufizimet për qëllime sigurie në rrugëkalimin e Delegacionit të Presidentit Turk.

Erdogan vizitë në Tiranë do të mbrohet nga Garda e RENEA dhe efektivë turq Read More »

Dalin sot në qarkullim kartëmonedhat e reja

Duke filluar nga sot, do të keni mundësi të njihni kartmonedhat e reja që do dalin në qarkullim, 500 dhe 2000 lekë.

Sigurisht që në dizajnin e kartmonedhave nuk do të ketë ndryshime thelbësore, pasi sërish “fytyra” e tyre do të jetë Ismail Qemali dhe Mbreti Gent.

Megjithatë do të ketë disa ndryshime lidhur me ngjyrën e letrës dhe hapësirën mes tyre. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që ka ndodhur së fundmi me monedhat shqiptare, pasi në qershor të 2021 u hodhën në qarkullim edhe 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lekë.

Dalin sot në qarkullim kartëmonedhat e reja Read More »

Basha pritet në Fier me pro testa nga një grup i demokratëve

Basha është pritur me pr otesta nga një grup i demokratëve në Fier.

Ata kanë bërë thirrje që të largohej sepse nuk e donin në krye të PD.

Ndërsa në momentin që këta të fundit kanë tentuar të afrohen në makinën ku ndodhej Basha, ka ndërhyrë pol icia.

Efektivë të shumtë me maska kundr agaz kanë bllokuar demokratët që ishin kundër kreut të PD.

Basha pritet në Fier me pro testa nga një grup i demokratëve Read More »

Italia do të hapë 70 mijë vende pune për emigrantët, ja në çfarë date nisin aplikimet

Italia do të hapë 70 mijë vende pune për emigrantët.

Ministria e Brendshme italiane ka bërë të ditur se numri maksimal i lejeve të punës që mund t’u jepen punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, sezonalë dhe josezonalë, si dhe të vetëpunësuarve, është 69,700 leje pune.

Vendimi ka kaluar në Gazetën Zyrtare. “27700 kuota [janë të rezervuara] për punë vartëse josezonale, të vetëpunësuar dhe konvertime”, thekson Ministria.

20 mijë leje pune nga totali i kuotës janë rezervuar në sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimit dhe turizmit hotelier për qytetarët për vendet e mëposhtme:

Kosova

Shqipëria

Algjeria

Bangladeshi

Bosnje-Hercegovinë

Etiopia

Gambia

Gana

Guatemala

Indi

Bregu i Fildishtë

Japonia

Mali

Mauritius

Moldavia

Mali i Zi

Maroku

Nigeria

Maqedonia e Veriut

Pakistani

Filipinet

Republika e Koresë

Senegali

Serbia

Shri Lanka

Sudani

Tunizia

Ukrainë

Aplikimet do të hapen nga data 1 shkurt, ora 9:00.

Italia do të hapë 70 mijë vende pune për emigrantët, ja në çfarë date nisin aplikimet Read More »

Parashikimi i motit për ditën sot

Vija bregdetare do të vijojë të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët. Pjesa tjetër e territorit shqiptar do të jetë me kthjellime, por me kalime herë pas here të vranësirave të cilat do të jenë më të pranishme përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të mbeten konstante por do të ulen lehtë në mesditë duke arritur vlerat ditore nga -4 deri në 13 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar dallgëzim 1 derië 2 ballë.

)

Parashikimi i motit për ditën sot Read More »

Arr estohet vëllai i ish-banores së ‘Big Brother VIP’, ja për çfarë arsyeje

Vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj, është arr estuar këtë të enjte nga Po licia e Shtetit.
34-vjeçari, Henri Haxhiraj, ra në pr anga së bashku me 3 persona të tjerë gjatë operacionit të koduar “Identiteti” të zhvilluar nga Po licia e Lezhës, në bashkëpunim me Departamentin e Pol icisë Kr iminale, Drejtorinë e Forcës Operacionale, DVP Tiranë dhe DVP Elbasan.

Katër të arre stuarit aku zohen se janë pjesë e një rrjeti që shërbente për prod himin e dokumenteve të të falsifikuara, ma shtrimeve kompjuterike dhe dhënies ndihmë për kalim të pali gjshëm të kufijve.

Ata kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mas htrimit të këtij grupi.

“Gazeta Shqip” raporton se Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares së njohur, e cila së fundmi ishte edhe pjesë e formatit televiziv “Big Brother VIP” Sheila Haxhiraj.

Arr estohet vëllai i ish-banores së ‘Big Brother VIP’, ja për çfarë arsyeje Read More »

Arr estohet 64-vjeçari nga Vlora, ng acmoi se ksualisht një minorene (emri)

Po licia e Fierit ka vënë në pr anga një të moshuar nga Vlora, pasi ak uzohet se ka nga cmuar sek sualisht një minorene.
Specialistët për H etimin e Kr imeve në Komis ariatin e Pol icisë Fier arre stuan në fl agrancë shtetasin Vesaf Musa, 64 vjeç, banues në Skrofotinë, Vlorë, pasi dy shohet se në Levan ka nga cmuar sek sualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Materialet i kaluan Pro kurorisë pranë Gjy katës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme pr ocedurale.

Arr estohet 64-vjeçari nga Vlora, ng acmoi se ksualisht një minorene (emri) Read More »