Lajmi i fundit

STOP stervitjeve te NATO-s ne Karaburun. Shperthen Servet Nezha. Tregon anet negative.

Zona e Vlores dhe kryesisht Karaburuni dhe Sazani kto vitet e fundit jane kthyer ne poligon qitje te vendeve te “Natos” dhe kryesisht te Anglezeve.:

Pyetja qe shtrohet eshte: Sa i informuar eshte komuniteti per rrezikun qe i kanoset nga qitjet .,sa demtohet terreni ,cfare materialesh helmuese kane predhat , cfare rreziku ka mbas qitjeve ,sa ndikim kane ato ne peshimin dhe faunen e zones,cfare demshperblimi n,q,s ekziston per bagetite qe zhvendosen , zoghte qe ngordhin,derrin e eger qe zhduket,peshqit qe helmohen,kush ka bere analiza per banoret e zones qe me sa di une edhe si nje zone e “paster” te shtohen kohet e fundit shume semundjet e pasherushme edhe tek femijet e grate edhe ne moshe te re.cfare kompesimi kerkon qeverisja lokale per te gjitha keto: etj, etj,

Te gjitha keto qe po behen ne Vlore nen hijen e Natos a kutadi une ne asnje vend tjeter pervecse ne Afrike sbesoj se do i benin Keto qe shkrova jo se jam kundra Natos, por jam kundra Transparences se mostreguar se pari nga qeveria dhe me shume nga bashkite e Vlores e te Orikumit–Apo u be deti kos edhe hajde te vije kushdo nen petkun e “mikut” edhe te ta beje gropen indirekt ne njerez ,kafshe,faune territor etjera

STOP stervitjeve te NATO-s ne Karaburun. Shperthen Servet Nezha. Tregon anet negative. Read More »

Leter e hapur e ish-kryebashkiakut Kanan Braho per akuzat e KLSH-se per dem ekonomik !

E gjithe kjo histori eshte e turpshme ! Eshte e turpshme, se si mundet qe nje institucion kushtetues si KLSH te perdoret per te perbaltur njerzit qe nuk i pelqejne !
Me lejoni te shpjegohem !

Edhe pse nuk ishte planifikuar kontrolli ne Bashkine e Orikumit ai u krye qe nga muaji Mars deri ne Shtator 2012 (vini re 7 muaj) dhe normalisht duhet te kontrollonin periudhen Korrik 2010-Dhjetor 2011,sepse periudha e meparshme ishte kontrolluar nga KLSH.Por zoterinjte ju kthyen edhe kontrollit te meparshem qe kishin bere koleget e tyre.Per plot shtate muaj e kthyen permbyse!Dhe cfare nxorren ne drite?!

Po i marr me radhe.

Demi ekonomik i pretenduar eshte per nje rruge ne lagjen 1 Maji (ferme).
Tenderi elektronik u zhvillua per kete objekt me fond limit 2850000 leke te reja(me tvsh).Moren pjese 16 firma me oferta te ndryshme.U skualifikuan per mungese dokumentacioni 3 firma.

Ligji i prokurimeve publike parashikon skualifikimin e ofertave shume te ulta(quhen anomalisht te ulta) qe nuk jane bindese per realizimin me sukses te objektit. Megjithate firmat nuk jane skualifikuar per Oferta anomalisht te ulta por per mungese dokumentacioni.Firma qe u shpall fituese bente pjese tek oferat anomalisht te ulta por qe ishte 3.1 miljone leke te reja me larte se oferta me e ulet.Fituesi u shpall me oferten rreth 17,5 miljone,pra rreth 11miljone leke te reja mre pak se fondi limit i percaktuar prej 28,5 miljone.Pra kursimi eshte plote 11 mljone leke te reja !

Te kerkosh te penalizosh nje titullar spse ka shpallur fituese nje oferte anomalisht te ulet eshte absurde ! Eshte injorance juridike ! Dhe keshtu e konsideron kushdo qe njeh sa do pak ligjin e prokurimeve publike.Eshte e turpshme qe ata auditues jane detyruar(sidomos per ate qe i ka detyruar) te shkruajne marrezira te tilla.

Po aq banale eshte renta!Nese per arsye se nuk qenka parashikuar ne paketen fiskale mbledhja e nje takse prej 400 mije lekesh,firmat qe operojne ne ate sektor jane aty dhe le tju merret! I bie qe te gjithe ata qe nuk kane mbledhur si duhet taksat(ne kete rast 0,25 %) si kryetaret e njesive vendore,kryeministrat e te gjitha vendeve te botes duhet te penalizohen(theksoj qe kjo nuk ka qene e parashikuar ne paketen fiskale).Kjo eshte me te vertete qesharake !Edhe per makinen po ashtu eshte e qarte e gjithe situata.Nuk ja vlen fare te komentohet !

Per sa i takon urbanistikes,ne thelb akuza eshte per intensitetin e ndertimit.Me fjale te thjeshta ky eshte nje koficent qe ka te beje me dendesine e objekteve!
Theksoj qe Bashkia Orikum mbeshtetet ne Planin Rregulles te miratuar ne vitn 2004 ne KRRTRSH dhe nuk eshte shkelur asnje norme e parashikuar nga ky Plan Rregullues.

Por le te kthehemi te intesiteti.Ne Shqperi ky koficent per qytetet aktualisht varion per Vloren,Tiranen,Durresin etj nga 3 deri ne 5.Po a e dini sa eshte ky koficent per qytetin e Orikumit ?….Eshte me pak se 2 . Ndoshta mund te jete nga qytetet me koficent me te ulet ne vend ! Per hir te se vertetes vete audituesit ne fillim nuk kane pranuar te shkruajne keto absurditete…..por ne fund… urdheri,sepse vendi i punes eshte shume i rendesishem per ata !

Jam absolutisht i sigurt se drejtesia shqiptare, me gjithe problemet qe ka, nuk mund te pranoje keto akuza bajate,qe mjafton vetem nje shikim siperfaqesor per te kuptuar se behet fjale per tendeca dhe inate qe turperojne edhe nje kryeplak lagje dhe jo me nje institucion kushtetues.Ne fud te kesaj historie te turpshme,dua te them se fakt figura ime vec se lartesohet dhe jam totalisht i bindur se njerzit do ta refuzojne me neveri kete maskarade!Ne fakt gjithmone kam dashur te besoj se njerzit thelle ne koshiencen e tyre nuk mund ta pranojne…se te gjithe qenkan njesoje.

Kjo mjegull nuk mund tju interesoje njerzve te drejte e te ndershem qe e duan progresin !

Me respekt
Kanan Braho

Shenim : Ne respekt reciprok ndaj zotit Kanan Braho, lutemi gjithe anetareve te cilet duan te komentojne ne lidhje me kete ceshtje ,te flasim me baza dhe jo ne menyre provokuese. Nuk do lejohen komente abuzive nga anetare jo te identifikuar !

Leter e hapur e ish-kryebashkiakut Kanan Braho per akuzat e KLSH-se per dem ekonomik ! Read More »

Edviol Kulluri shprehet ndermjet vargjeve – ‘O Dukat o rrenjedale,ngrihu prape e mos u ndal’

 

DUKATIT Nga Edviol Kulluri

Qershori nëntëmbëdhjetë,
ç’i mblodhi “trimat me fletë”
……
Ngjarja u bë lajm i parë,
eventi s’kishte të sharë
O DUKAT O RRËNJËDALË
TË KANË LIDHUR NË DHËMBALLË!
U betuan lart me dorë
Vendit do t’i vëmë kurorë
Punoni djem të sinqertë
Për ne jeni pre e lehtë
O DUKAT O RRËNJËDALË
TË KANË LIDHUR CA ZAGARË!
Ju harxhoni pasurinë
Ne montojmë makinerinë
Ju veten sakrifikoni
Ne ju kthejmë tek tolloni
O DUKAT O RRËNJËDALË
TË DUKET GJARPRI SI NGJALË!
Luftoni o djem luftoni
Për ne terrenin pastroni
Kërkoni prona kërkoni
PS-në në pushtet ta çoni
O DUKAT O RRËNJËDALË
DIL SE KE DJEMTË NË MAL!
Arrogantë e diktatorë
i bënë djemtë me zor
ata që drejtuan lehtë
luftën në male të qetë
O DUKAT O RRËNJËDALË
SHKRINË FIS E KAPITAL!
Partisë Demokratike
Të djathtës tonë “historike”
Që përpiqet për karrige
Ju duk punë satirike
O DUKAT O RRËNJËDALË
SHPËRTHE SI DETI ME VALË!
Njëzeta dhe dyzet e treshi
Për liri armët t’i veshi
Qershori nëntëmbëdhjetë
Të bëri përsëri mbret
O DUKAT O RRËNJËDALË
VEPRO SHPEJT E JO NGADALË!
O burra në ende ka
Mos rrihni ujë në hava
Vlerat njihni vlerësoni
Të drejtët i respektoni
O DUKAT O RRËNJËDALË
NGRIHU PRAPË E MOS U NDAL!
SHQIPËRI MOJ NËNA JONË
JA MËNGJESI PO AGON!

Edviol Kulluri shprehet ndermjet vargjeve – ‘O Dukat o rrenjedale,ngrihu prape e mos u ndal’ Read More »

Zhvillohet aktivitet edukativo sportiv ndermjet shkollave ne Orikum

Bashkia Orikum, Gjimnazi “Hasan Mehilli” dhe “Hasan Pulo” ne daten , para kater ditesh ne 28 Maj, zhvilluan aktivitetin edukativo-sportiv “Te edukojme nepermjet sportit” .

Bashkia Orikum me bashkepunimin e drejtorive te shkollave te mesme dhe mesuesit e edukimit fizik, diten e marte, date 28/05/2013 organizoi aktivitetin edukativo-sportiv :“Te edukojme nepermjet sportit”. Ne kete aktivitet moren pjese nxenesit e dy gjimnazeve te bashkise Orikum, perkatesisht gjimnazi I Dukatit te Ri “Hasan Mehilli” dhe ai I Orikumit “Hasan Pulo”.

Fitues i ketij mini kampionati sportiv doli shkolla “Hasan Pulo”, e cila meritoi edhe kupen e aktivitetit. Pervec ndryshimit dhe gjallerimit te jetes edukativo-mesimore ne shkollat tona aktiviteti synonte ndergjegjesimin dhe sensibilizimin e brezit te ri per rendesine e ruajtjes se mjedisit nga ndotja dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.

Pervec fjalimeve sensibilizuese, te gjithe nxenesit pjesemarres ne aktivitet ishin pajisur me bluza me logot perkatese per kete qellim. Aktiviteti filloi me krosin sportiv tradicional te nxenesve te shkollave pergjate rruges kryesore te Orikumit dhe vazhdoi me pas me ndeshjen ne Voleyball per vajza, e cila pas nje konkurence te forte, perfundoi me nje rezultat te ngushte ne favor te nxenseve te shkolles “Hasan Pulo”.
Aktiviteti vijoi me ndeshjen e futbollit dhe u mbyll me ceremonine e shperndarjes se cmimeve motivuese per nxenesit fitues nga kryetari I Bashkise Z.Gezim Çapoj. Shkolles “Hasan Pulo”, ju dorezua edhe kupa e aktivitetit per te treja disiplinat sportive.

Ky aktivitet u realizua ne vazhden e aktiviteteve te tjera sportive dhe sensibilizuese te organizuara muajin e fundit ne gjithe territorin e Bashkise Orikum.

Zhvillohet aktivitet edukativo sportiv ndermjet shkollave ne Orikum Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com