Aktualisht ne Njesine Administrative Orikum ka rene zjarr ne kater vende te ndryshme. Dy vatra te konsiderueshme zjarri kane rene ne zonen e ‘Valltos’ dhe tymi i zjarrit ka pushtuar qiellin e Orikumit. Vatra tjeter e zjarrit ndodhet ne zonen e quajtur ‘Rreza e kanalit’, ndersa nje tjeter vater e madhe zjarri eshte hapur ne Malin e Lungres, ne pjesen poshte Qafes se Mazharit.
Nuk ka akoma informacion nese nga administrata perkatese eshte vene dikush ne levizje per te parandaluar perhapjen e zjarrit te akten ne pjeset ku eshte e mundur nderhyrja me mjete zjarrfikese dhe zjarrfikes.
Njesia Administrative Orikum ka nisur te beje njoftimin e te gjithe banoreve te cilet votojne per here te pare. Punonjesit e Njesise Administrative njoftojne personalisht cdo te ri i cili do votoje per here te pare ne zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Njoftimi i jepet ne dore cdo te riu i cili ka mbushur moshen e lejuar per te votuar.
“Filluan dje dhe me sollen mua per djalin se ka bere 18 vjec dhe i pyeta kush ishin dhe me thane qe ishin punonjes te njesise dhe bashkise’ – u shpreh njeri prej banoreve per orikuminews.com
Me vendimin Nr 10680 date 19.12.2016 Keshilli i Bashkise Vlore ka larguar midis te tjeresh nga skema e ndihmes ekonomike per muajin Dhjetor 2016 edhe tre banore te Orikumit. Arsyeja sic mund te shihet ne kopjen e vendimit per dy prej tyre eshte ‘Per mos paraqitje te dokumentave perkatese’ dhe nje prej tyre per nderrim te gjendjes civile.
Per muajin Dhjetor 2016 nga Njesia Administrative Orikum kane perfituar ndihme ekonomike te plote 17 familje, Kompesim per energjine elektrike 3 familje. Per femijet ne shkolle kane perfituar 4 familje.
Oriku ka fituar nje ndeshje te rendesishme sot ne Permet kunder SHS Permetit duke marre nje fitore bindese 0-3.
2 gola u shenuan nga Laze dhe goli tjeter nga Limani.
Me kete fitore ekipi i Orikut ka grumbulluar gjithsej 33 pike dhe vazhdon te ruaje diferencen prej 4 pikesh nga KF Naftetari i cili kryeson renditjen me 37 pike. KF Naftetari mori tre pike te vlefshme ne ndeshjen e luajtur dje ne dt. 11.02.2017 kunder FC Gramozit.
Oriku ndiqet nga KF Delvina e cila ka grumbulluar gjithsej 20 pike me nje diference te madhe prej 13 pikesh.
Pas 30 minutash Ekipi i Orikut do te luaje perballe SHS Permetit ne shtepine e ketyre te fundit. Keto jane fotot qe vine ekskluzivisht per orikuminews.com nga stafi i ekipit ku pasqyrohen pergatitjet e fundit te skuadres.
Formacioni eshte 4-4-2.
Lojtaret qe do luajne ne kete ndeshje jane.
1-Sali
2-Hazizi
3-Hoxha
4-Gjipali
5-Omeri
6-Nurce
7-Xhelili
8-Ivanaj
9-Jaupi
10-Kapaj
11-Laze
Ngelet problem i rendesishem cilesia e fushes ku luhet ndeshja. Sic duket dhe nga fotot fusha eshte jasht cdo standarti dhe kjo ndikon jo pak ne rezultatin e ndeshjes.
Sot (10 Shkurt 2017) ishte vërtetë një ditë e trishtueshme. I dhamë lamtumirën e fundit Ermirit, djalit të vogël të familjes Myzafer Blushaj. Ermiri u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti fatal në punë me datën 6 shkurt 2017 në lulen e rinisë në moshën 21 vjeçare. Në orën 14:00 tek dhoma e homazheve në Parma kishin ardhur për ti dhënë lamtumirën qindra persona, komuniteti shqiptar, miqt dhe shokët e tij të fëmijërisë e shkollës, miqt e familjes ardhur nga të katër anët e botës, vendasit etj. Edhe sikur të ishim gurë do të ishim thyheshim nga lotët e nënës së tij Fiqirete që e qante djalin e saj me fjalë, ashtu siç e ka zakon Labëria dhe e gjithë Shqipëria, ashtu siç është zemra e copëtuar e një nëne. Tek koka i rrinte babai, vëllai i tij Ahmeti dhe të afërmit e tij.
Në orën 14:30 kortezhi funebër u nis për tek shtëpia e familjes, një qytezë rreth 15 km larg Parmës, San Polo di Torrile ku bëri ndalesën e fundit ashtu siç e ka tradita e shqiptarit. Vargut të gjatë të makinave që arritën aty ju shtuan me qindra njerëz që po prisnin përpara oborrit të shtëpisë. Me dhjetëra kurora lulesh nga familjarë, të afërm, shoqëria etj mbulonin makinën funebre. Ajo që binte në sy ishte një pankartë me dimensione të mëdha ku ishin pasqyruar momentet më të bukura të Ermirit krijuar nga shokët e tij, që qanin pa pushim. Në momentin që arkivoli u ul në tokë për tu ndarë për herë të fundit nga shtëpia e tij, duartrokitjet zakon i vendaseve shpërthyen në nderim të Ermirit. Pas ndalesës së fundit në shtëpinë e tij ku ai u rrit dhe u burrërua, trupi pa jetë i djaloshit u nis për në varrezat e qytezës shoqëruar nga një varg pa fund njerëzish që dukeshin sikur nuk mbaronin kurrë, ndoshta mund të ishin mbi një mijë persona, një solidaritet i paparë.
Personalisht Ermirin e kam njohur qysh kur ishte fëmijë i vogël dhe ndër vite e kam takuar shumë shpesh nga lidhjet që kam pasur me familjen e tij. Ashtu siç e përshkruan cilido një djalosh i dashur, fisnik, i qeshur, sportiv, guximtar, punëtor, i sakrificës.
I përjetshëm qoftë kujtimi yt djalosh!
Zoti i dhashtë kurajo prindërve,vëllait, të afërmve!
Parma, Itali 10 shkurt 2017
Ekipi i Orikut luan neser ndeshjen e radhes e cila eshte vleresuar si nje ndeshje e veshtire dhe shume e rendesishme. Ai do te luaje ne Permet perballe SHS Permeti.
Ekipi i Orikut ne javen e 13-te vazhdon te ruaje vendin e dyte ne kapionatin e Kategorise se dyte, grupi B. Oriku ka grumbulluar 30 pike dhe ka 4 pike diference nga ekipi KF Naftetari i cili kryeson renditjen.
Kategoria e dyte, grupi B ka gjithsej 13 skuadra dhe ne vendin e fundit per javen e 13 ndodhet FC gramozi.
Njoftim-Ju njoftojme se sot ne date 11 Shkurt eshte ndare nga jeta Fatbardha Celoaliaj! Orikuminews shpreh ngushellime te sinqerta familjareve dhe te afermve.