Loading...

Lamtumire Ermir Blushaj! Komuna e Parmes dhe Krahina jone te nderon(video)

Sot (10 Shkurt 2017) ishte vërtetë një ditë e trishtueshme. I dhamë lamtumirën e fundit Ermirit, djalit të vogël të familjes Myzafer Blushaj. Ermiri u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti fatal në punë me datën 6 shkurt 2017 në lulen e rinisë në moshën 21 vjeçare. Në orën 14:00 tek dhoma e homazheve në Parma kishin ardhur për ti dhënë lamtumirën qindra persona, komuniteti shqiptar, miqt dhe shokët e tij të fëmijërisë e shkollës, miqt e familjes ardhur nga të katër anët e botës, vendasit etj. Edhe sikur të ishim gurë do të ishim thyheshim nga lotët e nënës së tij Fiqirete që e qante djalin e saj me fjalë, ashtu siç e ka zakon Labëria dhe e gjithë Shqipëria, ashtu siç është zemra e copëtuar e një nëne. Tek koka i rrinte babai, vëllai i tij Ahmeti dhe të afërmit e tij.

Në orën 14:30 kortezhi funebër u nis për tek shtëpia e familjes, një qytezë rreth 15 km larg Parmës, San Polo di Torrile ku bëri ndalesën e fundit ashtu siç e ka tradita e shqiptarit. Vargut të gjatë të makinave që arritën aty ju shtuan me qindra njerëz që po prisnin përpara oborrit të shtëpisë. Me dhjetëra kurora lulesh nga familjarë, të afërm, shoqëria etj mbulonin makinën funebre. Ajo që binte në sy ishte një pankartë me dimensione të mëdha ku ishin pasqyruar momentet më të bukura të Ermirit krijuar nga shokët e tij, që qanin pa pushim. Në momentin që arkivoli u ul në tokë për tu ndarë për herë të fundit nga shtëpia e tij, duartrokitjet zakon i vendaseve shpërthyen në nderim të Ermirit. Pas ndalesës së fundit në shtëpinë e tij ku ai u rrit dhe u burrërua, trupi pa jetë i djaloshit u nis për në varrezat e qytezës shoqëruar nga një varg pa fund njerëzish që dukeshin sikur nuk mbaronin kurrë, ndoshta mund të ishin mbi një mijë persona, një solidaritet i paparë.

Personalisht Ermirin e kam njohur qysh kur ishte fëmijë i vogël dhe ndër vite e kam takuar shumë shpesh nga lidhjet që kam pasur me familjen e tij. Ashtu siç e përshkruan cilido një djalosh i dashur, fisnik, i qeshur, sportiv, guximtar, punëtor, i sakrificës.

I përjetshëm qoftë kujtimi yt djalosh!
Zoti i dhashtë kurajo prindërve,vëllait, të afërmve!
Parma, Itali 10 shkurt 2017

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com