Pak dite me pare kryeministri Edi Rama vizitoi nenstacionin e ri ne zonen tone! Qe nga viti 1971 kur ishte bere ndertimi i nenstacionit te pare, nuk ishte vene dore per restaurimin dhe rinovimin e nenstacionit te vjeter i cili sherbente per furnizimin e krahines me energji.
Jane investuar 600 miljone leke te vjetra dhe aktualisht zona jone eshte bere me nje nenstacion te ri te teknologjise me te fundit. Eshte fuqizuar transformatori, dhe jane vendosur 5 cela te rinj automatik.
Eshte vendosur edhe nje cele rezerve e cila sherben ne rastet e difekteve te celave kryesore.
Me kete investim eshte garantuar nje sherbim cilesor me energji elektrike per zonen tone.
Diten e djeshme Njësia Administrative Orikum së bashku me stacionin e policisë Orikum dhe specialist të AdZM-së Vlorë, zhvilluan me institucionet që kanë nën administrim, një takim sensibilizues për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.
Ndër të tjera u diskutua për bashkëpunim në përballimin e emergjencave kryesisht në rastet e zjarreve në masivet pyjore të zonës.
Një plan masash i përbashkët do të realizohet në ditët në vazhdim për parandalimin e ngjarjeve në dëmtimin e pyjeve apo dhe të faunës së egër në hapësirën e gjelbër që mbulon kjo administratë
Nje ndarje e parakoheshme nga jeta nje te riu nga Dukati ka bere qe krahina te gdhihet e hidheruar dhe banoret e zones te ndihen keq.
Mbreme eshte ndare nga jeta Denardo Jazoj. Kjo ngjarje ka hidheruar jo vetem familjen dhe te afermit po te gjithe krahinen. Banoret e zones i jane bashkuar hidherimit te kesaj familje dhe kane shprehur ngushellimet e tyre te sinqerta per kete fatkeqesi te rende.
Percjellja per ne banesen e fundit behet ne oren 14:00.
Vendosja e linjes se urbaneve Orikum-Vlore duket se eshte nje kerkese prioritare e banoreve te zones por edhe e Njesise Administrative Orikum. Lidhur me kete ceshtje burime nga Njesia Administrative Orikum konfirmojne per orikuminews.com se nga Nj.A Orikum eshte nisur prej kohesh shkresa zyrtare drejtuar Bashkise Vlore .
Kompetencat per realizimin e kesaj kerkese jane tashme te Bashkise Vlore. Ajo qe ngelet nga ana jone per tu bere eshte organizimi dhe ngritja e zerit nga banoret e zones me qellim ndikimin dhe nxitjen e Bashkise Vlore si dhe institucioneve perkatese per ta bere sa me pare realitet kete projekt ide.
Stafi i orikuminews.com ka kontaktuar edhe anetarin e keshillit Bashkiak Vlore, Zotin Selim Haskocelaj i cili ka konfirmuar se drejtorine e sherbimeve dhe infrastruktures se Bashkise Vlore po behet nje studim per sherbimin urban te Njesise administrative te Orikumit me Bashkine Vlore .
Ky studim ka per qellim te lidhe Orikumin me Vloren me urban, por edhe fshatrat e zones me orikumin.Por e gjitha eshte akoma ne faze studimi thekson Zoti Selim Haskocela.
Ekipi i Oriku ka luajtur sot ndeshjen e radhes ne Tepelene me ekipin e Tepelenes. Ndeshja ka perfunduar me rezultatin 2-1 per ekipin vendas. Djemte e Orikut kane luajtur sot nje ndeshje te dobet ku raportohet se nuk ka patur impenjim maksimal na ana e lojtareve.
Nuk dihet arsyet dhe shkaqe qe cuan ne kete deputim te dobet te skuadres sone. Kjo humbje vjen pas disa fitoreve te thella qe skuada ka marre ne ndeshjet e fundit, ku me e bujshme ishte fitorja me Domosdoven ne Orikum me rezultatin e thelle 5-1.
Oriku vazhdon te ruaje vendin e dyte ne renditje me 36 pike me nje diference prej 7 pikesh nga Naftetari i cili kryeson renditjen me 43 pike.
Per muajin Janar 2017 Bashkia Vlore ka dhene pagese paaftesie per 263 persona te Njesise Administrative Orikum. Sasia ne total e lekeve shkon ne 2.241.304 leke.
Ne zbatim te Vendimit te Keshillit te Bashkise Vlore Nr. 4 Dt . 31 Janar 2017 nga Njesia Administrative Orikum kane perfituar pagese paaftesie per muajin janar 2017
Nje banor i Njesise Administrative Orikum me inicialet (T.J) ka shperthyer ne akuza ndaj Administratores se Njesise dhe nje punonjesi te saj ( topografi i Njesise). Banori ankohet se nuk ka rruge per te hyre ne shtepine e tij ne Dukat Fshat ne lagjen Sotiran. Ai eshte i pakenaqur nga pergjigja zyrtare e Administratores duke u cuditur me pergjigjen qe sipas tij Njesia i thote se “Paske shtepi por nuk ke rruge per te shkuar ne shtepi ,pasi rruga per ne shtepine e tij eshte ndare sipas ligjit 7501”.
Administratorja ka reaguar menjehere me nje pergjigje ne rrjetin social facebook Orikum Dukat Tragjas Radhime, duke sqaruar se “Njesia Asministrative nuk mund as te japi as te ndaj troje dhe nuk e ka per kompetence nje procedure te till’ Ajo theksoi se ka organe te tjera kompetente per çeshtje te tilla duke i kujtuar banorit se Njesia administrative eshte zyre sherbimesh ndaj qytetarve per veprimtari te tjera me te thjeshta. Ajo shprehet se zgjidhja momentale u be mbi bazen e nje mirekuptimi dhe jo nje vendimi.
Me tej Administratorja gjithashtu ashperson gjuhen e komunikimit duke paralajmeruar banorin se “Ne asnje rast nuk mund te hidhni balt dhe shpifje te pabaza mbi nepunesit e Njesise, dhe aq me pak mbi emrin tim, Sepse te jeni i sigurt qe nje sjellje e tille nuk do te tolerohet me! Ne kete rast shpifjet dhe fyerjet e pa baza nga ana juaj do te jene objekt i shqyrtimit te organeve te Drejtesise”.
Komentet origjinale te bera ne rrjetin social facebook.
Banori T.J – Njesia e orikumit eshte njesia me mashtruese ne note duhet ta Nkomo dhe ta provini car heqin njerzit per te kerkuar trojet e tyre deri sa te je e aty Melaize selamaj dhe krye hajduti Florian Merko mos u Afro ne Orikum se ju rejoin si dele
Banori T.J – Ato hajdut duhet te zhduken nga kraina sepse jane shume te demshem per shoqerine
Banori T.J – Une per 6 muaj ne Orikum per te hyre ne shtepine time dhe dhe sindako di Orikum me thote qe ti ke shtepi por nuk ke ruge per te shkuar ne shtepi se sipas saj rruga per te shkuar ne shtepin time eshte ndare me 7501 gje qe u verifikua me se miri nga matja qe beri dashkia e Vlores dhe jo administratia e Orikumit
Banori T.J – Topgrafi juaj per nje leter me kerkoi 5000 leke te reja.kyperson nuk pagohet nga shteti
Administratorja e Njesise Admninistrative Orikum :
Pershendetje Z. Jazoj. Njesia Asministrative nuk mund as te japi as te ndaj troje, nuk e ka per kompetence nje procedure te till, ka organe te tjera kompetente per çeshtje te tilla, ne jemi zyra sherbimesh ndaj qytetarve per veprimtari te tjera me te thjeshta. Zgjidhja juaj momentale u be mbi bazen e nje mirekuptimi dhe jo nje vendimi. Per çdo shkelje ligjore qe pretendoni se Ju eshte bere nga Nj. Adm. Orikum jeni te lire t’ju drejtoheni Organeve Kompetente. Por ne asnje rast nuk mund te hidhni balt dhe shpifje te pabaza mbi nepunesit e Njesise Dhe aq me pak mbi emrin tim, Sepse te jeni i sigurt qe nje sjellje e tille nuk do te tolerohet me! Ne kete rast shpifjet dhe fyerjet e pa baza nga ana juaj do te jene objekt i shqyrtimit te organeve te Drejtesise! Me respekt Melaize Selamaj
Kjo eshte kopje e pergjigjes zyrtare te Njesise Administrative Orikum ndaj banorit ne fjale !
Administrata e Zonave te Mbrojtura Vlore, ju fton te zhvilloni shtegun PK Llogora-Qafa e Thelle-burimi i Dedehiles. Ky shteg do te zhvillohet nga stafi i AdZM Vlore diten e premte, me qellim hartezimin dhe markimin e tij. Kushdo qe eshte i interesuar te jete pjese e ketij aktiviteti, nisja behet ne oren 07.00 nga Qendra e Informacionit ne Parku Kombetar Llogara (Lat 40.214068°, Long 19.579062°).
Shtegu nga Llogora deri ne vendin me emertim popullor Qafa e Thelle ( afersisht 3,5 km) eshte shteg i dukshem dhe shume i perdorur nga turistet. Ky segment pershkohet ne brendesi te pyllit dhe ofron nje pamje te mrekullueshme me floren e saj te pasur ne drure( pyjet halore te bredhit dhe pishes) dhe shkurre. Shtegu eshte ne ngjitje nga PK llogora 820 m mbi nivelin e detit deri ne Qafen e thelle afersisht 1150-1200 m mbi nivelin e detit. Kjo pjese e shtegut arrihet afersisht ne 1-1ore e gjysem ne ecje normale. Behet nga te gjitha grupmoshat.
Nga Qafa e Thelle shtegu pershkon pjesen perendimore te Karaburunit ne nje gjatesi afersisht 5,5 km dhe eshte i gjithe ne plan ne nje lartesi mbi nivelin e detit 1200-1250 m. Ky segment shtegu ofron nje pamje te mrekullushme bregdetit Jon. Shtegu pjeserisht eshte ne terren te zhveshur dhe nje pjese e mire ne brendesi te pyllit me llojet fletore te dushqeve. Gjithashtu ne keto siperfaqe gjendet dhe 2 nga llojet kryesore te bimeve medicinale :caji i malit dhe sherebela.
Burimi i Dedeheles eshte nga te paktet burime me uje te pijshem ne gadishullin e Karaburunit. Koha ne dispozicion nga pik nisja deri ne burimin e Dedehiles llogaritet afersisht ne 4 ore. Kerkon pregatitje fizike dhe veshje te pershtateshme. Shtegu eshte nje gjurme rruge e perdorur nga banoret e zones qe ushtrojne profesionin e blektorit, bleterrietesit dhe te grumbullimit te bimeve medicinale.
Gjatesia totale e shtegut = 9 km
Koha vajtje ardhje = 4 + 4 = 8 ore( kjo kohe llogaritet per ecje normale me ndalesa)
Altitudine 800 m- 1250 m.