Lajmi i fundit

CEREMONI E ÇERTIFIKIMIT TË 287 KURSANTËVE QË PËRFUNDUAN PROGRAMIN E SHKOLLIMIT “KOLEGJI I POLICISË”, KURSI I X-TË!

[sgmb id=”1″]

Ceremoni e çertifikimit të 287 kursantëve që përfunduan Programin e Shkollimit “Kolegji i Policisë”, kursi i X-të.

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Akademisë së Sigurisë është zhvilluar ceremonia e betimit dhe çertifikimit të kursantëve që përfunduan Programin e Shkollimit “Kolegji i Policisë”, kursi i X-të.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, përfaqësues të Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, përfaqësues të misioneve policore që asistojnë Policinë e Shtetit, si dhe familjarë të kursantëve.

Në fjalën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit Z.Çako, ka përgëzuar kursantët për përfundimin me sukses të programit të shkollimit të Kolegjit të Policisë, program i cili synon pajisjen me njohuri dhe aftësitë e nevojshme, për tu bërë punonjës Policie të denjë dhe të aftë, për t’iu përgjigjur në kohë nevojave për sigurinë e komunitetit.

Kjo në kuadër të reformave të ndërmara vitet e fundit, ku reformimi arsimor policor ka qenë dhe mbetet një nga pikat më të rëndësishme të kësaj reforme.

“Të gjithë reformat që Policia e Shtetit ka ndërmarrë këto vitet e fundit nën kujdesin e veçantë të Qeverisë dhe të Ministrit të Punëve të Brendshme, kanë synuar jo vetëm demokratizimin e këtij shërbimi, por mbi të gjitha formimin e një punonjësi Policie të aftë, për t’iu përgjigjur në kohë nevojave për sigurinë e komunitetit dhe mbi të gjitha një punonjësi me integritet të lartë dhe të pacënuar.

Gjatë këtyre viteve u bë e mundur hapja e Akademisë së Sigurisë që synon krijimin e liderëve të ardhshëm të Policisë, por edhe një rimodelim i trajnimit bazë policor me qëllim krijimin e bazave të qëndrueshme dhe në përshtatje me kërkesat e kohës, për një Polici të re, për një Polici të gjeneratës tjetër.

Të nderuar kolegë!

E ndjej shumë të nevojshme dhe të domosdoshme t’ju quaj që të gjithëve kolegë dhe kjo është sa në kënaqësinë time, por edhe në besueshmërinë time se jemi të gjithë të barabartë.

Virtytet mbi të cilat ju do të betoheni sot si besnikëria ndaj ligjit, ndershmëria dhe paanshmëria janë dhe duhet t’ju shoqërojnë gjatë gjithë karrierës suaj në Policinë e Shtetit.
Përpara keni një karrierë të gjatë ndaj dhe ju inkurajoj që asnjëherë të mos dorëzoheni para vështirësive apo pengesave, mbajeni gjithmonë këtë pasion që keni sot për këtë profesion, luftoni dhe kërkoni gjithmonë më të mirën nga vetja nga shoku nga kolegët dhe nga gjithë shoqëria”

Drejtori i Kolegjit të Policisë, Drejtues Ylli Vasili, ka theksuar rëndësinë e procesit mësimor të Kolegjit të Lartë profesional, në përvetësimin e programit teorik dhe trajnimit praktik, koncepteve të reja të policimit, duke synuar arritjen e prioriteteve dhe standarteve bashkëkohore që kërkojnë më shumë përgjegjësi, përkushtim, profesionalizëm, angazhim maksimal dhe rezultate konkrete.

“Shkollimi policor është një ndër kriteret bazë më të domosdoshme të organizatës së Policisë, për të formuar dhe trajnuar strukturat Policore të nivelit operues e më tej për të patur sukses në misionin e saj.

Në Policinë e Shtetit trajnimi bazë për Patrullën e Përgjithshme ka marrë nismën e shkollimit që prej vitit 2006, falë suportit dhe mbështetjes se misioneve ICITAP dhe PAMECA të cilat asistojnë arsimimin policor në vendin tonë dhe më pas si rezultat i punës së palodhur dhe përpjekjeve të lavdërueshme profesionale dhe arsimore të stafit të Akademisë së Sigurisë, të realizuara vitet e fundit, duke përfituar kemi arritur këtë kolegj policor që kemi sot, të aftë për përgatitjen e një produkti profesional e ligjor.

Synimi ynë është dhe mbetet formimi dhe kualifikimi i një brezi të ri të shërbimeve të Policisë së Shtetit, për të konsoliduar një trupë policore të qëndrueshme me integritet të lartë për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike dhe për të fituar besimin e qytetarëve duke përballuar çdo sfidë me paligjshmërinë”

Vilma Imeraj, një prej kurasanteve që përfunduan me sukses kolegjin për Patrullë të Përgjithshme, ka vlerësuar si shumë të domosdoshme nismën e ndërmarrë kohët e fundit për futjen e femrave në Polici, duke falënderuar Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, që kanë suportuar përfshirjen e grave dhe vajzave në Policinë e Shtetit.

“Unë jam Vilma dhe deri para pak çastesh kursante e Kolegjit të Lartë Profesional, dhe tani pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit. Ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë ditë kaq të rëndësishme për ne, prania juaj sot në këtë ceremoni që simbolizon hapat e para të misionit tonë si punonjës policie, na motivon dhe na jep një pasqyrë të qartë se si ne, me dinjitet dhe me kokën lart, mund t’ia dalim mbanë.

Sot, përfaqësoj zërin e të gjithë kolegëve dhe e them me plot bindje që e gjej veten shumë të përfaqësuar dhe te barabartë, aspak në dallim vajza dhe djem.

A është kjo një risi? Sigurisht që po. Një risi dhe një hap i madh që ka ndodhur sidomos vitet e fundit si një kërkesë e domosdoshme për krijimin e një organizate siç është Policia.

Policia nuk duhet parë si puna e të fortëve kundër të tjerëve, Policia është për zbatimin e ligjit, ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike, zgjidhjen e konflikteve, krijimin e një mjedisi të sigurt për njerëzit, dhe së fundmi arritjen e një bashkëpunimi të suskseshëm me vetë komunitetin për çdo lloj problemi që u del përpara.

Policia është humanitet mbi të gjitha, dhe kush me shumë se femra është një qënie humane, një jetë për jetë. Nëse më përpara në organizatën e Policisë përfshiheshin vetëm meshkujt, sot mendoj se kemi bërë një hap akoma më të madh, duke reformuar të gjithë sistemin në përfshirjen e figurës së femrës në atë botë të quajtur ekskluzivisht të meshkujve.

Unë jam një vajzë, por ama nuk jam ekstremisht feministe, që do të thotë respektoj dhe vlerësoj rolin e rëndësishëm dhe të padiskutueshëm të burrave në organizatën e Policisë, si edhe në jetë, por nga ana tjetër dua të theksoj, se dhe gruaja luan një rol të rëndësishëm në bërjen e këtij profesioni sa të denjë dhe fisnik.

Përfshirja e grave dhe vajzave në Polici po mbështetet fuqishëm si nga institucionet shtetërore ashtu edhe nga shoqëria dhe familja. Rritja e numrit të vajzave dhe grave vit për vit në organizatën e Policisë, tregon për suksesin e kësaj nisme, por nga ana tjetër na ngarkon ne me një përgjegjësi shumë të madhe, që jo vetëm të luftojmë steriotipin gjinor, por edhe të ndërtojmë një rrugë më sigurtë për vajzat dhe gratë e tjera që e shohin veten në këtë profesion.

Së fundmi dua të them se ne jemi të përgatitur, dhe të gatshëm që ta kryejmë detyrën tonë sa më mirë, të jemi të vëmendshëm dhe kritikues ndaj çdo vendimi që do të marrim, mund të jemi bashkëpunues me njëri tjetrin për të arritur qëllimin e përbashkët “të qënit Policia që të gjithë duam”.

Gjëja më e rëndësishme që Kolegji na mësoi ishte se Policia është si një familje e madhe, ne jemi një familje dhe si e tillë duhet të përkrahim njëri tjetrin, të falim ndjenjën e sigurisë, të kuptojmë shpirtin e sakrificës dhe ta përcjellim atë edhe tek komuniteti.

Ne jemi punonjës policie, ne jemi humanë, ne japim jetë dhe mbrojmë jetë.

Një falenderim i veçantë shkon dhe për familjarët tanë, të cilët na mbështëtën në këtë nismë duke na inkurajuar dhe motivuar që të japim më të mirën e mundshme, dhe ta vlersojmë ashtu siç duhet këtë profesion.

Në përfundim të ceremonisë Drejtuesit e Lartë të institucioneve përkatëse u kanë dorëzuar çertifikatat kursantëve të pranishëm.

Fjala e plotë e Drejtorit të Polciisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako

Dita e betimit është një ditë e veçantë për të gjithë. Një ditë që kujtohet gjatë gjithë jetës si dita e parë si punonjës Policie, si dita kur para flamurit betohesh se do t’i kryesh me besnikëri detyrat e ngarkuara nga ligji.

Me këtë akt solemn ju kurorëzoni përfundimin me sukses të programit të shkollimit të kolegjit të Policisë dhe filloni rrugëtimin tuaj në këtë profesion sa fisnik aq edhe të vështirë.

Për mëse një vit ju iu nënshtruat trajnimit teorik dhe praktik me qëllim pajisjen me njohuri dhe aftësitë e nevojshme për tu bërë punonjës Policie të denjë për t’i shërbyer nevojave të komunitetit që padyshim ka pritshmëri të larta në lidhje me rendin dhe sigurinë, e në veçanti ndaj punonjësve të Policisë të cilët duhet të reflektojnë modelin më të mirë të qytetarit të sotëm.

Të gjithë reformat që Policia e Shtetit ka ndërmarrë këto vitet e fundit nën kujdesin e veçantë të Qeverisë dhe të Ministrit të Punëve të Brendshme kanë synuar jo vetëm demokratizimin e këtij shërbimi, por mbi të gjitha formimin e një punonjësi Policie të aftë, për t’iu përgjigjur në kohë nevojave për sigurinë e komunitetit dhe mbi të gjitha një punonjësi me integritet të lartë dhe të pacënuar.
Në këtë kuadër, reformimi i sistemit arsimor policor ka qenë dhe mbetet një pikat më të rëndësishme të kësaj reforme.

Gjatë këtyre viteve u bë e mundur hapja e Akademisë së Sigurisë që synon krijimin e liderëve të ardhshëm të Policisë, por edhe një rimodelim i trajnimit bazë policor me qëllim krijimin e bazave të qëndrueshme dhe në përshtatje me kërkesat e kohës, për një Polici të re, për një Polici të gjeneratës tjetër.

Ndryshimet e përditësuara në modelet e trajnimeve të shkollimit bazë si dhe marrja e masave dhe hartimi i programeve për kalimin në kolegjin e Policisë si një kolegj profesional, sipas ligjit për arsimin e lartë do të sjellë risi të reja në akreditimin e moduleve dhe alternimin me programet Bachelor të fakulteteve të sigurisë dhe hetimit.

Të gjitha këto ndryshime dhe reformime do të krijojnë më shumë mundësi dhe alternativa për formimin e punonjësve të rinj të Policisë por edhe për drejtuesit e ardhshëm të saj.

Të nderuar kolegë.

E ndjej shumë të nevojshme dhe të domosdoshme t’ju quaj që të gjithëve kolegë dhe kjo është sa në kënaqësinë time, por edhe në besueshmërinë time se jemi të gjithë të barabartë.

Virtytet mbi të cilat ju do të betoheni sot si besnikëria ndaj ligjit, ndershmëria dhe paanshmëria janë dhe duhet t’ju shoqërojnë gjatë gjithë karrierës suaj në Policinë e Shtetit.
Të jesh punonjës Policie është një sfidë që kërkon nga secili prej jush, përkushtim devotshmëri dhe sakrificë të panumërt.

Sot ju duhet të ndiheni krenarë për përfundimin me sukses të studimeve, prindërit tuaj janë krenarë për zgjedhjen tuaj ashtu si edhe ne jemi krenarë për ju si brezi më i ri, si fryma më e re e Policisë së Shtetit.

Përpara keni një karrierë të gjatë, ndaj dhe ju inkurajoj që asnjëherë të mos dorëzoheni para vështirësive apo pengesave, mbajeni gjithmonë këtë pasion që keni sot për këtë profesion, luftoni dhe kërkoni gjithmonë më të mirën nga vetja nga shoku, nga kolegët dhe nga gjithë shoqëria.

Në fund iu uroj suksese dhe ju priftë e mbara në detyrën tuaj fisnike që do të merrni

Suksese!

CEREMONI E ÇERTIFIKIMIT TË 287 KURSANTËVE QË PËRFUNDUAN PROGRAMIN E SHKOLLIMIT “KOLEGJI I POLICISË”, KURSI I X-TË! Read More »

Burgu i “Panama Papers”, jeta luksoze e të burgosurve

[sgmb id=”1″]

Alex de Stampa është arkitekti francez i cili ka projektuar burgun-anije të “Panama Papers”.

Projekti në fakt ngjan më shumë me një jaht pushimesh sesa me një burg, por e keqja është se ky projektim nuk i jep mundësi të burgosurve të arratisen në asnjë mënyrë të mundshme.

Mbi anijen me lartësi 350 m, do të ndërtohet struktura 100-metroshe, në të cilën do të qëndrojnë gjithë të dënuarit.

Burgu ka hapësirën për zhvillimin e sporteve dhe nuk mungon as pjesa ku do të qëndrojë administrata.

Burgu i “Panama Papers”, jeta luksoze e të burgosurve Read More »

Skandali/ Pse Greqia do të menaxhojë TAP-in në Shqipëri?

[sgmb id=”1″]

Rrëmuja politike dhe errësira e qëllimshme mediatike bënë që të kalonte në heshtje publike njoftimi shqetësues se Greqia do të menaxhojë segmentin e gazsjellësit Trans-Adriatik, TAP, që do të kalojë nëpër Shqipëri. Agjencia greke e lajmeve “Amna” njoftonte në 13 prill se atë ditë në Tiranë u nënshkrua marrëveshja midis kompanisë shtetërore shqiptare të sapokrijuar “Albgaz” dhe kompanisë greke të shpërndarjes së gazit “DESFA”, “për krijimin e një kompanie të përbashkët për funksionimin dhe mirëmbajtjen e segmentit të TAP-it në territorin e Shqipërisë”. Po citojmë burimin zyrtar grek, sepse komunikata e ministrisë së Energjisë dhe të Industrisë e Shqipërisë për takimin shqiptaro-grek të datës 13 prill nuk e përmend fare marrëveshjen e krijimit të një kompanie të përbashkët, që i jep Greqisë çelësat e menaxhimit të funksionimit dhe të mirëmbajtjes së segmentit shqiptar të gazsjellësit TAP.

Janë disa elemente, që nxisin disa hije dyshimi lidhur me këtë marrëveshje shqiptaro-greke. Së pari është ngutja, me të cilën kompania shtetërore shqiptare e gazit “Albgaz”, e cila pa mbushur as dy muaj nga themelimi i saj, bie dakord menjëherë me kompaninë greke në takimin e parë në datën 16 mars në Selanik për të formuar një kompani të përbashkët të menaxhimit të TAP-it shqiptar, dhe me vrap e nënshkruan marrëveshjen në 13 prill në Tiranë. Kompania shtetërore shqiptare e gazit, e cila ndoshta akoma nuk ka arritur të njohin mirë njeri-tjetrin në organikën e vet, nxiton që të nënshkruajë një marrëveshje të rëndësishme me kompaninë greke, duke i transferuar asaj kompetenca të patjetërsueshme të sovranitetit energjetik. Nuk është e qartë se kur arriti kjo kompani që të pjekë mendimin dhe veprimin se segmenti shqiptar i gazsjellësit paska nevojë për një menaxhim të përbashkët me Greqinë. Mund të kapërdihej ky akt, nëse do të ishte reciprok dhe Greqia të lejonte që edhe kompania shqiptare “Albgaz” të menaxhonte bashkë me DESFA-n segmentin e TAP-it në Greqi. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë dhe as mund të imagjinohet që grekët t’i japin menaxhimin e gazsjellësit të tyre një kompanie shqiptare.

Në datën 7 nëntor 2016, ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ylli Manjani, me shkresën nr.Prot.7064/1, i ka dërguar përgjigje me mendimin e ministrisë së tij ministrit të Energjisë dhe të Industrisë, Damian Gjiknuri, për projektvendimin e krijimit të shoqërisë shqiptare të gazit “Albgaz”.

Shkresa e ministrit të Drejtësisë thekson ndër të tjera se projektvendimi i ministrisë së Energjisë dhe të Industrisë për krijimin e shoqërisë “Albgaz” “përbën një akt juridik konfuz”, se është e paqartë se kush janë asetet, me të cilat do të krijohet shoqëria “Albgaz”, dhe, nëse këto asete janë vlerësuar ose jo, nuk del e qartë se cili është burimi i këtyre aseteve, etj.

Ministria   e Drejtësisë konkludon se: “Vlerësojmë se kjo nismë duhet rivlerësuar, pasi nuk është në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi”. Nuk ka informacion, nëse Ministria   e Energjetikës i ka realizuar vërejtjet përmbajtësore të ministrisë së Drejtësisë, por në datën 7 dhjetor 2016 Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka marrë vendimin për krijimin e shoqërisë “Albgaz”. Ende pa hyrë mirë në zyrat e reja, “Albgaz” nxiton të nënshkruajë marrëveshjen e krijimit të kompanisë së përbashkët me kompaninë greke dhe për t’i akorduar asaj një rol vendimmarrës.

Personalisht, që në vitin 2014 kam sugjeruar që të ngrihet një kompani shtetërore kombëtare e administrimit të gazsjellësit TAP dhe jo kompani private, të cilat në vendet ish-komuniste i marrin gjithmonë kushërinjtë e parë të udhëheqësve të partive.(“Ballkani Faustian”, 2016, fq.465). Por një kompani shtetërore kombëtare e energjisë ngrihet për ta mbrojtur interesin kombëtar dhe jo për ta anashkaluar atë.

Së dyti, lind natyrshëm pyetja se, përse u zgjodh kompania greke për të menaxhuar gazsjellësin TAP në Shqipëri? Faqja zyrtare e Ministrisë së Energjisë dhe të Industrisë nuk bën fare fjalë, nëse është organizuar ndonjë tender publik ndërkombëtar për koncesionin e të drejtës së menaxhimit të segmentit të gazsjellësit TAP në territorin e vendit tonë. Burime zyrtare shprehen se nuk ka pasur tender dhe kjo situatë e caktimit arbitrar të kompanisë greke i duket e habitshme edhe agjencisë zyrtare kineze të lajmeve “Hsinhua”, e cila në datën 13 prill jep në njoftimin e saj deklaratën e përfaqësuesit të ministrisë përkatëse shqiptare, i cili shprehet se “Albgaz” ka pasur oferta bashkëpunimi nga shumë kompani europiane të gazit, por zgjodhi “DESFA-n””. Është pak të thuhet absurd, që kompania shtetërore shqiptare e gazit paska zgjedhur apriori kompaninë greke të menaxhojë segmentin shqiptar të TAP-it dhe ka refuzuar kompanitë europiane. A vjen kjo nga ndonjë dobësi apo lidhje e veçantë e dikujt me Greqinë, përderisa nuk zgjidhet për shembull një kompani norvegjeze, franceze apo britanike, që janë shumë më të kualifikuara se sa ajo greke? Opinioni publik shqiptar e ka të drejtën e një shpjegimi për këtë “greek conection”.

Së treti, marrëveshja për t’i dhënë kompanisë greke menaxhimin e gazsjellësit TAP në territorin shqiptar është e një rëndësie të madhe shtetërore në një fushë të rëndësishme strategjike si ajo e energjisë. Nuk ka asnjë njoftim, nëse ajo marrëveshje është dërguar për miratim dhe ratifikim në parlamentin e Shqipërisë. Nëse dërgohet në parlament një marrëveshje me një shtet arab për ndërtimin e një hoteli në Tiranë, si nuk u dërguaka në parlament marrëveshja për t’i dhënë Greqisë menaxhimin e gazsjellësit TAP në territorin e Shqipërisë?

Në faqen zyrtare të ministrisë së Energjetikës është publikuar paraqitja në datën 10 prill në komisionin parlamentar të ligjeve nga përfaqësuesit e asaj ministrie të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së ndryshimit midis Shqipërisë dhe “TAP Ag” lidhur me marrëveshjen me qeverinë e vendit pritës. Komunikata nuk thotë asgjë për ndonjë paraqitje në komision të projektmarrëveshjes së krijimit të një kompanie të re të përbashkët të gazit me Greqinë. Dhe kjo marrëveshje do të nënshkruhej tri ditë më vonë. Një marrëveshje e tillë, që prek interesa të mëdha shtetërore, dhe jo vetëm financiare dhe energjetike, është e detyrueshme të kalojë në miratimin e Komisionit parlamentar të Ligjeve dhe të vetë parlamentit.

Thelbi i shqetësimit është se bëhet fjalë për një çështje strategjike dhe një sektor strategjik të ekonomisë, që është energjetika dhe gazi. Është fjala për një çështje sovraniteti në një sektor strategjik në territorin e vendit tonë. Sektori i gazit dhe i gazsjellësve në të gjithë vendet e botës konsiderohet instrument dhe objekt i karakterit strategjik dhe, i cili gëzon ekskluzivisht mbrojtjen e patjetërsueshme kushtetuese dhe ligjore. Kushdo, që ka një informacion minimal se çfarë ndodh në rajon dhe në Europë, e ka të qartë se gazi dhe gazsjellësit janë sot një nga fushat më të rëndësishme dhe më jetike të përplasjes së interesave strategjike dhe gjeopolitike për ndikim midis shteteve. Është një fushë në të cilën çdo shtet e ruan me fanatizëm sovranitetin, kontrollin dhe interesin kombëtar. Nuk lëshon shtet tjetër me kaq lehtësi të drejtën dhe autoritetin e menaxhimit të gazsjellësve në territorin e vet. Nuk mund të mendohet se Greqia do të lejonte një kompani turke të gazit të menaxhonte segmentin e TAP-it në Greqi, meqë gazsjellësi vjen nga Turqia.

Greqia është shtet transit i gazsjellësit TAP, njësoj si Shqipëria, dhe nuk ka qenë Greqia, që e hartoi këtë trajektore të TAP-it. Njohësit e punëve e dinë se Greqia ka qenë kundër TAP-it dhe kundër kalimit të tij në Shqipëri. Për të penguar që ndonjë gazsjellës të kalonte nëpër Shqipëri, Athina ka bërë çmos që të realizohen projektet ruse të “South streamit” me degëzimin nga Greqia në Itali apo gazsjellësi tjetër “Poseidon” për kalimin nga Greqia në Itali, gjithmonë duke shmangur Shqipërinë. Dhe kur në vitin 2012 Greqia u detyrua nga BE dhe nga SHBA të pranonte gazsjellësin TAP, u përpoq t’ia shiste transitimin e TAP-it Shqipërisë si dhuratë të saj dhe t’i merrte në shkëmbim ringjalljen e marrëveshjes së vdekur të detit. Dhe tani, grupe të caktuara interesi guxojnë t’i japin asaj çelësat e menaxhimit të TAP-it në territorin shqiptar.

Shqipëria realisht me gazsjellësin TAP fiton një rëndësi energjetike më të madhe se Greqia dhe ia sposton asaj ambicien e të qenit si një qendër ballkanike e shpërndarjes së gazit. Në të vërtetë Shqipëria do të jetë qendër trasitimi, sepse do të jetë stacioni kryesor i lidhjes së gazsjellësit TAP me gazsjellësin Adriatiko-Jonian, IAP, që do të transmetojë gazin azer në Mal të Zi, Kroaci dhe në Bosnje-Hercegovinë. Gjithashtu, Shqipëria do të jetë pika e lidhjes së gazsjellësit TAP me Kosovën. Ajo mund të jetë edhe lidhja TAP-it me Maqedoninë. Këtë rol të rëndësishëm si qendër rajonale transitimi, që është me fitime të jashtëzakonshme, nuk duhet se për çfarë arsye Shqipëria po lëviz t’ia dhurojë Greqisë. Greqia po merr pa luftë kështjellën tonë energjetike dhe siguron një avantazh strategjik afatgjatë, dhe jo vetëm energjetik, por edhe politik mbi Shqipërinë.

Ka një konflikt të hapur interesi të pjesëmarrjes së Greqisë në këtë marrëveshje strategjike me Shqipërinë. Greqia ka disa çështje të hapura dhe të pazgjidhura me Shqipërinë, të cilat kërkojnë negociata të vështira midis dy shteteve. Duke i dhënë Greqisë të drejtën e menaxhimit të segmentit shqiptar të gazsjellësit TAP, Shqipëria me dorën e vet i ka dhënë Athinës një instrument force, presioni dhe influence mbi Shqipërinë, për energjinë, për diplomacinë dhe për çështje të tjera strategjike. Infantilizmat se marrëveshja me kompaninë greke do të hapë vende të reja pune tregon mjerimin e atyre grupeve politike shqiptare, që janë pas kësaj marrëveshje, sepse vendet e reja të punës i hap TAP dhe jo kompania greke.

Duhet pranuar se Athina ka arritur të realizojë një fitore të madhe energjetike dhe strategjike ndaj Shqipërisë. Kjo është edhe një nga arsyet, që mediat greke i bënë jehonë të madhe entuziaste marrëveshjes së nënshkruar në 13 prill për menaxhimin e segmentit shqiptar të TAP-it nga kompania e përbashkët me Greqinë. Kjo është arsyeja pse presidenti i kompanisë greke “DESFA”, Sotirios Nikas, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në Tiranë, falënderoi qeverinë e Greqisë dhe Ministrinë e Jashtme të Greqisë për mbështetjen e plotë për arritjen e marrëveshjes. Për çdo njeri, që din të lexojë dy fjalë nga diplomacia, bëhet e qartë se ka pasur një angazhim intensiv nga qeveria greke dhe nga diplomacia grek për arritjen e marrëveshjes.

Deri tani asgjë nuk i është thënë opinionit se cilat do të jenë të drejtat dhe kompetencat e kompanisë greke në menaxhimin e segmentit shqiptar të TAP-it. Nuk mund të fashiten shqetësimet për marrëveshjen me justifikimet se TAP është projekt i rëndësishëm strategjik dhe i dobishëm për Shqipërinë, dhe as me naivitetet se TAP e ka mbështetur marrëveshjen. Sovranitetin energjetik apo strategjik nuk e ruan TAP-i, por çdo shtet në territorin e vet. Segmenti i TAP-it nëpër Shqipëri është ekskluzivitet kombëtar i Shqipërisë, dhe si i tillë duhet trajtuar dhe që nuk mund të ndahet apo t’i lihet në dorë Greqisë. Është një moment delikat, ku qeveria dhe parlamenti duhet të rivlerësojnë këto që po ndodhin dhe të ndërmarrin hapat e duhura për të ndaluar këto lëkundje të dëmshme strategjike, që na dhuron herë pas here mendjelehtësia shtetërore. Zoti e ruajtë Shqipërinë nga vetja e saj!

Skandali/ Pse Greqia do të menaxhojë TAP-in në Shqipëri? Read More »

Masat e reja/ Nëse e keni ‘shkelur’ me alkoolin, ky aparat do t’u bllokojë makinën

[sgmb id=”1″]

Më tepër kontrolle në rrugë, ulje e mëtejshme e limitit të lejuar të alkoolit dhe përdorimin e frymë– testuesve, aparate që nuk lejojnë ndezjen e makinës nëse shoferi është nën efektin e alkoolit.

Janë këto disa prej masave që do të ndërmerren për parandalimin dhe minimizimin e aksidenteve të shkaktuara nga drejtimi në gjendje të dehur i automjeteve.

Strategjia për zvogëlimin e dëmeve të lidhura me alkoolin në 4 vitet e ardhshme parashikon ashpërsim të masave me qëllimin për minimizimin me gati 15 për qind të numrit të aksidenteve, duke vënë në dukje se një pjesë e ndjeshme e tyre janë të lidhura me konsumin e alkoolit nga shoferët, duke përfshirë edhe këmbësorët e dehur.

MASAT

Aktualisht përqindja e lejuar e alkoolit në gjak është 0.02 për qind. Ajo që parashikohet është ulje e mëtejshme e këtij limiti, kryesisht për shoferët e automjeteve të rënda të transportit të pasagjerëve dhe të mallrave, si dhe për shoferët e rinj në moshë ose rishtarë.

Një tjetër risi është fakti që për të rinjtë nën 21 vjeç është menduar që toleranca të jetë zero, çka do të thotë se konsumimi i alkoolit në këto grupmosha do të jetë rreptësisht i ndaluar.

Një ndër praktikat që po shqyrtohet për t’u aplikuar edhe në vendin tonë është ajo për instalimin e frymë-testuesve. Këto të fundit janë aparate që nuk lejojnë ndezjen e makinës nëse shoferi është nën efektin e alkoolit.

Megjithatë, kjo është një masë që është menduar për ata të cilët në mënyrë të përsëritur janë shkelës të ligjit. “Instalimi obligues i këtyre aparateve në makinat e ish-të dënuarve që kanë drejtuar automjet në gjendje të dehur po rezulton i efektshëm në uljen e incidencave të përsëritura”, nënvizohet në strategji.

Sakaq, parashikohet edhe intensifikim i kontrolleve nga ana e uniformave blu. “Policia mund të ndalojë të gjithë ose një pjesë të caktuar të shoferëve, ndërkohë që testi i frymëmarrjes mund të imponohet nëse policia ka arsye për të dyshuar se shoferi është i pirë”.

KONSUMUESIT

Grupmoshat nga 24 deri në 35 vjeç janë ato të cilat konsumojnë më tepër pijë alkoolike apo me përmbajtje alkooli. Ndonëse nuk ka të dhëna të viteve të fundit, në hartimin e strategjisë grupi i punës u është referuar të dhënave që kanë dalë nga Shërbimi Alkoologjik pranë QSUT-së mbi numrin dhe moshën e përdoruesve.

Kështu, numri total i pacientëve të trajtuar gjatë periudhës 6- vjeçare (2010-2015) nga ky shërbim ka qenë 2534. Nga ky total, 13 pacientë (0.51%), 117 pacientë (4.62%) i përkasin grupmoshës 16-18 vjeç, 882 pacientë (34.81%) i përkasin grupmoshës 19-25 vjeç, 1516 pacientë (59.83%) u përkasin

Masat e reja/ Nëse e keni ‘shkelur’ me alkoolin, ky aparat do t’u bllokojë makinën Read More »

Lajm shume i keq per ata qe kane euro:Ja cfare fenomeni po ndodh,i pazakont.

[sgmb id=”1″]

Edhe pse afati i fundit i pagesës së sigurimeve përfundoi, monedha e përbashkët europiane vazhdon të zhvlerësohet në treg duke shënuar sot nivelin më të ulët të këmbimit për vitin 2017.
1 euro sot këmbehej sot me 134.93 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Ekspertët e tregut japin si arsye të zhvlerësimit të euros kërkesën e lartë për lek, si dhe një mbi ofertë të valutës në tregun vendas.
Ndërkohë që si arsye të mbiofertës ata thonë se përveç aktivitetit normal dhe ligjor brenda dhe jashtë vendit (emigrantët) ka ndikuar dhe aktiviteti kriminal.

Monedha e përbashkët prej një viti vazhdon të zhvlerësohet në tregun vendas. Në të njëjtën datë një vit më parë 1 euro këmbehej me 3.2 lekë më shumë se sot. Niveli më i ulët i euros u shënua në 22 dhjetor, ku euro blihej me 134.39 lekë.
Euroizimi i ekonomisë ka venë dhe në lëvizje Bankën e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nënshkruan memorandumin e përbashkët për të ulur përdorimin e euros.

Në drejtim të politikave makroekonomike, euroizimi ndikon në uljen e efektivitetit të politikës monetare; kufizon rolin e kursit të lirë të këmbimit si një stabilizues automatik në rastin e goditjeve makroekonomike, në kushtet e ndjeshmërisë më të lartë të subjekteve ekonomike ndaj luhatjeve të mëdha të kursit të këmbimit dhe cenon efektivitetin e politikës fiskale, përmes rritjes së mundshme të kostos së shërbimit të borxhit dhe ndryshimit të strukturës së tij. 

Lajm shume i keq per ata qe kane euro:Ja cfare fenomeni po ndodh,i pazakont. Read More »

Koreja e Veriut me e vendosur se kurre:Do ta fshijme nga faqja e dheut Ameriken!

[sgmb id=”1″]

Faqja zyrtare e internetit e Koresë së Veriut paralajmëroi sot se Pheniani do ta fshijë Amerikën nga faqja e dheut nëse Uashingtoni fillon një luftë në gadishullin korean.

E gjitha kjo erdhi pasi Mike Pence zëvendës-presidenti amerikan tha se forcat amerikane do të stërviten në ujërat në afërsi të gadishullit korean.

Thuhet se Koreja e Veriut nuk posedon teknologjinë që do të mundësonte lëshimin e ndonjë rakete për të arritur në SHBA, por vetëm këtë muaj ata kanë kryer dy testime të raketave.

Kërcënime të tilla nuk mund të na frikësojnë. Kurrë nuk do të kenë sukses me Korenë e Veriut”, shkruan revista koreane Rodogon sot.

Një ditë më parë u njoftua se forcat revolucionare të Koresë së Veriut ishin gati të luftojnë me aeroplanmbajtëset amerikane.

Provokimi i radhës nga Koreja u llogarit pas shënimit të 85-vjetorit të themelimit të ushtrisë koreane të martën, ku u ekspozuan armatimet e rënda të Koresë.

Retorika e ashpër nga Koreja e Veriut ashpërsohet kur SHBA dhe Koreja e Veriut mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, pasi që shihen si provokime për sulme.

SHBA ditë më parë ka deklaruar se për ata të gjitha opsionet janë në tavolinë, përfshirë edhe luftën.

Ç’do të ndodhë më tej?

Koreja e Veriut me e vendosur se kurre:Do ta fshijme nga faqja e dheut Ameriken! Read More »

Eni Cobani ka dy fjale per te gjithe ziliqaret dhe te ngrysurit!

[sgmb id=”1″]

E nisi si një mision për të krijuar një lloj kulture mbi proceset gjyqësore dhe një alternativë ndryshe të zgjidhjes së problemeve, pa kauzat e gjata në dyert e Gjykatave. E tashmë, rubrika e saj “Shihemi në gjyq” është një ndër më të ndjekurat në “E diela Shqiptare”.

Pozitive dhe e këndshme, juristja Eni Çobani është një nga figurat më të dashura të ekranit për shqiptarët. Megjithatë, duket se buzëqeshja e saj ka shqetësuar së fundi dikë. Të paktën kështu ka treguar vetë Eni, e cila nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale u është përgjigjur të gjithë “ziliqarëve” duke u dhuruar edhe një buzëqeshje më shumë…

“Sa merak kanë njerëzit pse buzëqesh. Kështu kam lindur dhe kështu mendoj dhe të vdes, duke qeshur. Javë të mbarë o të ngrysur”, shkruan drejtuesja e rubrikës “Shihëmi në Gjyq”, Eni Çobani.

Eni Cobani ka dy fjale per te gjithe ziliqaret dhe te ngrysurit! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com