Lajmi i fundit

Merret vendimi/ Ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli duke nisur nga sot

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:

Miell

Vaj luledielli

Sheqer

Oriz kokërrgjatë

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.

Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të orizit kokërrgjatë, i cili paketohet në vend nga distributori, është 12.4% mbi koston e zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 11 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 4% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të sheqerit nga importuesi (i papaketuar), është 3.7% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të sheqerit, i cili realizon ambalazhimin e produktit të paketuar në vend, është 7.2% mbi çmimin e blerjes së produktit të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 8 lekë/kg.

c) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të sheqerit, është 3.4 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “b” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të vajit të lulediellit të paketuar në vend nga distributori, është 12.5% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 35 lekë/litër.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të vajit të lulediellit, është 1.9% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 6 lekë/litër.

Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit për produktin mielli masiv për prodhimin e bukës, i tregtuar nga përpunuesi i grurit, është 33% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit grurë, përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 21.5 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të produktit miell masiv i ambalazhuar, është 4.6% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

321 lekë/litër për vajin e lulediellit

90.5 leke/kg për miellin masiv

Ky vendim hyn në fuqi në datë 05.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.

Merret vendimi/ Ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli duke nisur nga sot Read More »

Shqipëria dhe Kanadaja arrijnë marrëveshjen, ja çfarë ndodh pas 1 gushtit

Kanadaja ka përfunduar procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore Kanada-Shqipëri.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes rrjeteve sociale njoftoi se marrëveshja, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre.

“Lajm i madh! Shqipëria dhe Kanadaja ratifikuan Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore, duke u dhënë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre pas hyrjes në fuqi më 1 gusht”, shkruan ministrja Xhaçka.

Marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore u vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kanadezë që jetojnë e punojnë në vendet respektive, duke koordinuar pagesat dhe përfitimet sipas planeve publike të pensioneve të dy vendeve.

Shqipëria dhe Kanadaja arrijnë marrëveshjen, ja çfarë ndodh pas 1 gushtit Read More »

E rëndë/ Ishte duke punuar,dë mtohet shoferi i betonieres

Dhërmi
Informacion paraprak Më datë 05.04.2022, rreth orës 12:15, në fshatin Palasë, Dhërmi, mjeti tip betoniere, me drejtues shtetasin Th. P., rreth 60 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një kantier është rrë zuar dhe si pasojë ka marrë dëm time të rënda drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zba rdhjen e shkaqeve të aks identit.

E rëndë/ Ishte duke punuar,dë mtohet shoferi i betonieres Read More »

Pas Eni Vasilit, një tjetër moderatore e spikatur braktis Top Channel (emri)

Javën e kaluar, me shumë zhurmë u zyrtarizua në Top Channel mbyllja e “Top Story” në formatin ekzistues.

Të premten, u konfirmua edhe largimi i Eni Vasilit dhe emisionit të saj qendror politik “Open”, pas kthimit të Sokol Ballës. Por, largimet e zëvendësimet nuk mbarojnë me kaq!

Në një situatë që duket me efekt domino, rrugët me televizionin i ka ndarë edhe një prej prezantueseve të reja premtuese, Sidorela Gjoni.

Gjoni që dikur punonte në DigitAlb, spikati shpejt si gazetare terreni në lidhjet direkte për artikulimin dhe aftësitë e saj gjurmuese të lajmit veçanërisht gjatë tërmetit dhe pandemisë.

Si e tillë, ajo u shndërrua në fytyrën kryesore të Top Neës duke drejtuar disa emisione, përfshirë programin e përditshëm maratonë “Breaking” nga prilli i vitit të kaluar. E një javë pa i bërë një vit, edhe Sidorela është larguar.

Prezantimi i saj i fundit i “Breaking” ka qenë të hënën e kaluar, teksa sot “Breaking” ka nisur me prezantuese të re, Elisa Gjeranin dhe termin të ri të reduktuar, nga ora 09:00 deri në 12:00.

Për faktin se një javë programi mbeti pa drejtim, largimi duket të ketë qenë i befasishëm dhe me gjasë, me tension.

Pas Eni Vasilit, një tjetër moderatore e spikatur braktis Top Channel (emri) Read More »

Nd ahet nga jeta artistja e njohur

Aktorja June Brown është nd arë nga jeta në moshën 95-vjeçare. June Brown, aktorja më e njohur për portretizimin e Dot Cotton në televizionin e BBC-së EastEnders.

Brown, luante rolin e kristianëve që pinë duhan dhe Walford në mes viteve 1985 dhe 1993 dhe më pas nga viti 1997.

Brown lindi në Needham Market, Suffolk, në vitin 1927 dhe ishte një nga pesë fëmijët.

Ajo shërbeu në Shërbimin Detar Mbretëror të Grave gjatë Luftës së Dytë Botërore, përpara se të stërvitej si aktore në Shkollën e Teatrit Old Vic të Londrës.

Në vitin 2018, Brown i tha Radio Times se ajo besonte se do të vdi ste “shumë shpejt” dhe për këtë arsye nuk shihte asnjë arsye për të hequr dorë nga pirja dhe duhani. Artistja ishte e hekurt në çdo dalje të saj në skenë. Arti i saj do ti mungojë shumë vendit.

Nd ahet nga jeta artistja e njohur Read More »

Të rmetet e forta go dasin Ballkanin!Çfarë po ndodh?

Një tër met i fortë ka lëku ndur Bullgarinë pasditen e së hënës.

Forca e tër metit ishte 4.5 ballë, epiqendra ka qenë 7 kilometra nga Provadia, ndërsa thellësia 10 kilometra.

Deri tani nuk raportohet për persona të lë nduar apo dëme materiale.

Ndërkohë që mëngjesin e të hënës një tjetër tërmet i fortë ka goditur edhe jugun e Greqisë, me forcë 4.6 ballë.

Të rmetet e forta go dasin Ballkanin!Çfarë po ndodh? Read More »

E jerëzit që shajnë janë më inteligjentë, e thotë shkenca

Ndryshe nga mendimi i rr ënjosur, njerëzit të cilët shajnë dhe përdorin fjalë vulgare nuk janë as budallenj as të paarsimuar, por kanë fjalor “të ëmbël” që tregon shprehje fjalori të pasur dhe të artikuluar, zbulon studimi i botuar në revistën Language Sciences.
Shumica e njerëzve besojnë në hipotezën e “fjalorit të va rfër”, konstatimit që njerëzit të cilët shajnë shumë e bëjnë këtë sepse nuk kanë ç’të thonë tjetër gjë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, studimi i Kolegjit Marist dhe i Akademisë së artit liberal nga Massachusettsi, ka treguar që kjo hipotezë mund të hidhet poshtë, sepse është vërtetuar që ata të cilët janë të mësuar sajojnë fjalë tabu, në përgjithësi janë më elokuentë.

“Shpesh konsiderohet që njerëzit shajnë për shkak se posedojë fond të kufizuar të fjalëve apo janë të paarsimuar, mirëpo hulumtimi ynë ka treguar që ajo shprehi pikërisht të udhëzon në elokuencë dhe në aftësi më të mëdha intelektuale”, konkludojnë shkencëtarët.

Edhe studimet e mëhershme kanë treguar anët e mira të përdorimit të sharjeve.

Siç transmeton Elite Daily, sharja zvogëlon dhembjen, ndihmon në ballafaqimin me situatat stresuese. Kur shajmë qetësohemi, sepse çlirojnë energjinë e grumbulluar negative.

Sharjet janë ventili më i mirë i shfryrjes, gjithashtu shërbejnë edhe për lidhje më të lehta ndërmjet njerëzve.

Adhurues të sharjeve kanë qenë edhe Shekspiri, Martin Luteri, Gete dhe Mark Tueni, të cilët shprehjet e pista i kanë përdorur edhe në literaturën e tyre.

E jerëzit që shajnë janë më inteligjentë, e thotë shkenca Read More »

Vlorë/ 80-vjeçarja b ie nga kati i tretë i një pallati

Një 80 vjeçare ka rë në nga kati i tretë i pallatit ku jetonte këtë të dielë duke përfunduar në spital.

P olicia bën me dije se e moshuara me iniciale Gj. S., rreth 80 vjeçe, ndodhet ne Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë burime për abcneës.al bëjnë me dije se ngja rja ka ndodhur në potë njëjtin pallat që më parë ishte vetëhe dhur bashkë me fëmijën në krahë 34-vjeçarja Pamela Mërtiri.
Më datë 03.04.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka rë në nga kati i tretë i një pallati, shtetasja Gj. S., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet ne Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve’, thuhet në në njoftimin e po licisë.

Vlorë/ 80-vjeçarja b ie nga kati i tretë i një pallati Read More »