Lajmi i fundit

Lajm i fundit/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit në vendin tonë, ja sa do të shiten tani

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 26 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

· 214 Lekë/litri për gazoilin;

· 194 Lekë/litri për benzinën;
· 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

· 226 Lekë/litri për gazoilin;

· 206 Lekë/litri për benzinën;

· 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 26.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

Lajm i fundit/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit në vendin tonë, ja sa do të shiten tani Read More »

5 fëmijët e kanë harruar/ E moshuara rrëfen dr amën e jetës dhe apelon për ndihmë

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 u trajtua historia tra gjike e 70-vjeçares Kristina Zogu. Një grua që fati nuk i kishte qeshur kurrë, as kur erdhi në jetë nga dy prindër që përjetonin një dashuri të fshehtë.

Nëna biologjike sapo e solli në jetë e mbështolli me rroba të vjetra dhe e ho dhi tek va rrezat, ku Lumturia u gjet nga një kalimtar i rastit që për fat qëlloi të ishte punonjës i jetimores në atë kohë. Lumturia do të birësohej nga një familje oficeri të cilët e rritën dhe në moshën adoleshente e martuan me një burrë që ajo vet nuk e njihte.

Ditën e parë të martesës Lumturia largohet nga shtëpia e burrit dhe shkon në Elbasan, por fati as këtë herë nuk ishte me të. Pas dy vitesh ajo njihet dhe martohet me një tjetër burrë, por që ishte një pij anec dhe dhu nues. Lumturia solli në jetë 5 fëmijë që sot janë të rritur dhe e kanë bra ktisur nënën e tyre.

Historia e Lumturisë është një dra më e shkruar me të zezë, sot endet rrugëve duke lypur bukën e gojës dhe fle jashtë në të ftohtë.

“Jam bra ktisur nga nëna ime biologjike sapo linda, në va rrezat e Durrësit, aty më gjeti një punonjës i jetimores, më çoi në jetimore. Në moshë të vogël më birësoi një familje në Durrës, familje oficerësh, por ai e dhun onte shumë gruan.

Në moshën e adoleshencës ata donin të më martonin me dikë që nuk e doja. Atë ditë në moment ika u largova dhe u fsheha dy vite në një shtëpi në Tiranë, tek një familje. Pastaj pas 2 vitesh unë ika në Elbasan dhe aty u njoha me bashkëshortin që u martova dhe solla 5 fëmijë në jetë.

Ai më dhu nonte, haja më shumë lot sesa bukë. Ai më ka dhun uar jashtëzakonisht shumë saqë edhe sot që nuk jeton, më shfaqet si fant azmë. Vjehrra ime i thoshte të birit “bir nuk e ke mirë, vet e deshe vet e more”.

Një ditë kur vajza u bë 15 vjeçe ai më vuri li tarin në fyt të më mb yste dhe unë e pashë veten keq dhe nga ai moment u largova nga shtëpia duke i lenë të 5 fëmijët. Një ditë vajza ime erdhi më gjeti në rrugë duke ly pur dhe ten toi të më fliste, por unë nuk doja të më njihte.

Kohët e fundit jetova me atë për një periudhë kohe, por ajo më ka sha rë dhe ofen duar duke më quajtur shtr igë dhe magj istare, jam larguar nga ajo dhe nuk doja të jetoja më me atë. Unë as me djemtë nuk flas, ata nuk më flasin, për mua qofshin të lumtur, por unë si mal lkoj se jam nënë dhe Zoti ma mbyll gojën”, tha gruaja e moshuar.

Ajo apeloi për ndihmë, pasi ende rrugëve për të mbledhur para për të blerë dhe bukën e gojës, e brak tisur nga 5 fëmijët e saj biologjikë.

5 fëmijët e kanë harruar/ E moshuara rrëfen dr amën e jetës dhe apelon për ndihmë Read More »

Shp allen në kë rkim dy djemtë e Tom Doshit, ja cfarë ndodhi

Dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi janë shpa llur në kë rkim. Janë shp allur në kë rkim nga po licia James dhe Markos Doshi.

Ata aku zohen se kanë g oditur, kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrit të Po licisë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Për të njëjtat akuza policia ka ndaluar një 34-vjeçar që shoqeronte djemtë e ish-deputetit.

Po licia njofton:

Shpallën në kë rkim për veprat pe nale “Pla gosja e rë ndë me dashje”, “God itja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Po licisë së rendit publik”, “Mosbi ndja ndaj urdhrit të punonjësit të Po licisë së rendit publik” dhe “Pri shja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 3 shtetas, gjatë një ko nflikti për motive të dob ëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë god itur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Po licisë, për të ndaluar, por i kanë kund ërshtuar ata, duke i god itur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pr anga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për ka pjen e tyre.

Shp allen në kë rkim dy djemtë e Tom Doshit, ja cfarë ndodhi Read More »

Dalin emrat për President që propozon PS

Servilizëm apo strategji, kjo nuk dihet dhe mbetet për tu parë, por ajo që është e qartë tani është se Edi Rama është në krye të shumicës së tre emrave që ka dhënë secili nga socialistët në zarfat e mbyllur që iu dorëzuan treshes së besuar të Ramës, Spiropali-Gjiknuri-Balla

Mësohet se përzgjedhja e socialistëve ka qenë më së shumti për kryeministrin Edi Rama, ish kryeministrin Fatos Nano dhe emblemën e lajmeve për të rmetet, Luljeta Bozo.

Bie në sy fakti se ndërsa Rama kishte shprehur dëshirën që presidente të jetë një grua, në morinë e rreth 100 emrave të propozuar, vetëm disa syresh janë femra, raporton noa.al.

Në treshet e emrave të propozuara nga secili ishin dhe emra të tjerë si Ulsi Manja, Lindita Nikolla, Mimi Kodheli, Vasilika Hysi.

Po ashtu kishte dhe emra që dikur ishin përkrah Nanos dhe në vite iu afruan e larguan shpesh Ramës si Servet Pëllumbi, Fatmir Xhafaj, Anastas Angjeli, Arta Dade, Valentina Leskaj, Namik Dokle, Ylli Bufi, Musa Ulqini, Shkëlqim Cani.

Spikat dhe zgjedhja e Gramoz Ruçit si kandidat potencial, njeriu besnik i Ramës, po aq besnik sa ishte dhe me Nanon. /noa.al

Dalin emrat për President që propozon PS Read More »

Të rmeti ‘shkund’ Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri

Një tër met 4.2 ballësh ka go ditur Maqedoni të Veriut.
Epiqendra ka qenë disa kilometra larg qytetit të Kumanovës.

Po ashtu, dy tër mete më të vogla kanë ndodhur afër këtij rajoni.

Lëk undjet janë ndjerë edhe në Dibër!

Nuk ka raportime për dë me materiale apo në njerëz./ Shqipëria Ime

Të rmeti ‘shkund’ Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri Read More »

Historia e ma shtrimit/ Flet i dy shuari: ‘Paratë i mora me fajde, më shtoi përqindjet’

Ndryshon rrjedha e historisë së ma shtrimit në Tiranë.
Mësohet se Qerim Krasniqi i tha gjy qtares Shefkie Demiraj se në marrëveshje i kishte marrë Marjana Çakulit vetëm 80 mijë euro, por që me përqindje kishin shkuar 170 mijë euro.

Në dë shminë më të re të dhënë para trupit gjy kues, i riu ka bërë që dosja të marrë një tjetër kthesë.

30 vjecari u justifikua se borxhin me përqindje e mori nga mikpritësja me synimin për t’i investuar në kriptomonedhë.

“I kam investuar paratë në bursë tek një shtetas nga Maqedonia shtoi më tej në dëshmi i riu nga Kosova, shton ai.

Historia e ma shtrimit/ Flet i dy shuari: ‘Paratë i mora me fajde, më shtoi përqindjet’ Read More »

Vlorë/ Shp ërthehet pakoja e dy shimtë, zbulohet se çfarë kishte brenda

Njësia anti-eksp loziv ka arritur në vendin ku është gjetur një pako e dy shimtë në Vlorë dhe ka bërë të mundur shpë rthimin e pakos për të zbuluar përmba jtjen e saj.
Pas shp ërthimit, burime për “Top Channel” zbuluan se në brendësi pakoja kishte një sasi eks plozivi që ishte e li dhur me një celular. Nuk dihet ende se kush e la në rrugë pakon.

Ngja rja është shënuar në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa dys hohet se objekti mund të ketë r ënë ose he dhur nga një makinë që po kalonte në rrugë.

Në vendngj arje kanë mbërritur efektivët e pol icisë menjëherë pas raportimit të banorëve, të cilët morën masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Vlorë/ Shp ërthehet pakoja e dy shimtë, zbulohet se çfarë kishte brenda Read More »

Sa pasuri kanë familjet shqiptare, del shifra…

Një familje shqiptare ka një pasuri mesatare në vlerën e 8.5 milionë lekëve.

Një vrojtim për pasurinë e familjeve shqiptare, nga specialistet e Bankës së Shqipërisë Elona Dushku dhe Ola Çami tenton të japë një ide mbi bilancet e familjeve shqiptare. Vrojtimi i pasurisë është bërë duke e ndarë atë në dy grupe kryesore: aktivet reale, ku përfshihen pasuritë e paluajtshme, bizneset, automjetet, sendet e çmuara, etj dhe aktivet financiare, ku përfshihen llogari rrjedhëse, depozita, bono thesari dhe obligacione, fonde pensioni, si dhe para të dhëna borxh.

Vlera mesatare e aktiveve për familje rezulton rreth 8.5 milionë lekë, por mediana (pika ku gjysma e vlerave të raportuara janë sipër dhe gjysma tjetër janë poshtë) është ndjeshëm më e ulët, rreth 5.7 milionë lekë. Diferencat e ndjeshme mes mesatares dhe medianës përgjithësisht janë një tregues i pabarazisë së shpërndarjes së treguesit të matur statistikor.

Në masën dërrmuese, pasuria e familjeve shqiptare përbëhet nga aktivet reale dhe kryesisht pasuritë e paluajtshme. Aktivet reale përbëjnë 93% të bilancit të familjeve, ndërsa specifikisht pasuritë e paluajtshme, kryesisht banesat. Pasuritë e patundshme në përgjithësi

dhe banesa kryesore e familjes në veçanti, përbëjnë 80% të totalit të portofolit të pasurisë totale të familjes. Vlera e medianës dhe e mesatares të banesës kryesore janë përkatësisht 5 milionë dhe 5.9 milionë lekë. Metoda e matjes së vlerës së banesës kryesore nuk bazohet mbi çmimin e tregut, por mbi pritshmërinë e familjeve mbi vlerën me të cilën ato do të mund ta shisnin atë në kohën kur janë pyetur.

Pavarësisht faktit se kjo metodë mund të mbartë gabime në matje si pasojë e elementit të perceptimit, studiuesit argumentojnë se familjet marrin vendime bazuar mbi pritshmërinë e tyre për të ardhmen dhe mbi pasurinë e akumuluar, e për rrjedhojë është e domosdoshme që kjo të merret në konsideratë për të analizuar sjelljen e familjes.

93% e familjeve shqiptare janë pronarë, të plotë ose të pjesshëm, të banesës së tyre kryesore.

Aktivet e tjera të rëndësishme janë automjetet, të cilat zotërohen nga 40% e familjeve, ndjekur nga pasuritë e tjera të patundshme, të cilat zotërohen nga 36% e familjeve. Ndër pasuritë e tera të paluajtshme (veç banesës kryesore), 71% e familjeve zotërojnë një tokë, 12% e familjeve një fermë bujqësore, ndërsa 17% e tyre zotërojnë një formë tjetër pasurie të patundshme

Aktivet që zotërohen më pak nga familjet janë bizneset familjare, që zotërohet nga 13% e familjeve, si dhe sendet me vlerë, që zotërohen nga 12% e familjeve. Mediana e vlerës totale të pasurisë reale, bazuar në vetëdeklarimin e bërë nga familja është 5.9 milion lekë, ndërsa mesatarja është 6.8 milion lekë.

Për sa u përket aktiveve financiare, ato përbëjnë mesatarisht rreth 7% të pasurisë së familjeve shqiptare. Të dhënat mbi normën e zotërimit të aktiveve financiare tregojnë që 16% e familjeve kanë të paktën një aktiv financiar, duke dëshmuar për një përfshirje të ulët financiare të familjeve. Parë sipas kategorive të ndryshme, vërehet se 10% e familjeve kanë llogari rrjedhëse, 7% e familjeve kanë depozitë, 5% e familjeve u kanë dhënë para borxh të tjerëve, dhe një pjesë shumë e vogël e familjeve kanë fonde pensioni dhe letra me vlerë të qeverisë. Mesatarja e vlerës së aktiveve financiare për familje është 0.53 milionë lekë, por mediana është shumë më e ulët, në vlerën e rreth 0.3 milionë lekëve./Monitor/

Sa pasuri kanë familjet shqiptare, del shifra… Read More »