Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. Z., 26 vjeç dhe K. Z., 56 vjeç, të dy banues në Selenicë, pasi dyshohet se nuk kanë paguar për shërbimin që kanë marrë në një restorant.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Një shtetase shqiptare me automjet të llojit “Ford Kuga” me targa italiane e dehur në timon dhe me birrë në automjet ka hipur mbi trotuarin në sheshin përpara bashkisë Vlorë.
Në sheshin përpara bashkisë tashmë po zhvillojnë koncertin e tyre fëmijë të kopshteve të qytetit ku gjenden me dhjetëra fëmijë dhe qytetarë.
Kanë mbërritur efektivët e policisë, por zonja nuk pranon të zbres nga makina teksa nuk pranon as të largohet me automjet.
Ajo ka shpërthyer në sharje ndaj çdo personi që i afrohet.
Emigranti shqiptar, Andon Kumria, ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali të enjten më 21 Dhjetor në spitalin Papa Giovanni në Bergamo.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka mundur ta fitojë betejën për jetën.
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 05:30 me orën lokale, ku janë përfshirë edhe tre persona të tjerë.
Pas aksidentit të ndodhur kanë mbërritur edhe dy autoambulanca, si dhe policia rrugore për të kryer hetimet ligjore.
Kumria kishte disa vite që punonte në një restorant si kuzhinier, në Bergamo, i cili po ashtu edhe jetonte në këtë qytet, raportojnë mediat italiane.
Vdekja e tij e parakohshme ka tronditur pa masë familjarët e tij dhe punonjësit në restorantin ku ai punonte.
Lamtumira e fundit do t’i jepet të shtunën e 23 Dhjetorit në Bergamo.
Për vdekjen e tij ka folur edhe pronari i restorantit ‘da Giò’ në via Nazionale në Seriate, Itali, ku i riu punonte. Giovanni ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës.
Me lotësh pronari tha: ‘Ai ishte krahu im i djathtë, kuzhinieri më i mirë që kam pasur ndonjëherë në njëzet vjet biznes. Andon ishte një djalë shumë i mirë, plot jetë, i përkushtuar ndaj punës. Në këto dy vite nuk e kam dëgjuar kurrë të thotë ‘jo’. Ai ishte shumë i apasionuar pas gatimit, aq sa e kishte studiuar dhe madje kishte shkruar një libër. Ai ishte aq i mirë sa i shita një pjesë të aksioneve në një nga kompanitë e mia. Ai kishte një ëndërr, të shkonte në Amerikë. Ne donim të bënim një udhëtim dhe të shkonim së bashku. Edhe sikur të na ndante fati, ti do të mbetesh përgjithmonë i gdhendur në zemrën time. Shijoje udhëtimin tënd, miku im’.
Përsa i përket aksidentit ai u shpreh se informacioni i vetëm që kishte ishte se i riu kishte humbur jetën nga humbja e kontrollit të makinës.
‘Nuk e di dinamikën e aksidentit, e di që kishte mjegull dhe Andoni humbi kontrollin e makinës’, tha Giovanni.
Një grup plan për të vrarë ish-drejtorin e Policisë, Gledis Nano! E hetoi kur ishte kreu i Anti-terrorit
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledi Nano, ka qenë “shënjestra” e një grupi kriminal. Sipas asaj që News24 bën me dije, Policia e Shtetit ka patur informacione se një grup kishte planifikuar që të ekzekutonin Nanon.
Lidhur me këtë çështje janë duke vijuar hetimet, të cilat po zhvillohen në mënyrë sekrete dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar.Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se plani për eleminimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po organizohej nga një grup që ai e kishte hetuar kur mbante detyrën si drejtuesi i Antiterrorit. Mësohet se kjo ngjarje është regjistruar rreth tre muaj më parë ku anëtari shumë i rrezikshëm i një organizate kriminale ka planifikuar të ekzekutojë ish-kryepolicin.
Kujtojmë se Gledis Nano u shkarkuar si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 31 gusht 2022. Ish-drejtori i Policisë së Shtetit që erdhi me bujë dhe u largua pas vetëm 10 muajsh në detyrë. Në momentin e betimit, një nga fjalitë e tij ishte “Profesioni nuk ishte i zgjedhur si detyrë karriere, por profesion i frymëzuar nga babai im, ish-efektiv i policisë së shtetit”.?shqiperiaime
Zbardhet dosja hetimore e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit. Kjo e fundit ka deklaruar para prokurorëve se videon e kishte xhiruar për llogari të Fiks Fare, ku punonte si gazetare e padeklaruar. Edhe mamaja e Alma Kaçit ka konfirmuar punësimin e të bijës për llogari të Fiks Fare, duke pohuar se me pagesat që merrte i siguronte asaj mbijetesën.SYRI TV ka siguruar dosjen në ngarkim të Alma Kaçit dhe ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici që akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë apo të të zgjedhurve vendor.
Konfirmohet zyrtarisht nga thëniet e saj dhe të të ëmës së moshuar, se Alma Kaçi punonte për emisionin investigative ‘Fiks Fare’ që transmetohet në ‘Top Channel’, dhe se videoregjistrimin ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Gjicin e kishte bërë për llogari të këtij emisioni.
Faktin se Alma Kaçi punonte për ‘Fiks Fare’ e përforcon edhe e ëma e saj e moshuar.
‘Ndër të tjera ajo tregon mbi punët e shumta që ka kryer gjatë këtyre viteve si shitëse ambulante, pensionin e pleqërisë që përfiton, të ardhurat nga bamirësia e shumë personave dhe xhamive në Durrës si dhe të ardhurat që i ka sjellë Alma Kaçi ç’do herë që është paguar nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ për shërbimet që ka kryer’, thotë ajo në dëshminë e saj në polici.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçi dolën para Gjykatës të premten e 22 dhjetorit ku dhanë pretendimet e tyre dhe dëgjuan ato të akuzës. SPAK thotë se nga hetimet, rezultoi se në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.
Në telefonin e saj, u gjetën biseda mes Kaçit dhe gazetarëve të emisionit ‘Fiks Fare’ ku flisnin për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Alma Kaçit, për ta dokumentuar./Shqiperiaime
Shqipëria ka fituar “Miss Earth 2023”. Vendi ynë përfaqësohet nga Drita Ziri. Kompeticioni i bukurisë u mbajt në Vietnam ku morëm pjesë 85 shtete. Drita ishte më e votuara duke rrëmbyer kështu kurorën e më të bukurës. Drita u vlerësua shumë edhe për përgjigjen e saj ndaj pyetjeve që iu drejtuan konkurrenteve. Pas fitores, Drita krenare bëri dhe shqiponjën.
Raportohet se foshnja u dërgua në emergjencë nga nëna
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Studenqan të Suharekës, ku sipas policisë, foshnja u dërgua në emergjencë nga nëna.
Policia ka nisur hetimet, teksa dyshohet për neglizhencë nga ana e mjekëve.
“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 17:20 është raportuara se në emergjencën e Suharekës një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë. Foshnja është dërguar në emergjencë nga nëna e saj dhe familjarët nga fshati Studençan i Suharekës. Policia ka dalë në vendngjarje, pasi që janë mbledh dëshmitë nga dëshmitarët, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim i vdekjes“, thuhet në njoftimi ne policisë.
“Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave”
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin e armatosur në universitetin e Pragës, ku mbetën të vrarë 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Rama shprehet se Shqipëria dënon ashpër dhunën dhe sulmin e tmerrshëm, ndërsa thekson se në këtë kohë të vështirë qëndron pranë miqve çekë.
“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shprehet Rama.